[AlbClub] Nje ngjarje me Kadarene
"D. Kokonozi" <[email protected]> Sun, 22 Jun 2008 09:30:49 +0200
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Sebep per kete mesazh u bene dy emaile te dy kolegeve te kesaj liste per nje informacion me te zgjeruar per Kolokiumin Nderkombetar qe Universiteti Paris 10 organizoi ne fund te muajit maj 2008 per Ismail Kadarene. Ne te vertete pjesmarres te tjere te ketij kolokiumi kane dhene informacion te mire e te bollshem. Me tej une do te shtoj vetem ndonje detaj, por pa dyshim duket sikur gjeja me e mire qe do te beja ishte te sillja ketu temen qe mbajta. E verteta eshte se kam dyshime te forta nese nje gje e tille paraqet interes per te gjithe. Ndodhi qe drejtuesja e seances, ku mu dha fjala, Anne Marie Autissier estete, profesoreshe e Universitetit Paris 8 dhe ish diplomate ne Ambasaden Franceze ne Shqiperi ne fillim te viteve 80, ne fund te nderhyrjes me pergezoi per frengjishten e shkelqyer, sipas saj, por ne shenimet qe mbajta une nuk kam asnje te dhene qe ajo te kete folur per idete e shkelqyera e qe shpreha aty. Gjithsesi kjo nuk me pengoi te krijoj respekt te thelle per njohjen e jashtezakoneshme qe kishin per shkrimtarin shqiptar qarqet akademike dhe studiuesit e njour qe kishin ardhur nga Australia, Amerika, Anglia, profesoret franceze, por edhe shqiptaret qe mbronin doktoranturat ne France. Po ashtu ishte kelthitese e deshperuese mungesa e publikut shqiptar, megjithse ne Paris jetojne intelektuale, artiste e gazetare te njohur. Madje nje studiues e filozof shqiptar, gjate pushimit te seancave e pashe qe hyri ne ndertesen e quajtur Shtepia e Maks Weber,ku zhvillohej kolokiumi, por vetem sa na parshendeti e iku, thua se u kryqezuam te Xhamlliku dhe se ky nuk ishte evenimeti i pare qe Parisi organizonte per nje shkrimtar te gjalle. Ai u ngjit ne katin e dyte dhe nuk zbriti kurre aty poshte te shihte cpo ndodhte, edhe pse debatet ishin nganjehere te ashpra, por ne kuader te nje respekti reciprok. Gjithsesi kjo mospjesmarrje nuk ishte entuziazmuese per asnje nga ne. Se nuk eshte fjala per te qene fans i Kadarese, qe te vish aty. Debatet dhe analizat e thella ishin objektive dhe ne nje veshtrim te panjohur per ne, qe shpesh e gjykojme vepren e tij ne sektore bardhe e zi. Personalisht nderhyja kur verejta nje tendence te rekuperimit te Kadarese nga ana e trockisteve te gjashtedhjete e tetes. Pra, duke iu rikthyer problemit tone, se pari ngurroj ta postoj temen time sepse nuk kam asnje siguri se ajo eshte ne lartesine e kesaj liste, e cila nga ana tjeter, me sa kuptoj, nuk ka prirje te vecanta ti futet mesimit te gjuhes frenge. E dyta eshte problemi i perkthimit. Nuk ka gje me te bezdisur se te rrish e te perkthesh ate qe ke shkruar vete. Qe ne rreshtat e para bindesh se ajo qe ke thene eshte marrezi e plote dhe nis e perpunon frazen e idete nga te mundesh e ne fund sheh se ajo qe ke nxjerre nga duart eshte ende me kot se versioni i pare. Kjo me shtyn qe te dal me qejf nga Kolokiumi e te flas per nje ngjarje qe ndodhi jashte dyerve te tij e qw mw la mbresa te thella. Diten e parafundit, rreth oren 19.30, isha duke pritur afer Kopshteve te Luksemburgut ambasadorin shqiptar, qe kisha takuar ne mengjes ne kolokium e qe me kishte lene takim aty ne ate ore. Ai erdhi bashke me te shoqen dhe nderkohe qe une po i njihja me nje pjesmarres tjeter te kolokiumit, qe po kalonte aty ne kerkim te nje hoteli per kolegen e tij, ambasadori thote se aty ku ishim ndodheshim shume afer shtepise se Kadares. Pak me pas ai i telefonoi dhe i dha emrin e barit ku ishim, Royal Luxemburg. Nuk vonoi shume dhe ne pame Kadaren se largu te vinte. Ndenjem pothuajse deri ne mesnate duke biseduar me te dhe kur po ndaheshim bashkeshortja e ambasadorit me thote se rralle e kishte pare aq te celur e pasionant ne bisede. Ambasadori, per te cilin Kadareja fliste me respekt e ndaj te cilit shprehte mjaft besim, tha se pergjithsisht ne takimet zyrtare ai i shte disi i mbyllur, por jashte tyre ishte krejt tjeter gje. Tani nga e gjithe kjo bisede dua te sjell vetem nje ngjarje. Pasi e kisha pyetur nese kishte ndermend te dilte ndonje dite andej nga salla e Kolokiumit dhe Kadareja po thoshte se, ndryshe nga perurimi i ndonje libri, e kishte fort bezdi te ishte i pranishem ne nje salle ku flitej apo analizohej vepra e tij, ne verejtem dy burra rreth 30- 40 vjec me fizionomi jo evropiane, qe kishte qendruar pak me tutje e po veshtronte me kersheri nga ai. Ne nje cast reshtjeje te bisedes, me kujdes ata levizen koken per te terhequr vemendjen e ne te tjereve dhe pyeten: Shkrimtari shqiptar? Po i thame. Ata tunden koken te kenaqur e me admirim e shkuan e zune vend pak me tej. Ketu kane rendesi disa detaje, qe dua te ve ne dukje. Thashe se ishin me fizionomi te huaj dhe nuk qe e veshtire te kuptoje se ishin nga Magrebi. Vec kesaj ishin veshur me kominoshe, ne te cilat kishte njolla te dukeshme llaci e allcije dhe ora kur u shfaqen aty ishte rreth dhjete e darkes. Per ata qe e njohin disi Parisin dhe legjislacionin francez e dine mire rolin e sindikatave dhe e kane te qarte se askush nuk te le te punosh ne ndertim deri ne ate ore te nates. Kjo do te thote se ata ishin puntore te huaj, pa kontrate te rregullt. Vec kesaj duhej te ishin edhe pa letra, per ndryshe nuk do te qene te detyruar te punonin ashtu ilegalish. Te detyrosh nje punonjes te rregullt francez te punoje deri ne ate ore ne nje sektor te tille, CGT organizon tre dite greve kombetare. Duke marre me mend te gjitha keto i them Kadarese, se nuk me cuditi ne vetvete fakti se e njohen, por identiteti i presonave qe e njohen, pra as intelektuale e as studente franceze, thjeshte dy emigrane arabe. Kadarese nuk i beri asgje pershtypje, sikur te mos e besonte fare nje gje te tille, se ne fakt i pa se cilet ishin e si ishin veshur dhe mbase ju duk si gjesendi e sajuar a kurdisur. Mundet edhe se kishte kujtuar se ishim ne te tjeret qe u kishim terhequr vemendjen meqe e kishim vene ate ne mes e te gjithe i drejtoheshim atij. Dhe ata, puntoret ilegale pastaj, kishin bere ndonje hamendjeje se cili mund te ishte ai. Nuk e di e nuk e mora vesh kurre cila ishte arsyeja e flegmes se tij. Pak caste me tej dy puntoret u ulen me tutje nesh. Me pas ne morem vesh se ishin me origjine libaneze. Pikerisht pasi kamarieri u la nga nje birre perpara, njeri prej tyre, sikur te kishte kuptuar dyshimet e Kadarese, ktheu koken nga une, e duke zgajtur pak qafen tha: Le général de l'armée morte, non? Kjo ishte, thashe me vete! Tunda koken me admirim e respekt per ata dy fakire aq te thjeshte, por verejta se edhe Kadareja nuk e kishte me ne fytyre ate dyshimin e pare. Ishte prekur qe ata kishin cilesuar me emer nje veper te tijen, gje qe do te thoshte se nuk kishin pyetur rastesisht per nje fytyre te pare diku, por kishin nje njohje me esenciale per te. Te nesermen i fola Veronique Gely-se , organizatores se Kolokiumit per kete ngjarje dhe profesoresha e sapo emruar ne Sorbone, kerkoi tja perseris edhe nje here ngjarjen dhe per disa caste mbeti krejt e mahnitur. PAstaj me tha se mbase kjo ka ndodhur me qe Kadareja ka emer musliman. Ata nuk e permenbden fare emrin e tij, i thashe, cituan kombesine dhe nje veper te tijen. Nuk arrij dot ta besoj , me tha, eshte krejt e pabesueshme dhe e jashtezakoneshme kjo qe me thua! Jam shume e prekur, shtoi pastaj dhe jam i sigurte se ata nuk do te kishin aq njohje edhe per shkrimtaret franceze me te perkthyer te diteve tone. Per ke thashe me vete, per Houellebecq -un dhe pershkrimet e turizmit seksual apo per fantazmat e gjendjet komatike te Marc Levit? Natyrisht, fola me vete. D. Kokonozi ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club