Re: [AlbClub] ADN per Migjenin

[email protected] Fri, 20 Jun 2008 20:55:52 -0400
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***

Nese Migjeni ishte shqiptar apo serb ka fare pak rendesi .rendesi ka mesazh i vepres se tij.rendesi ka qe dha kontribut per  letersine shqiptare.Shqiptar nuk te ben gjaku por perkushtimi apo kontributi ndaj Shqiperise.Nje nga perkethyesit me te shquar shqiptar R Shvarc ishte hebre por per mua eshte me shqiptar se ato personalitete me gjak shqiptari safi por qe kontributin e tyre e dhane per kombe e kultura te huaja.


-----Original Message-----
From: PERPARIM KAPLLANI <[email protected]>
To: a <[email protected]>
Sent: Fri, 20 Jun 2008 8:36 am
Subject: [AlbClub] ADN per Migjenin



                  *** AlbClub Discussion List ***






ADN per Migjenin

 

Nga Perparim Kapllani

 

Shkak per kete shkrim u be nje opinion i marre nga “Shekulli”  Gjergji Peros, djalit te motres se madhe te Migjenit. Zoti Pero pohoi per gazeten e mesiperme se “Migjeni ishte shqiptar” dhe se ne Vrake ka shkuar vetem per te dhene mesim.”

 

Nese dikush do te merrte mundimin te bente nje kerkim te thjeshte ne internet do te zbulonte se ekziston nje polemike me permasa te medha rreth origjines etnike te Migjenit, njerit prej poeteve me te medhenj shqiptare, i cili me “Kafshaten e mjerimit” zuri vendin e piedestalit ne poezine moderne shqipe. E quaj “kafshata” dhe jo “poema”, sepse ashtu ishte, nje kafshate qe te ngec ne fyt dhe te shtang per nga drama dhe bukuria e fjales. 

 

Ne faqen “Nationmaster.com” lexojme se ”Millosh Gjergj Nikolla, was born October 13th, 1911 in the city of Shkodra, Albania.”

Gjyshi i tij Nikolla Dibrani vinte nga zona e Rjekes, e cila ndodhet ne Maqedoni.  Po nga ky komunitet ka dale nje tjeter poet, Josif Jovan Begeri. Shqiptaret ortodokse te Rjekes njihen ne Maqedoni, pavaresisht se vellezerit e tyre myslimane i quajne “serbe”. 

Ne nje bisede qe kam bere me Ilir Dhimen para tete vjetesh, (ne ate kohe ai punonte si zedhenes i Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare), zoti Dhima me pohoi se shqiptaret ortodokse “ishin mahnitur nga abetaret shqipe qe u kishte sjelle Kisha Ortodokse Shqiptare”. Ata ishin shprehur se “shkonin ne kishen ortodokse maqedonase, pasi myslimanet shqiptare i quanin gabimisht sllave dhe se ne kishen maqedonase ndjeheshin mire.” 

Ky informacion nga terreni eshte marre vetem para tete vjetesh. Pra, gjyshi i Migjenit ishte shqiptar. Gjyshi Nikolla u martua me Stanke Milanin nga Kuci i Malit te Zi. 

Kuci njihet si zone shqiptare dhe shqiptaret e atjeshem jane te sllavizuar. Ka mundesi qe nga Stanke Milani, (shqiptare e sllavizuar) te kete depertuar ne trupin e Migjenit gjaku “i padeshiruar” serb. 

Nikolla dhe Stanke linden babain e Migjenit, Gjergjin.  Gjergji martoi Sofia Kokoshin, nenen e Migjenit, qe kuptohet edhe nga mbiemri, qe ishte nje shqiptare “24 karateshe”, krejtesisht e kulluar. Martesa ndodhi ne vitin 1900.  Vete Sofia predikonte fene katolike. Martesen e Gjergj Nikolles me Sofia Kokoshin e pohon edhe Robert Elsie ne librin e tij “Albanian Authors”. 

 

Ne faqen “Shkodra.net” citohet nje pohim nga Arshi Pipa, i cili me syzet prapanike te nacionalizmit te semure e quan Migjenin serb dhe qe bente shume gabime sintaksore. Ja citimi ne anglisht:

“Albanian-American scholar Arshi Pipa (1920-1997) has questioned his very mastery of the Albanian language, asserting: "Born Albanian to a family of Slavic origin, then educated in a Slavic cultural milieu, he made contact again with Albania and the Albanian language and culture as an adult. The language he spoke at home was Serbo-Croatian, and at the seminary he learned Russian. He did not know Albanian well. His texts swarm with spelling mistakes, even elementary ones, and his syntax is far from being typically Albanian. What is true of Italo Svevo’s Italian is even truer of Migjeni’s Albanian."

 

Kendveshtrimi im eshte: A ja vlen te merremi me AND e Migjenit apo me analizen e poezise se tij? Duhet te merremi me poezine e tij dhe jo me analizen e gjakut. Analiza e gjakut eshte nje poshterim qe i behet Migjenit te madh, postmortum. Nese ne familjen e tij kishte ndonje damar serb, atehere le te sherbeje Migjeni si nje ure afrimi mes dy popujve qe jane vrare e prere gjate dy mijevjecareve te fundit. 

Serbet e kane gabim nga ana tjeter qe e quajne Migjenin “serb” . Ai mund te jete “serb” nga gjaku, por  te mos harrojme se kryeveprat i shkroi ne gjuhen shqipe. Jam shume i sigurt qe “Poema e Mjerimit” nuk do te tingellonte aq embel dhe bukur sa ne gjuhen shqipe. 

Gegerishtja me Migjenin  mori njohjen zyrtare aq shume te munguar. Poezia moderne shqipe idhullin e saj. Nuk mund ta heq dot nga mendja ate dite te bukur qershori, kur te pesta mesueset e letersise me erdhen ne shtepi, atehere kur isha vetem ne klase te tete, per te me uruar ditelindjen. Me sollen vetem nje dhurate: permbledhjen me krijimtari te Migjenit.  

 

Migjeni serb apo shqiptar, mbetet ai qe eshte, themeluesi i poezise moderne shqipe. Uroj qe shtetaret te gjejne pak kohe e te kujdesen paksa per bustin e tij ne Shkoder, te zvetenuar nga koha e rrethuar nga plehrat. 

 





______________________________________________________________
f you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
ttp://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club