Re: [AlbClub] Nje ngjarje me Kadarene
"D. Kokonozi" <[email protected]> Mon, 23 Jun 2008 08:09:20 +0200
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Znj. Bogdani, Me sa kuptova Kadareja as qe ishte ftuar ne Kolokium. Dhe nuk e fsheh se ne na erdhi mire qe ai nuk ishte aty. Prania e tij sigurisht do te na pengonte te shpreheshim lirshem dhe te benim objeksione per shume gjera. Qe nuk kishte dijeni as per programin e kuptova edhe kur i fola per permbajtjen e temave, gje qe e degjoi me kujdes dhe tha se i dukej pune serioze. Te nesermen ai do te nisej ne Angli per botimin e Keshtjelles. Edhe per kete dukej pak i habitur. Tha se e kishte botuar ate liber para 40 vjetesh dhe nuk e dinte si qene kujtuar per te na Angli, por botuesi i kishte thene se ai liber ishte me i rendesishme i katalogut te tij te atij viti dhe e kishte lutur te shkonte. Vete Kadareja solli aty te ne faksimilen e botimit te Dantes ne Itali, ne ato dite. E mar me mend, tha si do ti kene shtremberuar turinjte kur te degjojne se ka shkruar per Daten edhe nje shqiptar. Ne ate Itali ku ka me mijra vepra per te. Po ta lexone njehere. Dhe nuk e fshihte gezimin qe ai libri ishte botuar aty. E njejta gje per librin e Eskilit ne Greqi dhe te te Shekspirit ne Angli... Kjo sa per te plotesuar mesazhin e pare. Me tej edhe nga organizatoret e kolokiumit mora vesh se nuk ishte ftuar dhe se nuk e shihnin kete si nje praktine te fryteshme per shprehjen e lire te pjesmarresve. Thashe se pati caste konfliktesh te ashpra. Te siguroj se nuk ishte aspak nje takim honoristik dhe pati nje numer profesoresh qe u futen ne analiza tekstuale nga me te imtat, rimarrje e rishikim i te gjitha versioneve te vepres, ndryshimet, frazat a shprehjen e nderfutura ne kontekste politike te caktuara, detaje te kohes kur ndodhi dhe cfare nenkuptonte ne vetevete rishkrimi i nje vepre. U fol per mitet ne vepren e tij, rimarrjen dhe perpunimin e tyre dhe pati debate nese ishte miti qe e lejonte Kadarene te shprehej apo ishte Kadareja ne funksion te mitit. Dhe ata ishin doktore ne greqishten e vjeter e qe ishin mjeshtra te mitologjise se saj. Se fundi ndodhi edhe dicka qe me kishte ndodhur edhe mua ne te rite e tim kur dikush nje dite me tregoi Lasgush Poradecin ne rruge. Mbeta pa goje se kisha kujtuar se ai kishte nje shekull qe kshhte vdekur... Kete e vura re te organizatoret, qe edhe ata thane se e kishin studiuar sikunder Hemiguejn, Borgesin, Sartrin etj, etj, dhe ndjene nje si marrje mendsh kur u thashe si atij i ishin dukur temat mjaft serioze. Jo se nuk e dinin se ishte gjalle, por me sa duket ne mendjen e tyre ai ai prej vitesh bente pjese ne panteonin e te vdekurve te pavdekshem. dk 2008/6/22, Mirela Bogdani <[email protected]>: > > *** AlbClub Discussion List *** > > > > > > Z. Kokonozi, s'e kuptova mire, Kadareja ishte ne Paris diteve te > kolokjumit mbi vepren e tij dhe nuk erdhi te ndiqte asnje nga seancat, > ndonese aty kishte lektore e studiues te njohur sic thoni ju te ardhur qe > nga Australia, Amerika, Anglia etj? > > > > > > -----Original Message----- > From: D. Kokonozi <[email protected]> > To: [email protected] > Sent: Sun, 22 Jun 2008 3:30 am > Subject: [AlbClub] Nje ngjarje me Kadarene > > *** AlbClub Discussion List *** > > > > > > > > > > Sebep per kete mesazh u bene dy emaile te dy kolegeve te kesaj liste per > nje informacion me te zgjeruar per Kolokiumin Nderkombetar qe Universiteti > Paris 10 organizoi ne fund te muajit maj 2008 per Ismail Kadarene. > > Ne te vertete pjesmarres te tjere te ketij kolokiumi kane dhene informacion > te mire e te bollshem. Me tej une do te shtoj vetem ndonje detaj, por pa > dyshim duket sikur gjeja me e mire qe do te beja ishte te sillja ketu temen > qe mbajta. > > E verteta eshte se kam dyshime te forta nese nje gje e tille paraqet > interes per te gjithe. Ndodhi qe drejtuesja e seances, ku mu dha > fjala, Anne Marie Autissier estete, profesoreshe e Universitetit Paris 8 dhe > ish diplomate ne Ambasaden Franceze ne Shqiperi ne fillim te viteve 80, ne > fund te nderhyrjes me pergezoi per frengjishten e shkelqyer, sipas saj, por > ne shenimet qe mbajta une nuk kam asnje te dhene qe ajo te kete folur per > idete e shkelqyera e qe shpreha aty. > > Gjithsesi kjo nuk me pengoi te krijoj respekt te thelle per njohjen e > jashtezakoneshme qe kishin per shkrimtarin shqiptar qarqet akademike dhe > studiuesit e njour qe kishin ardhur nga Australia, Amerika, Anglia, > profesoret franceze, por edhe shqiptaret qe mbronin doktoranturat ne France. > > > Po ashtu ishte kelthitese e deshperuese mungesa e publikut shqiptar, > megjithse ne Paris jetojne intelektuale, artiste e gazetare te njohur. Madje > nje studiues e filozof shqiptar, gjate pushimit te seancave e pashe qe hyri > ne ndertesen e quajtur Shtepia e Maks Weber,ku zhvillohej kolokiumi, por > vetem sa na parshendeti e iku, thua se u kryqezuam te Xhamlliku dhe se ky > nuk ishte evenimeti i pare qe Parisi organizonte per nje shkrimtar te > gjalle. > > Ai u ngjit ne katin e dyte dhe nuk zbriti kurre aty poshte te shihte cpo > ndodhte, edhe pse debatet ishin nganjehere te ashpra, por ne kuader te nje > respekti reciprok. > > Gjithsesi kjo mospjesmarrje nuk ishte entuziazmuese per asnje nga ne. Se > nuk eshte fjala per te qene fans i Kadarese, qe te vish aty. Debatet dhe > analizat e thella ishin objektive dhe ne nje veshtrim te panjohur per ne, qe > shpesh e gjykojme vepren e tij ne sektore bardhe e zi. Personalisht nderhyja > kur verejta nje tendence te rekuperimit te Kadarese nga ana e trockisteve te > gjashtedhjete e tetes. > > Pra, duke iu rikthyer problemit tone, se pari ngurroj ta postoj temen time > sepse nuk kam asnje siguri se ajo eshte ne lartesine e kesaj liste, e cila > nga ana tjeter, me sa kuptoj, nuk ka prirje te vecanta ti futet mesimit te > gjuhes frenge. E dyta eshte problemi i perkthimit. Nuk ka gje me te bezdisur > se te rrish e te perkthesh ate qe ke shkruar vete. Qe ne rreshtat e para > bindesh se ajo qe ke thene eshte marrezi e plote dhe nis e perpunon frazen e > idete nga te mundesh e ne fund sheh se ajo qe ke nxjerre nga duart eshte > ende me kot se versioni i pare. > > Kjo me shtyn qe te dal me qejf nga Kolokiumi e te flas per nje ngjarje qe > ndodhi jashte dyerve te tij e qw mw la mbresa te thella. > > Diten e parafundit, rreth oren 19.30, isha duke pritur afer Kopshteve te > Luksemburgut ambasadorin shqiptar, qe kisha takuar ne mengjes ne kolokium e > qe me kishte lene takim aty ne ate ore. Ai erdhi bashke me te shoqen dhe > nderkohe qe une po i njihja me nje pjesmarres tjeter te kolokiumit, qe po > kalonte aty ne kerkim te nje hoteli per kolegen e tij, ambasadori thote se > aty ku ishim ndodheshim shume afer shtepise se Kadares. Pak me pas ai i > telefonoi dhe i dha emrin e barit ku ishim, Royal Luxemburg. > > Nuk vonoi shume dhe ne pame Kadaren se largu te vinte. Ndenjem pothuajse > deri ne mesnate duke biseduar me te dhe kur po ndaheshim bashkeshortja e > ambasadorit me thote se rralle e kishte pare aq te celur e pasionant ne > bisede. Ambasadori, per te cilin Kadareja fliste me respekt e ndaj te cilit > shprehte mjaft besim, tha se pergjithsisht ne takimet zyrtare ai i shte > disi i mbyllur, por jashte tyre ishte krejt tjeter gje. > > Tani nga e gjithe kjo bisede dua te sjell vetem nje ngjarje. Pasi e kisha > pyetur nese kishte ndermend te dilte ndonje dite andej nga salla e > Kolokiumit dhe Kadareja po thoshte se, ndryshe nga perurimi i ndonje libri, > e kishte fort bezdi te ishte i pranishem ne nje salle ku flitej apo > analizohej vepra e tij, ne verejtem dy burra rreth 30- 40 vjec me fizionomi > jo evropiane, qe kishte qendruar pak me tutje e po veshtronte me kersheri > nga ai. > > Ne nje cast reshtjeje te bisedes, me kujdes ata levizen koken per te > terhequr vemendjen e ne te tjereve dhe pyeten: Shkrimtari shqiptar? Po i > thame. Ata tunden koken te kenaqur e me admirim e shkuan e zune vend pak me > tej. > > Ketu kane rendesi disa detaje, qe dua te ve ne dukje. Thashe se ishin me > fizionomi te huaj dhe nuk qe e veshtire te kuptoje se ishin nga Magrebi. Vec > kesaj ishin veshur me kominoshe, ne te cilat kishte njolla te dukeshme > llaci e allcije dhe ora kur u shfaqen aty ishte rreth dhjete e darkes. Per > ata qe e njohin disi Parisin dhe legjislacionin francez e dine mire rolin e > sindikatave dhe e kane te qarte se askush nuk te le te punosh ne ndertim > deri ne ate ore te nates. Kjo do te thote se ata ishin puntore te huaj, pa > kontrate te rregullt. Vec kesaj duhej te ishin edhe pa letra, per ndryshe > nuk do te qene te detyruar te punonin ashtu ilegalish. Te detyrosh nje > punonjes te rregullt francez te punoje deri ne ate ore ne nje sektor te > tille, CGT organizon tre dite greve kombetare. > > Duke marre me mend te gjitha keto i them Kadarese, se nuk me cuditi ne > vetvete fakti se e njohen, por identiteti i presonave qe e njohen, pra as > intelektuale e as studente franceze, thjeshte dy emigrane arabe. Kadarese > nuk i beri asgje pershtypje, sikur te mos e besonte fare nje gje te tille, > se ne fakt i pa se cilet ishin e si ishin veshur dhe mbase ju duk si > gjesendi e sajuar a kurdisur. > Mundet edhe se kishte kujtuar se ishim ne te tjeret qe u kishim terhequr > vemendjen meqe e kishim vene ate ne mes e te gjithe i drejtoheshim atij. Dhe > ata, puntoret ilegale pastaj, kishin bere ndonje hamendjeje se cili mund te > ishte ai. Nuk e di e nuk e mora vesh kurre cila ishte arsyeja e flegmes se > tij. > > Pak caste me tej dy puntoret u ulen me tutje nesh. Me pas ne morem vesh se > ishin me origjine libaneze. > > Pikerisht pasi kamarieri u la nga nje birre perpara, njeri prej tyre, sikur > te kishte kuptuar dyshimet e Kadarese, ktheu koken nga une, e duke zgajtur > pak qafen tha: Le général de l'armée morte, non? > > Kjo ishte, thashe me vete! Tunda koken me admirim e respekt per ata dy > fakire aq te thjeshte, por verejta se edhe Kadareja nuk e kishte me ne > fytyre ate dyshimin e pare. > Ishte prekur qe ata kishin cilesuar me emer nje veper te tijen, gje qe do > te thoshte se nuk kishin pyetur rastesisht per nje fytyre te pare diku, por > kishin nje njohje me esenciale per te. > > Te nesermen i fola Veronique Gely-se , organizatores se Kolokiumit per kete > ngjarje dhe profesoresha e sapo emruar ne Sorbone, kerkoi tja perseris edhe > nje here ngjarjen dhe per disa caste mbeti krejt e mahnitur. PAstaj me tha > se mbase kjo ka ndodhur me qe Kadareja ka emer musliman. Ata nuk e > permenbden fare emrin e tij, i thashe, cituan kombesine dhe nje veper te > tijen. Nuk arrij dot ta besoj , me tha, eshte krejt e pabesueshme dhe e > jashtezakoneshme kjo qe me thua! Jam shume e prekur, shtoi pastaj dhe jam i > sigurte se ata nuk do te kishin aq njohje edhe per shkrimtaret franceze me > te perkthyer te diteve tone. > > Per ke thashe me vete, per Houellebecq -un dhe pershkrimet e turizmit > seksual apo per fantazmat e gjendjet komatike te Marc Levit? > > Natyrisht, fola me vete. > > > > D. Kokonozi > > > > > > > ______________________________________________________________ > If you wish to unsubscribe, send a blank message to: > [email protected] , or visit Alb-Club's page at: > http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club > ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club