Re: [AlbClub] Nje ngjarje me Kadarene
"D. Kokonozi" <[email protected]> Mon, 23 Jun 2008 22:04:44 +0200
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Z. Demneri, Ne lidhje me kerkesen tuaj, nuk ka hyrje me burokrate se kjo, personalisht i qendroj mendimit te pare se tema ime nuk ka fare se cfare tju mesoje. Nese ju u intriguat nga fjalet e znj. Autssier per nivelin e frengjishtes sime, ato une i citova thjesht per te krijuar nje kontrapunkt me te dukshem, pra te theksoj faktin se ajo foli ne takim per gjuhen e nuk ka shenja te kete lavdruar idete e mija. Megjithate nese kjo ju ka tingelluar si mungese modestije, ju kerkoj ndjese. Nuk ishte aspak qellimi im, per me teper qe edhe sot e kesaj dite mbaj ne cante nje fjalor te vogel elektronik te frengjishtes, se perdite me dalin gjera qe nuk i di. Per informacion po shtoj se meqe ne kolokium erdhi dhe foli gjate edhe Claude Durant, botuesi i mirenjohur i Kadarese, organizuesit e tij kane shprese se Fayard do te marre persiper edhe botimin e te gjitha kumtesave. Nese kjo ndodh nuk do te harroj tju siguroj nje kopje. Aty do tju rekomandoja nderhyrjen e Bruno Clement, qe, jashte teme kjo, diku me tregoi se ishte martuar me nje vajze me origjine shqiptare nga pasardhesit e Rexhep Mitrovices, do tju rekomandoja te lexonit Ariane Eissen e univeristetit te Poitiers, Pierre Boissau i universiteteit te Tuluzes, Peter Morganin e ndonje tjeter. Edhe Aleksander Zoto mu duk interesant etj. Persa i perket nje ftese a emaili privat, personalisht kete nuk e bera se pari sepse prej kohesh kam verejtur se njoftimi i Kolokiumit dhe programi i tij ka qarkulluar ne disa lista shqiptare dhe ne parim mendova se informacioni ka qene i mjaftueshem dhe e dyta per arsye thjesht etike. Rrespektoj shume vete qe i kam njohur virtyalisht ne Internet, por asnjehere nuk i lejoj vetes te abuzoj dhe te kerkoj te njihem personalisht me ta. Jo se me mungon deshira ime, por me duket si veprim i dhunshem e jo etik. Ju siguroj se leviz ne shume qytete e kryeqytete ku e di sa ka antare te clubit, por asnjehere nuk i kam lejuar vetes ti shqetesoj duke kerkuar ti takoj fizikisht. Mbase eshte me mire. Se ndodh qe gjithcka ti lere vendin nje zhgenjimi reciprok. E kam ende ne gjuhe nje shije te tille! Me respekt D. Kokonozi 2008/6/23, Ulysse <[email protected]>: > > *** AlbClub Discussion List *** > > > > > Mungesa e pjesemarrjes se shqiptareve qe banojne ne Paris ne kolokiumin > kushtuar Kadarese nuk ka te me faktin « se shqiptaret nuk e duan > njeri-tjetrin », as me « dhuntine e shqiptareve qe duan ti shohin shtrember > bashkeatdhetaret e tyre », sic shprehet zoti Qesari. Po te ishte keshtu nuk > kishte arsye qe ne ate kolokium te shihej dhe mungesa e pjesemarrjes se > francezeve, n¹est-ce pas ? > Besoj se arsyet e kesaj mungese duhen gjetur gjetiu. Organizim i keq, > mungese kohe, mungese interesi, etj. Ndoshta njera nga arsyet mund te jete > dhe fodulleku i referuesve shqiptare. P.sh asnjeri prej tyre nuk me dergoje > nje mesazh privat (duke e ditur ku banoj) lidhur me kete aktivitet, > egzistencen e te cilit e mora vesh keto dite prej shkrimeve te derguara ne > alb-club. Ndoshta menduan se do te thyheshin dyert dhe se nuk do te kishin > nevoje ti shkruan dy fjale privatisht per te ftuar X-in apo Y-in, dhe te > zhgenjyer nga realiteti kerkojne tia hedhin fajin te tjereve duke kaluar > deri ne paranoje me shprehjet e tilla si : « nje bojkotim i paramenduar > ».(!!!) > > Megjithate, cic-micet, me permende s¹me permende, nuk kane ndonje vlere. Do > te ishte me interes qe te na dergonit referatet qe mbajtet atje. Dhe po te > kemi veshtiresi per ti lexuar ne frengjisht, do te mundohemi te bejme nje > perpjekje. > > YD > > PS : Nuk besoj se do te merrja pjese ne ate kolikium sepse kam qene i zene > ato dite, por do te kisha gjetur kohe per te pire nje kafe me ju, aq me > teper qe punoj disa metra larg asaj kafes ku keni kuvenduar me Kadarene. > > > ______________________________________________________________ > If you wish to unsubscribe, send a blank message to: > [email protected] , or visit Alb-Club's page at: > http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club > ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club