Re: [AlbClub] Nje ngjarje me Kadarene

Ulysse <[email protected]> Mon, 23 Jun 2008 14:05:41 +0200
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <C4855E35.2F7C%[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***




Mungesa e pjesemarrjes se shqiptareve qe banojne ne Paris ne kolokiumin
kushtuar Kadarese nuk ka te  me faktin « se shqiptaret nuk e duan
njeri-tjetrin », as me « dhuntine e shqiptareve qe duan ti shohin shtrember
bashkeatdhetaret e tyre », sic shprehet zoti Qesari. Po te ishte keshtu nuk
kishte arsye qe ne ate kolokium te shihej dhe mungesa e pjesemarrjes se
francezeve, n¹est-ce pas ?
Besoj se arsyet e kesaj mungese duhen gjetur gjetiu. Organizim i keq,
mungese kohe, mungese interesi, etj. Ndoshta njera nga arsyet mund te jete
dhe fodulleku i referuesve shqiptare. P.sh asnjeri prej tyre nuk me dergoje
nje mesazh privat (duke e ditur ku banoj) lidhur me kete aktivitet,
egzistencen e te cilit e mora vesh keto dite prej shkrimeve te derguara ne
alb-club. Ndoshta menduan se do te thyheshin dyert dhe se nuk do te kishin
nevoje ti shkruan dy fjale privatisht per te ftuar X-in apo Y-in, dhe te
zhgenjyer nga realiteti kerkojne tia hedhin fajin te tjereve duke kaluar
deri ne paranoje me shprehjet e tilla si : « nje bojkotim i paramenduar
».(!!!)

Megjithate, cic-micet, me permende s¹me permende, nuk kane ndonje vlere. Do
te ishte me interes qe te na dergonit referatet qe mbajtet atje. Dhe po te
kemi veshtiresi per ti lexuar ne frengjisht, do te mundohemi te bejme nje
perpjekje.

YD

PS : Nuk besoj se do te merrja pjese ne ate kolikium sepse kam qene i zene
ato dite, por do te kisha gjetur kohe per te pire nje kafe me ju, aq me
teper qe punoj disa metra larg asaj kafes ku keni kuvenduar me Kadarene.


______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club