Re: [AlbClub] Nje ngjarje me Kadarene dhe "Xhihadi therret "

"D. Kokonozi" <[email protected]> Mon, 23 Jun 2008 10:05:49 +0200
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***

I dashur Vasil,

edhe pse nuk e kam te qarte thelbin e nderhyrjes suaj, them se se fundi
duhet te mesohemi te veme ne qender te interesit te lexuesve ate per te
cilin u mblodhem e jo veten. Une aty nuk permenda as emrin e ambasadorit, qe
pati meriten te organizoje takimin.

Ai erdhi aty qe ne nje seance te dites se pare te kolokiumit dhe nuk eshte
ndonje shenje e vecante falenderimi kjo qe beni ju duke thene se aty nuk
ishte askush nga ambasada.

Ne lidhje me qendrimin fyes ndaj meje, une kisha kete pyetje:a do te mesojme
ndonjehere te veme ne qender ata qe e meritojme vertet apo do te vazhdojme
historine e Belulit edhe ne France?

Une nuk mora persiper te permend pjesmarresit ne lufte e ne brigadat
partizane dhe te perpiqem te mos harroj ndonje partizan. Gjithcka ishte ne
funksion te asaj ngjarje aq prekese me ate dy puntoret libaneze. Eshte ajo
qe do te mbese e jo ne qe ishim figurante.

Ku eshte interesi qe te bej nje liste te personave qe u ndodhen aty? Pastaj
kush ju pengoi ta shkruanit ju perpara meje kete episod? Po kush ju pengon
te shkruani edhe me pas?

Te qe per pune respekti ndaj jush, kete e tregova kur te ftova te kthehesh
sa me shpejt e te vura ne dijeni te asaj qe ambasadori me kishte thene se do
te ftonte Kadarene.  Ai erdhi te me takonte me te shoqen, meqe e kishim lene
te hanim darke bashke dhe ishte pak abuzive nga ana ime qe ju ftova edhe ju,
pa i marre leje atij.

 Megjithate kete pergjegjesi e mora une persiper, po a eshte kjo arsye qe te
meritoj fyerjen tuaj?

A eshte vertet e denje per ju te beni ate lloj aluzioni qe bete per mua ne
paragrafin e pare te nderhyrjes suaj?

Nga ana tjeter ju keni shkruar boll per kete ngjarje dhe keni vene ne wed
fotografite me Kadarene, gje qe une nuk e kam bere e as qe do ta bej
ndonjehre.
Atehere ku qendron gabimi im?

Sinqerisht i zhgenjyer

D. Kokonozi

ps

Asaj punes se myslimanve ne Kosove iu ktheva disa here, por nuk kuptova
asgje.
Cfare po ndodh me ju Vasil?



2008/6/23, Vasil Qesari <[email protected]>:
>
>                  *** AlbClub Discussion List ***
>
>
>
>
>
> Eshte per tu çuditur, por kolegu D.Kokonozi ne shenimin e tij "Nje ngjarje
> per Kadarene" ka harruar te kujtoje se ne takimin me te ne Paris, ne darken
> e 29 majit qe shkoi, ishim gjashte vete e mes tyre edhe une bashke me nje
> miken ime, shkrimtare franceze. Kjo harrese besoj se spjegon fare mire, pse
> ne kolokiumin kushtuar Kadarese, kishte mungesa shqiptaresh nga Parisi,
> intelektuale apo jo e po ashtu dhe franceze. Besoj se kjo gje nuk ka nevoje
> per spjegime te tjera, perveç faktit te paster e te qarte se *shqiptaret
> nuk e duan njeri-tjetrin* e ne rastin ne fjale e me gjere ( ate te
> kolokiumit te Kadarese ), kjo gje ishte me se e dukeshme. Ja pra, ti merr
> pjese ne kolokium me nje koleg shqiptar, referon per nje teme, fle ne nje
> hotel, ha e pi, shetit me te dhe ai as qe ta ze emerin ne goje ... Eshte per
> te qeshur kjo gje apo per te vajtuar ?
>
> Nejse, kjo s'ka ndonje rendesi te madhe, perveç fakti qe thashe me lart: Me
> sa duket shqiptaret e kane mjaft te zhvilluar deshiren, kenaqesine apo
> "dhuntine" t'i shohin shtrember bashkeatdhetaret e tyre. E kete, s'jam une i
> pari qe e them. Per fat te keq!
>
> Ajo qe mua me beri pershtypje ne kete kolokium, nuk ishte prania prane
> nesh, aty ne barin "Royal Louxembourg" te dy puntoreve tuniziane ( dhe jo
> libaneze ) te cilet edhe pse me kominoshe me njolla gelqere njohen Kadarene
> por mungesa e pjesmarresve te jashtem, pra te ftuarve apo njerzve qe
> deshironin te ndiqnin punimet e tij. Aty pashe qe lektore te ndryshem "folen
> me vetveten", treguan punimet e tyre dhe rrefyen mes tyre, rreth vepres se
> Kadarese. Pra, te krijohej pershtypja sikur te ishte nje "mbledhje pune" mes
> "kadarelogeve" e jo nje kolokiumi me pjesmarrje qe duhej te ishte e gjere.
> Pra asnje i "jashtem" ( i vemi person i ftuar - prej meje e jo prej
> organizatoreve te kolokiumit - ishte mikja ime franceze ), asnje gazetar (
> edhe nje gazetare e RFI qe na premtoi se do te vinte te bente nje emision
> diten e fundit, nuk u duk me), asnje dashamires apo "fans" i Kadarese, asnje
> nga ambasada shqiptare ne France. Nuk arrita te marr vesh, ne se ishte nje
> mungese thjesht organizimi, nje rit absurd studjuesish apo thjesht nje
> "bojkotim" i paramenduar...
>
> Lidhur me takimin me Kadarene, une do te doja te flisja per ate çka me beri
> pershtypje e me la mbrese te veçante. Se pari, modestia, qetesia dhe
> dashamiresia e Kadarese per te biseduar me ne. Nje njeri qe nuk shprehte ne
> asnje çast, ndonje gjest fodulleku apo rrembimi. Qe fliste per vepren e tij,
> pa ndonje ekzaltim, por thjesht si te behej fjale per gjera me se te
> zakoneshme. Kjo sa per hyrje, sepse ne fakt deshiroja te thoshja diçka
> tjeter. E pyeta Ismailin, ne se ai mendonte se mund te eksistonte ndonje
> rrezik radikal musliman ne Shqiperi dhe ai m'u pergjegj se nje gje e tille
> he per he nuk ekzistonte, por ne te ardhmen mund te ishte real dhe teper i
> rrezikshem.
>
> Dhe ai zuri ne goje, rastin e ambasades iraniane ne Tirane, se ciles aty i
> behen mjaft ndere e privilegje, nderkohe qe ne Europe perfaqesive te Iranit,
> me te drejte u eshte bere bojkot i plote. Kjo mbeshtetje e ambasades ne
> fjale, tha nder te tjera ismaili, ne Shqiperi, nuk behet thjesht prej
> "nostalgjikeve bektashinj" shqiptare por ne rradhe te pare nge shteti, nga
> personalitete politike e pas tyre, sigurisht, nga nje aradhe intelektualesh
> te cilet per nje darke ne "Sheraton" apo nje "rruge" ne Iran ( pse jo edhe
> per ndonje zarf te "majme" ) nuk e kane per gje te behen zedhenes te
> "lirise, demokracise, perparimit dhe mireqenies" aktuale te Iranit.
>
> Ne Shqiperi, mund te thuhet pa me te voglen rezerve se kjo ambasade, gezon
> nje respekt te veçante si edhe lehtesira te dukeshme per te organizuar
> veprimtari, intervista, takime me shkrimtare, botime, projektime filmash
> etj. Bile ajo eshte e vetmja ambasade qe me influencen e saj, ka krijuar
> edhe nje shoqate, nje organ letrar e ku dihet se çfare tjeter gje ...(
> dhenie me bollek bursash per teologji, pa dyshim ).
>
> Nderkohe ( keto jane komentet e mia ) ne Kosove, me sa duket, punet jane
> edhe me keq. Me ndjeni se do te dale nga tema per kadarene, por mendoj se
> ndofta kjo gje do te mund te jape shtyse per ndonje debat, ndaj edhe po
> "zgjatem". Me sa duket islamiket radikale ne Kosove e gjetke, kane me teper
> terren e bile kane edhe organizata te tilla si ajo e quajtura "Xhihadi
> therret" e cila pak dite me pare, paska bere nje "Thirrje", ku nder te tjera
> thuhet se :
>
> Duke parë shtrurazi se kohëve të fundit është bërë e tëpërt edhe jeta me të
> krishterët në Kosovë sepse dihet se muslimanizmi  është mbizotrues në
> shtetin e Kosovës deshëm që me këtë letër të paraqesim disa projekte të
> shoqatave islame ne Kosovë të cilat janë duke e përcjellë gjendjen në
> Kosovë  me mjaftë interes dhe se ata dëshirojnë që Kosovën ta shohin si vend
> me traditë të vërtete islame dhe kjo ështën një gjë shumë e mirëpër popullin
> shumicë muslimane.Në kuadër të kësaj ne jemi edhe duke hulumtuar që rasti i
> para ca kohëve në lidhje me autorinë e disa shkrimeve kunder mulsimanizmit
> dhe të konvertuarin e para disa viteve  Gjon(Aliadem ) Keka i cili duke
> përdorur  mendjen e tij ka bërë disa gabime që nuk i falen  në shkrimet e
> tij tepër të dhe me rastin e konvertimit ku në K`uran  thuhet se duhet zhdukur
> ai person për shkak të konvertimit dhe mohimit të Muhamedit . Ne kemi
> masivizuar disa organizata islamike që janë në Kosovë që ky person të
> gjindet dhe ta ekzekutohet sipas asaj që Kurani famëlart e thotë ngase ai ka
> mohuar drejpërsëdrejti  mulsimanizmi dhe se rasti i konvertimit të tij dhe
> shkrimet eë tij janë tepër të pafalshme në Kosovën e pavarur dhe me shumicë
> muslimane . Edhe Forumi Musliman i Kosovës si organizatë është tepër e
> prekur me këto  ndodhi që po e dëmtojnë shumcën silame në Kosovë sic është
> rasti me Gjon(Aliadem) Keken i cili është një turp i madhë konvertimi i tij
> në Krishterizëm , ne jemi të obliguar sipas Kuranit  që ai të ekzekutohet në
> qoftë se nuk dëshiron të kthehet  në islamizëm dhe kjo është e ditur ngase
> ai e ka ofenduar shumë fenë islame si dhe traditën e popullit shumicë
> mulsimane në Kosvë dhe normalishtë se edhe familjen e tij e cila është
> muslimane .Organizatat që janë në veprim për ta gjetur dhe ekzekutuar në
> mënyrën kuranore Gjon(Aaliadem) Keken  sipas asaj që thotë edhe Muhamedi .
> *a.s.do* <http://a.s.do/> <http://a.s.do/> të jenë në të gjithë territorin
> e Kosovës  deri sa të kryejn këtë veprim të shenjët Kuranor sepse është
> obligim i i muslimanëve të vrasin të pafetë dhe ata që janë konvertuar ne
> krishterizëm nga muslimanizmi. Gjon(Aliadem) Keka është një antislamist dhe
> një njeri që deri dje ishte musliman e sot është bërë një i krishter i
> zjarrët ngase duke u konvertuar dhe duke e mohuar muhamedin ai bënë mëkatë
> të pafalëshën dhe ne duhet ta ekzekutojmë sa më shpjetë sepse do jete vonë
> sepse ai ka pretendime që të kthej edhe të tjerë në krishterizmin e
> idhujtarive të mëdha kështu që duke e vrarë Gjon (Aliadem )Kekën në kryejm
> një obligim dhe i ndihmojmë Allahut në rrugën e tij për ta pastruar terrenin
> nga të pafetë sic është Gjon(Aliadem ) Keka mohues i islamizmit.Prandaj
> lusim të gjithë se kush e gjenë vendndodhjen e Gjon(Aliadem) Kekes  do te
> ketë merita dhe shpërblim si nga organizata jone islamike ashtu edhe nga
> Allahu.
> Ne emër të Allahut mëshiruesit mëshirbërësit  dhe në thirjen për Xhihad ne
> duhet realizuar këtë obligim që Gjon(Aliadem) Keka të ekzekutohet sa më
> shpjet të jetë e mundur .
> Allahu qoftë me ne dhe na ndohmoftë në rrugën tonë .
>
> Organizata islamike "Xhihadi thërret "
> 21.06.2008
> Prishtinë
>
>
>
>
> ------------------------------
> Date: Sun, 22 Jun 2008 13:37:46 -0700
> From: [email protected]
> To: [email protected]
> Subject: Re: [AlbClub] Nje ngjarje me Kadarene
>
>   Z. Kokonozi, s'e kuptova mire, Kadareja ishte ne Paris diteve te
> kolokjumit mbi vepren e tij dhe nuk erdhi te ndiqte asnje nga seancat,
> ndonese aty kishte lektore e studiues te njohur sic thoni ju te ardhur qe
> nga Australia, Amerika, Anglia etj?
>
>
> -----Original Message-----
> From: D. Kokonozi <[email protected]>
> To: [email protected]
> Sent: Sun, 22 Jun 2008 3:30 am
> Subject: [AlbClub] Nje ngjarje me Kadarene
>
>
>                   *** AlbClub Discussion List ***
>
>
>
>
>
>
>
>
>  Sebep per kete mesazh u bene dy emaile te dy kolegeve te kesaj liste per
> nje informacion me te zgjeruar per Kolokiumin Nderkombetar qe Universiteti
> Paris 10 organizoi ne fund te muajit maj 2008 per Ismail Kadarene.
>
> Ne te vertete pjesmarres te tjere te ketij kolokiumi kane dhene informacion
> te mire e te bollshem. Me tej une do te shtoj vetem ndonje detaj, por pa
> dyshim duket sikur gjeja me e mire qe do te beja ishte te sillja ketu temen
> qe mbajta.
>
> E verteta eshte se  kam dyshime te forta nese nje gje e tille paraqet
> interes per te gjithe. Ndodhi qe drejtuesja e seances, ku  mu dha
> fjala, Anne Marie Autissier estete, profesoreshe e Universitetit Paris 8 dhe
> ish diplomate ne Ambasaden Franceze ne Shqiperi ne fillim te viteve 80, ne
> fund te nderhyrjes me pergezoi per frengjishten e shkelqyer, sipas saj, por
> ne shenimet qe mbajta une nuk kam asnje te dhene qe ajo te kete folur per
> idete e shkelqyera e  qe shpreha aty.
>
> Gjithsesi kjo nuk me pengoi te krijoj respekt te thelle per njohjen e
> jashtezakoneshme qe kishin per shkrimtarin shqiptar qarqet akademike dhe
> studiuesit e njour qe kishin ardhur nga Australia, Amerika, Anglia,
> profesoret franceze, por edhe shqiptaret qe mbronin doktoranturat ne France.
>
>
> Po ashtu ishte kelthitese e deshperuese mungesa e publikut shqiptar,
> megjithse ne Paris jetojne intelektuale, artiste e gazetare te njohur. Madje
> nje studiues e filozof shqiptar, gjate pushimit te seancave e pashe qe hyri
> ne ndertesen e quajtur Shtepia e Maks Weber,ku zhvillohej kolokiumi, por
> vetem sa na parshendeti e iku, thua se u kryqezuam te Xhamlliku dhe se ky
> nuk ishte evenimeti i pare qe Parisi organizonte per nje shkrimtar te
> gjalle.
>
> Ai u ngjit ne katin e dyte dhe nuk zbriti kurre aty poshte te shihte cpo
> ndodhte, edhe pse debatet ishin nganjehere te ashpra, por ne kuader te nje
> respekti reciprok.
>
> Gjithsesi kjo mospjesmarrje nuk ishte entuziazmuese per asnje nga ne. Se
> nuk eshte fjala per te qene fans i Kadarese, qe te vish aty. Debatet dhe
> analizat e thella ishin objektive dhe ne nje veshtrim te panjohur per ne, qe
> shpesh e gjykojme vepren e tij ne sektore bardhe e zi. Personalisht nderhyja
> kur verejta nje tendence te rekuperimit te Kadarese nga ana e trockisteve te
> gjashtedhjete e tetes.
>
> Pra, duke iu rikthyer problemit tone, se pari ngurroj ta postoj temen time
> sepse nuk kam asnje siguri se ajo eshte ne lartesine e kesaj liste, e cila
> nga ana tjeter, me sa kuptoj, nuk ka prirje te vecanta ti futet mesimit te
> gjuhes frenge. E dyta eshte problemi i perkthimit. Nuk ka gje me te bezdisur
> se te rrish e te perkthesh ate qe ke shkruar vete. Qe ne rreshtat e para
> bindesh se ajo qe ke thene eshte marrezi e plote dhe nis e perpunon frazen e
> idete nga te mundesh e ne fund sheh se ajo qe ke nxjerre nga duart eshte
> ende me kot se versioni i pare.
>
> Kjo me shtyn qe te dal me qejf nga Kolokiumi e te flas per nje ngjarje qe
> ndodhi jashte dyerve te tij e qw mw la mbresa te thella.
>
> Diten e parafundit, rreth oren 19.30, isha duke pritur afer Kopshteve te
> Luksemburgut ambasadorin shqiptar, qe kisha takuar ne mengjes ne kolokium e
> qe me kishte lene takim aty ne ate ore.  Ai erdhi bashke me te shoqen dhe
> nderkohe qe une po i njihja me nje pjesmarres tjeter te kolokiumit, qe po
> kalonte aty ne kerkim te nje hoteli per kolegen e tij, ambasadori thote se
> aty ku ishim ndodheshim shume afer shtepise se Kadares. Pak me pas ai i
> telefonoi dhe i dha emrin e barit ku ishim, Royal Luxemburg.
>
> Nuk vonoi shume dhe ne pame Kadaren se largu te vinte. Ndenjem pothuajse
> deri ne mesnate duke biseduar me te dhe kur po ndaheshim bashkeshortja e
> ambasadorit me thote se rralle e kishte pare aq te celur e pasionant ne
> bisede. Ambasadori, per te cilin Kadareja fliste me respekt e ndaj te cilit
> shprehte mjaft besim,  tha se pergjithsisht ne takimet zyrtare ai i shte
> disi i mbyllur, por jashte tyre ishte krejt tjeter gje.
>
> Tani nga e gjithe kjo bisede dua te sjell vetem nje ngjarje. Pasi e kisha
> pyetur nese kishte ndermend te dilte ndonje dite andej nga salla e
> Kolokiumit dhe Kadareja po thoshte se, ndryshe nga perurimi i ndonje libri,
> e kishte fort bezdi te ishte i pranishem ne nje salle ku flitej apo
> analizohej vepra e tij, ne verejtem dy burra rreth 30- 40 vjec me fizionomi
> jo evropiane, qe kishte qendruar pak me tutje e po veshtronte me kersheri
> nga ai.
>
> Ne nje cast reshtjeje te bisedes, me kujdes ata levizen koken per te
> terhequr vemendjen e ne te tjereve dhe pyeten: Shkrimtari shqiptar? Po i
> thame.  Ata tunden koken te kenaqur e me admirim e shkuan e zune vend pak me
> tej.
>
> Ketu kane rendesi disa detaje, qe dua te ve ne dukje. Thashe se ishin me
> fizionomi te huaj dhe nuk qe e veshtire te kuptoje se ishin nga Magrebi. Vec
> kesaj ishin veshur me kominoshe, ne te cilat kishte njolla te dukeshme
> llaci e allcije dhe ora kur u shfaqen aty ishte rreth dhjete e darkes. Per
> ata qe e njohin disi Parisin dhe legjislacionin francez e dine mire rolin e
> sindikatave dhe  e kane te qarte se askush nuk te le te punosh ne ndertim
> deri ne ate ore te nates. Kjo do te thote se ata ishin puntore te huaj, pa
> kontrate te rregullt. Vec kesaj duhej te ishin edhe pa letra, per ndryshe
> nuk do te qene te detyruar te punonin ashtu ilegalish. Te detyrosh nje
> punonjes te rregullt francez te punoje deri ne ate ore ne nje sektor te
> tille, CGT organizon tre dite greve kombetare.
>
> Duke marre me mend te gjitha keto i them Kadarese, se nuk me cuditi ne
> vetvete fakti se e njohen, por identiteti i presonave qe e njohen, pra  as
> intelektuale e as studente franceze, thjeshte dy emigrane arabe. Kadarese
> nuk i beri asgje pershtypje, sikur te mos e besonte fare nje gje te tille,
> se ne fakt i pa se cilet ishin e si ishin veshur dhe mbase ju duk si
> gjesendi e sajuar a kurdisur.
> Mundet edhe se kishte kujtuar se ishim ne te tjeret qe u kishim terhequr
> vemendjen meqe e kishim vene ate ne mes e te gjithe i drejtoheshim atij. Dhe
> ata, puntoret ilegale pastaj, kishin bere ndonje hamendjeje se cili mund te
> ishte ai. Nuk e di e nuk e mora vesh kurre cila ishte arsyeja e flegmes se
> tij.
>
> Pak caste me tej dy puntoret u ulen me tutje nesh. Me pas ne morem vesh se
> ishin me origjine libaneze.
>
> Pikerisht pasi kamarieri u la nga nje birre perpara, njeri prej tyre, sikur
> te kishte kuptuar dyshimet e Kadarese, ktheu koken nga une, e duke zgajtur
> pak qafen tha: Le général de l'armée morte, non?
>
> Kjo ishte, thashe me vete! Tunda koken me admirim e respekt per ata dy
> fakire aq te thjeshte, por verejta se edhe Kadareja nuk e kishte me ne
> fytyre ate dyshimin e pare.
> Ishte prekur qe ata kishin cilesuar me emer nje veper te tijen, gje qe do
> te thoshte se nuk kishin pyetur rastesisht per nje fytyre te pare diku, por
> kishin nje njohje me esenciale per te.
>
> Te nesermen i fola Veronique Gely-se , organizatores se Kolokiumit per kete
> ngjarje dhe profesoresha e sapo emruar ne Sorbone, kerkoi tja perseris edhe
> nje here ngjarjen dhe per disa caste mbeti krejt e mahnitur. PAstaj me tha
> se mbase kjo ka ndodhur me qe Kadareja ka emer musliman. Ata nuk e
> permenbden fare emrin e tij, i thashe, cituan kombesine dhe  nje veper te
> tijen. Nuk arrij dot ta besoj , me tha, eshte krejt e pabesueshme dhe e
> jashtezakoneshme kjo qe me thua! Jam shume e prekur, shtoi pastaj dhe jam i
> sigurte se ata nuk do te kishin aq njohje edhe per shkrimtaret franceze me
> te perkthyer  te diteve tone.
>
> Per ke thashe me vete, per Houellebecq -un dhe pershkrimet e turizmit
> seksual apo per fantazmat e gjendjet komatike te Marc Levit?
>
> Natyrisht, fola me vete.
>
>
>
> D. Kokonozi
>
>
>
>
>
>
> ------------------------------
> Windows Live Mail Controlla i tuoi account di posta con un unico
> programma, è GRATIS! <http://get.live.com/wlmail/overview>
>
> ______________________________________________________________
> If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
> [email protected] , or visit Alb-Club's page at:
> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
>

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club