[AlbClub] Nje ngjarje me Kadarene dhe "Xhihadi therret "

Vasil Qesari <[email protected]> Mon, 23 Jun 2008 06:46:35 +0000
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***


Eshte per tu çuditur, por kolegu D.Kokonozi ne shenimin e tij "Nje ngjarje per Kadarene" ka harruar te kujtoje se ne takimin me te ne Paris, ne darken e 29 majit qe shkoi, ishim gjashte vete e mes tyre edhe une bashke me nje miken ime, shkrimtare franceze. Kjo harrese besoj se spjegon fare mire, pse ne kolokiumin kushtuar Kadarese, kishte mungesa shqiptaresh nga Parisi, intelektuale apo jo e po ashtu dhe franceze. Besoj se kjo gje nuk ka nevoje per spjegime te tjera, perveç faktit te paster e te qarte se shqiptaret nuk e duan njeri-tjetrin e ne rastin ne fjale e me gjere ( ate te kolokiumit te Kadarese ), kjo gje ishte me se e dukeshme. Ja pra, ti merr pjese ne kolokium me nje koleg shqiptar, referon per nje teme, fle ne nje hotel, ha e pi, shetit me te dhe ai as qe ta ze emerin ne goje ... Eshte per te qeshur kjo gje apo per te vajtuar ?
 
Nejse, kjo s'ka ndonje rendesi te madhe, perveç fakti qe thashe me lart: Me sa duket shqiptaret e kane mjaft te zhvilluar deshiren, kenaqesine apo "dhuntine" t'i shohin shtrember bashkeatdhetaret e tyre. E kete, s'jam une i pari qe e them. Per fat te keq!
 
Ajo qe mua me beri pershtypje ne kete kolokium, nuk ishte prania prane nesh, aty ne barin "Royal Louxembourg" te dy puntoreve tuniziane ( dhe jo libaneze ) te cilet edhe pse me kominoshe me njolla gelqere njohen Kadarene por mungesa e pjesmarresve te jashtem, pra te ftuarve apo njerzve qe deshironin te ndiqnin punimet e tij. Aty pashe qe lektore te ndryshem "folen me vetveten", treguan punimet e tyre dhe rrefyen mes tyre, rreth vepres se Kadarese. Pra, te krijohej pershtypja sikur te ishte nje "mbledhje pune" mes "kadarelogeve" e jo nje kolokiumi me pjesmarrje qe duhej te ishte e gjere. Pra asnje i "jashtem" ( i vemi person i ftuar - prej meje e jo prej organizatoreve te kolokiumit - ishte mikja ime franceze ), asnje gazetar ( edhe nje gazetare e RFI qe na premtoi se do te vinte te bente nje emision diten e fundit, nuk u duk me), asnje dashamires apo "fans" i Kadarese, asnje nga ambasada shqiptare ne France. Nuk arrita te marr vesh, ne se ishte nje mungese thjesht organizimi, nje rit absurd studjuesish apo thjesht nje "bojkotim" i paramenduar...
 
Lidhur me takimin me Kadarene, une do te doja te flisja per ate çka me beri pershtypje e me la mbrese te veçante. Se pari, modestia, qetesia dhe dashamiresia e Kadarese per te biseduar me ne. Nje njeri qe nuk shprehte ne asnje çast, ndonje gjest fodulleku apo rrembimi. Qe fliste per vepren e tij, pa ndonje ekzaltim, por thjesht si te behej fjale per gjera me se te zakoneshme. Kjo sa per hyrje, sepse ne fakt deshiroja te thoshja diçka tjeter. E pyeta Ismailin, ne se ai mendonte se mund te eksistonte ndonje rrezik radikal musliman ne Shqiperi dhe ai m'u pergjegj se nje gje e tille he per he nuk ekzistonte, por ne te ardhmen mund te ishte real dhe teper i rrezikshem. 
 
Dhe ai zuri ne goje, rastin e ambasades iraniane ne Tirane, se ciles aty i behen mjaft ndere e privilegje, nderkohe qe ne Europe perfaqesive te Iranit, me te drejte u eshte bere bojkot i plote. Kjo mbeshtetje e ambasades ne fjale, tha nder te tjera ismaili, ne Shqiperi, nuk behet thjesht prej "nostalgjikeve bektashinj" shqiptare por ne rradhe te pare nge shteti, nga personalitete politike e pas tyre, sigurisht, nga nje aradhe intelektualesh te cilet per nje darke ne "Sheraton" apo nje "rruge" ne Iran ( pse jo edhe per ndonje zarf te "majme" ) nuk e kane per gje te behen zedhenes te "lirise, demokracise, perparimit dhe mireqenies" aktuale te Iranit. 
 
Ne Shqiperi, mund te thuhet pa me te voglen rezerve se kjo ambasade, gezon nje respekt te veçante si edhe lehtesira te dukeshme per te organizuar veprimtari, intervista, takime me shkrimtare, botime, projektime filmash etj. Bile ajo eshte e vetmja ambasade qe me influencen e saj, ka krijuar edhe nje shoqate, nje organ letrar e ku dihet se çfare tjeter gje ...( dhenie me bollek bursash per teologji, pa dyshim ).
 
Nderkohe ( keto jane komentet e mia ) ne Kosove, me sa duket, punet jane edhe me keq. Me ndjeni se do te dale nga tema per kadarene, por mendoj se ndofta kjo gje do te mund te jape shtyse per ndonje debat, ndaj edhe po "zgjatem". Me sa duket islamiket radikale ne Kosove e gjetke, kane me teper terren e bile kane edhe organizata te tilla si ajo e quajtura "Xhihadi therret" e cila pak dite me pare, paska bere nje "Thirrje", ku nder te tjera thuhet se : 
 
Duke parë shtrurazi se kohëve të fundit është bërë e tëpërt edhe jeta me të krishterët në Kosovë sepse dihet se muslimanizmi  është mbizotrues në shtetin e Kosovës deshëm që me këtë letër të paraqesim disa projekte të shoqatave islame ne Kosovë të cilat janë duke e përcjellë gjendjen në  Kosovë  me mjaftë interes dhe se ata dëshirojnë që Kosovën ta shohin si vend me traditë të vërtete islame dhe kjo ështën një gjë shumë e mirëpër popullin shumicë muslimane.Në kuadër të kësaj ne jemi edhe duke hulumtuar që rasti i para ca kohëve në lidhje me autorinë e disa shkrimeve kunder mulsimanizmit dhe të konvertuarin e para disa viteve  Gjon(Aliadem ) Keka i cili duke përdorur  mendjen e tij ka bërë disa gabime që nuk i falen  në shkrimet e tij tepër të dhe me rastin e konvertimit ku në K`uran  thuhet se duhet zhdukur ai person për shkak të konvertimit dhe mohimit të Muhamedit . Ne kemi masivizuar disa organizata islamike që janë në Kosovë që ky person të gjindet dhe ta ekzekutohet sipas asaj që Kurani famëlart e thotë ngase ai ka mohuar drejpërsëdrejti  mulsimanizmi dhe se rasti i konvertimit të tij dhe shkrimet eë tij janë tepër të pafalshme në Kosovën e pavarur dhe me shumicë muslimane . Edhe Forumi Musliman i Kosovës si organizatë është tepër e prekur me këto  ndodhi që po e dëmtojnë shumcën silame në Kosovë sic është rasti me Gjon(Aliadem) Keken i cili është një turp i madhë konvertimi i tij në Krishterizëm , ne jemi të obliguar sipas Kuranit  që ai të ekzekutohet në qoftë se nuk dëshiron të kthehet  në islamizëm dhe kjo është e ditur ngase ai e ka ofenduar shumë fenë islame si dhe traditën e popullit shumicë mulsimane në Kosvë dhe normalishtë se edhe familjen e tij e cila është muslimane .Organizatat që janë në veprim për ta gjetur dhe ekzekutuar në mënyrën kuranore Gjon(Aaliadem) Keken  sipas asaj që thotë edhe Muhamedi .a.s.do të jenë në të gjithë territorin e Kosovës  deri sa të kryejn këtë veprim të shenjët Kuranor sepse është obligim i i muslimanëve të vrasin të pafetë dhe ata që janë konvertuar ne krishterizëm nga muslimanizmi. Gjon(Aliadem) Keka është një antislamist dhe një njeri që deri dje ishte musliman e sot është bërë një i krishter i zjarrët ngase duke u konvertuar dhe duke e mohuar muhamedin ai bënë mëkatë të pafalëshën dhe ne duhet ta ekzekutojmë sa më shpjetë sepse do jete vonë sepse ai ka pretendime që të kthej edhe të tjerë në krishterizmin e idhujtarive të mëdha kështu që duke e vrarë Gjon (Aliadem )Kekën në kryejm një obligim dhe i ndihmojmë Allahut në rrugën e tij për ta pastruar terrenin nga të pafetë sic është Gjon(Aliadem ) Keka mohues i islamizmit.Prandaj lusim të gjithë se kush e gjenë vendndodhjen e Gjon(Aliadem) Kekes  do te ketë merita dhe shpërblim si nga organizata jone islamike ashtu edhe nga Allahu.
Ne emër të Allahut mëshiruesit mëshirbërësit  dhe në thirjen për Xhihad ne duhet realizuar këtë obligim që Gjon(Aliadem) Keka të ekzekutohet sa më shpjet të jetë e mundur .
Allahu qoftë me ne dhe na ndohmoftë në rrugën tonë . 
 
Organizata islamike "Xhihadi thërret " 
21.06.2008
Prishtinë
 
 


Date: Sun, 22 Jun 2008 13:37:46 -0700From: [email protected]: [email protected]: Re: [AlbClub] Nje ngjarje me Kadarene




Z. Kokonozi, s'e kuptova mire, Kadareja ishte ne Paris diteve te kolokjumit mbi vepren e tij dhe nuk erdhi te ndiqte asnje nga seancat, ndonese aty kishte lektore e studiues te njohur sic thoni ju te ardhur qe nga Australia, Amerika, Anglia etj?
 
 
-----Original Message-----From: D. Kokonozi <[email protected]>To: [email protected]: Sun, 22 Jun 2008 3:30 amSubject: [AlbClub] Nje ngjarje me Kadarene
                  *** AlbClub Discussion List ***









 

Sebep per kete mesazh u bene dy emaile te dy kolegeve te kesaj liste per nje informacion me te zgjeruar per Kolokiumin Nderkombetar qe Universiteti Paris 10 organizoi ne fund te muajit maj 2008 per Ismail Kadarene. 
 
Ne te vertete pjesmarres te tjere te ketij kolokiumi kane dhene informacion te mire e te bollshem. Me tej une do te shtoj vetem ndonje detaj, por pa dyshim duket sikur gjeja me e mire qe do te beja ishte te sillja ketu temen qe mbajta.
 
E verteta eshte se  kam dyshime te forta nese nje gje e tille paraqet interes per te gjithe. Ndodhi qe drejtuesja e seances, ku  mu dha fjala, Anne Marie Autissier estete, profesoreshe e Universitetit Paris 8 dhe ish diplomate ne Ambasaden Franceze ne Shqiperi ne fillim te viteve 80, ne fund te nderhyrjes me pergezoi per frengjishten e shkelqyer, sipas saj, por ne shenimet qe mbajta une nuk kam asnje te dhene qe ajo te kete folur per idete e shkelqyera e  qe shpreha aty. 
 
Gjithsesi kjo nuk me pengoi te krijoj respekt te thelle per njohjen e jashtezakoneshme qe kishin per shkrimtarin shqiptar qarqet akademike dhe studiuesit e njour qe kishin ardhur nga Australia, Amerika, Anglia, profesoret franceze, por edhe shqiptaret qe mbronin doktoranturat ne France. 
 
Po ashtu ishte kelthitese e deshperuese mungesa e publikut shqiptar, megjithse ne Paris jetojne intelektuale, artiste e gazetare te njohur. Madje nje studiues e filozof shqiptar, gjate pushimit te seancave e pashe qe hyri ne ndertesen e quajtur Shtepia e Maks Weber,ku zhvillohej kolokiumi, por vetem sa na parshendeti e iku, thua se u kryqezuam te Xhamlliku dhe se ky nuk ishte evenimeti i pare qe Parisi organizonte per nje shkrimtar te gjalle. 
 
Ai u ngjit ne katin e dyte dhe nuk zbriti kurre aty poshte te shihte cpo ndodhte, edhe pse debatet ishin nganjehere te ashpra, por ne kuader te nje respekti reciprok. 
 
Gjithsesi kjo mospjesmarrje nuk ishte entuziazmuese per asnje nga ne. Se nuk eshte fjala per te qene fans i Kadarese, qe te vish aty. Debatet dhe analizat e thella ishin objektive dhe ne nje veshtrim te panjohur per ne, qe shpesh e gjykojme vepren e tij ne sektore bardhe e zi. Personalisht nderhyja kur verejta nje tendence te rekuperimit te Kadarese nga ana e trockisteve te gjashtedhjete e tetes.  
 
Pra, duke iu rikthyer problemit tone, se pari ngurroj ta postoj temen time sepse nuk kam asnje siguri se ajo eshte ne lartesine e kesaj liste, e cila nga ana tjeter, me sa kuptoj, nuk ka prirje te vecanta ti futet mesimit te gjuhes frenge. E dyta eshte problemi i perkthimit. Nuk ka gje me te bezdisur se te rrish e te perkthesh ate qe ke shkruar vete. Qe ne rreshtat e para bindesh se ajo qe ke thene eshte marrezi e plote dhe nis e perpunon frazen e idete nga te mundesh e ne fund sheh se ajo qe ke nxjerre nga duart eshte ende me kot se versioni i pare. 
 
Kjo me shtyn qe te dal me qejf nga Kolokiumi e te flas per nje ngjarje qe ndodhi jashte dyerve te tij e qw mw la mbresa te thella.
 
Diten e parafundit, rreth oren 19.30, isha duke pritur afer Kopshteve te Luksemburgut ambasadorin shqiptar, qe kisha takuar ne mengjes ne kolokium e qe me kishte lene takim aty ne ate ore.  Ai erdhi bashke me te shoqen dhe nderkohe qe une po i njihja me nje pjesmarres tjeter te kolokiumit, qe po kalonte aty ne kerkim te nje hoteli per kolegen e tij, ambasadori thote se aty ku ishim ndodheshim shume afer shtepise se Kadares. Pak me pas ai i telefonoi dhe i dha emrin e barit ku ishim, Royal Luxemburg. 
 
Nuk vonoi shume dhe ne pame Kadaren se largu te vinte. Ndenjem pothuajse deri ne mesnate duke biseduar me te dhe kur po ndaheshim bashkeshortja e ambasadorit me thote se rralle e kishte pare aq te celur e pasionant ne bisede. Ambasadori, per te cilin Kadareja fliste me respekt e ndaj te cilit shprehte mjaft besim,  tha se pergjithsisht ne takimet zyrtare ai i shte disi i mbyllur, por jashte tyre ishte krejt tjeter gje.
 
Tani nga e gjithe kjo bisede dua te sjell vetem nje ngjarje. Pasi e kisha pyetur nese kishte ndermend te dilte ndonje dite andej nga salla e Kolokiumit dhe Kadareja po thoshte se, ndryshe nga perurimi i ndonje libri, e kishte fort bezdi te ishte i pranishem ne nje salle ku flitej apo analizohej vepra e tij, ne verejtem dy burra rreth 30- 40 vjec me fizionomi jo evropiane, qe kishte qendruar pak me tutje e po veshtronte me kersheri nga ai. 
 
Ne nje cast reshtjeje te bisedes, me kujdes ata levizen koken per te terhequr vemendjen e ne te tjereve dhe pyeten: Shkrimtari shqiptar? Po i thame.  Ata tunden koken te kenaqur e me admirim e shkuan e zune vend pak me tej.
 
Ketu kane rendesi disa detaje, qe dua te ve ne dukje. Thashe se ishin me fizionomi te huaj dhe nuk qe e veshtire te kuptoje se ishin nga Magrebi. Vec kesaj ishin veshur me kominoshe, ne te cilat kishte njolla te dukeshme llaci e allcije dhe ora kur u shfaqen aty ishte rreth dhjete e darkes. Per ata qe e njohin disi Parisin dhe legjislacionin francez e dine mire rolin e sindikatave dhe  e kane te qarte se askush nuk te le te punosh ne ndertim deri ne ate ore te nates. Kjo do te thote se ata ishin puntore te huaj, pa kontrate te rregullt. Vec kesaj duhej te ishin edhe pa letra, per ndryshe nuk do te qene te detyruar te punonin ashtu ilegalish. Te detyrosh nje punonjes te rregullt francez te punoje deri ne ate ore ne nje sektor te tille, CGT organizon tre dite greve kombetare.
 
Duke marre me mend te gjitha keto i them Kadarese, se nuk me cuditi ne vetvete fakti se e njohen, por identiteti i presonave qe e njohen, pra  as intelektuale e as studente franceze, thjeshte dy emigrane arabe. Kadarese nuk i beri asgje pershtypje, sikur te mos e besonte fare nje gje te tille, se ne fakt i pa se cilet ishin e si ishin veshur dhe mbase ju duk si gjesendi e sajuar a kurdisur. 
Mundet edhe se kishte kujtuar se ishim ne te tjeret qe u kishim terhequr vemendjen meqe e kishim vene ate ne mes e te gjithe i drejtoheshim atij. Dhe ata, puntoret ilegale pastaj, kishin bere ndonje hamendjeje se cili mund te ishte ai. Nuk e di e nuk e mora vesh kurre cila ishte arsyeja e flegmes se tij.
 
Pak caste me tej dy puntoret u ulen me tutje nesh. Me pas ne morem vesh se ishin me origjine libaneze. 
 
Pikerisht pasi kamarieri u la nga nje birre perpara, njeri prej tyre, sikur te kishte kuptuar dyshimet e Kadarese, ktheu koken nga une, e duke zgajtur pak qafen tha: Le général de l'armée morte, non?
 
Kjo ishte, thashe me vete! Tunda koken me admirim e respekt per ata dy fakire aq te thjeshte, por verejta se edhe Kadareja nuk e kishte me ne fytyre ate dyshimin e pare. 
Ishte prekur qe ata kishin cilesuar me emer nje veper te tijen, gje qe do te thoshte se nuk kishin pyetur rastesisht per nje fytyre te pare diku, por kishin nje njohje me esenciale per te.
 
Te nesermen i fola Veronique Gely-se , organizatores se Kolokiumit per kete ngjarje dhe profesoresha e sapo emruar ne Sorbone, kerkoi tja perseris edhe nje here ngjarjen dhe per disa caste mbeti krejt e mahnitur. PAstaj me tha se mbase kjo ka ndodhur me qe Kadareja ka emer musliman. Ata nuk e permenbden fare emrin e tij, i thashe, cituan kombesine dhe  nje veper te tijen. Nuk arrij dot ta besoj , me tha, eshte krejt e pabesueshme dhe e jashtezakoneshme kjo qe me thua! Jam shume e prekur, shtoi pastaj dhe jam i sigurte se ata nuk do te kishin aq njohje edhe per shkrimtaret franceze me te perkthyer  te diteve tone.
 
Per ke thashe me vete, per Houellebecq -un dhe pershkrimet e turizmit seksual apo per fantazmat e gjendjet komatike te Marc Levit?
 
Natyrisht, fola me vete. 
 
   
 
D. Kokonozi
 
_________________________________________________________________
Una cena tra amici? Cerca il ristorante con Live Search Maps
 http://maps.live.it

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club