Re: [AlbClub] Nje ngjarje me Kadarene
"Bashkim Kopliku--->Gmail Home" <[email protected]> Wed, 25 Jun 2008 13:57:56 +0200
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <006401c8d6ba$b967d530$0401a8c0@pc> |
*** AlbClub Discussion List ***
Përshëndetje z. Kokonozi,
Nuk e ndjek futbollin, prandaj po shkruaj, me që "më përmendët emrin".
I mbahem "së parës": "Kam shumë respekt për Kadarenë, por klasifikoj si vepër të porositura nga propaganda komuniste, si Dimrin, si Koncertin, si Gjeneralin..."
Por çdo njeri, sado i mirë të jetë, ka dhe ai anët e tij të dobëta: "dikush do të thoshte, prandaj është njeri, dhe jo perëndi". E një nga anët e dobëta të Kadaresë, është pikërisht mëtimi i tij se ka qenë "anti-komunist", "anti-enverist", "anti-regjimit të para '90", përse jo, edhe "disident".
Dihet se njeriu flet direkt, dhe lë edhe që gjërat të nënkuptohen-aq më tepër një si Kadare, që mëton se ka arritur të flasë me gjuhën e Ezopit, me me mijëra lexues të tij në Shqipërinë komuniste, bile dhe me botën, sidomos atë të të majtëve francezë. Për çudi, as Sigurimi, as zyra e shtypit e Komitetit Qëndror, as Xhaxhi Enver, asnjë nuk e merrte vesh atë gjuhën ezopisht. Edhe një herë, ju lutem mos lini t'u rrëshqasë absurdi: e paskan marrë vesh populli shqiptar "ezopishten", e jo specialistët "e trashë" të makinerisë shtypëse komuniste.
Pra, Kadare e ka lënë të nënkuptohet qartë-pra e ka "thënë"-për çdo lexues, që ai "përbrenda ka qenë disident", por "edhe përjashta, por ama "ezopisht". Natyrisht, i pyetur direkt, pasi ishte bërë bozë kjo fushatë superhipokrite, u detyrua të thotë me hile, "se nuk kam qenë disident". Por ndërkohë, fansat e tij vazhdonin t'i gënjenin mendjen rinisë, apo dhe pleqve që nuk e kanë lexuar Kadarenë, apo që nuk e kanë jetuar komunizmin shqiptar, se ai ka qenë jo vetëm disident, "por Ai është rrëzuesi faktik i komunizmit në Shqipëri".
E gjithë kjo fushatë, është lejuar, dhe indirekt është "miratuar" nga Ai, që të bëhet, nga fansat e tij. Edhe një herë: asnjëherë, as për lezet, nuk është kundërshtuar nga Kadare, nuk u tha një herë ndonjë miku të vet, "mos ia vesh kot, plako". Ja disa nga ato që Kadare nuk i ka kundërshtuar asnjë herë, kur thuheshin nga fansat e tij:
"I vetmi opus i mendimit dhe i frymës demokratike ne periudhën me te erret te diktaturës"; "disidencës artistike te gjithhershme"; "Kadareja ynë e sulmoi qe herët diktaturën, kur ajo ishte ne kulmin e fuqisë së saj përbindshore, pa reshtur e pa u lodhur."; "godiste me "shigjetat e artit" dhembshëm ne "thembrën e Akilit"; "Kur i lexoja veprat e tij me behej se ne dore nuk kisha libra, po pllaka me gjak te piksur"; "prej me te pareve sulmues te stalinizmit"; "vendi i shqiponjave" ishte ai i diktaturës se fundit marksiste retrograde. Ketë ju e keni luftuar. Vepra juaj e ka luftuar. Vepër tërësisht e drejtuar kundër totalitarizmit." etj. etj.
Nuk po duroj më t'ju hedh citime të tilla!
Zonja Mirela Bogdani është më e re, mund të ishte vajza ime nga mosha, prandaj dhe është më e lirë se unë. Por, me gjithë lirinë e munguar timen, autocensurën time, do t'i kopjoj një thënie të saj: "mua këto gjera me pështjellojnë zorrët".
* * *
Pra tani po kaloj në përgjigje direkt të pyetjes suaj, z. Kokonozi:
"Ju shkruani me tej se ajo teza e desidences se Kadarese ju sjell zorret ne fyt, gje qe eshte disi barazvlefshme me ate shprehjen time te mesiperme. Keni te drejte, po ku e paska thene ai qerrta Kadare nje gje te tille? A nuk eshte ai qe ka theksuar me se njeqind here se midis disidences dhe letersise ai zgjodhi letersine?".
Në vijim vetëm po citoj nga intervistat e Kadaresë (nuk po e ngarkoj e-mailin me data e vende, të cilat i kam; por them vetëm se intervistat janë të gjitha të pas 1992, të viteve para e pasi Kadareja u detyrua të thotë formalisht, se "nuk ka qenë disident"!:
1--
G.P. Pse vendosët të largoheshit nga Shqipëria pikërisht në vitin 1990?
Jam përpjekur të largohem dy herë të tjera. Për herë të parë kjo ndodhi në gusht të vitit 1962, pikërisht në vendin tuaj. Isha si gazetar në festivalin botëror të rinisë në Helsinki. Gjatë kthimit grupi prej pesëdhjetë personash ndaloi për një natë në Pragë. Ika nga hoteli me mendimin, se nuk do të kthehem. Bile sigurova edhe një dhomë në hotel, diku afër sheshit Venceslav. Por natën më mbërtheu një trishtim i madh, dhoma më dukej e ngushtë, e padurueshme. Edhe pse ishte e rrezikshme, u ktheva te grupi i delegatëve dhe shpresoja se askush nuk do ta kish vënë re mungesën time. Për herë të dytë ndodhi në Paris në vitin 1983. Atëherë, miku im, Mishel Pikoli me bashkëshorten më këshilluan të mos qëndroja. Sipas tyre, do të bija në depresion dhe nuk do duroja mendimin se ç'do ndodhte me familjen time në Shqipëri. Kishin të drejtë, dhe mua s'më erdhi keq që ndërrova mendim. Diktaturat janë si britmat e zeza. Nuk iket kollaj prej tyre. Në vitin 1990 situata ishte më ndryshe. Ikja ime nuk do të ishte kaq dramatike si dikur. Qëllimi ishte që të kontribuoja në rënien e regjimit. Shqipëria ndoshta mund të ngelej komuniste si Kuba, si Koreja e Veriut. Mendoja se me ikjen time do ndihmoja për të kundërtën.
2
G.P. Nga një anë gjatë regjimit të Hoxhës librat tuaja botoheshin, ndonjëherë më vonë edhe ndaloheshin, por gjithashtu botoheshin edhe jashtë. Mund ta shpjegoni ndopak këtë situatë skizofrenie?
[...] Kështu që pyetjes, cila është letërsia që unë shkruaja, i përgjigjesha shumë thjesht: është letërsi e realizmit socialist. Funksionarët komunistë kishin të drejtë të hutoheshin dhe revoltoheshin. Se ajo nuk ishte letërsi e realizmit socialist, por letërsi borgjeze, dekadente. Unë thosha të kundërtën: Dekadente është letërsia që aprovoni ju, letërsia mediokre, dogmatike! Siç e shikoni, ky dialog ishte kulmi i absurditetit. Dikush e merrte për tallje, dikush e merrte seriozisht. Funksionarët më të drejtë kërkonin, që vepra ime të ndalohej. Të tjerët ishin të lumtur, që në shkretëtirën kulturore shqiptare mund të lexonin letërsi të vërtetë.
3
[...] Ju, z. Kadare konsideroheni Simbol i Kombit [...]
"Shqiptaret e kane kuptuar qe unë përfaqësoj këtu kulturën e tyre, sit e thuash një simbol më tepër mbi flamurin e Shqipërisë.
4
"Unë kam mundur te shkruaj një letërsi të padeformuar, përgjithësisht normale.
5
"Ne një kohe te erret, kur gjithçka ishte prishur e degraduar, ata u përpoqën te përgatitin pak ushqim shpirtëror për bashkëkohësit e vet. Një ushqim te shëndetshëm."
6
"Shkrimtaret mund te jene ne marrëveshje me regjimet e tyre, pa u bere domosdo lakej e puthadorë."
7
"Vendimi për të lëne vendin tim është vazhdim logjik i asaj qe kam mbrojtur ne veprën time."
Nuk po citoj më, as nga Kadareja, se "u lodha".
Gjithsesi alb-club-as, nëse ju duken citatet të pabesueshme, nuk përtoj edhe t'u vë vendin e datën nga janë marrë.
* * *
Sa mirë do të kishte qenë, që Kadare të kishte qenë i sinqertë dhe të thoshte:
"Unë Ismail Kadare, kam qenë komunist, enverist, anti-Gjergj Fishtë, anti-Kasem Trebeshinë, e anti të gjithëve që dënonte Partia Komuniste Shqiptare-kështu ishte koha atëherë. Tani, pasi të tjerët rrëzuan komunizmin, tani e kam kuptuar se kam bërë gabim në atë kohë; pendohem dhe kthehem në anti-komunist.
Se harrova, edhe atëherë, në shtator 1990, kur ika nga Tirana, ika sepse më terrorizonin çdo ditë ca huliganë, ca jashtëqitje të kombit, duke më thënë "Po vjen dhe ora jote" etj. Pata frikë nga ata, sepse shteti komunist po disintegrohej e nuk ishte më në gjendje të më mbronte as jetën. Unë isha komunist e marksist, se ja ç'lashë në botim, sapo u arratisa: "Në botë u ngrit me mjekër gjer në retë Parathënësi më i madh me emrin Marks." ("Te kështjella e Hamletit", botuar sapo ika, më 1991).
Tani e kuptoj që disa nga ata që më kërcënonin ishin heronj, pra nuk është e thënë se të gjithë pa përjashtim, ishin spiunë të komunizmit, që u duhen hapur dosjet etj. "
Sa do të ishte zbukuruar Kadare, po të kishte folur të vërtetën! Çdo njeri në botë, ka të drejtë të ndryshojë për mirë, bile i rrit vlerat vetes-kjo vlen edhe për Kadarenë. Bile do të shtoja që nuk është kurrë vonë të ndryshosh për të mirë.
Këto, dhe të tjera si kjo, edhe në veprat e tij, jo vetëm në intervistat e tij, është e meta tjetër e Kadaresë: hipokrizia. Por nuk do të kaloj në të tjerat, do ta lë me "mëtimin e Kadaresë për disidencë, apo për anti-enverist".
Në të gjithë sa shkrova, nuk e kam hallin vetëm tek Kadare, sepse nuk do t'ia vlente të shkruaja. Merakun kryesor e kam për qindra e mijëra kadare, ish-komunistë që pa bërë fare "autokritikë", mëtojnë të kenë qenë "që kur kanë lerë", antikomunistë të thekur. E kjo përbën një epokë e tërë post komuniste shqiptare.
Nderime.
Bashkimi
Bashkim Kopliku
Phone: +355 52 223663
Mob: +355 682200590
E-mail: <[email protected]>
optional: <[email protected]>
Please, send important e-mails
on both addresses!
----- Original Message -----
From: D. Kokonozi
To: [email protected]
Sent: Tuesday, June 24, 2008 11:39 PM
Subject: Re: [AlbClub] Nje ngjarje me Kadarene
*** AlbClub Discussion List ***
------------------------------------------------------------------------------
Znj. Bogdani,
duke ju siguruar per vleresimin tim te vecante, me lejoni te them se ne kete fushe ku gjendemi personalisht parapelqej te bej analizen e vlerave dhe jo gjykimin e vlerave.
Ne fakt sapo kam lene punen, ne perfundim te se ciles jam i detyruar te bej vazhdimisht nje raport social per personat me te cilet merrem dhe emocionalisht ndihem si nje pile e shkarkuar, sic thote nje poet grek e nuk kam as piken e vullnetit te ulem e te shkruaj perseri. Per dreq nuk ka as futboll.
Megjithate, duke qene se ju keni thirrur ne ndihme edhe z. Kopliku, une po leviz vendit, se nuk jam i pandjeshem ndaj debateve te lira.
Se bashku ju ndani mendimin se: Ne Shqiperine komuniste te drejten per te botuar e kishin vetem njerez qe kalonin filtrin komuniste etj.
Me duhet te pranoj se kjo eshte shume e vertete. Por duhet te shtoni se ne ate kohe, bashke me Kadarene botonin edhe disa mijra te tjere, botonte edhe Sulejman Mato, botonte edhe Prec Zogaj, qe vdisnin shtate here ne dite per Partine dhe ngjalleshin tete here, botonin edhe lloj lloj karagjozesh te tjere, botonte edhe Ketho Spiri, Mico Rrumbullaku, Fatos Arapi,Xhevair Spahiu e plot te tjere, krijimet e te cileve botoheshin ne frengjisht te les lettres albanaises e qe ambasada shqiptare e Parisit i shprendante falas, po si ndodhi qe askush nuk e cau b... per to?
Si ndodhi qe te njejtin akt natyror nuk e beri askush edhe per ata poete disidente qe jetonin te arratisur jashte shtetit ame apo ne shtetin e dyte te ardhshem ame?
Tjeter. A e dini ju se sa shume paguan edhe sot e kesaj dite ministria e kultures duke perkthyer ne frengjisht vepra te autorve bashkekohore? Sapo e mesova emrin e njerit prej tyre, por ajo paguan edhe per ata qe kane qene te persekutuar realisht gjate komunizmit, po si ndodh qe askush nga botuesit e huaj nuk po e ben ende ate aktin e mesiperm ne France apo gjetiu? Dicka degjova per At Zef Pllumin ne Amerike, ai natyrisht qe meriton ende me shume, por jemi ne memuaristike e jo ne letersi..
Pra, duhet te kete edhe dicka tjeter vec asaj perkrahjes se regjimit qe thoni ju e z. Kopliku. Keshtu them me mendjen time, se si ta shpjegojme ndryshe qe Kadareja po boton me aq sukses ne bote edhe pasi ra sponsori i tij i madh, regjimi komunist.
Po ju si thoni?
Ketu po shtoj nje kujtim personal. Nja pesembedhjete vjet te shkuara, kam patur privilegjin te shetis neper Paris duke patur si guide Isuf Vrionin, i cili me dergoi te vizitoj te gjitha vendet ku kishte kaluar rinine e tij. Darkave, para ndonje gote birre dhe patateve te skuqura, qe ai i pelqente shume, natyrisht binte fjala edhe te perkthimet e tij. Aty mesova nga goja tij se Gjeneralin e Kadarese ai e ka marre dhe e ka perkthyer vete per qejfin e tij, po u shtyre e pa u porositur nga askush. Me pershkroi me imtesi dhomen ku ndodhej, gjendjen shpirterore dhe marken e makines se shkrimi. Kete te fundit kam vendosur ta kerkoj kur te kem ndonjehere rast te shkoj ne Shqiperi.
Keshtu ka filluar gjithcka. Keshtu nisi ajo histori qe do ta vendose letersine shqiptare ne harten e botes, sic thote Peter Prifti.
Kur pa rende ende komunizmi Francois Nourissier, president i Akademise Gonkurt, erdhi ne Shqiperi dhe ne nje takim te Lidhja e Shkrimtarve tha, suksesi i Kadares eshte thjesht nje aventure e Vrionit me gjuhen frenge, kete pak vete e kuptuan. Ne ate kohe edhe une mendoja pak si ju, pak a shume, afersisht.
Ju shkruani me tej se ajo teza e desidences se Kadarese ju sjell zorret ne fyt, gje qe eshte disi barazvlefshme me ate shprehjen time te mesiperme. Keni te drejte, po ku e paska thene ai qerrta Kadare nje gje te tille? A nuk eshte ai qe ka theksuar me se njeqind here se midis disidences dhe letersise ai zgjodhi letersine?
Dhe ju shume qartesisht shkruani: Kadareja ka qene shkrimtari me i preferuar, me i miri shkrimtar shqiptar qe linte nja dhjete vende bosh e pastaj vinin te tjeret. Vepra e tij me pelqente per temat e vecanta qe trajtonte e mbi te gjitha per stilin e mrekullueshem ne ate letersi mediokre te realizmit idiot socialist.
A nuk do te thote kjo se ai paska bere zgjedhjen me te mire? Faleminderit per kete fraze te bukur, se une nuk do te guxoja ta shkruaja, per te mos i dhene ngjyresa emocionale personale ketij meszhi.
Midis nesh, e kujt do i hynte ne pune nje disident me pak a me shume?
Nuk po shtoj asgje tjeter, vertet. Pas disa oresh, gishtat nuk do ti rrah me ne tastiere, por per ndeshjen Rusi Spanje.
Jam nga ana tjeter e Manche- es, perballe Folkestone. Po qe se degjon nga larg nje ulerime kur te beje Spanja gol, merre me mend se kush eshte, po ashtu edhe ndonje bllum ne uje, po ndodhi e kunderta.
Miqesisht, gjithnje!
dk
2008/6/24 Mirela Bogdani <[email protected]>:
*** AlbClub Discussion List ***
Flm Z.Kokonozi per infon shtese per Kadarene dhe sqarimin e arsyes pse ai nuk u shfaq ne asnje nga seancat. Prap nje gje s'e kuptova: organizatoret s'e dinin qe Kadareja jetonte (bile qe kish shtepi mu aty ne mes te Parisit) po e dinin te ikur nga kjo bote? E dyta per kete puna e emocionimit te tyre kur moren vesh per kete fakt (apo "marrje-mendjen" qe permendi ju) se e kishin studiuar sikunder Hemiguejn, Borgesin, Sartrin, bie dakort me Koplikun kur thote me shume te drejte qe "në Shqipërinë komuniste, të drejtën për të botuar e kishin vetëm njerëz që kalonin filtrin komunist, të drejtën për t'u përkthyer, por edhe për t'u përhapur librat me subvencione shtetërore (të buxhetit të Shqipërisë së taloneve) e kishin vetëm libra të autorëve që kalonin nëpër një filtër shumë më të imët të komunizmit". Pra qe ta sqaroj me tamam, per mua (ashtu sic jam e sigurte si shume prej jush ketu), Kadareja ka qene shkrimtari me i preferuar, me i miri shkrimtar shqiptar qe linte nja dhjete vende bosh e pastaj vinin te tjeret. Vepra e tij me pelqente per temat e vecanta qe trajtonte e mbi te gjitha per stilin e mrekullueshem ne ate letersi mediokre te realizmit idiot socialist. Po veprat e tij nuk sfidonin sistemin apo mbartnin nentekste politike e te tjera brockulla si keto. Filtri dhe censura komuniste ishte aq paranojake dhe vigjilente sa s'lente t'i shpetonte nje kenge festivali apo vjershe tek revista "Pioneri", jo me romane te tera te Kadarese, e aq me teper te perktheheshin e shperndaheshin jashte me perkrahjen e fondet e shtetit. Prandaj mua kjo teza shume e perfolur e dizideces se Kadarese vertet me sjell zorret ne fyt. Kadareja si shkrimtar eshte gjenial. Kadreja si individ eshte jo thjesht mjeshter i pragmatizimit, konjukturalizmit dhe pluskimit mbi uje ne te gjithe periudhat e regjimet, por pjese e elites sociale dhe i perfitimit maximal ne cdo lloj sistemi e periudhe: bukuri gjate komunizmit, bukuri gjate tranzicionit (me shtepi ne mes te Parisit, ne Tirane maje kulles Vodafon e ne plazhet turistike me eksluzive ne Durres). Per te mos dale pastaj tek funksionet e tij politike gjate komunizmit: si deputet e Partise se Punes, si N/Kryetar i Frontit Demokratik e deri ne momentet e fundit kur komunizmi po jepte shpirt. Nuk po permend ketu komentet (e super-perfolura) te tij mbi refugjatet e ambasadave, po nje tjeter episod qe pata rastin ta shikoja ca jave me pare ne TV: nje pjese dokumentari mbi nje plenium te PP ne 1989 ne te cilin po analizohej situata ne Europen Lindore pas shembjes se murit te Berlinit dhe ku trimat tane betoheshin qe do vazhdonin me besnikeri rrugen e merhumit, kur ne presidium krahas ca figurave te shquara te saj kohe dhe Nexhmije Hoxhes qe mbante fjalimin ishte dhe Kadareja. Jo me pak se ca muaj me pas (kur ne Shqiperi filloi kaosi, anarkia dhe ndjesia e afert e nje amoku te pergjithshem) Kadareja beri "disidentin" duke u larguar nga Shqiperia ne Paris !!!! Nuk e di, po mua keto gjera me peshtjellojne zorret.
--- On Mon, 6/23/08, D. Kokonozi <[email protected]> wrote:
From: D. Kokonozi <[email protected]>
Subject: Re: [AlbClub] Nje ngjarje me Kadarene
To: [email protected]
Date: Monday, June 23, 2008, 7:09 AM
*** AlbClub Discussion List ***Znj. Bogdani,
Me sa kuptova Kadareja as qe ishte ftuar ne Kolokium. Dhe nuk e fsheh se ne na erdhi mire qe ai nuk ishte aty. Prania e tij sigurisht do te na pengonte te shpreheshim lirshem dhe te benim objeksione per shume gjera.
Qe nuk kishte dijeni as per programin e kuptova edhe kur i fola per permbajtjen e temave, gje qe e degjoi me kujdes dhe tha se i dukej pune serioze. Te nesermen ai do te nisej ne Angli per botimin e Keshtjelles. Edhe per kete dukej pak i habitur. Tha se e kishte botuar ate liber para 40 vjetesh dhe nuk e dinte si qene kujtuar per te na Angli, por botuesi i kishte thene se ai liber ishte me i rendesishme i katalogut te tij te atij viti dhe e kishte lutur te shkonte.
Vete Kadareja solli aty te ne faksimilen e botimit te Dantes ne Itali, ne ato dite. E mar me mend, tha si do ti kene shtremberuar turinjte kur te degjojne se ka shkruar per Daten edhe nje shqiptar. Ne ate Itali ku ka me mijra vepra per te. Po ta lexone njehere. Dhe nuk e fshihte gezimin qe ai libri ishte botuar aty. E njejta gje per librin e Eskilit ne Greqi dhe te te Shekspirit ne Angli...
Kjo sa per te plotesuar mesazhin e pare.
Me tej edhe nga organizatoret e kolokiumit mora vesh se nuk ishte ftuar dhe se nuk e shihnin kete si nje praktine te fryteshme per shprehjen e lire te pjesmarresve.
Thashe se pati caste konfliktesh te ashpra. Te siguroj se nuk ishte aspak nje takim honoristik dhe pati nje numer profesoresh qe u futen ne analiza tekstuale nga me te imtat, rimarrje e rishikim i te gjitha versioneve te vepres, ndryshimet, frazat a shprehjen e nderfutura ne kontekste politike te caktuara, detaje te kohes kur ndodhi dhe cfare nenkuptonte ne vetevete rishkrimi i nje vepre. U fol per mitet ne vepren e tij, rimarrjen dhe perpunimin e tyre dhe pati debate nese ishte miti qe e lejonte Kadarene te shprehej apo ishte Kadareja ne funksion te mitit. Dhe ata ishin doktore ne greqishten e vjeter e qe ishin mjeshtra te mitologjise se saj.
Se fundi ndodhi edhe dicka qe me kishte ndodhur edhe mua ne te rite e tim kur dikush nje dite me tregoi Lasgush Poradecin ne rruge. Mbeta pa goje se kisha kujtuar se ai kishte nje shekull qe kshhte vdekur... Kete e vura re te organizatoret, qe edhe ata thane se e kishin studiuar sikunder Hemiguejn, Borgesin, Sartrin etj, etj, dhe ndjene nje si marrje mendsh kur u thashe si atij i ishin dukur temat mjaft serioze. Jo se nuk e dinin se ishte gjalle, por me sa duket ne mendjen e tyre ai ai prej vitesh bente pjese ne panteonin e te vdekurve te pavdekshem.
dk
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
------------------------------------------------------------------------------
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club