Re: [AlbClub] Nje ngjarje me Kadarene
Mirela Bogdani <[email protected]> Wed, 25 Jun 2008 06:27:33 -0700 (PDT)
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Dy komente Z.Kokonozi mbi pergjigjen tuaj. E para thelbi i asaj qe thashe une, duke ju referuar fjalise se Z.Kopliku, ishte jo qe vec Kadareja e kishte "te drejten per te botuar ne Shqiperine komuniste", po qe ai ishte nje nga te paktet (apo ndoshta i vetmi?) veprat e te cilit botoheshin rregullisht jashte pikerisht nga shteti komunist (nuk ma do mendja qe Fatos Arapit apo Xhevair Spahiut shteti i ka botuar ndonje veper jashte), e prandaj Kadareja u be i njohur mes studiuesve franceze etj para se te fillonte ti botonte vete veprat e tij ne kohen e post-komunizmit. Pra kapni thelbin e asaj qe po them une, Kadareja e meritonte ti botoheshin librat brenda e jashte se ishte, po e perseris, shkrimtar gjenial, po kjo u be e mundur sepse Kadareja nuk e sfidonte sistemin, perkundrazi dinte ti bente fresk sistemit dhe ishte nga te preferuarit e Enver trimit, apo ishte (duke cituar shprehjen qe qarkullonte nen buze tek intelektualet e Tiranes se viteve '80) "shkrimtar oborri". E dyta, per ate punen e disidences. Ne fakt u mendova nese duhet te shtoja ne msg tim te meparshem nje paranteze te tille "mos me thoni qe kete tezen e Kadarese po e servirin te tjeret dhe Kadareja s'ka lidhje hic me te", se ky "infantilitet" ofendon edhe gjykimin e njerezve me IQ nen mesatare. Sigurisht qe Kadareja s'e ka shprehur ndonjehere kete gje se s'eshte budalla, por teza e dizidences i ka pelqyer dhe eshte perkrahur dhe ndoshta edhe stimuluar nga ai vete (per shume arsye). Dhe sa per ate Z.Kokonozi qe "A nuk eshte ai qe ka theksuar me se njeqind here se midis disidences dhe letersise ai zgjodhi letersine?", a ka mundesi te ma shpjegoni ate ngazhimin e tij politik gjate komunizmit, gjithe ato ofiqe te larta qe mbajti e qe per cudi ju s'beni asnje koment ne msg tuaj? Nese do zgjidhte vec letersine, ai mund te merrej fare mire vec me letersi, sic bene shume shkrimtare te tjere gjate komunizmit, qe u moren thjesht me krijimtari e s'u ngaterruan me poste politike, pa u ndalur ketu ne rastet ekstreme te atyre qe me tamam sfiduan sistemin e qe per rrjedhim perfunduam mos me keq burgjeve e internimeve, apo ekstremin tjeter te injorimit te sistemit e mbylljes ne boten e tij sic beri Lasgush Poradeci. Por Kadareja sic e thashe eshte per t'u "admiruar" per nga mjeshteria e pragmatizmit dhe perfitimit maximal ne cdo lloj sistemi e regjimi. Shpresoj te kenaqesh sot me Spanjen, ndonese si zor t'ja hedhin ruseve thjesht me penalltira si me italianet. cheers, Mirela --- On Tue, 6/24/08, D. Kokonozi <[email protected]> wrote: From: D. Kokonozi <[email protected]> Subject: Re: [AlbClub] Nje ngjarje me Kadarene To: [email protected] Date: Tuesday, June 24, 2008, 10:39 PM Znj. Bogdani, duke ju siguruar per vleresimin tim te vecante, me lejoni te them se ne kete fushe ku gjendemi personalisht parapelqej te bej analizen e vlerave dhe jo gjykimin e vlerave. Ne fakt sapo kam lene punen, ne perfundim te se ciles jam i detyruar te bej vazhdimisht nje raport social per personat me te cilet merrem dhe emocionalisht ndihem si nje pile e shkarkuar, sic thote nje poet grek e nuk kam as piken e vullnetit te ulem e te shkruaj perseri. Per dreq nuk ka as futboll. Megjithate, duke qene se ju keni thirrur ne ndihme edhe z. Kopliku, une po leviz vendit, se nuk jam i pandjeshem ndaj debateve te lira. Se bashku ju ndani mendimin se: Ne Shqiperine komuniste te drejten per te botuar e kishin vetem njerez qe kalonin filtrin komuniste etj. Me duhet te pranoj se kjo eshte shume e vertete. Por duhet te shtoni se ne ate kohe, bashke me Kadarene botonin edhe disa mijra te tjere, botonte edhe Sulejman Mato, botonte edhe Prec Zogaj, qe vdisnin shtate here ne dite per Partine dhe ngjalleshin tete here, botonin edhe lloj lloj karagjozesh te tjere, botonte edhe Ketho Spiri, Mico Rrumbullaku, Fatos Arapi,Xhevair Spahiu e plot te tjere, krijimet e te cileve botoheshin ne frengjisht te les lettres albanaises e qe ambasada shqiptare e Parisit i shprendante falas, po si ndodhi qe askush nuk e cau b... per to? Si ndodhi qe te njejtin akt natyror nuk e beri askush edhe per ata poete disidente qe jetonin te arratisur jashte shtetit ame apo ne shtetin e dyte te ardhshem ame? Tjeter. A e dini ju se sa shume paguan edhe sot e kesaj dite ministria e kultures duke perkthyer ne frengjisht vepra te autorve bashkekohore? Sapo e mesova emrin e njerit prej tyre, por ajo paguan edhe per ata qe kane qene te persekutuar realisht gjate komunizmit, po si ndodh qe askush nga botuesit e huaj nuk po e ben ende ate aktin e mesiperm ne France apo gjetiu? Dicka degjova per At Zef Pllumin ne Amerike, ai natyrisht qe meriton ende me shume, por jemi ne memuaristike e jo ne letersi.. Pra, duhet te kete edhe dicka tjeter vec asaj perkrahjes se regjimit qe thoni ju e z. Kopliku. Keshtu them me mendjen time, se si ta shpjegojme ndryshe qe Kadareja po boton me aq sukses ne bote edhe pasi ra sponsori i tij i madh, regjimi komunist. Po ju si thoni? Ketu po shtoj nje kujtim personal. Nja pesembedhjete vjet te shkuara, kam patur privilegjin te shetis neper Paris duke patur si guide Isuf Vrionin, i cili me dergoi te vizitoj te gjitha vendet ku kishte kaluar rinine e tij. Darkave, para ndonje gote birre dhe patateve te skuqura, qe ai i pelqente shume, natyrisht binte fjala edhe te perkthimet e tij. Aty mesova nga goja tij se Gjeneralin e Kadarese ai e ka marre dhe e ka perkthyer vete per qejfin e tij, po u shtyre e pa u porositur nga askush. Me pershkroi me imtesi dhomen ku ndodhej, gjendjen shpirterore dhe marken e makines se shkrimi. Kete te fundit kam vendosur ta kerkoj kur te kem ndonjehere rast te shkoj ne Shqiperi. Keshtu ka filluar gjithcka. Keshtu nisi ajo histori qe do ta vendose letersine shqiptare ne harten e botes, sic thote Peter Prifti. Kur pa rende ende komunizmi Francois Nourissier, president i Akademise Gonkurt, erdhi ne Shqiperi dhe ne nje takim te Lidhja e Shkrimtarve tha, suksesi i Kadares eshte thjesht nje aventure e Vrionit me gjuhen frenge, kete pak vete e kuptuan. Ne ate kohe edhe une mendoja pak si ju, pak a shume, afersisht. Ju shkruani me tej se ajo teza e desidences se Kadarese ju sjell zorret ne fyt, gje qe eshte disi barazvlefshme me ate shprehjen time te mesiperme. Keni te drejte, po ku e paska thene ai qerrta Kadare nje gje te tille? A nuk eshte ai qe ka theksuar me se njeqind here se midis disidences dhe letersise ai zgjodhi letersine? Dhe ju shume qartesisht shkruani: Kadareja ka qene shkrimtari me i preferuar, me i miri shkrimtar shqiptar qe linte nja dhjete vende bosh e pastaj vinin te tjeret. Vepra e tij me pelqente per temat e vecanta qe trajtonte e mbi te gjitha per stilin e mrekullueshem ne ate letersi mediokre te realizmit idiot socialist. A nuk do te thote kjo se ai paska bere zgjedhjen me te mire? Faleminderit per kete fraze te bukur, se une nuk do te guxoja ta shkruaja, per te mos i dhene ngjyresa emocionale personale ketij meszhi. Midis nesh, e kujt do i hynte ne pune nje disident me pak a me shume? Nuk po shtoj asgje tjeter, vertet. Pas disa oresh, gishtat nuk do ti rrah me ne tastiere, por per ndeshjen Rusi Spanje. Jam nga ana tjeter e Manche- es, perballe Folkestone. Po qe se degjon nga larg nje ulerime kur te beje Spanja gol, merre me mend se kush eshte, po ashtu edhe ndonje bllum ne uje, po ndodhi e kunderta. Miqesisht, gjithnje! dk 2008/6/24 Mirela Bogdani <[email protected]>: *** AlbClub Discussion List *** Flm Z.Kokonozi per infon shtese per Kadarene dhe sqarimin e arsyes pse ai nuk u shfaq ne asnje nga seancat. Prap nje gje s'e kuptova: organizatoret s'e dinin qe Kadareja jetonte (bile qe kish shtepi mu aty ne mes te Parisit) po e dinin te ikur nga kjo bote? E dyta per kete puna e emocionimit te tyre kur moren vesh per kete fakt (apo "marrje-mendjen" qe permendi ju) se e kishin studiuar sikunder Hemiguejn, Borgesin, Sartrin, bie dakort me Koplikun kur thote me shume te drejte qe "në Shqipërinë komuniste, të drejtën për të botuar e kishin vetëm njerëz që kalonin filtrin komunist, të drejtën për t'u përkthyer, por edhe për t'u përhapur librat me subvencione shtetërore (të buxhetit të Shqipërisë së taloneve) e kishin vetëm libra të autorëve që kalonin nëpër një filtër shumë më të imët të komunizmit". Pra qe ta sqaroj me tamam, per mua (ashtu sic jam e sigurte si shume prej jush ketu), Kadareja ka qene shkrimtari me i preferuar, me i miri shkrimtar shqiptar qe linte nja dhjete vende bosh e pastaj vinin te tjeret. Vepra e tij me pelqente per temat e vecanta qe trajtonte e mbi te gjitha per stilin e mrekullueshem ne ate letersi mediokre te realizmit idiot socialist. Po veprat e tij nuk sfidonin sistemin apo mbartnin nentekste politike e te tjera brockulla si keto. Filtri dhe censura komuniste ishte aq paranojake dhe vigjilente sa s'lente t'i shpetonte nje kenge festivali apo vjershe tek revista "Pioneri", jo me romane te tera te Kadarese, e aq me teper te perktheheshin e shperndaheshin jashte me perkrahjen e fondet e shtetit. Prandaj mua kjo teza shume e perfolur e dizideces se Kadarese vertet me sjell zorret ne fyt. Kadareja si shkrimtar eshte gjenial. Kadreja si individ eshte jo thjesht mjeshter i pragmatizimit, konjukturalizmit dhe pluskimit mbi uje ne te gjithe periudhat e regjimet, por pjese e elites sociale dhe i perfitimit maximal ne cdo lloj sistemi e periudhe: bukuri gjate komunizmit, bukuri gjate tranzicionit (me shtepi ne mes te Parisit, ne Tirane maje kulles Vodafon e ne plazhet turistike me eksluzive ne Durres). Per te mos dale pastaj tek funksionet e tij politike gjate komunizmit: si deputet e Partise se Punes, si N/Kryetar i Frontit Demokratik e deri ne momentet e fundit kur komunizmi po jepte shpirt. Nuk po permend ketu komentet (e super-perfolura) te tij mbi refugjatet e ambasadave, po nje tjeter episod qe pata rastin ta shikoja ca jave me pare ne TV: nje pjese dokumentari mbi nje plenium te PP ne 1989 ne te cilin po analizohej situata ne Europen Lindore pas shembjes se murit te Berlinit dhe ku trimat tane betoheshin qe do vazhdonin me besnikeri rrugen e merhumit, kur ne presidium krahas ca figurave te shquara te saj kohe dhe Nexhmije Hoxhes qe mbante fjalimin ishte dhe Kadareja. Jo me pak se ca muaj me pas (kur ne Shqiperi filloi kaosi, anarkia dhe ndjesia e afert e nje amoku te pergjithshem) Kadareja beri "disidentin" duke u larguar nga Shqiperia ne Paris !!!! Nuk e di, po mua keto gjera me peshtjellojne zorret. ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club