Re: [AlbClub] Nje ngjarje me Kadarene

Ben <[email protected]> Wed, 25 Jun 2008 09:39:24 -0400
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***


Dashi,
Nje nga pjeset me te bukura te "1994" te Orwellit eshte fundi i kapitullit te dyte ne pjesen e dyte. Uinston dhe Xhulia sapo kane perfunduar se beri dashuri per here te pare. Orwelli e mbyll kapitullin me keto fjale: "Their embrace had been a battle, the climax a victory. It was a blow struck against the Party. It was a political act."
Kush nuk e ka lexuar dhe kuptuar "1994", nuk arrin t'i kuptoje as keto rreshta. Kush nuk a ka jetuar dhe kuptuar diktaturen ne Shqiperi, nuk mund te arrije te kuptoje as disidencen e Kadarese. 
Eshte e veshtire ta mbrosh Kadarene ndaj sulmeve qe sjellin argumenta nga Bashkim Kopliku, ose qe paraqiten me fraza te tipit "me sjell zorret ne fyt". 
Duke e theksuar se vete Kadare nuk eshte shprehur kurre se ka qene disident, une perseri ngul kembe qe vepra e tij ka qene nje disidence ndaj komunizmit. Ka qene disidence, se pari, me vete faktin qe ai u ngrit mbi arradhen e shkrimtareve medioker, pra qe ishte nje shkrimtar i shkelqyer. Te qenit i shkelqyer ne nje ambjent ku mbizoteron plehu, krimi shteteror, mungesa e moralit (ose zevendesimi i moralit me moral komunist), ku mbizoteron injoranca dhe mediokriteti, ku bota njihet vetem permes propagandes se partise - vetem kjo mjafton per te qene disident. Disident do te thote "njeri qe nuk pajtohesh me mjedisin perreth". Me vepren e tij, me cilesine e shkrimeve, Kadare ka shprehur mospajtimin me batakun perreth. Kush kishte sy dhe mendje ta lexonte, kush kishte predispoziten ta kuptonte si duhet ne ate kohe, e lexonte dhe e kuptonte. Vete arritja estetike e vepres se Kadarese ishte disidence. Veprat e Da Vincit, Karavaxhios, Rafaelos e te tjereve financoheshin nga Kisha, kishin permbajtje fetare, por ato u bene katalizatoret e shkaterrimit te Periudhes se Erresires dhe hyrjen ne Rilindjen e madhe Europiane. Ato c'fokusuan te mbinatyrshmen dhe e vune fokusin te njeriu. Kadareja beri te njejten gje. 
Se dyti, romanet e Kadarese emancipuan lexuesin shqiptar me permbajtjen e tyre. Madje edhe me gjerat me te thjeshta, qe censoret arrinin t'i lejonin. Madje edhe me menyren se si shihej dashuria. Te pershkruash me simpati nje vajze qe le te dashurin dhe pastaj dashuron dike tjeter, sot duket gjeja me e natyrshme. Per letersine shqiptare te viteve 1950 - 90 kjo ishte disidence. Mbaj mend qe nje nga akuzat qe i beheshin romaneve te Kadarese ishte se ne to "kishte shume kurva". Po, po, shprehimisht keshtu eshte thene. E pra, kete une e quaj disidence, pavaresisht se ato qe morali i qelbur i komunizmit i konsideronte "kurva" ishin thjesht njerez te pershkruar realisht, morali i te cileve qendronte shume me lart se morali i censoreve dhe grave te tyre. 
Te shkruash nje novele si "Nata me Hene" sot mund te jete gjeja me e lehte (e kam fjalen per intrigen, sepse mjeshterine e te shkruarit te Kadarese s'e arrin dot lehte kushdo), ndersa ne vitet 1980 ishte herezi. (Dashi, nuk di a te kujtohet venia ne skene e "Nata me hene" nga Teatri Kombetar - se si u kthye salla e teatrit ne proteste kunder komunizmit - me duket se ka qene viti 1990.)
Se treti, gjate kohes se diktatures Kadare ka shkruar "Pallati i Endrrave", "Viti i Mbrapshte", "Dosja 'H'", "Ftese ne Studio", per te permendur vetem disa pak. Vetem keto kater libra do te mjaftonin per ta quajtur ate DISIDENT te komunizmit shqiptar. 
Se fundi, Dashi, desha te te falenderoj per ate pershkrim aq te bukur dhe me kulture qe solle ketu. Jetojme ne nje kohe kur gazetare dhe analiste i shpenzojne energjite per te derdhur lote mbi varre rrugacesh dhe jo per te thene te verteten dhe per te mesuar se si shkruhet; jetojme ne nje kohe kur krimineleve se nexhmie hoxha gazetat i drejtohen me titullin Zonje; kur neper gazeta shkruajne ish-kryeinxhinjere ndermarrjesh qe e kane pasuruar CV me poste ne ministrine e brendshme; kur shqiptareve iu jepet rasti te studiojne ne universitetet me te mira te botes, dhe menyren me e mire per ta treguar se c'kane mesuar ne keto universitete e gjejne duke argumentuar me shprehje banale dhe fraza fyese neper lista interneti. Prandaj, ne nje kohe te tille, me kete nivel mizerabel, une e konsideroj edhe ate pershkrimin qe solle ne kete liste si nje shenje disidence. Dhe per kete, te falemnderit.
Ben

Date: Tue, 24 Jun 2008 23:39:39 +0200
From: [email protected]
To: [email protected]
Subject: Re: [AlbClub] Nje ngjarje me Kadarene

Znj. Bogdani,
 
duke ju siguruar per vleresimin tim te vecante, me lejoni te them se ne kete fushe ku gjendemi personalisht parapelqej te bej analizen e vlerave dhe jo gjykimin e vlerave.
 
Ne fakt sapo kam lene punen, ne perfundim te se ciles jam i detyruar te bej vazhdimisht nje raport social per personat me te cilet merrem dhe emocionalisht ndihem si nje pile e shkarkuar, sic thote nje poet grek e nuk kam as piken e vullnetit te ulem e te shkruaj perseri. Per dreq nuk ka as futboll. 

 
Megjithate, duke qene se ju keni  thirrur ne ndihme edhe z. Kopliku, une po leviz vendit, se nuk jam i pandjeshem ndaj debateve te lira.   
 
Se bashku ju ndani mendimin se: Ne Shqiperine komuniste te drejten per te botuar e kishin vetem njerez qe kalonin filtrin komuniste etj.
 
Me duhet te pranoj se kjo eshte shume e vertete. Por duhet te shtoni se ne ate kohe, bashke me Kadarene botonin edhe disa mijra te tjere, botonte edhe Sulejman Mato, botonte edhe Prec Zogaj, qe vdisnin shtate here ne dite per Partine dhe ngjalleshin tete here, botonin edhe lloj lloj karagjozesh te tjere, botonte edhe Ketho Spiri, Mico Rrumbullaku, Fatos Arapi,Xhevair Spahiu e plot te tjere, krijimet e te cileve botoheshin ne frengjisht te les lettres albanaises e qe ambasada shqiptare e Parisit i shprendante falas, po si ndodhi qe askush nuk e cau b... per to? 

 
Si ndodhi qe te njejtin akt natyror nuk e beri askush edhe per ata poete disidente qe jetonin te arratisur jashte shtetit ame apo ne shtetin e dyte te ardhshem ame?
 
Tjeter.  A e dini ju se sa shume paguan edhe sot e kesaj dite ministria e kultures duke perkthyer ne frengjisht vepra te autorve bashkekohore? Sapo e mesova emrin e njerit prej tyre,  por ajo paguan edhe per ata qe kane  qene te persekutuar realisht gjate komunizmit, po si ndodh qe askush nga botuesit e huaj nuk po e ben ende ate aktin e mesiperm ne France apo gjetiu? Dicka degjova per At Zef Pllumin ne Amerike, ai natyrisht qe meriton ende me shume, por jemi ne memuaristike e jo ne letersi..

 
Pra, duhet te kete edhe dicka tjeter vec asaj perkrahjes se regjimit qe thoni ju e z. Kopliku. Keshtu them me mendjen time, se si ta shpjegojme ndryshe qe Kadareja po boton me aq sukses ne bote edhe pasi ra sponsori i tij i madh, regjimi komunist. 

 
Po  ju si thoni?
 
Ketu po shtoj nje kujtim personal. Nja pesembedhjete vjet te shkuara, kam patur privilegjin te shetis neper Paris duke patur si guide Isuf Vrionin, i cili me dergoi te  vizitoj te gjitha vendet ku kishte kaluar rinine e tij. Darkave, para ndonje gote birre dhe patateve te skuqura, qe ai i pelqente shume, natyrisht binte fjala edhe te perkthimet e tij. Aty mesova nga goja tij se Gjeneralin e Kadarese ai e ka marre dhe e ka perkthyer vete per qejfin e tij, po u shtyre e pa u porositur nga askush. Me pershkroi me imtesi dhomen ku ndodhej, gjendjen shpirterore dhe marken e makines se shkrimi. Kete te fundit kam vendosur ta kerkoj kur te kem ndonjehere rast te shkoj ne Shqiperi.

 
Keshtu ka filluar gjithcka. Keshtu nisi ajo histori qe do ta vendose letersine shqiptare ne harten e botes, sic thote Peter Prifti.
 
Kur pa rende ende komunizmi Francois Nourissier, president i Akademise Gonkurt, erdhi ne Shqiperi dhe ne nje takim te Lidhja e Shkrimtarve tha, suksesi i Kadares eshte thjesht nje aventure e Vrionit me gjuhen frenge, kete pak vete e kuptuan. Ne ate kohe edhe une mendoja pak si ju, pak a shume, afersisht.

 
 
Ju shkruani me tej se ajo teza e desidences se Kadarese ju sjell zorret ne fyt, gje qe eshte disi barazvlefshme me ate shprehjen time te mesiperme. Keni te drejte, po ku e paska thene ai qerrta Kadare nje gje te tille? A nuk eshte ai qe  ka theksuar me se njeqind here se midis disidences dhe letersise ai zgjodhi letersine?

 
Dhe ju shume qartesisht shkruani: Kadareja ka qene shkrimtari me i preferuar, me i miri shkrimtar shqiptar qe linte nja dhjete vende bosh e pastaj vinin te tjeret. Vepra e tij me pelqente per temat e vecanta qe trajtonte e mbi te gjitha per stilin e mrekullueshem ne ate letersi mediokre te realizmit idiot socialist.  

 
A nuk do te thote kjo se ai paska bere zgjedhjen me te mire? Faleminderit per kete fraze te bukur, se une nuk do te guxoja ta shkruaja, per te mos i dhene ngjyresa emocionale personale ketij meszhi.
Midis nesh, e kujt do i hynte ne pune nje disident me pak a me shume?
 
Nuk po shtoj asgje tjeter, vertet. Pas disa oresh, gishtat nuk do ti rrah me ne tastiere, por per ndeshjen Rusi Spanje.
 
Jam nga ana tjeter e Manche- es, perballe Folkestone. Po qe se degjon nga larg nje ulerime kur te beje Spanja gol, merre me mend se kush eshte, po ashtu edhe ndonje bllum ne uje, po ndodhi e kunderta.
 
Miqesisht, gjithnje!
 
dk
 


 
2008/6/24 Mirela Bogdani <[email protected]>:

                 *** AlbClub Discussion List ***












Flm Z.Kokonozi per infon shtese per Kadarene dhe sqarimin e arsyes pse ai nuk u shfaq ne asnje nga seancat. Prap nje gje s'e kuptova: organizatoret s'e dinin qe Kadareja jetonte (bile qe kish shtepi mu aty ne mes te Parisit) po e dinin te ikur nga kjo bote? E dyta per kete puna e emocionimit te tyre kur moren vesh per kete fakt (apo "marrje-mendjen" qe permendi ju) se e kishin studiuar sikunder Hemiguejn,  Borgesin, Sartrin, bie dakort me Koplikun kur thote me shume te drejte qe "në Shqipërinë komuniste, të drejtën për të botuar e kishin vetëm njerëz që kalonin filtrin komunist, të drejtën për t'u përkthyer, por edhe për t'u përhapur librat me subvencione shtetërore (të buxhetit të Shqipërisë së taloneve) e kishin vetëm libra të autorëve që kalonin nëpër një filtër shumë më të imët të komunizmit". Pra qe ta sqaroj me tamam, per mua (ashtu sic jam e sigurte si shume prej jush ketu), Kadareja ka qene shkrimtari me i preferuar, me i miri shkrimtar shqiptar qe linte nja dhjete vende bosh e pastaj vinin te tjeret. Vepra e tij me pelqente per temat e vecanta qe trajtonte e mbi te gjitha per stilin e mrekullueshem ne ate letersi mediokre te realizmit idiot socialist. Po veprat e tij nuk sfidonin sistemin apo mbartnin nentekste politike e te tjera brockulla si keto. Filtri dhe censura komuniste ishte aq paranojake dhe vigjilente sa s'lente t'i shpetonte nje kenge festivali apo vjershe tek revista "Pioneri", jo me romane te tera te Kadarese, e aq me teper te perktheheshin e shperndaheshin jashte me perkrahjen e fondet e shtetit. Prandaj mua kjo teza shume e perfolur e dizideces se Kadarese vertet me sjell zorret ne fyt. Kadareja si shkrimtar eshte gjenial. Kadreja si individ eshte jo thjesht mjeshter i pragmatizimit, konjukturalizmit dhe pluskimit mbi uje ne te gjithe periudhat e regjimet, por pjese e elites sociale dhe i perfitimit maximal ne cdo lloj sistemi e periudhe: bukuri gjate komunizmit, bukuri gjate tranzicionit (me shtepi ne mes te Parisit, ne Tirane maje kulles Vodafon e ne plazhet turistike me eksluzive ne Durres). Per te mos dale pastaj tek funksionet e tij politike gjate komunizmit: si deputet e Partise se Punes, si N/Kryetar i Frontit Demokratik e deri ne momentet e fundit kur komunizmi po jepte shpirt. Nuk po permend ketu komentet (e super-perfolura) te tij mbi refugjatet e ambasadave, po nje tjeter episod qe pata rastin ta shikoja ca jave me pare ne TV: nje pjese dokumentari mbi nje plenium te PP ne 1989 ne te cilin po analizohej situata ne Europen Lindore pas shembjes se murit te Berlinit dhe ku trimat tane betoheshin qe do vazhdonin me besnikeri rrugen e merhumit, kur ne presidium krahas ca figurave te shquara te saj kohe dhe Nexhmije Hoxhes qe mbante fjalimin ishte dhe Kadareja. Jo me pak se ca muaj me pas (kur ne Shqiperi filloi kaosi, anarkia dhe ndjesia e afert e nje amoku te pergjithshem) Kadareja beri "disidentin" duke u larguar nga Shqiperia ne Paris !!!! Nuk e di, po mua keto gjera me peshtjellojne zorret.  

 
 
--- On Mon, 6/23/08, D. Kokonozi <[email protected]> wrote:

From: D. Kokonozi <[email protected]>

Subject: Re: [AlbClub] Nje ngjarje me Kadarene
To: [email protected]
Date: Monday, June 23, 2008, 7:09 AM


*** AlbClub Discussion List ***
Znj. Bogdani, 
 
Me sa kuptova Kadareja as qe ishte ftuar ne Kolokium. Dhe nuk e fsheh se ne na erdhi mire qe ai nuk ishte aty. Prania e tij sigurisht do te na pengonte te shpreheshim lirshem dhe te benim objeksione per shume gjera.

 
Qe nuk kishte dijeni as per programin e kuptova edhe kur i fola per permbajtjen e temave, gje qe e degjoi me kujdes dhe tha se i dukej pune serioze. Te nesermen ai do te nisej ne Angli per botimin e Keshtjelles. Edhe per kete dukej pak i habitur. Tha se e kishte botuar ate liber para 40 vjetesh dhe nuk e dinte si qene kujtuar per te na Angli, por botuesi i kishte thene se ai liber ishte me i rendesishme i katalogut te tij te atij viti dhe e kishte lutur te shkonte. 

Vete Kadareja solli aty te ne faksimilen e botimit te Dantes ne Itali, ne ato dite. E mar me mend, tha si do ti kene shtremberuar turinjte kur te degjojne se ka shkruar per Daten edhe nje shqiptar.  Ne ate Itali ku ka me mijra vepra per te. Po ta lexone njehere. Dhe nuk e fshihte gezimin qe ai libri ishte botuar aty. E njejta gje per librin e Eskilit ne Greqi dhe te te Shekspirit ne Angli... 

Kjo sa per te plotesuar mesazhin e pare.
 
Me tej edhe nga organizatoret e kolokiumit mora vesh se nuk ishte ftuar dhe se nuk e shihnin kete si nje praktine te fryteshme per shprehjen e lire te pjesmarresve. 
Thashe se pati caste  konfliktesh te ashpra. Te siguroj se nuk ishte aspak nje takim honoristik dhe pati nje numer profesoresh qe u futen ne analiza tekstuale nga me te imtat, rimarrje e rishikim i te gjitha versioneve te vepres, ndryshimet, frazat a shprehjen e nderfutura ne kontekste politike te caktuara, detaje te kohes kur ndodhi dhe cfare nenkuptonte ne vetevete rishkrimi i nje vepre. U fol per mitet ne vepren e tij, rimarrjen dhe perpunimin e tyre dhe pati debate nese ishte miti qe e lejonte Kadarene te shprehej apo ishte Kadareja ne funksion te mitit. Dhe ata ishin doktore ne greqishten e vjeter e qe ishin mjeshtra te mitologjise se saj.

 
Se fundi ndodhi edhe dicka qe me kishte ndodhur edhe mua ne te rite e tim kur dikush nje dite  me tregoi Lasgush Poradecin ne rruge. Mbeta pa goje se kisha kujtuar se ai kishte nje shekull qe kshhte vdekur... Kete e vura re te organizatoret, qe edhe ata thane se e kishin studiuar sikunder Hemiguejn,  Borgesin, Sartrin etj, etj, dhe ndjene nje si marrje mendsh kur u thashe si atij i ishin dukur temat mjaft serioze. Jo se nuk e dinin se ishte gjalle, por me sa duket ne mendjen e tyre ai ai prej vitesh bente pjese ne panteonin e te vdekurve te pavdekshem. 

 
dk
 

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:

http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:

http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club



_________________________________________________________________

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club