[AlbClub] Nje portret simpatik
Ulysse <[email protected]> Wed, 25 Jun 2008 16:59:59 +0200
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <C4882A0F.2F93%[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Duke shfletuar gazeten Liberation para dy ditesh, me terhoqi vemendjen nje shkrim mbi shkrimtarin Albert Cossery me rastin e vdekjes se tij. As e kisha pare dhe as kisha degjuar ndonjehere per ate. Dhe besoj se nuk jam i vetmi. Portreti i shkruar mu duk simpatik, i shkruar bukur, por dhe personazhit vete nuk i mungon kripa. Duke shfletuar edhe gazetat e tjera kryesore si Le Monde dhe Figaro, vura re se dhe ato kishin shkruar gjate per kete shkrimtar. Ne artikullin e gazetes Le Monde, autori mes tjerave, ne lidhje me shkrimtarin Albert Cossery, shkruante : « E kishin pyetur nje dite nese merzitej. Ne kohen ku ai fliste akoma, ai qe pergjigjur : « Nuk mund te merziten, sepse jam gjithemone me zotin Cossery. » Nje personazh « jasht kohe », sic do ta shihni dhe me poshte ne portretin qe i bente gazeta Liberation. Nje dite kur ai takohet rastesisht me njeren nga ish te dashurat e tij dhe ka patur shume - ne bulevardin Saint-Germain, ajo i flet per dyzet vitet e fundit te jetes se saj : «Tre femije, dy divorce, kater nderrim shtepijash. Po ti ? » « Oh une, asgje nuk ka ndryshuar, i pergjigjet Albert Cossery. Vazhdoj te bej gjumin e drekes cdo dite, ne po ate krevat ku isha shtrire kur me le ti ». Qe sot e tutje, askush nuk do te vije qe ti turbulloi gjumin e drekes zotit Cossery, as grate, as gazetaret, as botuesit, as ata qe te cajne koken. U gjet, dje ne mengjes, ne shtratin e tij, ne dhomen e tij ne hotel La Louisane, ne rue de Seine. I vdekur. Ai ishte 94 vjec. Shoket e tij kane kohe qe jane larguar : Camus, Vian, Giacometti, Mouloudji, Mastroianni, Mitrani. Nga ajo epoke ka mbetur vetem Juliette Greco. Dhe nga ai Germain-des-Près, nuk kishte mbetur vecse Cossery. Nje princ. Cdo dite ai dilte per te ngrene dreke. Kostum, jelek, kravate, shamize diskrete ne xhepin e vogel, kepuce te perkryera, i parfumuar, i krehur ; i fundit Zazou. Pas restorantit Lipp apo restorantit te l¹Emporium Armani, ai ulej ne kafen Flore, per te veshtruar vajzat. Por dhe ato nuk qendronin indiferente. Ne fundjave, per tju shmangur turisteve dhe idioteve, fshihej ne Chais de l¹Abbaye. Nje jete te tere papunesie krijuese dhe defrime. Per kete ai ia kishte kaluar dhe Cioran-it. Por ai qe me gazmor dhe me pak pesimist. I biri i nje rentieri dhe e nje analfabetie, ai u edukua nga vellezerit e shkolles kristiane. Libri i tij i pare me perbledhje novelash, « Njerzit e harruar nga Zoti » (1941), e ben te futet ne rrethet letrare frankofone te Kajros : cuditerisht fijeza sociale eshte aty prezente, si dhe sensi i talljes. Henri Miller e zbulon. Meqe ishte Parisi ku duhej te ishe, ai vendoset atje ne 1945. Tashme ne hotel la Luisiane. Vajzat jane te bukura, hoteli i lire dhe festa e perhershme. Ai qendron, kaq. Cassery ska patur asnjehere plan kariere, as tjeter ambicie pervec se te mbahet ne lartesine e asaj qe ai priste nga vetja : classe dhe cinteresim. Ai e kishte kuptuar qe prona nuk eshte vetem vjedhje, por mbi te gjitha burg, skllaverim i atij qe e ka. Ai ka jetuar pra i lire fale bujarise se disa miqve dhe te drejtave te autorit. Cossery ka publikuar nje permbledhje me novela dhe shtate romane ne pesedhjete vjet, pra, nuk ishte dhe aq pertac. Cdo fraze ishte e punuar, e lemuar, e punuar per aq kohe sa duhej, deri sa ai te ndjehej i kenaqur. Shqetesimi kryesor i Albert Cossery-se ishte degjimi i arabishtes egjyptiane ne gjuhen franceze. Cossery ishte nje shkrimtar i cuditshem, qe mendonte ne arabisht dhe shkruante ne frengjisht. Nga ana tjeter, Egjypti nuk e ka lene asnjehere, me te marrët, mistiket, pushtët, dhe te mjeret, qe ai ka patur rastin ti vezhgoje pergjate viteve te kaluara ne Fishawi, ne « kafen me pasqyra » ne Kajron e vjeter qe i sherbente si pike orientimi shkrimtareve egjyptiane, ku dhe Mahfouz-it. Kryevepra e Albert Cossery-t mbetet « Lypes dhe krenare » (1955), ku titulli eshte nje perkufizim i perkryer i egjyptianeve. Ashtu si « Dhuna dhe Tallja »(1964) qe manuali me i mire i rebelimit politik. Duke mos bere gje tjeter vecse te enderroje e te ruhet nga poterja e botes, Cossery t i kishin kaluar nder mendje parandjenja te cuditshme. Per rinine e viteve 68 do te kishte qene ne interes te tyre qe te lexonin librin « Dhuna dhe Tallja » dhe Sadam Hussein-i nuk do te kishte humbur asgje po te kishte shfletuar « Nje ambicje ne shkretetire » (1984), ku lufta e Golfit duke si e paralajmeruar. Po te kishin patur te pakten sensin e humorit Veprat e Cossery-t ishin bere pothuajse te pagjetshme ne fillimin e viteve 80. Deri sa nje gazetare e re, Joelle Losfeld, merr ne interviste shkrimtarin per te perjavshmen « Jeune Afrique ». Ne 1986, ajo trashegon shtepine botuese te babait te cilen e pagezon me emrin e saj. Autori sapo ka rimarre te drejtat e dy prej romanet e tij. Ajo i riboton. Pak nga pak, ajo merr te gjitha librat e tij, por jo paveshtiresi, disa shtepia te medha botimi preferonin qe te linin stokun e librave te mykej ne bodrum, se sa ti jepnin te drejten e botimit. Me 2005, ajo publikon me ne fund veprat e plota ne dy vellime dhe riboton « Bashkebisedimin e Albert Cossery-se » nga Michel Mitrani, qe mbetet parathenia me e mire per sa i perket jetes dhe vepres se tij. Puna e Joelle Losfeld-it e rivlereson Cassery-n. Ai eshte nderuar nga Akademia franceze me cmimin « Mesdheu dhe shoqeria e letrareve ». Para dhjete vjetesh ai kishte humbur zerin pas nje operacioni te laringjitit. Kjo nuk e shqetesonte dhe aq shume. Dhe kur nuk arrinin te kuptonim vershellimat e tij, ai kapte stilolapsin per te shkruar pergjigjet, gjithemone lakonike dhe fishkelluese. Por mbrapa ironise, ai ishte i dashur me miqte dhe femijet. « Jeta eshte e bukur » thoshte gjithemone me nje fishkellime te ngjirur. Ata qe e njihnin kishin filluar te harronin qe Albert Cossery mund te vdiste. Te tjeret nuk kane patur fatin ta dinin qe ai ishte akoma gjalle. ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club