Re: [AlbClub] Per Ben dhe fenomenin e minjve te gjirizit te internetit

Mirela Bogdani <[email protected]> Fri, 27 Jun 2008 01:49:10 -0700 (PDT)
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***








Gjate nje debati se fundmi me nje nga anonimatet e Alb-Clubit kam shprehur ndjesine time te diskomfortit (ndjesi qe me shkon deri ne idiosinkrazi) kur jam e detyruar te komunikoj apo debatoj me kete grup subjektesh qe kjo liste i ka me shumice. Tani une e kuptoj qe anonimatet jane te detyruar me shume nga halli te paraqiten si te tille (si psh ca pinjolle te ish nomenklatures komuniste, per aresye qe merren me mend), se sa nga qejfi, dmth si pseudonime/personazhe letrare (sic psh Simbad Detari, Halle Qomilja, apo Pseudonim Ngahalli - karaktere keto shume simpatike qe ndryshe nga te paret dalin njekohesisht me identititetin e tyre te vertete). Megjithate, persa kohe qe anonimatet merren me diskutimin dhe debatimin e argumentave ne fjale une edhe mund t'i kaperdij, po kur sulmojne e ofendojne ne njerez qe paraqiten me identitetin e tyre te vertete ketu une kam nje problem te madh. Keshtu dhe puna ketij Ben me msg e tij te meposhtem. Une s'kam
 ndonje problem persa kohe ai shpreh ate mendimin e tij te lire e te mosvarur mbi disidencen Kadareiane. Por kur ky personazh merr ne menyre te pacipe guximin te gjykoje CV-ne e Koplikut e timen pasi i ka studiuar e bere radioskopine, nderkohe qe vete paraqitet vec me nje emer gjysma-gjel, qe s'i dime as identitetin, le me CV-ra, kjo eshte pak te thuash e pacipe, e pamoralshme dhe mistrecllek. Keto minj gjirizesh, keto burracake e skutha, qe fshihen pas pseudonimeve e emrave te rreme dhe leshojne shigjeta sulmi e te bejne dhe moralistin, eshte teper, teper e paket te thuash qe te peshtjellojne zorret (nje shprehje "popullore frazeologjike" si thoshte zysha ime e dashur e letersise, shprehje e cila kete personazhin Ben na e indinjoi duke e quajtur "shprehje banale", nderkohe qe nuk ju duk aspak banale shprehja e perdorur nga miku i tij Dashi ne nje nga msg te tij gjate ketij debati "krijimet e te cileve ambasada shqiptare e Parisit i
 shprendante falas, po si ndodhi qe askush nuk e cau b... per to).  

Dhe meqe muhabeti ishte tek Kadareja, me pelqyen vecanerisht paragrafet e meposhtem ne msg e fundit te Koplikut, qe shprehin ne menyre sintetike "disidencen" Kadareiane:
 
“Unë Ismail Kadare, kam qenë komunist, enverist, anti-Gjergj Fishtë, anti-Kasem Trebeshinë, e anti të gjithëve që dënonte Partia Komuniste Shqiptare—kështu ishte koha atëherë.  Tani, pasi të tjerët rrëzuan komunizmin, tani e kam kuptuar se kam bërë gabim në atë kohë; pendohem dhe kthehem në anti-komunist.  
Se harrova, edhe atëherë,  në shtator 1990, kur ika nga Tirana, ika sepse më terrorizonin çdo ditë ca huliganë, ca jashtëqitje të kombit, duke më thënë “Po vjen dhe ora jote” etj.  Pata frikë nga ata, sepse shteti komunist po disintegrohej e nuk ishte më në gjendje të më mbronte as jetën.  Unë isha komunist e marksist, se ja ç’lashë në botim, sapo u arratisa: "Në botë u ngrit me mjekër gjer në retë Parathënësi më i madh me emrin Marks." ("Te kështjella e Hamletit", botuar sapo ika, më 1991). 
Tani e kuptoj që disa nga ata që më kërcënonin ishin heronj, pra nuk është e thënë se të gjithë pa përjashtim, ishin spiunë të komunizmit, që u duhen hapur dosjet etj. “
Dhe se fundi per minjte e gjirizeve anonimate si dhe per ata me te cilet kam respekt te debatoj, si Z.Kokonozi, a ka mundesi te me jepni nje pergjigje mbi nje pyetje qe kam minimalisht dy here qe j'ua kerkoj e ju e evitoni rregullisht ne mesazhet tuaja: pse s'u mor vec me letersi Kadareja, por na u ngjit ne maje te piramides politike komuniste, duke u bere deri deputet i parlamentit komunist shqiptar? Ja vuri njeri koburen ne koke? E kjo jo vetem ne '80 deri ne '85 (kur merhumi ishte ende gjalle), po deri ne 1989 kur komunizmi i kishte oret te numeruara.
 
Per ilustrim te pyetjes se mesiperme, bashkangjitur keni nje foto te parlamentit shqiptar te viteve '80, qe tregon aspektin tjeter te aktivitetit te Kadarese (jashte letersise "disidencialiste"). E gjeni ne rreshtin e dyte pas shoqes Nexhmije me doren ngritur lart.
 
M.B.
www.mirelabogdani.com
  
 
 
--- On Wed, 6/25/08, Ben <[email protected]> wrote:


From: Ben <[email protected]>
Subject: Re: [AlbClub] Nje ngjarje me Kadarene
To: "D. Kokonozi" <[email protected]>, 
Date: Wednesday, June 25, 2008, 2:39 PM

 
Se fundi, Dashi, desha te te falenderoj per ate pershkrim aq te bukur dhe me kulture qe solle ketu. Jetojme ne nje kohe kur gazetare dhe analiste i shpenzojne energjite per te derdhur lote mbi varre rrugacesh dhe jo per te thene te verteten dhe per te mesuar se si shkruhet; jetojme ne nje kohe kur krimineleve se nexhmie hoxha gazetat i drejtohen me titullin Zonje; kur neper gazeta shkruajne ish-kryeinxhinjere ndermarrjesh qe e kane pasuruar CV me poste ne ministrine e brendshme; kur shqiptareve iu jepet rasti te studiojne ne universitetet me te mira te botes, dhe menyren me e mire per ta treguar se c'kane mesuar ne keto universitete e gjejne duke argumentuar me shprehje banale dhe fraza fyese neper lista interneti. Prandaj, ne nje kohe te tille, me kete nivel mizerabel, une e konsideroj edhe ate pershkrimin qe solle ne kete liste si nje shenje disidence. Dhe per kete, te falemnderit.
Ben

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
Kadare deputet ne parlamentin komunist shqiptar.docx (application/vnd.openxmlformats-officedocument.wordprocessingml.document, 64.8 KB) - not displayed