[AlbClub] R: Re: ÇILJETA terbon Edison Ypin!

darwin <[email protected]> Fri, 27 Jun 2008 06:08:14 +0100 (GMT+01:00)
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***




I nderuar zoti Kopliku ,
jam shume dakort me ate qe shkruani 
Ju 
falenderoj qe na sollet kete shkrm te zonjes Omari .qe skanerizon mjaft 
mire problemet e Tiranes e Shqiperise 
Relit duhet te ja faliim por 
edhet e respektojme shijet e tij ,e ku e njeh ai Tiranen vellezerit 
Xhilaga apo edhe Edin apo Donika Omarin ..
Mosha e tij e re bashke em 
ato oret nen ndricimin  dritave te kamerave tv te nje kopjeje tip  Big 
Brother qe trasmetonte kohe me pare nje tv ne Shqiperi mund ti kene 
dhene pak shikim tek moshataret e tij por me sa e lexoj ajo "fame " i 
ka bere keq pasi e shikoj se hidhet ne ujera te thella shume larg 
mundesive te tij notuese edhe pse djalosh nga Vlora ..
Ndersa Batos e 
kultures se tij  nga Vankuveri i larget e per dreq tani shume i afert 
per mua tani nuk ja fal !!!  me vjen keq qe gustoja e tij paska rene .
do ishte me me interes te komentonete dicka nga ai diskutim i disa 
iteve me pare per Kaarene e firmat e nderuara te alb-clubit  e c'fare 
ben na komenton e kenaqet me nje dergim apo koment te Relit te ri .
Hem 
vellezerit Xhilaga mos na i prekni . une sii Tiranas i lindur e rritur 
si frekuentues i rruges se Durresit dhe herojve te saj te viteve 80 ,e 
kuptoj respktin e Zotit Ypi per kete vajze te vogel qe baba Nandi 
mbante ne kraah ne ato xhirot e vona te asaj Tirnae me probleme e pa 
drita 
Rasti sjell qe ndoshta nga dritarja e shtepise se saj edhe zonja 
Omari duhet te jete deshmitare okulare e atyre mbremjeve aty dek Derri 
ku zaknish kalonte kohen e lire Nandi ..nderkoe qe vellai tjeter me 
motorrin e tij guzzi  leopard zhurmonte qetesine e neteve te Tiranes 
sidomos andej nga Pallati i Kultures ku vite e vone do hapte te parin e 
te fundin club me emrin e nje kryeminstri te huaj 
bashkeqytetari im 
Demneri mund te me ndihmoje edhe ai me kujtime t e tij .
Edisoni ato 
vite rrinte pak me tej dhe e kuptoj shume mire nostalgjine e e tij 
shkrimi qe i kendshem por sigurisht i pakuptueshem per ate qe nuk do te 
kuptoje aq me teper kur je i ri apo kur je ne kohen e punes apo jo zoti 
Bato 

kaq per sonte 

shendet  
darwini
 

----Messaggio originale----
Da: [email protected]
Data: 27-giu-2008 5.55
A: <[email protected]>, 
<[email protected]>
Ogg: Re: [AlbClub] ÇILJETA terbon Edison Ypin!

                  *** AlbClub Discussion List ***



Z. Reli,

Edison 
Ypi është një opinionist i lirë, nga më të lexuarit.  Shkrimi që ju 
"dërmoni", "Çilieta", nuk e ka merakun aq tek ajo vajza e familja e 
saj, por tek hipokrizia e shoqërisë shqiptare etj.  Mundojuni ta lexoni 
pa klishe e forma të ngurta.  Duhet të keni parasysh kur i lexoni 
shkrimet e Edisonit, se edhe përdhosja e gjuhës, është e qëllimshme, i 
shërben ikjes nga hipokrizia mbarëpopullore shqiptare.  

Në parantezë: 
me sa ju kam lexuar ju të dyve, Edisoni e njeh gramatikën shqip shumë 
më mirë se ju z. Reli: p.sh. ai nuk ngatërron kurrë format e shkurtra 
"t'i", me përemrin vetor te vetës së dytë "ti", siç bëni ju kur i 
kritikoni gjuhën.  Edhe një gjë tjetër: Edisoni është i djathtë!!!  
Nejse.

Po ju dërgoj një shkrim të dikujt tjetër, të Donika Omari, që 
komenton të njëjtin shkrim që komentoni ju, z. Reli, por që e sheh në 
180 gradë kundra.  Një nga bukuritë e botës jokomuniste, është se mund 
të shkruhen të kundërta.

Lexim të ëmbël.

Bashkim Kopliku


Vëlla 
shpirtëror me Edison Ypin

[Shekulli, 26.6.2008]

Donika Omari

Rreth 
përmbledhjes Qajtore të Edison Ypit. Nga qajtoret e vogla autori kalon 
tek ajo e madhja, Tirana, me pasunarët e rinj e të ardhurit e rinj, me 
gazetat "e pavarura" e me "lajme" boshe, me Parlamentin plot deputetë 
që s'u dëgjohet zëri, me fëmijë që shohin reklamat 0900, etj.

Një 
telefonatë. Me celular. Ku më shpreh mirënjohjen për një shkrim që kam 
bërë për romanin e Ani Wilmsit, mbesës së tij. 

Biseda me celular 
zgjatet, sepse filloj unë tani t'i shpreh vlerësimin që kam prej kohësh 
për shkrimet e tij. Ndërsa po matem t'i them se bisedat me celular në 
Shqipëri.ai më propozon një takim për një kafe. Kështu kam rastin ta 
njoh Edison Ypin jo vetëm nga shkrimet. Tani i kuptoj më mirë fjalët që 
fliten për të: tip më vete. Kështu quhet te ne ai që mosdurimin ndaj 
vogëlsisë, egos së vogël, shpirtit të vogël e ka majë nervave. Ai që 
shpërthen i papërmbajtur përpara mendësisë prej bullari, e që është 
larg çdo diplomacie, llogarie e shtirjeje. Të përmbajturve, të 
llogariturve, atyre që janë "brenda shinave", ua vrasin veshin 
shpërthimet e tij "të pazakonta". Se ne duam të zakontën, atë që na 
duhet për të ruajtur status-quo- në. Sadoqë ndofta jemi të shqetësuar 
për gjendjen e gjërave. Ama pa vuajtur vërtet. Thellë-thellë edhe të 
kënaqur, se për vete i kemi siguruar ato që shumicës i mungojnë. Edhe 
Edison Ypi nuk është se s'i ka ato që shumicës i mungojnë. Por prapë 
nuk është aspak i kënaqur, aspak i qetë, aspak i lumtur. Përkundrazi. 

Prej kohësh më kanë bërë përshtypje shkrimet e tij. Shpesh kam dashur 
t`i përgjigjem asaj ftesës së tij njeridashëse: shkruaji edison ypit, 
që ua drejton rregullisht lexuesve. Tani po i përgjigjem në njëfarë 
mënyre. Atë që kisha pasur kaq herë ndër mend t'ia shkruaja, ia thashë 
tani me ta takuar: - Pse nuk i përmbledh në një libër ato që ke 
shkruar?

Dhe ai sakaq më zgjat përmbledhjen me shkrimet e tij. si t'i 
quash? publicistikë? pamflete?.titulluar Qajtore (nga një fjalë e 
shqiptarëve të Kosovës përçajtoret, kafenetë). Ironik, sarkastik, 
autori tregon se nuk duron shumë gjëra, të gjitha ato gjëra që janë një 
fyerje për njeriun. Nuk duron sidomos dyfaqësinë, mendësinë nga të 
fryjë era, konformizmin. Nuk duron poshtërimin që i bëhet të dobëtit, 
fëmijëspa mbrojtje, pleqve, të humburve të dheut thellë fshatrave të 
braktisura, ku nuk shkel këmba e të kënaqurve. 

Ky kolonjar më kujton 
kolonjarin tjetër kolerik e mosdurues ndaj shpinave të përkulura, 
Skënder Luarasin. Ndofta s'do të jetë dakord që po e quaj kolonjar. Se 
veten, plot krenari, e quan skraparlli. Ndofta edhe do të ngrejë zërin, 
me sa i ha zëri, siç e ka zakon. Po s`tremb dot. Se, skraparlli apo 
kolonjar, është gjind i zbutur. S'ka egërsi në shpërthimet e tij. 

Më 
kujton edhe atë mjeshtrin e ndjenjës, të shumëvuajturin, Migjenin. Si 
ai e ndien në lëkurë të vet vuajtjen e një vëllai të Lulit të vocërr, 
Sulës. 

"Sula ka baba një të verbër invalid prej shumë vitesh. Sula ka 
lindur gjatë viteve të verbërisë atërore! Sula është bir i pasionit të 
errësirës!" Sa shprehëse pikëçuditëset e tij! Ndiejmë sesa i dhemb 
autorit fati i këtij fëmije dhe sa i padrejtë i duket. Fëmijë i pjekur 
para kohe "e ka nisur jetën duke shkallmuar vdekjen. Sula u bën 
bunkerëve atë që bombat nuk ua bëjnë dot, u heq skalpin, kafkën, trutë, 
shpirtin, u merr hekurin.." Po ndërsa Sula i vogël "jeton jetë e vdekje 
përqafuar" burrërisht, pa u ndier, benzat e shtrenjtë me xhama të zinj 
harbojnë rrugëve "duke shqyer" në atë harbim edhe ndonjë plak të mjerë, 
se.do kalojë presidenti, kryeministri, ministri.Ballafaqim romantik 
tragjik klasash shoqërore, fatesh "të zgjedhur-të përbuzur", tani në 
fillim të mijëvjeçarit të tretë. kur ky tipar i romantizmit, të paktën 
në vendet e zhvilluara, është i kapërcyer në letërsi. Sepse është pak a 
shumë i kapërcyer në jetë. Atje, Sulat, shteti i zgjuar, organizata të 
ndryshme në ndihmë tëfamiljeve e fëmijëve, komunitetet fetare etj. nuk 
i lënë në fatin e tyre. E dinë që dardha e ka bishtin prapa.Edhe Edison 
Ypi këtë paralajmëron: E gjithë shoqëria shqiptare do të paguajë haraç 
për trajtimin që po u bën Sulave. Nesër, kur të rritet."ruhuni nga 
Sula. Mos thoni nuk e dinim kur të fillojë t'jua sheshojë skalpin dhe 
t'jua presë fytin me biçak." Duke u ndier i pafuqishëm përpara 
pandjeshmërisë së përgjithshme, autori merr me gjithë shpirt anën e 
Sulës: "Kusur mos u lër, qenve. Nuk je vetëm! Zoti të ndihmoftë."

Edison Ypin nuk e shohim të marrë penën për t`iu përgjigjur atij që 
mund të ketë sulmuar atë vetë. I sulet, me bateri të ngarkuara mirë, 
atij që i bie më qafë Shqipërisë. Ose dinjitetit njerëzor. Ose shijes 
së mirë. 

Stilin e tij muskuloz, energjik, të pangatërrueshëm e 
keqkuptojnë, duke e marrë si shkelje të normave gjuhësore. Sepse 
lexojnë pa vëmendje, se nuk janë mësuar me larmi stilesh, se janë të 
gatshëm për keqkuptim. Edison Ypi, inxhinier me profesion, njeh mirë 
sintaksën e shqipes dhe pasurinë e fjalorit të saj. Shkrimet e tij 
sjellin një zë të veçantë në prozën shqipe. Dhe jo vetëm me stilin, me 
mënyrën si fut në lojë kalambure, vargje e rima e aliteracione brenda 
prozës, si thërret në ndihmë shprehjen hiperbolike për t`i dhënë forcë 
penës: Herët, shum herët asht Axh`, me u smun ti! Leni shkamijt e 
Malcis s`Madhe me u smun ata para teje.(Axh` Pjerini). 

Megjithatë, 
proza e Edison Ypit mund të ishte më e përkujdesur. Ajo i ngjan një 
lumi që herë-herë del nga shtrati. Kur i ndodh kjo, nuk do t`i bënte 
keq një redaktim. Në disa raste, pakëz më e përmbajtur, pakëz më e 
shkarkuar, fraza e tij do të fitonte forcë shprehëse më të madhe. Ose, 
për shembull, një redaktor i kujdesshëm do t`i këshillonte që në 
shkrimin për gazetarin anglez A.A. Gill, të mos e shlyente fyerjen bërë 
Shqipërisë nga ky i fundit duke u përgjigjur me të njëjtën monedhë. 
Pra, të mos kalonte nga një individ te atdheu i tij, që në këtë rast 
është Anglia, me institucionet e kulturën e saj të admirueshme. Në 
shkrimin Ah, Rugova!, i dëshiruar që të shohë më në fund një udhëheqës 
shqiptar idealist e të patëmetë, e harxhon admirimin e tij pa skaj për 
një figurë mjaft të diskutueshme.

Shkrimet e Edison Ypit shquhen për 
përmbajtjen e për mesazhet që japin. Për atë ndjeshmëri ndaj problemeve 
të mëdha por edhe ndaj hollësish që shumicës tek ne i kalojnë pa u vënë 
re. Autori i ndien si një vuajtje vetiake plagët që e çojnë dëm kombin: 
përçarjen, korrupsionin, plogështinë, mendësinë përjashtuese.

Mesazhet 
që jep të vënë në mendime: Dua të gjithë të dinë se të duash nuk do të 
thotë të gjesh njeriun e përsosur, por të mësosh të shohësh njeriun e 
papërsosur përsosmërisht..Të vdes dua, nëse nuk dua". Nga shpirti dhe 
pena e një shqiptari këto fjalë! Kjo filozofi prej shenjtori! Dua të 
gjithë shqiptarët e ikur të kthehen. Të vijnë të bashkohemi të gjithë 
nën këtë pluhur ndërtimtar, e, së bashku, po të lypet, edhe të vdesim 
nën atë pluhur. Sa më shumë shqiptarë t'i prekë kjo thirrje idealiste, 
aq më shpejt mëkëmbet Shqipëria e përgjunjur.

Në mos u hyn në shpirt 
të gjithëve kjo ftesë, ja ku, në një nga prozat më të bukura: Eja 
motër! provon t'u lutet plot përgjërim vajzave e grave shqiptare, si 
pjesë më e ndjeshme e shoqërisë: Eja motër, sa është gjallë Shqipëria! 

Nuk lë edhe pa i batërdisur me të shara shqiptarët, të varfëruar prej 
vetë atyre: prej shtetit, prej qytetarëve, prej fshatarëve. O Zot si 
jemi katandisur, ku s`ka për të vjedhur, nuk ka as për të jetuar! 
(Skuterr)

Sarkazmës së tij nuk i shpëtojnë shkrimtarë që deri dje 
citonin një e dy Karl Marksin. Tani, as një as dy, drejt e te Karl 
Poperi. (Dhjetanik). Që e barazojnë veten me Zotin kur thonë: Unë si 
krijues! Që shkruajnë libra jo për t'u shitur e lexuar, por për të 
pasur mundësi të shkruajnë nëpër kurrikulume se kanë botuar kaq e aq 
tituj.

Sarkazma e tij arrin kulmin në proza si Kafkaz, ku tërheq 
vëmendjen për Saharat shoqërore e Antarktidat kulturore, rrjedhojë e 
mbrapshtive të djeshme, që po u harruan, ta shpërblejnë me ferrin.

Është një i panjohur për të një ish i përndjekur, që demokracinë e ka 
kuptuar si anarki (Gëzim Bajraktarit). Por thirrja që i bën për t'iu 
kthyer arsyes nuk ka si të jetë më njerëzore.

Fëmijë që nuk motivohen 
për të mësuar, për t'u zhvilluar e për të përparuar, që nuk marrin 
mesazhe të shëndetshme, të përshtatshme për moshën e tyre, që e mbushin 
kohën, si pleq, duke parë telenovela.ky është një shqetësim i madh i 
autorit. Këta fëmijë ai i sheh të bërë adoleshentë e të rinj kokëboshë, 
që merakun më të madh e kanë te pamja, te mjekrat e rruara me kujdes me 
gjeometri të studiuara. 

Tjetër dhimbje pikëlluese: fshati shqiptar i 
braktisur, ku në mure kanë mbetur vetëm emra të gërricur të rinjsh 
shpërndarë nëpër botë si zogjtë e qyqes. Për të cilët askush s'di të të 
japë një përgjigje: S'ka defter ta mbajë (këtë përgjigje), as database, 
as kompjuter. (Fshati për karshi.)

Në prozën tjetër të fortë Qajtore, 
(të zgjedhur enkas si titull i vëllimit, si për të të kujtuar gjendjen 
e asaj nënës që s'dinte ç't'i qante më parë të birit, Selmanit),paraqit 
si në një sekuencë filmike pamje të kohës: kafenetë pa mbarim. Pronarin 
gjithë tangërllëk e zinxhirë floriri. Vajza të reja që flasin e flasin 
duke i thënë njëra-tjetrës saktësisht asgjë. Djem vanitozë që 
shqiptojnë seriozisht marrina. Gazetofobin që thur e shthur parlamente 
e qeveri. Mesoburra që "bëjnë biznes" ulur në kafene me orë të tëra 
përmbys. Belkëputura që "provojnë" me shqiptarin e pandehur për 
italian. Dishepullin e betonuar pas sekteve fetare gjithfarësh. 
Vogëlushë që sulen të të shesin të njëjtat paketa e çakmakë. Familjarë, 
burra me namuz, që ditëve të punës i gjen në hotelet me orë të 
periferisë me sekretareshat. Halabakun e droguar që kërkon të ta shesë 
sapunin për djathë. 

Nga qajtoret e vogla autori kalon tek ajo e 
madhja, Tirana. Me pasunarët e rinj e të ardhurit e rinj, që nuk 
ngurrojnë të shkelin edhe mbi familjen e vet, mjaft të mos u kujtojnë 
prejardhjen. Me gazetat "e pavarura" e me "lajme" boshe. Me Parlamentin 
plot deputetë që s'u dëgjohet zëri. Me fëmijë që shohin reklamat 0900, 
etj. etj.

Kineastët mund të gjenin plot lëndë për të krijuar metrazhe 
të shkurtra interesante e shprehëse nga këto proza. 

Gjithkush ndan të 
njëjtat shqetësime e ndien një vëlla shpirtëror, Edison Ypin. Kush bën 
pjesë në vëllazërinë e të paqetëve për këtë gjendje të gjërave, që 
ndryshon por jo për mirë, le të gjejë një ngushëllim (duke perifrazuar) 
te fjalët e Sonjës në dramën aqtë dhimbshme të Çehovit "Xhaxha Vanja" ( 
që edhe atë s`e lamë pa e dhunuar keqas): Do të punojmë, vëlla, do të 
punojmë.



----- Original Message ----- 
  From: Reli 
  To: alb-
[email protected] 
  Sent: Thursday, June 26, 2008 11:59 PM
  Subject: 
[AlbClub] ÇILJETA terbon Edison Ypin!


                    *** AlbClub 
Discussion List ***






------------------------------------------------------------------------------


        Lexova "gabimisht" nje shkrim te Edison Ypit (tek gazeta 
Panorama), 
        http://www.panorama.com.al/index.php?id=15956 
        shkrimet e te cilit rralle-here kam durimin ti lexoj sepse te 
mbushura me nje fjalor fshataresk e te varfer, ku kaosi mendor eshte 
nje arme qe te imponohet, ku mbreteron absurditeti i cili te shkakton 
lodhje mendore qe ne rrjeshtat e pare. 

        Gjithsesi kete here 
titulli ishte "terheqes" dhe me shtyu ta lexoja, me shpresen qe Edi do 
te kishte arritur me ne fund (duke pare argumentin e thjeshte) te 
thoshte diçka qe te ishte me e zgjuar se vete titulli. 

        
Pikerisht TITULLI.... 
        Edhe ate Edi e kishte gabur, 
        
Ediiiii quhet ÇILJETA e JO ÇILIETA, OK? 

        Ne shkrim Edi tregon 
qe njeh (edhe vete ai nuk eshte i sigurte) babane, xhaxhane e te gjithe 
"racen" e Çiljetes. 
        Antropologet do ta kishin zili Edin per 
zbulimin e nje "Race" te re, pikerisht "Raca Çiljeta", ne (Shqiptaret) 
sigurisht shpresojme te mos perfshihemi, per te evituar nje regres te 
metejshem. 

        Le ti kthehmi shkrimit. 

        Ne fillim Edi 
perpiqet me arsyetime te trubullta ti shpjegoje Çiljetes konceptin e 
kohes, te anti-helmeve? dhe shoqerise se "lig" qe na rrethon, por 
rrjedha e shkrimit eshte aq e ngaterruarr qe me ben te imagjonoj 
Çiljeten me nje shprehje te habitur duke lexuar e duke krruar koken. 

        Edi Ypi i drejtohet Çilit gjithnje me Ti (vini re "T"), i 
tregon historine mbi Babane e saj duke shkruar: 

             
              "Ta njoh kam dashur. Dhe mundësi kam pasur. Por nuk kam 
guxuar. Nuk kam guxuar ashtu si nuk guxojmë t'i afrohemi gjërave të 
shenjta nga frika mos prishet magjia." 

        Nuk e dija qe babai i 
Ciljets paska qene nje njeri i shenjte?! 

        - Kjo me ben akoma 
me kurioz dhe dua te mesoj bemat e babait te Çiljetes. 

        
"Zbuloj" qe ajo çka ka stepur Edin te njoh nga afer kete njeri te 
shenjte eshte kjo: 

             
              "Vite më parë, kur yt 
at' ishte i ri pra, me një gjimnaziste n'sevda na kishte ra. Duke u 
djegur i tëri mes flakëve të etheve të sevdasë, a e di një ditë i 
shkari ç'bëri ?! U ngrit herët në mëngjes. E spërkati me ujë dhe e 
fshiu me fshesë, krejt distancën, nga porta e shtëpisë së të vluarës në 
një rrugicë labirintike plot' flakë të fshehta pasioni të ndrydhur, 
centimetër për centimetër, deri tek porta e gjimnazit ! Pastaj iku vrap 
mori një pajton." 
        ???!!! 

        Por deliri i Edit nuk 
mbaron me kaq: 

             
              "Ai episod i vetëm në 
dukje aq modest, sot gati i pabesueshëm, ishte aq heroik, aq gjenial sa 
un' mund të them pa fare droje se babai yt ishte një Galile' apo 
Kopernik që u bëri të ditur shqiptarëve të vërteta të thjeshta 
themelore lidhur me keqkuptime kozmike." 


        Edi e quan "babai 
yt ishte një Galile' apo Kopernik" une do ta quaja Fshesaxhi, por le ti 
leme menjane percaktimet e te shohim permbajtjen, (u bëri të ditur 
shqiptarëve të vërteta të thjeshta themelore lidhur me keqkuptime 
kozmike)??? 
        Cilat jane keqkuptimet kozmike, vetem Edi e di. 
        E vetmja gje qe kuptuam eshte qe ky shkrim eshte nje deshtim i 
gazetarise, i shkruar nga nje "keqkuptues kozmik", ku kozmik e perdorim 
ne lidhje me permasat e badallalliqeve qe shkruhen. 
        Te 
perdoresh fjale te medha pa u ditur kuptimin dhe aq me keq ne 
kontekstin e gabuar prodhon efektin e kundert, por me sa duket Çiljeta 
paska shkaktuar nje furtune te verete hormonale duke bere qe Edi te 
humbase driten e llogjikes. 

         
        Por nuk mbaron me kaq 
sepse Edi per ta na dhene kuptimin e plote te fales - Raca "ÇILJETA"- 
duhet te na kompletoje pemen gjenealogjike te Çiljetes, pra vazhdon me 
pershkrimin e xhaxhait te Çiljetes. 

             
              "Ay 
ishte një Dendy i klasit të parë i pa konkurrueshëm ende sot nga masa e 
guximit dhe çartallosjes." 

        Nuk arrij ta imagjioj dhe as nuk e 
di, si mund te jete nje Dendy i çartallosur, por ideja nuk premton 
mire. 

        Duke u nisur nga keto elemente Edi arrin ne 
perkufizimin e plote te Races "ÇILJETA", por pa harruar te pershkruaj 
misherimin e races, ne vete Çiljeten, duke shkruar: 

             
              "Tani Ti këndon dhe vallëzon. Shumë mirë bën. Kurrë mos u 
ep. Kurrsesi mos u ndal." 


        Edit ndoshta duhet ti shjegojme 
disa gjera te thjshta apo te "verteta themelore" siç i quan ai. 

        -Çiljeta kendon e vallezon ashtu siç bejne me mijera 
"kengetare" te BBF dhe te cilat publiku i ndjek jo ne baze te cilesive 
te se kenduarit apo te vallzuarit, por ne baze te gjatesise se 
minifundit apo te dekoltes, truke te cilat, Çiljeta & Co i kane mesuar 
ti perdorin me se miri. 

        Askush nuk pret qe Çiljeta, te flas 
per Kantin, per kuptimin e jetes apo rreth ekzistences njerezore, JO, 
madje as nuk duan ta degjojne, thjesht duan ta shikojne dhe suksesi i 
saj eshte ne perpjetim te drejte me lakuriqsine e te veshurit apo te 
zhveshurit.(si deshiron ta quash?) 

        Edi pasi ka bere te 
shenjte te jatin nuk mund te leje pa tituj hyjnore edhe Çiljeten: 

             
              "Ti, luftën, e bashkë me luftën edhe 
Parajsën, e ke të fituar". 

        pra Edi per Çiljeten kthehet ne 
Shen Pietro i cili ka edhe çelsat e parajses, madje per ti dhene me 
shume force arsytimit dhe per ta kthyer idiotesine ne argument ai (Edi) 
sjell edhe provat: 

             
              "Më kanë thënë që mban 
një Kuran në çantë ! Këtë s'dua ta besoj. Se po ta besoja s'është çudi 
nga entuziazmi në çast do çmendesha." 

         
        Me kete fraze 
"do çmendesha" Edi siç duket ka gabuar kohet e zgjedhimit te foljes ose 
nuk ka idene e gjendjes se tij mendore, sepse eksitimi i tij arrin 
majat kur imagjonin Çiljeten me Kuran ne çante!!! 
        Do te me 
vinte keq sikur te zhgenjehej. 
        Kushedi ç'fare mban Çiljeta ne 
çante? 

        Marrezia rriten me ritme eksponienciale gjate 
artikullit te Edit duke u ushqyer me mitin e Çiljetes dhe duke u tallur 
me inteligjencen e lexuesit. 
        Per mos ti lene asgje mangut edhe 
nga profesionale e krahason me kengetaren e madhe Tefta Tashko Koço, 
madje duke i thene: 

             
              "Ajo ka qenë më pak e 
vlefshme se Ti." 


        Per fatin tone ketu shkrimi mbaron duke na 
nxjerre nga ky tynel marramendes, por duke na sjelle ne mendje frazen 
popullore: 
        "S'ka me keq se kur terbohesh ne pleqeri" 

        
S'kemi ç'bejme Edi eshte fiksuar keq me Çiljeten, por te perdoresh 
faqet e gazetes per te shprehur marrezin tende me duket e tepruar dhe 
ofendim per lexuesit e saj. 

        Gjithkush eshte i lire te mendoje 
ate qe i pelqen e te shkruaj ate qe di, dhe kuptohet, aq sa di, pa bere 
publike propozime rrugesh, te sugjeruera nga avujt e alkoolit, ku 
racionaliteti mbytet nga livelli i larte i testoteronit. 

        Ne 
te gjithe shkrimin nje gje eshte e qarte:
        nga te gjitha forcat 
e mundeshme shkaterruese, asnje nuk eshte kaq e perhapur dhe e 
rrezikshme sa budallalleku njerzor. 


------------------------------------------------------------------------------
  Hai un indirizzo email difficile da ricordare? 
  Scegli quello che 
hai sempre desiderato 
  prima che lo faccia qualcun'altro!. 
  
Tantissimi nuovi indirizzi sono ora disponibili su Yahoo!


------------------------------------------------------------------------------


  ______________________________________________________________
  If 
you wish to unsubscribe, send a blank message to:
  alb-club-
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
  http://www.alb-
net.com/mailman/listinfo/alb-
club______________________________________________________________
If 
you wish to unsubscribe, send a blank message to:
alb-club-
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-
net.com/mailman/listinfo/alb-club


______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club