Re: [AlbClub] Nje ngjarje me Kadarene
"D." <[email protected]> Fri, 27 Jun 2008 03:58:28 -0700 (PDT)
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Arben, faleminderit per pergjigjjen. Une s'kisha degjuar kurre per egzistencen e Mehr Licht-it. Ne internet s'arrij te marr ndonje informacion per te qene. A di gje ku mund te gjendet kjo reviste? Sa per Kethen, kqene nje burim i pashtershem poezie ironike e me dy kuptime, cdo teme e frymezonte , krijonte ne cast pa pasur nevojen t'i jepnin kalem ne dore. Kam degjuar qe i dhane njehere gazeten ku flitej per rritjen e rendimentit te qepes dhe recitoi nje cerek ore pa pushim nje kryeveper bazuar mbi artikullin medioker. Te mos harrojme dhe pamjen e tij te jashtme qe ngjiste fort mire me poetin e fandaksur. A di njeri vargjet e sakta te nje poeme te Kethes qe pershkruante nje dasem fshati ku "vromepste pudra si vajguri", ku ishin "fustanet me dantelle dhe kepucet me manivelle"? Nje nderhyrje per jo frengjishtfolesit. Batuta e Cossery-se qe s'merzitej kurre me zotin Cossery, shijohet edhe me mire po te vereni ngjashmerine e fjaleve Cossery me Causerie - bisede, bashkebisedim. ----- Original Message ---- From: Arben Dedja <[email protected]> To: D. <[email protected]>; [email protected] Sent: Thursday, June 26, 2008 5:57:14 PM Subject: RE: [AlbClub] Nje ngjarje me Kadarene D. Ne nje numer te kaluar te revistes Mehr Licht! jam i sigurt qe eshte botuar nje cikel me poezi nga K. Th. Spiri. Do te bej nje perpjekje te gjej se ne cilin numer. Per dreq, keshtu mergimtare siç jemi, edhe librat na jane shperndare... Pjesa me e madhe e librave me ka ngelur e kyçur ne apartamentin tim ne Tirane. Nje pjese tjeter, qe me dukej me e vyer, nga fika e ndonje hajduti i kam spostuar tek nena ime. Ketu ne Itali, praktikisht, krijova nje tjeter biblioteke, nga e para. Nejse... Ja nje distik nga K. Th. Spiri qe e kam ditur permendesh qe i vogel dhe qe nuk ishte ne ciklin e Mehr Licht!-it. I kushtohet çajupit: Andon Zako, fli i qetë: Vëndin tënd e zura vetë! Te pershendes, Ben Dedja ________________________________ Date: Thu, 26 Jun 2008 03:07:56 -0700 From: [email protected] To: [email protected] Subject: Re: [AlbClub] Nje ngjarje me Kadarene Zoti Kokonozi, kam kaq vite qe kerkoj ndonje publikim(ka valle?!) ose doreshkrim te Kico Thoma Spirit, ose K. Th. Spiri, i njohur ne mbare Shqiperine shkurt me inicialet Kethe (K.TH. si J.R. i Dallasit pak a shume). Ka dikush miresine te me tregoje se ku mund te gjenden sot e kesaj dite poezite e Kethes? Do t'iu isha shume mirenjohse per cdo informate. Shendet e me te mira D. ----- Original Message ---- From: D. Kokonozi <[email protected]> To: [email protected] Sent: Tuesday, June 24, 2008 11:39:39 PM Subject: Re: [AlbClub] Nje ngjarje me Kadarene Me duhet te pranoj se kjo eshte shume e vertete. Por duhet te shtoni se ne ate kohe, bashke me Kadarene botonin edhe disa mijra te tjere, botonte edhe Sulejman Mato, botonte edhe Prec Zogaj, qe vdisnin shtate here ne dite per Partine dhe ngjalleshin tete here, botonin edhe lloj lloj karagjozesh te tjere, botonte edhe Ketho Spiri, Mico Rrumbullaku, Fatos Arapi,Xhevair Spahiu e plot te tjere, krijimet e te cileve botoheshin ne frengjisht te les lettres albanaises e qe ambasada shqiptare e Parisit i shprendante falas, po si ndodhi qe askush nuk e cau b... per to? ________________________________ Get news, entertainment and everything you care about at Live.com. Check it out! ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club