Re: [AlbClub] ÇILJETA terbon Edison Ypin!

Reli <[email protected]> Fri, 27 Jun 2008 09:36:56 +0000 (GMT)
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***

Z. Kopliku,
une nuk kam marre persiper (dhe as nuk do te kisha deshire), te bej recensione mbi krijimtarine e Ypit dhe as mbi bindjet e tij politike, (i djathte? va de retro).
Ato pak shkrime qe kam lexuar nuk jane te nje niveli me te larte se ai ne diskutim.

Ato pak here qe e kam ne TV, ka shprehur po te njejtin nivel te shkrimeve te tij, por duke folur me bindjen se ai eshte nje "Opinionist" dhe duke perdorur tonet e nje "Opinionisti", siç ndodh shpesh neper emisionet televizive, ku hipokrizia e injoranca mbreterojne sovrane neper studiot televizive.

Per sa i perket gabimeve gramatikore, kerkoj falje, por shkrimi eshte rrjedhoje e nje reagimi te momentit te cilit nuk mund ti rezistoja dot.


www.vlora.it

--- Ven 27/6/08, Bashkim Kopliku--->Gmail Home <[email protected]> ha scritto:
Da: Bashkim Kopliku--->Gmail Home <[email protected]>
Oggetto: Re: [AlbClub] ÇILJETA terbon Edison Ypin!
A: [email protected], [email protected]
Data: Venerdì 27 giugno 2008, 05:55



 
 


Z. Reli,
Edison Ypi është një 
opinionist i lirë, nga më të lexuarit.  
Shkrimi që ju “dërmoni”, “Çilieta”, nuk e ka merakun aq tek ajo vajza e 
familja e saj, por tek hipokrizia e shoqërisë shqiptare etj.  Mundojuni ta lexoni pa klishe e forma të 
ngurta.  Duhet të keni parasysh kur 
i lexoni shkrimet e Edisonit, se edhe përdhosja e gjuhës, është e qëllimshme, i 
shërben ikjes nga hipokrizia mbarëpopullore shqiptare.  
Në parantezë: me sa ju kam lexuar ju 
të dyve, Edisoni e njeh gramatikën shqip shumë më mirë se ju z. Reli: p.sh. ai 
nuk ngatërron kurrë format e shkurtra “t’i”, me përemrin vetor te vetës së dytë 
“ti”, siç bëni ju kur i kritikoni gjuhën.  
Edhe një gjë tjetër: Edisoni është i djathtë!!!  Nejse.
Po ju dërgoj një shkrim të dikujt 
tjetër, të Donika Omari, që komenton të njëjtin shkrim që komentoni ju, z. Reli, 
por që e sheh në 180 gradë kundra.  
Një nga bukuritë e botës jokomuniste, është se mund të shkruhen të 
kundërta.
Lexim të ëmbël.
Bashkim Kopliku


Vëlla shpirtëror 
me Edison Ypin
[Shekulli, 
26.6.2008]
Donika 
Omari
Rreth përmbledhjes Qajtore të Edison 
Ypit. Nga qajtoret e vogla autori kalon tek ajo e madhja, Tirana, me pasunarët e 
rinj e të ardhurit e rinj, me gazetat “e pavarura” e me “lajme” boshe, me 
Parlamentin plot deputetë që s’u dëgjohet zëri, me fëmijë që shohin reklamat 
0900, etj.
Një telefonatë. Me celular. Ku më 
shpreh mirënjohjen për një shkrim që kam bërë për romanin e Ani Wilmsit, mbesës 
së tij. 
Biseda me celular zgjatet, sepse 
filloj unë tani t’i shpreh vlerësimin që kam prej kohësh për shkrimet e tij. 
Ndërsa po matem t’i them se bisedat me celular në Shqipëri…ai më propozon një 
takim për një kafe. Kështu kam rastin ta njoh Edison Ypin jo vetëm nga shkrimet. 
Tani i kuptoj më mirë fjalët që fliten për të: tip më vete. Kështu quhet te ne 
ai që mosdurimin ndaj vogëlsisë, egos së vogël, shpirtit të vogël e ka majë 
nervave. Ai që shpërthen i papërmbajtur përpara mendësisë prej bullari, e që 
është larg çdo diplomacie, llogarie e shtirjeje. Të përmbajturve, të 
llogariturve, atyre që janë “brenda shinave”, ua vrasin veshin shpërthimet e tij 
“të pazakonta”. Se ne duam të zakontën, atë që na duhet për të ruajtur 
status-quo- në. Sadoqë ndofta jemi të shqetësuar për gjendjen e gjërave. Ama pa 
vuajtur vërtet. Thellë-thellë edhe të kënaqur, se për vete i kemi siguruar ato 
që shumicës i mungojnë. Edhe Edison Ypi nuk është se s’i ka ato që shumicës i 
mungojnë. Por prapë nuk është aspak i kënaqur, aspak i qetë, aspak i lumtur. 
Përkundrazi. 
Prej kohësh më kanë bërë përshtypje 
shkrimet e tij. Shpesh kam dashur t`i përgjigjem asaj ftesës së tij 
njeridashëse: shkruaji
 edison 
ypi t, që ua drejton rregullisht lexuesve. Tani po i përgjigjem 
në njëfarë mënyre. Atë që kisha pasur kaq herë ndër mend t’ia shkruaja, ia 
thashë tani me ta takuar: - Pse nuk i përmbledh në një libër ato që ke 
shkruar?
Dhe ai sakaq më zgjat përmbledhjen 
me shkrimet e tij… si t’i quash? publicistikë? pamflete?…titulluar Qajtore (nga 
një fjalë e shqiptarëve të Kosovës përçajtoret, kafenetë). Ironik, sarkastik, 
autori tregon se nuk duron shumë gjëra, të gjitha ato gjëra që janë një fyerje 
për njeriun. Nuk duron sidomos dyfaqësinë, mendësinë nga të fryjë era, 
konformizmin. Nuk duron poshtërimin që i bëhet të dobëtit, fëmijëspa mbrojtje, 
pleqve, të humburve të dheut thellë fshatrave të braktisura, ku nuk shkel këmba 
e të kënaqurve. 
Ky kolonjar më kujton kolonjarin 
tjetër kolerik e mosdurues ndaj shpinave të përkulura, Skënder Luarasin. Ndofta 
s’do të jetë dakord që po e quaj kolonjar. Se veten, plot krenari, e quan 
skraparlli. Ndofta edhe do të ngrejë zërin, me sa i ha zëri, siç e ka zakon. Po 
s`tremb dot. Se, skraparlli apo kolonjar, është gjind i zbutur. S’ka egërsi në 
shpërthimet e tij. 
Më kujton edhe atë mjeshtrin e 
ndjenjës, të shumëvuajturin, Migjenin. Si ai e ndien në lëkurë të vet vuajtjen e 
një vëllai të Lulit të vocërr, Sulës. 
“Sula ka baba një të verbër invalid 
prej shumë vitesh. Sula ka lindur gjatë viteve të verbërisë atërore! Sula është 
bir i pasionit të errësirës!” Sa shprehëse pikëçuditëset e tij! Ndiejmë sesa i 
dhemb autorit fati i këtij fëmije dhe sa i padrejtë i duket. Fëmijë i pjekur 
para kohe “e ka nisur jetën duke shkallmuar vdekjen. Sula u bën bunkerëve atë që 
bombat nuk ua bëjnë dot, u heq skalpin, kafkën, trutë, shpirtin, u merr 
hekurin….” Po ndërsa Sula i vogël “jeton jetë e vdekje përqafuar” burrërisht, pa 
u ndier, benzat e shtrenjtë me xhama të zinj harbojnë rrugëve “duke shqyer” në 
atë harbim edhe ndonjë plak të mjerë, se…do kalojë presidenti, kryeministri, 
ministri…Ballafaqim romantik tragjik klasash shoqërore, fatesh “të zgjedhur-të 
përbuzur”, tani në fillim të mijëvjeçarit të tretë… kur ky tipar i romantizmit, 
të paktën në vendet e zhvilluara, është i kapërcyer në letërsi. Sepse është pak 
a shumë i kapërcyer në jetë. Atje, Sulat, shteti i zgjuar, organizata të 
ndryshme në ndihmë tëfamiljeve e fëmijëve, komunitetet fetare etj. nuk i lënë në 
fatin e tyre. E dinë që dardha e ka bishtin prapa.Edhe Edison Ypi këtë 
paralajmëron: E gjithë shoqëria shqiptare do të paguajë haraç për trajtimin që 
po u bën Sulave. Nesër, kur të rritet…”ruhuni nga Sula. Mos thoni nuk e dinim 
kur të fillojë t’jua sheshojë skalpin dhe t’jua presë fytin me biçak…” Duke u 
ndier i pafuqishëm përpara pandjeshmërisë së përgjithshme, autori merr me gjithë 
shpirt anën e Sulës: “Kusur mos u lër, qenve. Nuk je vetëm! Zoti të 
ndihmoftë.”
Edison Ypin nuk e shohim të marrë 
penën për t`iu përgjigjur atij që mund të ketë sulmuar atë vetë. I sulet, me 
bateri të ngarkuara mirë, atij që i bie më qafë Shqipërisë. Ose dinjitetit 
njerëzor. Ose shijes së mirë. 
Stilin e tij muskuloz, energjik, të 
pangatërrueshëm e keqkuptojnë, duke e marrë si shkelje të normave gjuhësore. 
Sepse lexojnë pa vëmendje, se nuk janë mësuar me larmi stilesh, se janë të 
gatshëm për keqkuptim. Edison Ypi, inxhinier me profesion, njeh mirë sintaksën e 
shqipes dhe pasurinë e fjalorit të saj. Shkrimet e tij sjellin një zë të veçantë 
në prozën shqipe. Dhe jo vetëm me stilin, me mënyrën si fut në lojë kalambure, 
vargje e rima e aliteracione brenda prozës, si thërret në ndihmë shprehjen 
hiperbolike për t`i dhënë forcë penës: Herët, shum herët asht Axh`, me u smun 
ti! Leni shkamijt e Malcis s`Madhe me u smun ata para teje…(Axh` Pjerini). 

Megjithatë, proza e Edison Ypit mund 
të ishte më e përkujdesur. Ajo i ngjan një lumi që herë-herë del nga shtrati. 
Kur i ndodh kjo, nuk do t`i bënte keq një redaktim. Në disa raste, pakëz më e 
përmbajtur, pakëz më e shkarkuar, fraza e tij do të fitonte forcë shprehëse më 
të madhe. Ose, për shembull, një redaktor i kujdesshëm do t`i këshillonte që në 
shkrimin për gazetarin anglez A.A. Gill, të mos e shlyente fyerjen bërë 
Shqipërisë nga ky i fundit duke u përgjigjur me të njëjtën monedhë. Pra, të mos 
kalonte nga një individ te atdheu i tij, që në këtë rast është Anglia, me 
institucionet e kulturën e saj të admirueshme. Në shkrimin Ah, Rugova!, i 
dëshiruar që të shohë më në fund një udhëheqës shqiptar idealist e të patëmetë, 
e harxhon admirimin e tij pa skaj për një figurë mjaft të 
diskutueshme.
Shkrimet e Edison Ypit shquhen për 
përmbajtjen e për mesazhet që japin. Për atë ndjeshmëri ndaj problemeve të mëdha 
por edhe ndaj hollësish që shumicës tek ne i kalojnë pa u vënë re. Autori i 
ndien si një vuajtje vetiake plagët që e çojnë dëm kombin: përçarjen, 
korrupsionin, plogështinë, mendësinë përjashtuese…
Mesazhet që jep të vënë në mendime: 
Dua të gjithë të dinë se të duash nuk do të thotë të gjesh njeriun e përsosur, 
por të mësosh të shohësh njeriun e papërsosur përsosmërisht….Të vdes dua, nëse 
nuk dua”. Nga shpirti dhe pena e një shqiptari këto fjalë! Kjo filozofi prej 
shenjtori! Dua të gjithë shqiptarët e ikur të kthehen. Të vijnë të bashkohemi të 
gjithë nën këtë pluhur ndërtimtar, e, së bashku, po të lypet, edhe të vdesim nën 
atë pluhur. Sa më shumë shqiptarë t’i prekë kjo thirrje idealiste, aq më shpejt 
mëkëmbet Shqipëria e përgjunjur.
Në mos u hyn në shpirt të gjithëve 
kjo ftesë, ja ku, në një nga prozat më të bukura: Eja motër! provon t’u lutet 
plot përgjërim vajzave e grave shqiptare, si pjesë më e ndjeshme e shoqërisë: 
Eja motër, sa është gjallë Shqipëria! 
Nuk lë edhe pa i batërdisur me të 
shara shqiptarët, të varfëruar prej vetë atyre: prej shtetit, prej qytetarëve, 
prej fshatarëve. O Zot si jemi katandisur, ku s`ka për të vjedhur, nuk ka as për 
të jetuar! (Skuterr)
Sarkazmës së tij nuk i shpëtojnë 
shkrimtarë që deri dje citonin një e dy Karl Marksin. Tani, as një as dy, drejt 
e te Karl Poperi. (Dhjetanik). Që e barazojnë veten me Zotin kur thonë: Unë si 
krijues! Që shkruajnë libra jo për t’u shitur e lexuar, por për të pasur mundësi 
të shkruajnë nëpër kurrikulume se kanë botuar kaq e aq tituj.
Sarkazma e tij arrin kulmin në proza 
si Kafkaz, ku tërheq vëmendjen për Saharat shoqërore e Antarktidat kulturore, 
rrjedhojë e mbrapshtive të djeshme, që po u harruan, ta shpërblejnë me 
ferrin.
Është një i panjohur për të një ish 
i përndjekur, që demokracinë e ka kuptuar si anarki (Gëzim Bajraktarit). Por 
thirrja që i bën për t’iu kthyer arsyes nuk ka si të jetë më 
njerëzore.
Fëmijë që nuk motivohen për të 
mësuar, për t’u zhvilluar e për të përparuar, që nuk marrin mesazhe të 
shëndetshme, të përshtatshme për moshën e tyre, që e mbushin kohën, si pleq, 
duke parë telenovela…ky është një shqetësim i madh i autorit. Këta fëmijë ai i 
sheh të bërë adoleshentë e të rinj kokëboshë, që merakun më të madh e kanë te 
pamja, te mjekrat e rruara me kujdes me gjeometri të studiuara. 

Tjetër dhimbje pikëlluese: fshati 
shqiptar i braktisur, ku në mure kanë mbetur vetëm emra të gërricur të rinjsh 
shpërndarë nëpër botë si zogjtë e qyqes. Për të cilët askush s’di të të japë një 
përgjigje: S’ka defter ta mbajë (këtë përgjigje), as database, as kompjuter. 
(Fshati për karshi…)
Në prozën tjetër të fortë Qajtore, 
(të zgjedhur enkas si titull i vëllimit, si për të të kujtuar gjendjen e asaj 
nënës që s’dinte ç’t’i qante më parë të birit, Selmanit),paraqit si në një 
sekuencë filmike pamje të kohës: kafenetë pa mbarim. Pronarin gjithë tangërllëk 
e zinxhirë floriri. Vajza të reja që flasin e flasin duke i thënë njëra-tjetrës 
saktësisht asgjë. Djem vanitozë që shqiptojnë seriozisht marrina. Gazetofobin që 
thur e shthur parlamente e qeveri. Mesoburra që “bëjnë biznes” ulur në kafene me 
orë të tëra përmbys. Belkëputura që “provojnë” me shqiptarin e pandehur për 
italian. Dishepullin e betonuar pas sekteve fetare gjithfarësh. Vogëlushë që 
sulen të të shesin të njëjtat paketa e çakmakë. Familjarë, burra me namuz, që 
ditëve të punës i gjen në hotelet me orë të periferisë me sekretareshat. 
Halabakun e droguar që kërkon të ta shesë sapunin për djathë… 
Nga qajtoret e vogla autori kalon 
tek ajo e madhja, Tirana. Me pasunarët e rinj e të ardhurit e rinj, që nuk 
ngurrojnë të shkelin edhe mbi familjen e vet, mjaft të mos u kujtojnë 
prejardhjen. Me gazetat “e pavarura” e me “lajme” boshe. Me Parlamentin plot 
deputetë që s’u dëgjohet zëri. Me fëmijë që shohin reklamat 0900, etj. 
etj.
Kineastët mund të gjenin plot lëndë 
për të krijuar metrazhe të shkurtra interesante e shprehëse nga këto proza. 

Gjithkush ndan të njëjtat shqetësime 
e ndien një vëlla shpirtëror, Edison Ypin. Kush bën pjesë në vëllazërinë e të 
paqetëve për këtë gjendje të gjërave, që ndryshon por jo për mirë, le të gjejë 
një ngushëllim (duke perifrazuar) te fjalët e Sonjës në dramën aqtë dhimbshme të 
Çehovit “Xhaxha Vanja” ( që edhe atë s`e lamë pa e dhunuar keqas): Do të 
punojmë, vëlla, do të punojmë.
 
 
----- Original Message ----- 

  From: 
  Reli 
  To: [email protected] 
  Sent: Thursday, June 26, 2008 11:59 
  PM
  Subject: [AlbClub] ÇILJETA terbon Edison 
  Ypin!
  
                  
  *** AlbClub Discussion List ***




  
  

  
  
    
    
      Lexova "gabimisht" nje shkrim te Edison Ypit (tek gazeta 
        Panorama), 
http://www.panorama.com.al/index.php?id=15956 
        
shkrimet e te cilit rralle-here kam 
        durimin ti lexoj sepse te mbushura me nje fjalor fshataresk e te varfer, 
        ku kaosi mendor eshte nje arme qe te imponohet, ku mbreteron absurditeti 
        i cili te shkakton lodhje mendore qe ne rrjeshtat e pare. 
        

Gjithsesi kete here titulli ishte "terheqes" dhe me shtyu 
        ta lexoja, me shpresen qe Edi do te kishte arritur me ne fund (duke pare 
        argumentin e thjeshte) te thoshte diçka qe te ishte me e zgjuar se vete 
        titulli. 

Pikerisht TITULLI.... 
Edhe ate Edi e kishte gabur, 
        
Ediiiii quhet ÇILJETA e JO ÇILIETA, OK? 

Ne 
        shkrim Edi tregon qe njeh (edhe vete ai nuk eshte i sigurte) babane, 
        xhaxhane e te gjithe "racen" e Çiljetes. 
Antropologet do ta kishin 
        zili Edin per zbulimin e nje "Race" te re, pikerisht "Raca Çiljeta", ne 
        (Shqiptaret) sigurisht shpresojme te mos perfshihemi, per te evituar nje 
        regres te metejshem. 

Le ti kthehmi shkrimit. 

Ne fillim 
        Edi perpiqet me arsyetime te trubullta ti shpjegoje Çiljetes konceptin e 
        kohes, te anti-helmeve? dhe shoqerise se "lig" qe na rrethon, por 
        rrjedha e shkrimit eshte aq e ngaterruarr qe me ben te imagjonoj 
        Çiljeten me nje shprehje te habitur duke lexuar e duke krruar koken. 
        

Edi Ypi i drejtohet Çilit gjithnje me Ti (vini re "T"), i tregon historine mbi Babane e 
        saj duke shkruar: 

        
          
          
            

          
            "Ta njoh kam 
              dashur. Dhe mundësi kam pasur. Por nuk kam guxuar. Nuk kam guxuar 
              ashtu si nuk guxojmë t’i afrohemi gjërave të shenjta nga frika mos 
              prishet magjia."
Nuk e dija qe babai 
        i Ciljets paska qene nje njeri i shenjte?! 

- Kjo me ben akoma me 
        kurioz dhe dua te mesoj bemat e babait te Çiljetes. 

"Zbuloj" qe 
        ajo çka ka stepur Edin te njoh nga afer kete njeri te shenjte eshte kjo: 
        

        
          
          
            

          
            "Vite më parë, kur yt at’ ishte i ri pra, me një 
              gjimnaziste n’sevda na kishte ra. Duke u djegur i tëri mes flakëve 
              të etheve të sevdasë, a e di një ditë i shkari ç’bëri ?! U ngrit 
              herët në mëngjes. E spërkati me ujë dhe e fshiu me fshesë, krejt 
              distancën, nga porta e shtëpisë së të vluarës në një rrugicë 
              labirintike plot’ flakë të fshehta pasioni të ndrydhur, centimetër 
              për centimetër, deri tek porta e gjimnazit ! Pastaj iku vrap mori 
              një pajton."???!!! 

Por deliri i Edit 
        nuk mbaron me kaq: 

        
          
          
            

          
            "Ai episod i vetëm në dukje aq modest, sot gati i 
              pabesueshëm, ishte aq heroik, aq gjenial sa un’ mund të them pa 
              fare droje se babai yt ishte një 
              Galile’ apo Kopernik që u bëri të ditur shqiptarëve të 
              vërteta të thjeshta themelore lidhur me keqkuptime 
          kozmike."

Edi e quan "babai yt ishte 
        një Galile’ apo Kopernik" une do ta quaja Fshesaxhi, por le ti leme 
        menjane percaktimet e te shohim permbajtjen, (u bëri të ditur shqiptarëve të vërteta të 
        thjeshta themelore lidhur me keqkuptime kozmike)??? 
Cilat 
        jane keqkuptimet kozmike, vetem Edi e di. 
E vetmja gje qe kuptuam 
        eshte qe ky shkrim eshte nje deshtim i gazetarise, i shkruar nga nje 
        "keqkuptues kozmik", ku kozmik e perdorim ne lidhje me permasat e 
        badallalliqeve qe shkruhen. 
Te 
        perdoresh fjale te medha pa u ditur kuptimin dhe aq me keq ne kontekstin 
        e gabuar prodhon efektin e kundert, por me sa duket Çiljeta paska 
        shkaktuar nje furtune te verete hormonale duke bere qe Edi te humbase 
        driten e llogjikes. 

 
        
Por nuk mbaron me kaq sepse Edi per ta na dhene kuptimin e plote te 
        fales - Raca "ÇILJETA"- duhet te na kompletoje pemen gjenealogjike te 
        Çiljetes, pra vazhdon me pershkrimin e xhaxhait te Çiljetes. 

        
          
          
            

          
            "Ay ishte një Dendy i klasit të parë i pa 
              konkurrueshëm ende sot nga masa e guximit dhe 
          çartallosjes."
Nuk arrij ta imagjioj dhe as 
        nuk e di, si mund te jete nje Dendy i çartallosur, por ideja nuk premton 
        mire. 

Duke u nisur nga keto elemente Edi arrin ne perkufizimin e 
        plote te Races "ÇILJETA", por pa harruar te pershkruaj misherimin e 
        races, ne vete Çiljeten, duke shkruar: 

        
          
          
            

          
            "Tani Ti këndon dhe vallëzon. Shumë mirë bën. 
              Kurrë mos u ep. Kurrsesi mos u 
        ndal."

Edit ndoshta duhet ti shjegojme 
        disa gjera te thjshta apo te "verteta themelore" siç i quan ai. 
        

-Çiljeta kendon e vallezon ashtu siç bejne me mijera "kengetare" 
        te BBF dhe te cilat publiku i ndjek jo ne baze te cilesive te se 
        kenduarit apo te vallzuarit, por ne baze te gjatesise se minifundit apo 
        te dekoltes, truke te cilat, Çiljeta & Co i kane mesuar ti perdorin 
        me se miri. 

Askush nuk pret qe Çiljeta, te flas per Kantin, per 
        kuptimin e jetes apo rreth ekzistences njerezore, JO, madje as nuk duan 
        ta degjojne, thjesht duan ta shikojne dhe suksesi i saj eshte ne 
        perpjetim te drejte me lakuriqsine e te veshurit apo te zhveshurit.(si 
        deshiron ta quash?) 

Edi pasi ka bere te shenjte te jatin nuk 
        mund te leje pa tituj hyjnore edhe Çiljeten: 

        
          
          
            

          
            "Ti, luftën, e bashkë me luftën edhe Parajsën, e 
              ke të fituar".
pra Edi per Çiljeten kthehet 
        ne Shen Pietro i cili ka edhe çelsat e parajses, madje per ti dhene me 
        shume force arsytimit dhe per ta kthyer idiotesine ne argument ai (Edi) 
        sjell edhe provat: 

        
          
          
            

          
            "Më kanë thënë që mban një Kuran në çantë ! Këtë 
              s’dua ta besoj. Se po ta besoja s’është çudi nga entuziazmi në 
              çast do çmendesha."
 
Me 
        kete fraze "do çmendesha" Edi siç duket ka gabuar kohet e zgjedhimit te 
        foljes ose nuk ka idene e gjendjes se tij mendore, sepse eksitimi i tij 
        arrin majat kur imagjonin Çiljeten me Kuran ne çante!!! 
Do te me 
        vinte keq sikur te zhgenjehej. 
Kushedi ç'fare mban Çiljeta ne çante? 
        

Marrezia rriten me ritme eksponienciale gjate artikullit te Edit 
        duke u ushqyer me mitin e Çiljetes dhe duke u tallur me inteligjencen e 
        lexuesit. 
Per mos ti lene asgje mangut edhe nga profesionale e 
        krahason me kengetaren e madhe Tefta Tashko Koço, madje duke i thene: 
        

        
          
          
            

          
            "Ajo ka qenë më pak e vlefshme se 
          Ti."

Per fatin tone ketu shkrimi mbaron 
        duke na nxjerre nga ky tynel marramendes, por duke na sjelle ne mendje 
        frazen popullore: 
"S'ka me keq se 
        kur terbohesh ne pleqeri" 

S'kemi ç'bejme Edi eshte 
        fiksuar keq me Çiljeten, por te perdoresh faqet e gazetes per te 
        shprehur marrezin tende me duket e tepruar dhe ofendim per lexuesit e 
        saj. 

Gjithkush eshte i lire te mendoje ate qe i pelqen e te 
        shkruaj ate qe di, dhe kuptohet, aq sa di, pa bere publike propozime 
        rrugesh, te sugjeruera nga avujt e alkoolit, ku racionaliteti mbytet nga 
        livelli i larte i testoteronit. 

Ne te gjithe shkrimin nje gje 
        eshte e qarte:
nga te gjitha forcat e 
        mundeshme shkaterruese, asnje nuk eshte kaq e perhapur dhe e rrezikshme 
        sa budallalleku njerzor.

  
  Hai un indirizzo email difficile da ricordare? 
Scegli quello che hai 
  sempre desiderato 
prima che lo faccia qualcun'altro!. 
Tantissimi 
  nuovi indirizzi sono ora disponibili su Yahoo!
  
  

  ______________________________________________________________
If 
  you wish to unsubscribe, send a blank message 
  to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page 
  at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club


      Scopri il Blog di Yahoo! Mail: trucchi, novità, consigli... e la tua opinione!
http://www.ymailblogit.com/blog/

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club