[AlbClub] Bletet e Kleos - Journal des Savants
bato ipare <[email protected]> Fri, 27 Jun 2008 16:27:11 -0700 (PDT)
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Ne sesionin e fundit te para-veres, dega e studimeve gjuhesore te Akademise se Shkencave te Terbacit, tema e debatit u mbajt mbi "Bletet e Kleos ( akronim per Kleopatra) Fjalen referuese e mbajti si zakonisht zoti Dervish Hysenaj, ( A.D; A.M; B.A; M.A; M.D; N.B; P.M; P.S), specialist, fjalen e te cilit, po e sjellim: "Historia s`ka lene gje pa thene e pa perseritur ne lidhje me jeten e nje nga figurave femerore me madheshtore e te perfolura te koheve te shkuara, si-bijen tone, Kleon e Egjyptit, e cila megjithese e lindur larg ne Egjypt, origjinen e saj qe e kish ketej nga malet tona, s`e harroi e s`e mohoi asnjehere. Por ketu e kam fjalen per nje pjese te kesaj historie, e cila sa c`nuk permendet, po aq edhe nenkuptohet. Ne fakt komentuesit e shumte jane ndjere gjithnje ne siklet per ti thene haptazi disa gjera , sic i thone fjales, dites per diell, dhe megjithese ajo per ate cka ata dyzonin dihesh dhe dihet nga e gjithet dynjaja, keta komentues te nderuar, sikletin e tyre e mbulojne vazhdimisht me shprehje tilla si "tradicionalisht", "nga sa eshte thene", "nga ajo qe na percjell tradita", "sic presupozohet", " sic pohohet", dhe sa e sa terma te tjera shfajesuese, pa u ulur asnjehere mbi "lule". Duke patur nje respekt te patundur individual dhe institucional ndaj ketyre kolegeve, edhe une deri me tani kam refuzuar ta rrezoj kete murus aeneus. Por tema vazhdone te jete e nxehte e te diskutohet, tashme ne nje forme te cilen frengjet do ta quanin "sexplication du texte", e cila, ne emer te atij ylli te shndritshem e te paarritshem qe quhet e verteta, nuk mund te shkoje me tej pa sqarime te nevojshme per te hedhur tutje cdo keqkuptim te krijuar nga zellshmeria. Fjala eshte per kerkimin e te vertetes nese Kleoja perdorte apo jo nje shishke te vogel te mbushura plot e perplot me blete, si nje mjet martesor ndihmes. Tashti, mjetet ndihmese martesore, si per burrin ashtu edhe per gruan ose per te dy bashke, jane te shumta. Televizioni dhe revistat jane te mbushura plot e perplot me to. Por nuk do te dinjifikohesh ky referum sikur tu hynim hollesive te pershkrimit te ketyre mjeteve te sotme ketu, aq me teper qe fjala behet per si-bijen tone Kleon, dhe sic do ta shohim me vone, ka shume mundesi edhe per te fameshin Mark Antoni. Mundesite per vleren praktike te shishkes plot me blete te Kleos jane dy. Por ekziston edhe te tjera. Nese Kleoja kishte per qellim qe me ane te nje shishkeje me blete, ti shtonte energjite burrerore te te vluarit te saj ne shtrat, menyra e vetme efektive dhe praktike do te ishte heqja e kapakut te shishkes dhe afrimi i permbajtjes se saj tek nenbrezi i tij. Por eshte veshtire te imagjinohet se si Kleoja do mund te siguronte qe i vluari i saj ne vend te eksitimit, te mos kercente perpjete nga efekti i tmerrit te te pickuarave te shpezeve te vogla, e te rendete drejt shpates se vet. Nga ana tjeter, nese kjo vegelze, dhe s`ka dyshim se ideja krijuese e saj ishte krejt e Kleos, c`ka eshte tipike per racen tone, ishte per perdorim personal, sic kane analizuar edhe disa komentues te tjere te hershem, ceshtja behet pak me e erret. Sepse do te kihesh nevoje per ta shtyre llogjiken ne buze te humneres nese do te pranonim se Mark Antoni, ky dashuror dhe zhvirgjeror i famshem, mbas gjithe asaj eksperience jetesore te tij, te mund te ndjente gjakun e tij ti vlonte nen pamjen e bleteve dhe edemave cutanore qe mund te mbulonin pjeset e deshiruara te trupit te mbretereshes se tij te zemres. Por ekziston edhe nje mundesi e trete, c`ka eshte edhe teza te cilen e mbron me kembengulje instituti tone. Perdorimi i ketyre shpezeve ( pellazget, ne shenje respekti, nuk i kane pare asnjehere bletet si insekte, qe do te ishte nje kategori zvogeluese e dimesionit te vleres se tyre te vertete), ne vend te nje perdorimi erotik, do te kete pasur nje qellim nekrotik. Kleoja, duke pare qe ne vend te gjerave te tjera, Oktaviani kish shume te ngjare ti vinte ne trup zinxhiret, vendosi ta ndihmonte vehten per te kapercyer pragun e tejshme me ane te nje shishkeje te mbushur plot e perplot me blete te zemeruara afrikane, te cilet e nxorren inatin e tyre prej te mbyllurit ne nje qelqurine te ngushte , mbi trupin e mbretereshes fisnike dhe fatkeqe, duke ia hequr keshtu Oktavianit mundesine e nje hyrje triumfale ne Rome. Ne ndihme te pozicionit te patundeshem te tezes se institutitit tone, vjen edhe dyshimi se scribi qe shkruajti ndodhite e atehereshme do te kete qene ndonje skllav qe ka ngaterruar fjalen "vespe" me "aespe", e ne vend te bleteve te fisme, ia ngarkoj barren e vrasjes se mbretereshe sone te famshme nje gjarperi te vogel e te zi. Qe neve ne institutitn tone jemi ne gjurmet e te vertetes, e tregon edhe fakti qe shembulli i Kleos, me vone do te frymezonte e do te ndiqesh edhe nga vashezat e perlarta te Sulit, qe s`paten bletet e zemeruara afrikan afer , por shkembin e tyre te lashte pellazg, nga i cili u leshuan per te mos perfundur ne zinxhiret e oktavianeve osmane. Shpresojme se ky kontribut i Institutit gjuhesor te Akademise se Shkencave te Terbacit do te ndihmoje ne ndricimin e ceshtjes aq te komplikuar te bleteve te Kleopatres, e cila mbetete nje nga temat kardinale te historise se vjeter, por gjithmone prezente te pellazgeve te lashte." ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club