[AlbClub] Fwd: Per Ben dhe fenomenin e minjve te gjirizit te internetit
GH <[email protected]> Sat, 28 Jun 2008 10:48:20 +0200
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** E nderuara Bogdani Analiza juaj për sa i përket dëshirës për t'u shprehur anonimisht në alb-club është e gabuar, tendencioze dhe fyese. Anonimitet nuk është i lidhur detyrimisht me dëshirën për t'u fshehur përgjatë një komunikimi, por shpreh dëshirën pragmatike për ta përqendruar diskutimin thjeshtë në përmbajtjen e tij. Në kulturën e diskutimit shqip është pothuajse e pamundur të diskutohen vetëm mendimet, pasi herët apo vonë, kryesisht kur përfundojnë argumentet, diskutimi vazhdon në formën: "ne e dimë se pse flet e shkruan ti kështu; ngaqë të paguan ky apo ai". Në këto rrethana nëse ti je e interesuar në këtë forum të shkëmbesh mendimet e tua (dhe vetëm ato) do të të duhej që ta pranosh anonimitetin si një nga elementët e zakonshëm të kulturës së komunikimit. Ti Bogdani fyen kur presupozon se shkaku i anonimitetit është dëshira e " ca pinjollë te ish nomenklaturës komuniste" të detyruar nga halli për të vepruar kështu, pasi presupozon një faj të shkruesit të cilin e lidh detyrimisht me origjinën familiare dhe jo me aktivitetin intelektual të individit dhe kjo Bogdani është një mendësi orientale dhe enveriste dhe e shkreta ti që e paske. Ti Bogdani bën një ndarje në anonimë pozitivë dhe anonimë negativë duke ju referuar relevancës letrare të përzgjedhjes së pseudonimeve, e cila do të duhej të ishte komplet irelevante për sa i përket thelbit të një diskutimi. Fakti që Halle Qamilja ty t'u paska hapur, do të thotë se të paktën për ty ky anonim nuk qënka më si i tillë dhe se të radhiturit të shkrimeve të këtij personazhi kaq simpatik në radhën e anonimeve, do të ishte një gabim substancial. Për sa i përket përdorimit të pseudonimeve apo anonimeve do të duhej që këtë të ndaheshin nga njëra - tjetra (që një dreq e di se pse do të duhej bërë edhe kjo, por meqë po ngul këmbë për të disatën herë). Pseudonimet shpesh janë personazhe jo-realë, artistikë, janë maska, janë figura shumë të këndshme, të cilat nuk shprehin shpesh vetëm mendimin e tyre por një mendim të përmbledhur. Anonimet janë persona realë, të cilët janë thjeshtë këtu për çdo gjë tjetër, por në asnjë mënyrë për të bërë krushqi me ty, kështu që biografitë e tyre private apo intelektuale apo shkencore nuk i shpërdorojnë duke i afishuar ku të munden nëpër faqet e internetit, por pikërisht vetëm aty ku atyre vetë apo të tjerëve u hynë në punë. Për sa i përket fyerjeve në internet apo konkretisht në alb-club ato padyshim që janë akte rrugaçërie, të cilat meritojnë moderimin dhe nxjerrjen jashtë nga lista, pasi në planin personal fyejnë bashkëbiseduesin dhe në planin e përgjithshëm prishin diskutimin. Nëse do të të hynte në punë për të ruajtur higjienën komunikatave intelektuale mbaj parasysh të lutem se dinjiteti i njeriut, të cilin shumica në këtë klub e respektojnë me një predispozicion pozitiv nuk është një kategori e rezervuar vetëm për jo-anonimët, por edhe për anonimet. Në këto rrethana të akuzosh për lidhje më një regjim diktatorial një anonim pa patur (ose të paktën pa përmendur) asnjë provë për këtë është një fyerje po aq e rëndë prej rrugaçi, sa do të ishte pohimi p.sh. që "MB është komplet Bibë". Për sa i përket biografive personale dhe analizimit të tyre kjo është diçka që kryesisht i lihet në dorë fillimisht të prekurve nga ky proces. Nëse dikush ekspozohet në jetën publike si një komponent i saj, pra si një politikan, ky person duhet të marrë në konsideratë dhe të pranojë si të mirëqenë nevojën e komunikuesve të tjerë me të për t'i analizuar biografitë personale. Si rregull politikanët kanë një lëkurë të trashë dhe e marrin në konsideratë një gjë të tillë si një dukuri normale. Madje ka të tillë që edhe koketojnë pak me këto rrethana e u pëlqen kur dikush ua merr nëpër goja jetën e tyre, sepse kjo i bën të besojnë se janë ende në fokusin e vëzhgimit publik. Në rastin e të vdekshmeve të zakonshëm (si rasti yt) biografia është shpalosur me dëshirën tënde në këtë forum shumë më herët se sa ti të kishe shpalosur mendimin tënd, pra shumë më herët që lexuesit disa vjeçare të këtij forumi të kishin krijuar një mendim të tyre për penën Bogdani, ju afishua një biografi shumë e hollësishme nga ty vetë. Kjo gjë nuk është shumë e zakonshme në këtë forum, bashkëkomunikuesit i shkëmbejnë mendimet verbalisht dhe jo duke krahasuar diplomat. Ti e bëre se ashtu t'u duk më mirë. Është zgjidhje e jotja, askush nuk ta detyroi, pra mos u çudit kur ndokush që ka nge rri dhe të analizon. Megjithatë kush do të ishte i mençur do të duhej që ta mbishikonte dëshirën tënde për t'i treguar çdokujt, se çfarë ke arritur në jetë, pasi siç është përsëritur me mijëra herë në alb-club e rëndësishme është se ç'thua këtu. Kështu Bogdani, lëri rehat anonimet me analizën e predispozicionit të tyre për të shkruar se nuk të pyeti njeri e shiko punën tënde - në kuptimin që thuaj atë që di e do pa u marrë me të tjerët se as ty nuk ta kush këtë për borxh. Hajt shnet GH Anfang der weitergeleiteten E-Mail: > Gjate nje debati se fundmi me nje nga anonimatet e Alb-Clubit kam > shprehur ndjesine time te diskomfortit (ndjesi qe me shkon deri ne > idiosinkrazi) kur jam e detyruar te komunikoj apo debatoj me kete > grup subjektesh qe kjo liste i ka me shumice. Tani une e kuptoj qe > anonimatet jane te detyruar me shume nga halli te paraqiten si te > tille (si psh ca pinjolle te ish nomenklatures komuniste, per aresye > qe merren me mend), se sa nga qejfi, dmth si pseudonime/personazhe > letrare (sic psh Simbad Detari, Halle Qomilja, apo Pseudonim > Ngahalli - karaktere keto shume simpatike qe ndryshe nga te paret > dalin njekohesisht me identititetin e tyre te vertete). Megjithate, > persa kohe qe anonimatet merren me diskutimin dhe debatimin e > argumentave ne fjale une edhe mund t'i kaperdij, po kur sulmojne e > ofendojne ne njerez qe paraqiten me identitetin e tyre te vertete > ketu une kam nje problem te madh. Keshtu dhe puna ketij Ben me msg e > tij te meposhtem. Une s'kam ndonje problem persa kohe ai shpreh ate > mendimin e tij te lire e te mosvarur mbi disidencen Kadareiane. Por > kur ky personazh merr ne menyre te pacipe guximin te gjykoje CV-ne e > Koplikut e timen pasi i ka studiuar e bere radioskopine, nderkohe qe > vete paraqitet vec me nje emer gjysma-gjel, qe s'i dime as > identitetin, le me CV-ra, kjo eshte pak te thuash e pacipe, e > pamoralshme dhe mistrecllek. Keto minj gjirizesh, keto burracake e > skutha, qe fshihen pas pseudonimeve e emrave te rreme dhe leshojne > shigjeta sulmi e te bejne dhe moralistin, eshte teper, teper e paket > te thuash qe te peshtjellojne zorret (nje shprehje "popullore > frazeologjike" si thoshte zysha ime e dashur e letersise, shprehje e > cila kete personazhin Ben na e indinjoi duke e quajtur "shprehje > banale", nderkohe qe nuk ju duk aspak banale shprehja e perdorur nga > miku i tij Dashi ne nje nga msg te tij gjate ketij debati "krijimet > e te cileve ambasada shqiptare e Parisit i shprendante falas, po si > ndodhi qe askush nuk e cau b... per to). > ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club