DEKLARATA PER PERVJETORIN E GENOCIDIT CAM

Lidhja çame France <[email protected]> Sat, 28 Jun 2008 04:01:20 -0700 (PDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia,gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
DEKLARATA PER PERVJETORIN E GENOCIDIT CAM

Më 27 qershor 1944 bandat nazisto-shoviniste të Napolon Zervës
vranë, masakruan me synim spastrim etnik qindra nenshtetas të
pafajshëm grekë, me origjine shqipetare dhe te besimit myslyman,
pjestarë të komunitetit çam (shqipetar) te Camerise.
Kjo date aktualizohet sot me 64 vjetorin e dites se ketij genocidi. 
Nën kërcënimin dhe presionin e therrjeve dhe perdhunimeve
masive, dhjetra mijëra gra, pleq e fëmijë çamë u detyruan të lenë
strehen stërgjyshore dhe të kërkojnë strehim të përkohshëm në
Shqipëri, Turqi e gjetkë. 

Popullsia çame nuk ka qene e vetme ne kete tragjedi pasi ishte
paraprire nga tragjedia e komunitetit hebraik te Selanikut si
shembull i paprecedent boteror per shfarosjen ne mase te pakicave,
nga bashkepunimi i ketyre trupave nazi-shoviniste me ato naziste.

Çamët e dëbuar dhe fëmijët e tyre edhe sot e kesaj dite nuk lejohen
të kthehen në shtëpitë e tyre në Çamëri, duke iu mohuar kësisoj disa
të drejta universale sikurse janë "dinjiteti dhe të drejtat e
barabarta të secilit" e fryma e "vëllazërisë" njerëzore
(Neni 1 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut"),
mosdiskriminimi i çfarëdolloj
(Neni 2), e drejta e jetës, lirisë dhe sigurisë
(Neni3), si dhe e drejta për të mos iu nënshtruar "dëbimit arbitrar"
(Neni 9).

Ndërsa çamët e besimit mysliman e fëmijët e tyre ende nuk lejohen të
kthehen në Greqi, mijëra çamë të besimit ortodoks, që mbetën në
Çamëri, i janë nënshtruar një diskriminimi të pashembullt rracor dhe
mungesës së plotë të të drejtave themelore të njeriut që i përkasin
çdo pakice kombëtare e mbi te gjitha qe ata jane autoktone ne trojet
e tyre stergjyshore.

Qeveria greke deri më sot refuzon të trajtojë dhe zgjidhë problemin
çam duke ngulur këmbë se ky problem ose nuk ekziston, ose duhet
trajtuar si një çështje dypalështe midis Shqipërisë dhe Greqisë.Duke
harruar se Komuniteti Cam i keqtrajtuar ka qene dhe duhet te jete
nen vartesine e saj Juridike dhe Shteterore per sa kohe Cameria ne
perputhje me vendimet e Konferences se Londres me 1913 u perfshi ne
kufijte gjeo-politike te Greqise.

Si një vend anetar i BE-së dhe NATO-s, Greqia eshte e detyruar te
permbushe disa detyrime baze ligjore dhe akte e vendime ne fuqi per
venien ne jete te tyre duke filluar me njohjen dhe mbrojtjen e të
drejtave të njeriut të pakicave etnike në përgjithësi dhe të
komunitetit çam në veçanti.  Performanca dhe autoriteti i Greqisë do
të ngrihen dhe permiresohen nëse ajo lejon kthimin në vatrat e tyre
në Greqi të nenshtetasve grekë që i përkasin komunitetit çam atje.

Në këtë ditë të dhimbshme të Përkujtimit të Gjenocidit Çam, ne i
bëjmë thirrje qeverisë dhe parlamentit Grek që të heqë dorë pa humbur kohë nga
qëndrimi neglizhent e mohues dhe të njohë e mbrojë të drejtat e
njeriut të komunitetit çam te debuar te cilit i mohohen te drejtat
themelore te çdo shtetasi te thjeshte grek duke filluar me kthimin në
vatrat e tyre autoktone.

I bëjmë gjithashtu thirrje qeverive të SHBA, Britanisë së Madhe,
Frances, Spanjes, Hollandes, Italise, Suedise, Belgjikes, Gjermanise,
Austrise, Rusisë, si dhe Parlamentit Europian, Komisionit Evropian,
OSBE-së, Këshillit të Evropës si dhe Gjykates Nderkombetare te te
Drejtave te Njeriut, që në kuadrin e angazhimit të tyre ndaj kauzës
së të drejtave të njeriut dhe të pakicave, të ushtrojnë ndikim pranë
qeverisë greke me qëllim zgjidhjen e shpejtë e të plotë të çështjes
së të drejtave të njeriut të komunitetit çam të Epirit Te Vjeter dhe
Camerise.

Per Networkun e Lidhjes Came ne Bote

Edlira Xhemo

27 qershor 2008
------------ --------
ps. : kjo deklarate i eshte derguar ehd einstitutit alb-shkenca nga ku priten rrezultatet per daljen ne formen e nje deklarate te perbashket.