[AlbClub] Më nevoitet ndihmë

Mark Gjokaj <[email protected]> Sun, 29 Jun 2008 17:21:29 +0000
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***


Jam mirënjohës i çdo kujt që të më tregoi se ku mundem me gjetur material për fiset në përgjithësi e veçmas te shqiptarët.Unë deri më sot nuk kam arritur të gjej asnjë punim shkencor  ku rrahet kjo çështje  në hoilësi.Nuk dij asnjë autor  te shqiptarët të ketë shkrua  gjersisht për këtë çështje,megjithqë jam përpjekur mbrenda mundësive të mija me gjetur.Kjo më nevoitet shum për arsye se kam deshirë të dij si definohet fjala FIS.Në kohë të fundit mbiemrat i quejnë fise duke mbajtur fjalime në vende publike si në darsma apo raste mortore.Fjalimmbajtsit janë ndonjiherë edhe "intelektualë".Këso rastesh kemi rendom në diaspora, në Amerikë dhe gjetiu kryesisht te malësorët e Shqiprisë Veriore-Malësisë së Madhe.Madje njëni edhe ka shkrua librin për fiset në Malësi ku mbiemrat i quen fise.Psh fisi i Gjokajve ,fisi i Gorvokajve,Nucullajve,Ulajve Marashajve ,Kolçajve,Gjeloshajve etj.
Në Diasporën shqiptare të Michiganit ka edhe sa radiostacione lokale që sa prej tyre udhheqen nga persona jo mjaft të përgatitur për punën që kryenë(me përjashtime)i quajnë  mbiemrat fise,gjë që mua më duket se nuk ësht e njejta gje.

Me respekt dhe faleninderës! Mark P.Gjokaj

_________________________________________________________________
Windows Live Hotmail is giving away Zunes. Enter for your chance to win.
http://www.windowslive-hotmail.com/ZuneADay/?locale=en-US&ocid=TXT_TAGLM_Mobile_Zune_V3

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club