Re: [AlbClub] Klasifikimi i "Spiunëve"

"Faruk Myrtaj" <[email protected]> Sun, 06 Jul 2008 09:01:22 -0400
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***




Te tjerat, pro dhe kundra, i merr era, teksa duket se paragrafi me poshte  =

i Eres mbetet:

"...Shqetesimit  te GH, se ligjvenesit e sotem kane ne dispozicion mjete  =

ligjore te kufizuara per te dekurajuar pjesemarrjen politike te  =

ish-bashkepuntoreve ngaqe, sido qe ta vertitesh, ato do te bien ndesh me  =

parimet e shtetit te se drejtes, une do t'i pergjigjesha me argumentin qe  =

avancon Ruti Teitel, nje akademike e jurisprudences tranzicionale  =

moderne.  Ajo veren se argumentat juridike qe vene ne dyshim  ligjshmerine  =

e mjeteve te tilla si dekomunizimi, reflektojne nje konceptim perendimor  =

te drejtesise konvencionale; reflektojne perfytyrimet perendimore per  =

rolin e ligjit ne realitetin e demokracive te konsoliduara dhe jo ate te  =

realiteteve post-totalitare te Evropes Lindore.  Dhe vertet, gjate  =

periudhave tranzicionale, ideja e 'te drejtes' s'mund te jete vecse nje  =

kompromis; ajo mbetet kembehapur midis te ardhmes dhe te shkuares.  Qe  =

ligjet te jene efektive dhe te permbushin funksionin social te tyre, ato  =

domosdoshmerisht  do te sfidojne parimet themelore qe udheheqin hartimin e  =

tyre ne nje democraci te konsoliduar.  Teksa, normalisht, funksioni social  =

i ligjit eshte qe te siguroje rregull e stabilitet, ne periudha  =

tranzicionale funksioni i tij eshte qe te kthjelloje ujerat, te  =

delegjitimizoje sistemet e vlerave qe lidhen me regjimin e meparshem, te  =

vere ne vend padrejtesite e te kaluares, por gjithmone duke  i hapur  =

rrugen transformimeve..."


Perse shprehem keshtu?
Sepse tek dosjet erdhem pas minjve, dhe minjt ishin tjeter per njerin  =

debatues e te tjere per dike tjeter.
Eshte fare normale qe secili ka te drejten e shprehjes, madje te  =

persiatjeve rreth minjve dhe dosjeve, rreth se shkuares dhe te ardhmes,  =

por kjo nuk se na jep te gjitheve te drejte. Presupozohet se e drejta  =

eshte diku midis (nuk eshte e thene ne mes te midisit).

Era ben te ndertoj ekuliber midis dy debatuesve te tjere. Nuk e ka te  =

lehte, se mendja nuk arrin dot gjithnje te zevendesoje njohjen, praktiken,  =

eksperiencen direkte. Miresjellja eshte e lavderueshme, por nuk duhet  =

marre si aq komode te besh ndermjetesin midis nje kohe (qe thuajse  =

unanimisht e quajme diktature), nje realiteti qe te gjithe e pranojme si  =

Tranzicion) dhe nje te ardhmeje qe do ta deshironim si shtet te se drejtes  =

dhe demokracise.

Ne flasim nga larg, nga gjithnje e me larg, ne kohe dhe hapesire, por  =

shqiperia eshte atje. Atje jane edhe ata qe artikuluan dhe zbatuan  =

1977-en, edhe ata qe u imponuan te pergatiteshin per vitet '90, edhe ata  =

qe krijuan partite perpara se te dilnin ata te burgjeve politike, por edhe  =

viktimat: ish te persekutuarit, ish te burgosurit, familjaret e atyre qe  =

kane humbur jetet ne shtetin ku u suprimua deri edhe Ministria e  =

Drejtesise...

Teorikisht eshte embeloshe te shprehesh: nuk ka faj kolektiv! Por se paku  =

mos e beni ne te njetin mesazh ku shpreheni se "fajin e ka sistemi", ju  =

lutem!

Nuk behet fjale per revansh fare (a vertete merakoseni se ka shenje  =

revanshi ne shqiperi, pasi kane kaluar 18 vjet pa asnje shembull  =

rivendosje drejtesie jashte ligjit?!), dhe sidomos: vertete keni drojtje  =

se ish-komunistet ne pushtet do te hakmerren ndaj shefave qe ua dorezuan  =

pushtetin pikerisht me kete kusht?!

Le te pranojme qe pergjegjesia eshte individuale, por a kane te drejte ata  =

qe bene Kushtetuten e 1977-es, te bejne kushtetuten e kohes kur s'mund te  =

mos behet dekomunizimi? Ata komitetas, ata deputete, ata gjykates, ata  =

hetues, te harrohen krejt si te tille, madje te privilegjohen "ligjerisht"  =

per kualifikimet qe kane, perballe atyre qe ishin burgjeve, atyre qe nuk  =

lejoheshin as per shkollat, atyre qe edhe sot e kesaj dite...u merret per  =

jodemokratike, jo ne baze te parimeve te shtetit te se drejtes, edhe  =

thjesht Fjala?!

Ish-komunistet kane zgjedhur pseudonime demokrate tanime dhe kete e bejne  =

ne emer te Lirise, =E7mimin e se ciles e paguan viktimat, qe te tyret ishin=
,  =

te kujt tjeter?!

Dhe vini re: jane dakord te hapen dosjet vetem te bashkepunetore (ne  =

shumice prej "klasave te permbysyra"), por as qe shkojne ndermend te  =

pranojne se dekomunizimi ka parasysh dhunen dhe ushtruesit e saj, ne radhe  =

te pare. Te dosjuarit me dhune do te ndjehen ne faj perballe te privuarve  =

te tjere, por kurre ndaj dhunuesve te tyre, qe spiunonin krenarisht ne  =

mbledhjet e organizatave baze, per te mos zene ne goje librat e ligjet  =

pro-dhune, zyrat siperore dhe plenumet ku parandalohej me ligje e dhune te  =

paligjshme "terrori i klasave te permbysura" qe as sot e kesaj dite nuk po  =

ndodh...

Faruk Myrtaj






On Sun, 06 Jul 2008 02:07:46 -0400, <[email protected]> wrote:

>                   *** AlbClub Discussion List ***
>
>
>


______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club