[AlbClub] Njeriu i vertete dhe "ai" tjetri !
Alban GURI <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List ***
QYTETI XHUNGEL KU MBRETERON NJERIU
Historia vetëm përsëritet.
Që nga fillimi i kohrave
Gjërat u krijuan vetëm një herë, në fillimin e kohrave. Më pas, çdo fragment i jetës thjesht u përsërit. Ishte natë, më pas u bë ditë. Mbretëruan kafshët për shumë kohë e në krye ishte gjithnjë ajo më e egra. Dominonin instiktet shtazore. Njeriu erdhi mbi tokë si domosdoshmëri për të zbukuruar jetën, për të promovuar bashkëjetesën dhe ekuilibrin midis natyrës e gjallesave.
Duke ilustruar ciklin e jetës, përrallat dhe rrëfimet e erës tonë kanë përmendur gati në çdo rast Luanin si mbret të xhunglës. Toleranca Krijuese e botës e pranonte konvencionalisht lidershipin kafshëror të Luanit, duke shpresuar thellësisht se njeriu, me përpjekjen dhe ndërgjegjen e tij shpirtërore, do distancohej një ditë nga pylli e do përshtatej drejt një modeli tjetër organizimi dhe bashkëjetese. Në fakt kështu ndodhi. Njeriu krijoi qytetet. Ajo që pritej u realizua. Njeriu krijoi një model komunitar të admirueshëm, i cili veçse, nuk ka zgjatur asnjëherë shumë në kohë.
Kjo ndërprerje e sukseseve njerëzore ka ndodhur sepse shpesh herë kafshë më të egra se Luani që vetquheshin njerëz, sulmonin qytetet, i pushtonin ato dhe më pas i digjnin. Këta shkatërrues ushqeheshin me kafshë e shpendë gati të gjalla dhe dëfreheshin duke derdhur gjak human. Ata vetquheshin njerëz sepse iu pëlqente të ishin të tillë, por nga dëshira në realitet hendeku ka qënë i madh. Hendeku është i thellë në rrugën drejt këtij objektivi, siç është e thellë humnera dhe dhimbja që pikërisht ato, kafshët, krijonin kur sulmonin njerëzit e vërtetë dhe ambjentin e tyre, qytetet. Pa ndërgjegje dhe pa dashuri, ato ndiheshin më mirë kur i kthenin ato qytete në rrënoja të ndotura e të rrëmujshme.
Natyrisht kafshët me fytyrë njeriu nuk mund të jetonin jashtë habitatit të tyre origjinal, ku buka dhe tepria merreshin me gjak duke shqyer të ngjashmin, deri edhe vëllain. Ato ishin shumë agresive edhe për gjërat më të vogla. Çdo problem të jetës së përditshme mundoheshin ta zgjidhnin me konflikt dhe përballje. Nuk mund të jetonin jashtë atij habitati ku jashtëqitja kryhej pak metra larg vendit ku konsumohej ngrënia. Ato pinin ujë në një pellg pranë atij pellgut tjetër të krijuar nga urinimi, që ndodhej pikërisht pranë vendit ku ushqeheshin.
E gjitha kjo ndodhte në antitezë të plotë me modelin maestral të zbatuar nga njerëzit, të cilët problematikat i kanë zgjidhur gjithnjë me dashuri, me punë, me djersë dhe jo me gjak.
Kështu njeriu i vërtetë, Ai i Fjalës, i Besimit dhe i Arsyes, vuante energjinë e madhe negative dhe të pakontrolluar të bishës, që donte të ishte njeri dhe për këtë arrinte deri aty sa të vetquhej e tillë. Ajo, kafsha me ambicje, në mënyrë absurde sot, pasi vijon proçesin e saj shkatërrues ndaj qytetërimit, shëtit rrugëve me makina luksoze dhe herë pas here konkuron për tu zgjedhur në Parlamentet e vendeve që e tolerojnë atë si specie.
Por jo, bisha nuk mund të ishte njeri. Bisha nuk mund të donte tjetrin, të ngjashmin, vëllain. Bisha nuk mund të ndërtonte, zhvillonte dhe zbukuronte qytetet. Bisha nuk mund të donte të bukurën, akademitë e mendimit, artin. Njeriu po. Ai i donte dhe i ndjente të domosdoshme ato, prandaj i krijoi dhe i perfeksionoi në shekuj. Pikërisht për këto veti superiore, shpesh herë gjatë ciklit të historisë së tij, njeriu pësoi dhunën, xhelozinë dhe vrazhdësinë e kafshës.
Kafsha që kërkonte të quhej njeri dhe të sillej si e tillë, mbërriti vetëm sa të ngrihej në dy këmbë duke imituar njeriun. Mbërriti të ecte si njeri, të vishej si njeri, të hante si njeri, të bënte edhe pederasti si një pjesë e madhe e llastuar e njerëzve, por kurrsesi të ndjente dhe të gjykonte si njeri. Aq më pak ajo, kafsha, mundi të sillej dhe të vepronte si njeri.
Sepse njeriu erdhi në botë nëpërmjet Fjalës. Ai u krijua, besoi dhe foli. Edhe ai si Krijuesi i tij, gjykoi dhe veproi në emër të jetës. Krijoi familjen dhe deshi atë. Ndërtoi edhe shtëpi për familjen e tij. Pastaj ndërtoi qytetet. Ndërtoi tempujt që ia dedikoi Krijuesit të tij dhe shkroi libra, me anë të të cilëve u mundua të edukojë fëmijët e tij.
Ndërkaq kafsha, vuante me xhelozi përkryeshmërinë e njeriut dhe kështu e shtytur nga energjia e saj negative tentoi ta imitojë Njeriun në çdo aspekt për ta sfiduar. Por çfarë mund të realizonte bisha pa zotëruar Fjalën e Krijuesit, pa besimin Hyjnor, pa dashurinë njerëzore, pa sensin e organizimit dhe të bashkëjetesës, pa ndjeshmërinë ndaj të bukurës?!
Asgjë.
Ajo me xhelozinë e saj veç prishi, dhunoi dhe i detyroi njerëzit të mbylleshin në tempuj, kuvende, kështjella ose të krijonin qytetet e tyre në male, larg bishave grykëse e ziliqare.
E gjithë kjo dinamikë jete njerëzore kulmoi dhe na ilustrohet me rastin kur bijtë e njeriut u ushqyen nga ulkonja. Fëmijët e shëndetshëm të një komandanti ushtarak, trojanit Enea, mbetën pa nënën e tyre fill pas aktit të lindjes. Nuk dihen mirë arsyet e vdekjes por thuhet se ajo ndodhi në rrethana misterioze. Ata, fëmijët e sapolindur, u gjendën në kufirin midis jetës dhe vdekjes por aty u shfaq kafsha dhe papritur u dha të pinin qumësht nga gjinjtë e saj. Dy djemt e shëndetshëm të prijësit ushtarak kishin mbetur në mëshirën e kafshës e kështuqë ajo, ulkonja, më fisnikia ndër bishat, u dha jetë bijve të njeriut. I rriti të fortë sikur të ishin të sajët, por ndërkohë iu dha energjinë dhe instiktet e kafshës.
Me fizionomi e inteligjencë njerëzore dhe me energji e insitikte ulkonje, dy djemt e heroit ndërtuan një qytetet të madh e të bukur, Romën, të vetmin që historia e vë gjithnjë në qendër të saj. Por në një moment, vetëm në një moment i cili rezultoi fatal dhe mësimdhënës për njerëzit, ata vëllezërit, bijtë e heroit legjendar, u sunduan nga instikti i ulkonjës. U sunduan nga qumështi i kafshës që ata kishin në dejet e tyre.
Për një problem aspak substancial që lindi në mes tyre, pra thjesht për emërtimin e qytetit që ndërtuan, ata vendosën të përballen vëllai me vëllain dhe kështu, në mënyrë tragjike, njëri vrau tjetrin. Ky fenomen është kujtuar gjithmonë nëpër katedrat e mendimit dhe sot përkufizohet si lufta vëllavrasëse. Fatkeqësisht kjo luftë përsëritet shpesh në histori.
Midis njerëzve të vërtetë, luftra të tilla nuk ka. Midis tyre mbretëron paqja, harmonia dhe dashuria.
p.s.
ky kapitull eshte shkeputur nga Libri "un dhe Dashuria me autor alban gurin
---------------------------------
---------------------------------
L'email della prossima generazione? Puoi averla con la nuova Yahoo! Mail
www.AlbClub.com
____________________________________________________
Alb-Club mailing list: [email protected]
To unsubscribe send email to: [email protected]
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club