Re: [AlbClub] Homoerotika shqiptare ne shekuj

bato ipare <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***

  Fund i shekullit te 19 dhe fillimet e atij te 20 i perkasin nje periudhe kur anthropologjia ishte  nga majat me te larta te kultures se kohes dhe shume nga intelektet e asaj kohe kuturiseshin  jashte domenit specifik te specialiteteve te tyre (cka ndodh jo rralle edhe sot - kujto Chomskin & CO), duke i kthyer shpesh pozicionimet e tyre mbi subjekte te ndryshme ne nje "tour de force" mendjesh.
   
  Une s`e kam lexuar Han & te tjere, dhe nuk e di se ku jane mbeshtetur ata  per te arritur ne  perfundime e tyre mbi homoseksualitetin dhe seksualitetin e shqiptareve. Per mendimin time, cilatdo qofshin  argumentet, si ato te  bazuara ne pervoja personale apo deduktimet e nxjerra nga faqe librash dhe eksperiencash te te  tjereve, atyre  u mungon elementi i vazhdimesise, dhe ne kete kontekst ato  s'mund te shihen me teper se sa rrefenja dhe anektoda interesante nga jeta e rrefenjesit. Nqs homoseksualiteteti neper malesi paskerka qene kaq i perhapur sa te jete bere pjese ndertuese te narratives mbi jeten e shqiptareve, atehere cfare ndodhi me vone, ne 1930-40-50-60-70-80-90-2000?  Ku u zhduk, ku u fsheh ne shoqerine shqiptare ky fenomen aq dominues ne kohen e Han-it sa qe paska arritur te futet edhe ne shkrimet e tij? Me cfare u zevendesua? Kur dhe si?  Une s`e kam hasur,  megjithese kam bredhur ne te gjitha skutat e atij vendi. 
   
  The Scotsman, andej nga viti 2002-2003 kishte nje artikull mbi nje kompani te forcave  speciale (SAS) te ushtrise  australiane qe mirrte pjese ne fushaten kunder talibaneve ne Afganistan. Ata jane nga trupat ushtarake me te aftat ne bote, por tmerri i tyre neper fshatrat e thella te Kandaharit nuk ishin talibane me mjekerr por rioshet me  gishta me manikyr qe perpiqeshin ti puthnin e ti mbanin neper shtepite e tyre ku ata shkonin per kontroll. Simbas artikullshkruesit, me renien e talibaneve, ne Kandahar ishte kthyer perseri zakoni i vjeter  ku "te fortet" te mbulura me leshra, mbanin prane vetes dhe leviznin duke pasur ne krah "ashna"-ret, te dashurit e tyre 17-20 vjecare, si nje shenje  statusi social.  Nje fjale e urte ne Afganistan thote se zogjt ne Kandahar fluturojne vetem me nje krah, se tjetrin e perdorin per te mbuluar prapanicen e tyre. Richard Burton eshte nje nga eksploruesit me te medhenj te shek. 19 (kush e mban mend filmin "Ne kerkim te burimeve te Nilit",
 mund t`i kujtohet si karakter). Ai ishte  njohes i mbi 30 gjuheve dhe ka shkruar gjeresisht per  tokat qe ai ka pare dhe popullatat qe jetonin ne to. Ne nje nga librat e tij,  " Arabian Nights", nje punim prej 16 volumesh ky, ai merret me tokat dhe popujt e Lindjes, dhe nje pjese e konsiderueshme e librit i kushtohet  kryesisht  seksualitetin dhe pederastine ne zonat e  orientit.  Fenomenet qe ai pershkruan ne Afaganistanin e mesit te shekullit te 19,  jane thuajse njesoj me ato cfare shifte gazetari i Scotsman be 2002.

    

Xha Xhai <[email protected]> wrote:

  *** AlbClub Discussion List ***



    Kam përshtypjen se ky mit për seksualitetin e stërnipave të Kastriotit, që qarkullonte tashmë në Evropë, ndikoi në rritjen e interesit për Shqipërinë dhe thesaret e saj kulturore.
  Ja ç'lexoj tani në një artikull për albanologun e shquar, baronin Franz Nopsca:
  Në moshën dyzet vjeçare, Nopsca, entuziast i motocikletës, ndërmori një udhëtim mes për mes Italisë. Në kosh të triciklit e shoqëronte i dashuri i tij homoseksual, si dhe sekretari i tij privat, një mysliman shqiptar i quajtur Bajazit Doda. Të dy përshkuan rreth 5.600 km para se t'u mbaronin paratë, pastaj u kthyen në Vjenë, ku jetuan deri në vitin 1933, kur baroni, gjatë një krize xhelozie të tërbuar, i hodhi Dodës helm në çaj, e qëlloi për vdekje, pastaj vrau veten menjëherë.
  Artikullin do ta gjeni këtu.
  Xha Xhai

www.AlbClub.com
____________________________________________________
Alb-Club mailing list: [email protected]
To unsubscribe send email to: [email protected]
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club

       
---------------------------------
Shape Yahoo! in your own image.  Join our Network Research Panel today!

www.AlbClub.com
____________________________________________________
Alb-Club mailing list: [email protected]
To unsubscribe send email to: [email protected]
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.