[AlbClub] Bageti e teori
"D." <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List ***
Zoti Kopliku keron fakte nga historianet per homoseksualitetin e gegeve keto 100 vjet te shkuara. Perpara se te kerkojme fakte do te ishte ndoshta efikase te shtronim pyetjet:
A mund te gjejme fakte per homoseksualitetin ne Shqiperi apo ne Gegeri ne vecanti per 100 vjetet e shkuar?
Cquhet fakt per ceshtjen ne fjale? Te jete rrefimi i mjaftueshem ?
Perpara se te humbni kohen me ligjeraten time (ne nje dite me se te qete me shi, ku programi qe perdoret per perpilimin e shume dokumentave ka rene ne difekt teknik letargjik, ku te gjitha forcat intelektuale te rendit (ka rendi dhe intelekt, disa here) jane perqendruar ne perpjekjet per te ndaluar permbytjen e tokave shterpe ose pjellore qofshin, ku koleget jane burra, jo te vjeter,gje qe ben te pashmangshem inkuadrimin e tyre nen sherbim ushtark apo civil te detyruar, doemos potencialisht efikas per veprime te ethshme parandaluese kundra fatkeqesive te ardhshme natyrore) konsideroni faktin se une paraqitem si vijon:
Jam 90% kreacioniste per faj te fakteve munguese te evolucionit
Jam heteroseksuale, bionde dhe besoj ne Zot
Nuk e kam lexuar artikullin qe dergoi Z. Kopliku
Me pelqejne shume temat me seks te trajtuara me thagme, akoma me shume me thagme shkencore shqiptare
Nuk e njoh veten per feministe por ka qe me perceptojne te tille.
Nuk jam etnologe dhe as eksperte ne mardheniet seksuale te gegeve
Po qe se te gjitha keto nuk influencojne humorin tuaj ditor, mund te vazhdoni leximin.
Shoqeria Shqiptare e 100 vjeteve te fundit per tiu permbajtur limiteve kohore te percaktuara nga Z. Kopliku eshte nje shoqeri e ndrydhur ne shume aspekte . Kjo percaktohet midis te tjerash edhe nga prapambetja ekonomike e vendit, e dime dhe kete. Kete shoqeri te ndrydhur e/apo te shtrydhur ekonomikisht, pa shume lidhje me boten, vijne e vizitojne nja dy-tre bandille (le te vemi deri ne dy-tre duzina me bandille per egzagjerim) me zakone me te perparuar se shumica e popullsise te vendeve te zhvilluara nga ata vijne. Le te shtojme edhe se jane seksualisht pa paragjykime dhe kane thare psikanalizen e kohes por skane asnje ide mbi kodet e shoqerise fisnore shqiptare. Jane te lodhur nga mireqenia e pasuria vetiake, kane pare ckane mundur e siu ka mbetur me vetem nje skute pa bredhur e cila merr pernjeheresh permasa egzotike ne syte e tyre. Si komunikojne ata me shoqerine shqiptare te lartpermendur? Mendoni ju se shkojne vater me vater e shikojne ne menyre diskrete e
objektive se me ke flene burrat e shtepise lirshem dhe pastaj bejne statistikat e arrijne ne perfundimin se ketu paska homoseksualizem te perhapur? Une besoj se degjojne rrefenja, shikojne puthje ne buze apo shtrengim duarsh e prekje te guximshme per shoqerine nga vijne qe i perkthejne me deshira homoseksuale. Mendoj gjithashtu se nje pjese e mire e autoktoneve qe skane pare tej gardhit te tyre, per arsye jete apo vdekje si dhe te hutuar nga nje kulture e pa pare deri athere (ka popuj qe thone Danger de mort e ka qe thone Lebe gefahr) iu ofrohen seksualisht te interesuarve. Turizmi seksual ne Azi ne ditet tona eshte teper i perhapur jo sepse traditat tailandeze p.sh. lejojne pedofiline, por sepse eshte nje menyre per te mbushur barkun me buke.
Gjithe kjo per te thene se eshte shume e veshtire te gjesh fakte, ne kuptimin e mirefillte te fjales, sepse regjistra preferencash seksuale nuk mund te gjenden ne ne nje shoqeri te ndrydhur (keni asistuar ndonjehere ne ndonje coming up te nje shqiptari?-as une.) Gjithashtu eshte e veshtire te merret vesh ne nje vend te varfer nese jane zakone te instaluara ne vend apo shitet trupi se ska mbetur gje me per te shitur.
Pra me duket se e vetmja gje qe mund te bejme jane ekstrapolimet. Me duket me se e llogjikshme te pranojme se homoseksuale shqipot kane ne mes tyre per arsye qe te tjeret i thane me mire e me shkoqur. Une do te shtoja vetem se nuk me duket shume homoseksualitet ai yni, apo gegu ne fjale. Skam degjuar ndonje legjende me rrefuzim martese per hir te dashnorit mashkull. Ne pergjithsi shqipua martohej e lindte nje barre me kalamaqer, faktet gjenden ne regjistrimet e popullsise, kishave, etj. Ne kushte te tilla kemi me teper te bejme me nje biseksualitet, i ndetyruar mbase por veshtire te ndash shapin nga sheqeri. (Ka nje bestytni te perhapur ne rrethet patriotike te diaspores se Freddie Mercury ishte shqiptar, Frani Merkuri, apo Marku me emer te origjines. Ekstrapolimet antipatriotike arrijne deri sa te pohojne se biseksualitetin e kishte per tradite!)
Nuk jam shume e sigurt se ideja e perhapur qe kisha kristiane dhe judaizmi ishin burimi qe mbushen boten me paragykime per mardheniet seksuale jashte martesore, apo jotrashegimtarelenese. Feja u vu ne sherbim te prones, si cdo gje madje. Ne mungese te proves se ADN-se per percaktimin e atesise ishte me se e domosdoshme te izolohej femra e te mbaheshin larg seksondryshmet. A e rriti kjo nr e homoseksualeve? Nuk di, skam lexuar fakte, as besoj se homoseksualizmi i mirefillte eshte i percaktuar nga mungesa e seksit te kundert.
Por nqs do te mbronim kete tezen e percaktimit te preferencave seksuale nga kushtet e jashtme, le te kujtonim pak filmin Padre padronne. Le te aventuroheshim me tej ne tezen se populli shqiptar ka qene nje popull baritor. Ka qene gje i prekur nga zoofilia ?
Me te mira
D.
---------------------------------
Fussy? Opinionated? Impossible to please? Perfect. Join Yahoo!'s user panel and lay it on us.
www.AlbClub.com
____________________________________________________
Alb-Club mailing list: [email protected]
To unsubscribe send email to: [email protected]
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club