Re: [AlbClub] Homoerotika shqiptare ne shekuj
Skender Shkupi <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List ***
Lidhur me deshmite e te huajve per zakonet e doket tona duhet te jemi pak me te kujdesshem pasi ata vrojtojne e interpretojne ato qe shohin sipas mentalitetit dhe menyres se tyre te te menduarit qe ndryshon mjaft prej asaj te shqiptareve.
Si ilustrim po ju sjell nje rrefim te nje personi qe shoqeronte dikur marksiste-leninistet angleze qe vinin cdo vere ne Shqiperi.
Ai kishte pritur fillimisht delegacionin e pare te komunisteve angleze. Ne vitet ne vijim kishte vene re se kryetari i delegacionit qe ishte edhe shefi i partise mungonte. Nje vit, dy, tre,...me ne fund kishte pyetur shefin e ri se ku ishte kryetari i vjeter qe nuk dukej me qe prej tre vjetesh. Pas njefare ngurrimi anglezi qe pergjigjur:
- Ai na braktisi, u ftoh nga levizja jone dhe u nda nga ne.
- Po pse? - u be kureshtar shoqeruesi shqiptar.
- Ai ishte shume puritan. U zhgenjye nga ju shqiptaret. Atij i beri shume pershtypje sjellja juaj me njeri tjetrin. Kurse neve nuk jemi aq konservatore ne marredheniet seksuale prandaj vazhdojme te jemi miqte tuaj.
- Si eshte e mundur, cfare marredheniesh seksuale te pazakonta ka pare ai tek ne? - vijoi shqiptari teper i befasuar.
- Ai para se te largohej na tha: "Une besova sepse mendoja qe ne Shqiperi do te gjeja nje shoqeri te paster ne te gjitha kendveshtrimet. Mirepo jam neveritur. Atje te gjithe burrat jane pederaste".
- Si erdhi ne nje perfundim te tille? - pyeti serish shoqeruesi teper i cuditur.
- Ai na tha se kishte pare me syte e tij se si te gjithe burrat shqiptare putheshin kur takoheshin me njeri tjetrin.
P.S.
Sa per ate qe jane vrare 17 burra per te caktuar se cili yll ishte me i ndritshem se tjetri, une nuk e besoj fare. Eshte nje sajese e paster qe krijonin udhetare te ndryshem aventuriere per t'u bere interesante pas kthimit nga vendet ekzotike. Me qindra tregime udhetaresh te shekujve te kaluar u dedikohen qenieve te perbindshme qe neper oqeane permbysnin anijet e medha me eksplorues fatkeqe. Fantazia e paster ishte gjithmone pjese perberese e rrefimeve qe publikoheshin dikur ne Evrope per vendet e largeta ose per vende te tjera, ndonese te aferta si Shqiperia, megjithate pak te njohura .
Pershendetje
S.Sh.
---------------------------------
Yahoo! oneSearch: Finally, mobile search that gives answers, not web links.
www.AlbClub.com
____________________________________________________
Alb-Club mailing list: [email protected]
To unsubscribe send email to: [email protected]
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club