Re: [AlbClub] Homoerotika shqiptare ne shekuj
"Ruze Bajo" <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Z. Shkupi, Ne nje nga mesazhet tuaja te fundit lexova frazen: >Sa per ate qe jane vrare 17 burra per te caktuar se cili yll ishte me i ndritshem se tjetri, une nuk e besoj fare< Une e kuptoj me se miri shqetesimin tuaj. Ta marresh si te verteet nje fakt te tille, edhe pse eshte sjelle nga nje person qe e ka shkelur me pellembe dhe e ka njohur Malesine me mire se mua e ju, kjo eshte me te vertete e rende. Eshte njelloj si te jetosh me 17 ton marrezi mbi shpine. Pa le pastaj te besosh se jemi nga e njejta rrace dhe jemi gatuar me te njejtin brume! E tmerrshme! Kaq te marre te jemi? Por jo. Duke mos e besuar, sic thoni ju, ne nuk kemi pse ia bejme vetes kete pyetje te bezdiseshme. Por sic thote ajo fjale e vjeter, gjerat e liga me mire ti harrosh sikur nuk kane egzistuar ndonjhere, se keshtu jo vetem gjumin e ben top, por harron ate shok emocional qe shkakton nje cmenduri e tille kolektive.... Mirpo sot vura re se ishte shoku qe nuk me kishte harruar mua. Ne gazeten e sotme Koha jone lexova titullin e meposhtem qe e solle edhe per ju me copy. *EKZEKUTIM NË LOKAL PËR NJË BISHT CIGAREJE.* Qe te jem e sinqerte titullin e lexova ne net, ne nje cast qe kishim drita ne shtepi. E lexova po nuk e besova, ashtu sikunder ju. Disa gjera meritojne te mos besohen dhe ju keni te drejte. Me pas duke qene se e kam ves te jem ne paqe me veten, vesha pantoflet dhe zbrta poshte shtepise, ku kemi nja shtate qoshke gazetesh. Bleva gezeten ne fjale dhe cte shoh? Me mire te te mos jua them! Gazeta jepte fakte se ajo ngjrja ishte e vertete dhe kishte ndodhur ne nje lokal te nje qyteti ne zemer te Shqiperise sone, shume larg Malsise dhe shume prane rrugeve te komunikationit.. Dikujt i kishte ikur koka per nje bisht cigareje! Atehere fillova te reflektoj me veten, sic jemi mesuar te reflektojme ne koherat e shkuara. Dhe duke reflektuar thash me vete: Ata malsoret nuk paskan qene dhe aq te marre e idiote te lindur sa duken. Ne fund te fundit ata u vrane per nje si lloj ceshtje si te them, shkencore, planetare, qe mund te jete pasoje e nje diskutmi te zjarret, qe ajo anglezka nuk e ka kuptuar, dicka per egzistencen e jetes pertej tokes sone, ne ato botet e tjera, ne yjet qe dukeshin ate nate te paharruar aty te logu i burrave.... Dhe po te bejme nje krahasim kohor, duket se kjo ka ndodhur po ate nate qe ka ndodhur ajo historia me Titanikun... Keshtu, anglezka do te kete mbrritur ne fund te diskutimit shkencor dhe bashke me priftin, vetem sa do te kete numeruar martiret e shkences, por pa kuptuar shume gjera. Keshtu te pakten them une, se vertet shtatembedhjete jane shume. Bota per keto punet e yjeve njeh si martir Xhiordano Brunon, se pastaj ate plakushin tjeter qe tha epur si muove, ate e falen. Po ata 17 kreshniket tane si ti quajme? Me sakte dua te pyes, qe te mos na mbetet kjo barre prej gomari nesupe, pse te mos i quajme edhe ne ata 17 malsoret martire te shkences? Cfare na pengon, xhanem? Kjo pune u zgjidh. Tani si ti themi ketyre laleve te Myzeqese qe vriten per nje bisht cigare? Edhe ketu shkenca nuk eshte duarjashte. Kam degjuar se zoti Kopliku ka sugjeruar dy variante: e para ketu do te kete dore Berisha dhe berishistet (trockistet etj.) per te ulur numurin e myzeqarve socialiste dhe si variant te dyte ai eshte i mendimit se ne kete ngjarje tragjike mund te perfitojme shkencerisht dhe te verejne vazhdimesine malsoro myzeqare te rraces shqiptare, pra homogjenitetin e saj. Te marre ne veri te marre ne qender te memedheut. Sa per jugun, po te besosh gazetat (nuk e di ju atje, por ne ketu lexojme qamet!), ka shume vrasje midis shoferave diku andej nga Vlora e Tepelena, te cilet futen ne kthese ne te njejten kohe: eshte krahu im apo i joti? Pa nje e dy, paf koburen dhe ne koke atij horrit qe nuk njeh rregullat e trafikut. Pra, kemi folur deri tani per vazhdimesine e shtrire ne kohe, tani kemi siguruar edhe shtrirjen ne hapsire. Nje dimension ky qe i mungonte shkences shqiptare, por te cilin me kohe po ben perpjekje ta mbuloje nje antar i ri i i talentuar i albclubit, z. A. Guri. Tani ndihem me mire dhe kam besim se historia nje dite do te flase per martiret myzeqare te shkences. Ku ta dish, vete lalet thote: nga ferra e vogel del lepuri i madh! Kam edhe nje mendje tjeter qe te ndjek shembullin tend dhe do te uleras gjithandej se e gjitha kjo nuk duhet besuar dhe se do te jete nje sajese e atyre qe na kane zili. Te jap fjalen se do te mendohem dhe do te shkruaj perseri. Te fala nga Feroja On 8/9/07, Skender Shkupi <[email protected]> wrote: > > *** AlbClub Discussion List *** > > > > > > Lidhur me deshmite e te huajve per zakonet e doket tona duhet te jemi pak > me te kujdesshem pasi ata vrojtojne e interpretojne ato qe shohin sipas > mentalitetit dhe menyres se tyre te te menduarit qe ndryshon mjaft prej asaj > te shqiptareve. > Si ilustrim po ju sjell nje rrefim te nje personi qe shoqeronte dikur > marksiste-leninistet angleze qe vinin cdo vere ne Shqiperi. > Ai kishte pritur fillimisht delegacionin e pare te komunisteve angleze. Ne > vitet ne vijim kishte vene re se kryetari i delegacionit qe ishte edhe shefi > i partise mungonte. Nje vit, dy, tre,...me ne fund kishte pyetur shefin e ri > se ku ishte kryetari i vjeter qe nuk dukej me qe prej tre vjetesh. Pas > njefare ngurrimi anglezi qe pergjigjur: > - Ai na braktisi, u ftoh nga levizja jone dhe u nda nga ne. > - Po pse? - u be kureshtar shoqeruesi shqiptar. > - Ai ishte shume puritan. U zhgenjye nga ju shqiptaret. Atij i beri shume > pershtypje sjellja juaj me njeri tjetrin. Kurse neve nuk jemi aq > konservatore ne marredheniet seksuale prandaj vazhdojme te jemi miqte tuaj. > - Si eshte e mundur, cfare marredheniesh seksuale te pazakonta ka pare ai > tek ne? - vijoi shqiptari teper i befasuar. > - Ai para se te largohej na tha: "Une besova sepse mendoja qe ne Shqiperi > do te gjeja nje shoqeri te paster ne te gjitha kendveshtrimet. Mirepo jam > neveritur. Atje te gjithe burrat jane pederaste". > - Si erdhi ne nje perfundim te tille? - pyeti serish shoqeruesi teper i > cuditur. > - Ai na tha se kishte pare me syte e tij se si *te gjithe burrat shqiptare > putheshin kur takoheshin me njeri tjetrin.* > > P.S. > Sa per ate qe jane vrare 17 burra per te caktuar se cili yll ishte me i > ndritshem se tjetri, une nuk e besoj fare. Eshte nje sajese e paster qe > krijonin udhetare te ndryshem aventuriere per t'u bere interesante pas > kthimit nga vendet ekzotike. Me qindra tregime udhetaresh te shekujve te > kaluar u dedikohen qenieve te perbindshme qe neper oqeane permbysnin anijet > e medha me eksplorues fatkeqe. Fantazia e paster ishte gjithmone pjese > perberese e rrefimeve qe publikoheshin dikur ne Evrope per vendet e largeta > ose per vende te tjera, ndonese te aferta si Shqiperia, megjithate pak te > njohura . > > Pershendetje > S.Sh. > > ------------------------------ > Yahoo! oneSearch: Finally, mobile search that gives answers<http://us.rd.yahoo.com/evt=48252/*http://mobile.yahoo.com/mobileweb/onesearch?refer=1ONXIC>, > not web links. > > > www.AlbClub.com <http://www.albclub.com/> > ____________________________________________________ > Alb-Club mailing list: [email protected] > To unsubscribe send email to: [email protected] > http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club > www.AlbClub.com ____________________________________________________ Alb-Club mailing list: [email protected] To unsubscribe send email to: [email protected] http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club