[AlbClub] RE: Filmi Sicko i Michael Moore: S hendetsia USA eshte klasiste dhe ç'njerezore.

Ben <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***


Zoti Mucaj,Prurja juaj ne alb-club ishte teper interesante - reklama e nje filmi dokumentar komercial. Milioneri Michael Moore ka kohe qe ka nisur fushaten propagandistike per te shitur filmin e tij te fundit "Sicko". Nuk di nese reklama juaj eshte e paguar apo e pa-paguar. Po te ishte e paguar, atehere ju beni vetem punen, prandaj s'kam asgje me ju personalisht. Po te ishte e pa-paguar, sinqerisht ndjej keqardhje per ju, pasi keni rene pre e propagandes te Michael Moore. Ju shkruani: " Moore rrezikon burgun ne Amerike sepse ka hyre ne Kube". Kjo nuk eshte e vertete. Moore ka shkelur ligjin e SHBA duke hyre ne Kube dhe e ka bere kete qellimisht - nje burgosje e tij do t'i mbushte plot sallat e kinemave. Faktikisht, Moore po vertitet neper SHBA duke reklamuar filmin e tij, por asnje nuk po ia var. Me sa duket, njerezit jane lodhur me te dhe genjeshtrat e tij. Moore eshte thjesht nje biznesmen qe ka gjetur nje menyre te vecante per tú pasuruar, duke shfrytezuar prirjet majtiste te shikuesve te tij. Ju shkruani: " Sicko ... denancon shendetesine Amerikane duke paraqitur fakte me te veretete tronditese." Michael Moore operon me gjithcka vec fakteve. Ai i perdredh fakteve sipas interesave te tij. Une kam jetuar edhe ne SHBA, edhe ne Kanada, edhe ne Shqiperi - kam pasur rastin te vizitoj edhe Kuben. Sherbimi shendetsor ne SHBA eshte shume me i avancuar se i te tjereve. Sherbimi shendetsor ne Kanada, qe Moore e ngre artificialisht lart (megjithese ai e di mire se si qendron e verteta) eshte shume me poshte atij amerikan. Sa per sherbimin shendetsor ne Kube - ai eshte thjesht pjese e nje sistemi te korruptuar komunist. Asgje ne bote nuk eshte falas. Edhe ne Shqiperine komuniste nuk paguante njeri per sherbimin mjekesor - por ai ishte pjese e sistemit komunist. Pra nuk ishte falas. Mjafton te levizesh neper rruget e Havanes dhe e kupton se sa me te "pasur" jane kubanet qe e kane sherbimin shendetsor falas, ne krahasim me amerikanet qe paguajne per te. Sherbimi mjekesor ne Kanada eshte gjithashtu "falas". Parate merren nga taksat dhe, me beso, ne Kanada te mbajne shume me teper para nga taksat per sherbimin mjekesor se sa te mbajne ne Amerike po te paguash nje kompani sigurimesh. Ne faktet qe sollet per shendetsine ne Amerike ju permendni edhe "Amerika renditet ne vendin e 37 nga World Health Organization." Kete fakt e sjell Michael Moore ne film. Po ne c'vend renditet Kuba - te cilen e ngre aq ne qiell Michael Moore? Dy vende me poshte se Amerika. Perse harron Michael Moore ta sjelle kete fakt? Te me falni per tonin. Une nuk kam fare besim te Michael Moore. Per mua Michael Moore eshte eleati me i ngushte i Presidentit Bush. Me menyren e peshtire se si e luftonte ai Bushin, shume amerikaneve iu mbush mendja qe Bush ishte zgjidhja me e mire per Ameriken. Michael Moore dhe propaganda e tij vazhdojne te bejne te njejten gje. Ketij gazetari revolucionar i ka dale boja prej kohesh. BenDate: Sat, 25 Aug 2007 16:19:23 +0200From: [email protected]: [email protected]: [AlbClub] Filmi Sicko i Michael Moore: Shendetsia USA eshte klasiste dhe ç'njerezore.Aurel Muçajhttp://www.qeveria.eu/Filmi Sicko i Michael Moore: Shendetsia USA eshte klasiste dhe ç'njerezore.    Sicko eshte filmi i fundit i Moore i cili denancon shendetesine Amerikane duke paraqitur fakte me te veretete tronditese.  Moore rrezikon burgun ne Amerike sepse ka hyre ne Kube, (per ata qe nuk e dine, Amerikanet e kane te ndaluar te hyne ne Kube dhe nese kane vula Kubane ne Pashaporte rrezikojne gjoba te medha madje edhe burgun), njekohesisht edhe filmi rrezikonte konfiskimin dhe per kete arsye Moore solli menjehere nje kopje ne Evrope ashtu si regjizoret Kineze kur flasin kunder regjimit.   Ky dokumentar hetues i cili vjen pas Bowling at Columbine me te cilin fitoi çmimin Oscar dhe Fahrenheit 9/11 (Palma d´oro ne Cannes) ka
 tronditur opinionin publik Amerikane duke lare ne publik rrobat e pista te american life style, tani prek shendetin, duke treguar qe ai eshte privilegj vetem i te pasureve dhe 50 milione Amerikane te varfer nuk kane asnje asistence shendetesore (9 Milion jane femije), flet per Lobby-et farmaceutike qe qeverisin politiken.    Moore eshte preçiz dhe flet nepermjet fakteve por duke luajtur me ironi dhe improvizim.   Per te qene me konkrete dokumentari eshte krahasues midis sistemeve te ndryshme shendetesore, nga ai Francez deri tek ai Kuban ku Moore dergon edhe 10 vullnetare te semure te Ground Zero te cilet mjekohen per habine e regjizorit FALAS. Nuk mungojne edhe momentet ku Moore me sarkazem tregon rastin e nje qytetari amerikan i cili ka humbur 2 gishta ne nje aksident dhe per t'ja ringjitur i kerkojne per te parin 12 Mije $ dhe per te dytin 60 Mije $, Ai komenton Moore meqense eshte nje tip romantik ka zgjdhur gishtin tregues nese i duhet per te futur
 unazen.    Une si nje apasionuar i filmave te Moore nga i cili kam perkthyer ne shqip edhe nje pjese te filmit Histori e Vertete e Amerikeshttp://www.youtube.com/watch?v=Hzrvc4Kqrxo  ju keshilloj qe ta shikoni kete film i cili eshte ne lartesine e te pareve.    Tani disa fakte qe ndoshta nuk i dini rreth Shendetesise ne Amerike.  marre nga   http://www.michaelmoore.com/sicko/checkup/    50 Milion Amerikan nuk kane asistence mjeksore.    18 Mije Amerikan do te vdesin kete vit sepse nuk jane te sigurim mjeksor.    Amerika renditet ne vendin e 37 nga World Health Organization. (Shqiperi 55)    Industria farmaceutike ka ofruar 14 milion$ per 11 deputet amerikane qe fituan ne zgjedhje.    14 Kongresmen punojne ne kete industri   Kanadezet (80.2 vjeç) dhe
 Italianet jetojne me gjate se Amerikanet (77.5) pothuajse sa Shqiptaret mesatarisht 76 vjeç (femrat 78, meshkujt 77.3)  burimi World health organization http://www.who.int/en/    Nje femije i lindur ne Salvaor ka me shume shanse te jetoje se nje femije i lindur ne Detroit.    65% e te rinjeve amerikane nuk dine te gjejne ne harte Angline, Shqiperine ?!    Kuba eshte vendi me shume doktore dhe ku sistemi shendetesor eshte teresisht falas.    Kuba ka vdekje foshnjore me te ulet dhe jetegjatesi me larte se USA.    Me pak fjale ne Amerike nese nuk punon ne nje pune qe te mbulon sigurimet mjeksore (sepse jo te gjitha kompanite e bejne) duhet te paguash çdo gje, madje edhe kur je i siguruar shume prej semundjeve nuk mbulohen dhe per kete arsye shume amerikane qe semuren nga tumoret jane te detyruar te shesin shtepite per te perballuar shpenzimet e ilaçeve.   
 www.vlora.it 



      L'email della prossima generazione? Puoi averla con la nuova Yahoo! Mail
_________________________________________________________________
Invite your mail contacts to join your friends list with Windows Live Spaces. It's easy!
http://spaces.live.com/spacesapi.aspx?wx_action=create&wx_url=/friends.aspx&mkt=en-us

www.AlbClub.com
____________________________________________________
Alb-Club mailing list: [email protected]
To unsubscribe send email to: [email protected]
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.