Re: [AlbClub] Nuk e pashë dot filmin deri në fund! [Shpjegim] Filmi Sicko i Michael Moore: Shendetsi a USA eshte klasiste dhe ç'njerezore.
Reli <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Se pari filloj me Blerinen. Fola per mjeksine ne USA duke ditur qe eshte vendi me i pasur e me i fuqishem ne bote, persa i perket mjeksise ne Shqiperi ajo qe pershkrove me siper eshte vetem maja e ajsbergut. Ne Shqiperi jemi me te vertete ne nje gjendje te mjeruar, ku gjeja qe kushton me pak eshte Jeta e Njeriut. Une thjesht doja te sillja nje realitet qe shume ndoshta nuk e njohin. Per Z. Bashkim, Me sa shoh nga pergjigja, filimit i paske pare vetem titrat e fillimit sepse nuk do te beje pyetje te tipit: Nuk del e qartë sepse paska në USA 50 milionë" të pasiguruar? Jo te gjitha kompanite ku punon te paguajne sigurimet mjeksore sepse nuk jane te detyruara me ligj ta bejne kete, madje (A e dine qe ne Amerike edhe pushimet nuk jane te garantuara me ligj?? Kur vijen te me takojne disa miq Amerikane, habiten kur degjojne qe ne Itali punetoret kane te drejte te kene 1 muaj pushim!!!) por edhe per ata 250Milion qe permend, siç mund ta shikosh ne film, shoqerite asikurative i gjejne te gjithapretekstet, vetem e vetem per te mos paguar klientet e tyre, eshte krejt sisitemi i tille, Amerikanet e dine, Politikanet gjithashtu, por nuk ndryshon sepse Lobet Farmaceutike jane shume te fuqishme dhe financojne nje pjese te mire te kongresmeneve Amerikane. Piramida e Pushtetit LOBI I NAFTES LOBI ARMEVE LOBI FARMACEUTIK . . . . shume me poshte eshte Kongresi dhe Senati. Se dyti me habit fakti, madje them qe nuk eshte e vertete qe Daja yt operohet falas ne Amerike, sepse nuk ka mundesi qe ne spital te te pranojne pa qene i sigurar apo nje mjek te te kuroje falas, Informohu me mire. Amerikanet vete emigrojne ne Kanada per te bere operacione sepse kostoja e tyre eshte e paberballueshme ne USA. E fundit, pse ke kaq frike nga Marksi??? Socializmi ekziston edhe ne Amerike. Shiko Biblotekat, Policia, Zjarrefikset, Shkolla, pra jane sherbime sociale qe nuk i paguajme ose vetem nepermejet taksave, Shendeti qe eshte gjeja me themelore ne nje Shoqeri, madje te pasur si ajo amerikane, pse duhet te jete me pagese??? Bill Klinton premtoi reforma, por siç e permenda Lobet jane siper pushtetit dhe gjerat jane veshtire te ndryshojne. E njejta gje si ne Shqiperi, A keni pare ndonje TV te flase kunder Kompanive te Celulareve?? Jo sepse edhe ne kete rast sponsori eshte me i fort se subjekti. Pershendetje te gjithve "Bashkim Kopliku--->Infinito Home" <[email protected]> ha scritto: Z. Reli, E pash filmin, por jo të gjithë, sepse ishte i padurueshëm: na nxori edhe Karl Marx si të ishte një perëndimë erdhi për të vjellë, dhe nuk durova më. Ishte një dokumentar propagandistik bolshevik. E çuditshme sesi mund të ketë një amerikan që nxjerr nga duart e tij një shkarravinë të tillë. Përdoreshin mjete që më kujtojnë enverizmin në Shqipëri, dokumentarët e tyre kur mjeti kryesor ishin FËMIJËT QË QAJNË! Natyrisht në film nuk kishte asnjë diskutim për problemin kryesor: sa duhet të paguajnë për shërbimin mjekësor (qoftë dhe si parapagim me pagesat mujore për siguracionin!) individët e sëmurë, dhe sa duhet të paguajnë të pasëmurët për ta. Nuk del e qartë sepse paska në USA 50 milionë" të pasiguruar? Përse ata nuk janë të siguruar si 250 milionët e tjerë? Si është cilësia e mjekësisë në vendet që janë më socialë, krahasuar me USA etj., etj. Nuk dua ti hyj sistemit amerikan tehealth care në detaje, por po jap vetëm dy fakte nga eksperienca ime personale: 1 Në vitin 1997 isha i shtruar në spital në Itali. Në atë kohë ishte sëmurë nga kanseri, i nipi i Agnelit, pronarit të FIAT. Ishte një djalosh karizmatik, ish-futbollist etj. Nuk e kuronin dot në Itali, e dërguan në USA. Në dhomën time në spital, mendimi i përgjithshëm i italianëve ishte: atje, në Amerikë ka ustallarë, jo këtu tek ne. 2 Kam një dajë rreth 82 vjeç, që desh po vdiste këtu në Shqipërinë sociale. Ka nja dy vjet që shkon tek e bija në USAemigroi ajo para ca vitesh. Sa herë shkon daja në USA, rri nja 2-3 muaj dhe kthehet, çdo herë me tëmthin e operuar, me errnie të operuar, me perde syri të operuar, me analiza komplete të kryera" etj., e të gjitha këto pa paguar asnjë centmendoni, daja im që nuk ka punuar kurrë në USA, por vetëm në Shqipërinë tonë që ka mjekësinë falas--gjasme! Nderime Bashkimi Bashkim Kopliku Phone: +355 (0)52 23663 Mobile: +355 0682200590 Email: <[email protected]> optional: <[email protected]> ----- Original Message ----- From: Reli To: [email protected] Sent: Tuesday, August 28, 2007 4:43 AM Subject: Re: [AlbClub] Update: Filmi Sicko i Michael Moore: Shendetsia USA eshte klasiste dhe ç'njerezore. *** AlbClub Discussion List *** --------------------------------- Pergjigjet e vetme qe erdhen ishin demagogji e shterpe perballe fakteve kokforte qe u shtruan. Per ata qe nje opinion (drejtesisht) nuk munden ta shprehnin sepse nuk e kane pare filmin, tani per fatin tuaj mund ta shikoni falas ketu http://video.google.it/videoplay?docid=2303453929842077568 Shikim te mbare. P.S. Nxitoni sepse edhe mund ta heqin, (çeshtje copyright) www.vlora.it --------------------------------- --------------------------------- L'email della prossima generazione? Puoi averla con la nuova Yahoo! Mail --------------------------------- www.AlbClub.com ____________________________________________________ Alb-Club mailing list: [email protected] To unsubscribe send email to: [email protected] http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club www.vlora.it --------------------------------- --------------------------------- L'email della prossima generazione? Puoi averla con la nuova Yahoo! Mail www.AlbClub.com ____________________________________________________ Alb-Club mailing list: [email protected] To unsubscribe send email to: [email protected] http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club