[AlbClub] Nuk e pashë dot filmin deri në fund! Re: Update: Filmi Sicko i Michael Moore: Shendetsia USA eshte klasiste dhe ç'njerezore .

"Bashkim Kopliku--->Gmail Home" <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <0eb501c7e99f$09d93450$0501a8c0@pc>
                  *** AlbClub Discussion List ***

            Z. Reli,
E pash filmin, por jo të gjithë, sepse ishte i padurueshëm: na nxori edhe Karl Marx si të ishte një perëndi-më erdhi për të vjellë, dhe nuk durova më.  Ishte një dokumentar propagandistik bolshevik.  E çuditshme sesi mund të ketë një amerikan që nxjerr nga duart e tij një shkarravinë të tillë.  

Përdoreshin mjete që më kujtojnë enverizmin në Shqipëri, dokumentarët e tyre kur mjeti kryesor ishin FËMIJËT QË QAJNË!

Natyrisht në film nuk kishte asnjë diskutim për problemin kryesor: sa duhet të paguajnë për shërbimin mjekësor (qoftë dhe si parapagim me pagesat mujore për siguracionin!) individët e sëmurë, dhe sa duhet të paguajnë të pasëmurët për ta.  Nuk del e qartë sepse paska në USA "50 milionë" të pasiguruar?  Përse ata nuk janë të siguruar si 250 milionët e tjerë?  Si është cilësia e mjekësisë në vendet që janë më "socialë", krahasuar me USA etj., etj.

Nuk dua t'i hyj sistemit amerikan te"health care" në detaje, por po jap vetëm dy fakte nga eksperienca ime personale:

1-                        Në vitin 1997 isha i shtruar në spital në Itali.  Në atë kohë ishte sëmurë nga kanseri, i nipi i Agnelit, pronarit të FIAT.  Ishte një djalosh karizmatik, ish-futbollist etj.  Nuk e kuronin dot në Itali, e dërguan në USA.  Në dhomën time në spital, mendimi i përgjithshëm i italianëve ishte: "atje, në Amerikë ka ustallarë, jo këtu tek ne".

2-                        Kam një dajë rreth 82 vjeç, që desh po vdiste këtu në Shqipërinë sociale.  Ka nja dy vjet që shkon tek e bija në USA-emigroi ajo para ca vitesh.  Sa herë shkon daja në USA, rri nja 2-3 muaj dhe kthehet, çdo herë me "tëmthin e operuar", me "errnie të operuar", me "perde syri të operuar", me "analiza komplete të kryera" etj., e të gjitha këto pa paguar asnjë cent-mendoni, daja im që nuk ka punuar kurrë në USA, por vetëm në Shqipërinë tonë që ka mjekësinë falas--gjasme!

 

Nderime

Bashkimi

Bashkim Kopliku
Phone: +355 (0)52 23663
Mobile: +355 0682200590
Email: <[email protected]>
optional: <[email protected]>
  ----- Original Message ----- 
  From: Reli 
  To: [email protected] 
  Sent: Tuesday, August 28, 2007 4:43 AM
  Subject: Re: [AlbClub] Update: Filmi Sicko i Michael Moore: Shendetsia USA eshte klasiste dhe ç'njerezore.


                    *** AlbClub Discussion List ***






------------------------------------------------------------------------------


  Pergjigjet e vetme qe erdhen ishin demagogji e shterpe perballe fakteve kokforte qe u shtruan.

  Per ata qe nje opinion (drejtesisht) nuk munden ta shprehnin sepse nuk e kane pare filmin, tani per fatin tuaj mund ta shikoni falas ketu
  http://video.google.it/videoplay?docid=2303453929842077568

  Shikim te mbare.

  P.S.
  Nxitoni sepse edhe mund ta heqin, (çeshtje copyright)




  www.vlora.it 


------------------------------------------------------------------------------

------------------------------------------------------------------------------
  L'email della prossima generazione? Puoi averla con la nuova Yahoo! Mail 


------------------------------------------------------------------------------


  www.AlbClub.com
  ____________________________________________________
  Alb-Club mailing list: [email protected]
  To unsubscribe send email to: [email protected]
  http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club

www.AlbClub.com
____________________________________________________
Alb-Club mailing list: [email protected]
To unsubscribe send email to: [email protected]
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.