Re: [AlbClub] Nuk e pash? dot filmin deri n? fund! [Shpjegim] Filmi Sicko i Michael Moore: Shendetsia USA eshte klasiste dhe ?'njerezore.

L G <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***

Reli, na merzite me kete kompetencen tende. Mos fol me siguri per gjera qe nuk i di tamam. Dhe mos shko me mendte e Moorit se atij nuk ja vershellen njeri dhe aq shume sa pandeh ti.

Une jam emigrante ne Amerike prej 10 vjetesh. Kam blere vete sigurim shendetesor per veten dhe per djalin tim gjate gjithe kohes. Here nepermjet kompanise ku punoj, here privatisht, sic me ka leverdisur. Sigurimi shendetesor me i shtrenjte, ne zonen me te pasur te Amerikes (Fairfax County) per moshat deri 35 vjec eshte rreth 200 dollare ne muaj, per mosha me te medha rreth 300. Eshte e perballueshme per njerez me paga mesatare. Dhe mbulon cdo gje. Une kam bere operacione qe konsiderohen te medha, dhe s'kam paguar asgje fare. Dhe sa per cilesine e sherbimit, as mos te te shkoje ne mend ta krahasosh me asnje vend tjeter.

Mileti qe eshte i varfer mbulohet nga Medicaid, sherbim shendetesor falas totalisht. Motra ime ka bere dy lindje me cesarian, pa paguar asnje qindarke,  ne te njejtin spital me te njejtin doktor ku bera edhe une operacion qe isha e siguruar. Sherbimi i zakonshem per kete kategori sigurisht qe behet ne klinika dhe nga doktore te rrjetit.

Moshat mbi 65 vjec mbulohen nga Medicare, sherbim falas per te moshuarit. Kane edhe nje tufe programesh per medikamentet. Femijeve neper shkolla ju ofrohen programe per sigurim shendetesor teper te lire, cdo vit, pa dallim.

Ata te pasiguruarit jane te disa kategorive: emigrante te paligjshem; te rinj qe mendojne se nuk kane nevoje per sherbim shendetesor dhe qe ate kontrollon nje here ne vit e paguajne nga xhepi (se 100-200 dollare eshte, nuk eshte qamet); dhe kategoria mbi nivelin e varferise dhe nen pagen mesatare qe shkojne me mendjen se nuk do kene nevoje per sigurimin shendetsor dhe papritmas gjenden ne veshtiresi.

Ka probleme te sigurimeve shendetesore ne Amerike? Patjeter qe ka. Edhe une ankohem se me duket se po paguaj shume. Por edhe qe te shkosh me mendte e Michael Moorit, nuk vete. Ta merr mendja ty se do rrinin kaq urte amerikanet po te ishte vertete aq e tmerrshme situata???

Reli <[email protected]> wrote:                   *** AlbClub Discussion List ***



Se pari filloj me Blerinen.

Fola per mjeksine ne USA duke ditur qe eshte vendi me i pasur  e me i fuqishem ne bote, 
persa i perket mjeksise ne Shqiperi ajo qe pershkrove me siper eshte vetem maja e ajsbergut.
Ne Shqiperi jemi me te vertete ne nje gjendje te mjeruar, ku gjeja qe kushton me pak eshte Jeta e Njeriut.
Une thjesht doja te sillja nje realitet qe shume ndoshta nuk e njohin.

Per Z. Bashkim,
Me sa shoh nga pergjigja,
 filimit i paske pare vetem titrat e fillimit sepse nuk do te beje pyetje te tipit:
Nuk del e qartë  sepse paska në USA “50 milionë" të pasiguruar?

Jo te gjitha kompanite ku punon te paguajne sigurimet mjeksore sepse nuk jane te detyruara me ligj ta bejne kete, madje 
(A e dine qe ne Amerike edhe pushimet nuk jane te garantuara me ligj??
Kur vijen te me takojne disa miq Amerikane, habiten kur degjojne qe  ne Itali punetoret kane te drejte te kene 1 muaj pushim!!!)
por edhe per ata 250Milion qe permend, siç mund ta shikosh ne film, shoqerite asikurative i gjejne te gjithapretekstet, vetem e vetem per te mos paguar klientet e tyre, eshte krejt sisitemi i tille, Amerikanet e dine, Politikanet gjithashtu, por nuk ndryshon sepse Lobet Farmaceutike jane shume te fuqishme dhe financojne nje pjese te mire te kongresmeneve Amerikane.

Piramida e Pushtetit

LOBI I NAFTES
LOBI ARMEVE
LOBI FARMACEUTIK

.
.
.
.


shume me poshte eshte Kongresi dhe Senati.


Se dyti me habit fakti, madje them qe nuk eshte e vertete qe Daja yt operohet falas ne Amerike, sepse nuk ka mundesi qe ne spital te te pranojne pa qene i sigurar apo nje mjek te te kuroje falas, Informohu me mire.

Amerikanet vete emigrojne ne Kanada per te bere operacione sepse kostoja e  tyre eshte e paberballueshme ne USA.

E fundit,

pse ke kaq frike nga Marksi???

Socializmi ekziston edhe ne Amerike.
Shiko Biblotekat, Policia, Zjarrefikset, Shkolla, 
pra jane sherbime sociale qe nuk i paguajme ose vetem nepermejet taksave,
Shendeti qe eshte gjeja me themelore ne nje Shoqeri, madje te pasur si ajo amerikane, pse duhet te jete me pagese???

Bill Klinton premtoi reforma, por siç e permenda Lobet jane siper pushtetit dhe gjerat jane veshtire te ndryshojne.
E njejta gje si ne Shqiperi, 
A keni pare ndonje TV te flase kunder Kompanive te Celulareve??
Jo sepse edhe ne kete rast sponsori eshte me i fort se subjekti.

Pershendetje te gjithve




"Bashkim Kopliku--->Infinito Home" <[email protected]> ha scritto:        Z. Reli,
 E pash filmin, por jo të gjithë, sepse ishte i padurueshëm: na nxori  edhe Karl Marx si të ishte një perëndi—më erdhi për të vjellë, dhe nuk durova  më.  Ishte një dokumentar  propagandistik bolshevik.  E  çuditshme sesi mund të ketë një amerikan që nxjerr nga duart e tij një  shkarravinë të tillë.  
 Përdoreshin mjete që më kujtojnë enverizmin në Shqipëri, dokumentarët e  tyre kur mjeti kryesor ishin FËMIJËT QË QAJNË!
 Natyrisht në film nuk kishte asnjë diskutim për problemin kryesor: sa  duhet të paguajnë për shërbimin mjekësor (qoftë dhe si parapagim me pagesat  mujore për siguracionin!) individët e sëmurë, dhe sa duhet të paguajnë të  pasëmurët për ta.  Nuk del e qartë  sepse paska në USA “50 milionë" të pasiguruar?  Përse ata nuk janë të siguruar si 250  milionët e tjerë?  Si është cilësia  e mjekësisë në vendet që janë më “socialë”, krahasuar me USA etj.,  etj.
 Nuk dua t’i hyj sistemit amerikan te”health care” në detaje, por po jap  vetëm dy fakte nga eksperienca ime personale:
 1—                         Në vitin 1997 isha i shtruar në spital në  Itali.  Në atë kohë ishte sëmurë nga  kanseri, i nipi i Agnelit, pronarit të FIAT.  Ishte një djalosh karizmatik,  ish-futbollist etj.  Nuk e kuronin  dot në Itali, e dërguan në USA.  Në  dhomën time në spital, mendimi i përgjithshëm i italianëve ishte: “atje, në  Amerikë ka ustallarë, jo këtu tek ne”.
 2—                         Kam një dajë rreth 82 vjeç, që desh po vdiste  këtu në Shqipërinë sociale.  Ka nja  dy vjet që shkon tek e bija në USA—emigroi ajo para ca vitesh.  Sa herë shkon daja në USA, rri nja 2-3  muaj dhe kthehet, çdo herë me “tëmthin e operuar”, me “errnie të operuar”, me  “perde syri të operuar”, me “analiza komplete të kryera" etj., e të gjitha këto  pa paguar asnjë cent—mendoni, daja im që nuk ka punuar kurrë në USA, por vetëm  në Shqipërinë tonë që ka mjekësinë falas--gjasme!
  
 Nderime

 Bashkimi
  
 Bashkim Kopliku
Phone: +355 (0)52 23663
Mobile: +355  0682200590
Email: <[email protected]>
optional: <[email protected]>
    ----- Original Message ----- 
   From:    Reli 
   To: [email protected] 
   Sent: Tuesday, August 28, 2007 4:43    AM
   Subject: Re: [AlbClub] Update: Filmi    Sicko i Michael Moore: Shendetsia USA eshte klasiste dhe ç'njerezore.
   

                     *** AlbClub Discussion List ***



      

---------------------------------
    
Pergjigjet e vetme qe erdhen ishin demagogji e shterpe perballe fakteve    kokforte qe u shtruan.

Per ata qe nje opinion (drejtesisht) nuk munden    ta shprehnin sepse nuk e kane pare filmin, tani per fatin tuaj mund ta shikoni    falas ketu
http://video.google.it/videoplay?docid=2303453929842077568

Shikim    te mbare.

P.S.
Nxitoni sepse    edhe mund ta heqin, (çeshtje  copyright)



   
www.vlora.it      

---------------------------------
      
---------------------------------
   L'email della prossima generazione? Puoi averla con la    nuova    Yahoo! Mail      

---------------------------------
    
www.AlbClub.com
____________________________________________________
Alb-Club    mailing list: [email protected]
To unsubscribe send email to:     [email protected]
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club



www.vlora.it           

---------------------------------

---------------------------------
L'email della prossima generazione? Puoi averla con la nuova Yahoo! Mailwww.AlbClub.com
____________________________________________________
Alb-Club mailing list: [email protected]
To unsubscribe send email to: [email protected]
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club

       
---------------------------------
Shape Yahoo! in your own image.  Join our Network Research Panel today!

www.AlbClub.com
____________________________________________________
Alb-Club mailing list: [email protected]
To unsubscribe send email to: [email protected]
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.