Re: [AlbClub] Shendetsia ne USA

"Bashkim Kopliku--->Gmail Home" <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <013c01c7ebf1$d5691d70$0501a8c0@pc>
                  *** AlbClub Discussion List ***

Të nderuar shqiptaro-amerikanë dhe shqiptaro-italianë,

Dy çështje:



Çështja nr 1:

Shoh se keni këndvështrime të ndryshme për të njëjtat fakte, për të njëjtin vend, për të njëjtin qytet: New York?!  A ka mundësi dikush të na i sistemojë informacionet?  A ka mundësi dikush të japë përgjigje për pyetjen e thjeshtë:

Të ardhurat neto mesatare, apo minimale në USA janë X, që dalin nga formula:

X=Paga bruto, minus, sigurimet shëndetësore, taksa etj.

Sa është X në USA?  Kjo ka rëndësi, nuk kanë rëndësi të tjerat.

 

Çështja nr. 2:

Zoti Reli, sa është X në Itali?  Nga "dajat" dhe "vëllezërit" e mi, në USA dhe në Itali, më rezulton se X në Itali është edhe poshtë $1000, kurse në USA nuk bën vaki të jetë poshtë $1000!

Në Shqipërinë komuniste, para vitit 1991, komunistët mburreshin se taksat janë zero!  Unë ju bëja atyre që mburreshin me  "taksat zero", gjithnjë të njëjtën pyetje: "A do të ishit dakord me taksa zero, dhe me rrogën vjetore 730 lekë/ muaj (rroga e inxhinierit shqiptar në komunizmin shqiptar), apo me taksa 50% të pagës dhe me rrogë bruto 100 mijë lekë/ muaj (rroga inxhinierit në vendet me taksa zero, në atë kohë").  Shpesh, miqtë e mi të indoktrinuar, nguteshin të përgjigjeshin: "me taksa zero".  Por mbeteshin shumë keq, kur u bëja llogarinë e thjeshtë: "Në vendin e urryer me taksa 50%, i bie që të mbetet paga neto 50 000 lekë/muaj (100 000, minus 50 000, baras 50 000), që është rreth 70 herë më e madhe se paga neto komuniste me "taksa zero"!!!  Nejse, ta lemë Shqipërinë makabre enveristo-marksiste, se shyqyr që mbaroi.

Pra, z. Reli, sa është sot X në Itali, dhe sa është X në USA?  Të tjerat janë bla-bla-bla, më duket mua!

 

Respekte.

Bashkimi


Bashkim Kopliku
Phone: +355 (0)52 23663
Mobile: +355 0682200590
Email: <[email protected]>
optional: <[email protected]>
  ----- Original Message ----- 
  From: Agim Kola 
  To: [email protected] 
  Sent: Friday, August 31, 2007 1:48 PM
  Subject: [AlbClub] Shendetsia ne USA


                    *** AlbClub Discussion List ***






------------------------------------------------------------------------------


  Nuk e di ku jeton ti moj moter, por ketu ne New York, shifrat qe jep ti jane qesharake. Une kam siguracion nepermjet shkolles ku punoj dhe paguaj $940 ne muaj per siguracionin AETNA. Cfare siguracioni keni ju ju lutem? Kush te ka genjyer ty qe zona me e poasur eshte Fairfix County? Po ku ma le Manhattan, qe eshte nga zonat me te shtrenjta ne bote? Kush te tha qe siguracioni mbulon cdo gje? Vertet jeton ne Amerike ti apo jo? 



  Une jam emigrante ne Amerike prej 10 vjetesh. Kam blere vete sigurim shendetesor per veten dhe per djalin tim gjate gjithe kohes. Here nepermjet kompanise ku punoj, here privatisht, sic me ka leverdisur. Sigurimi shendetesor me i shtrenjte, ne zonen me te pasur te Amerikes (Fairfax County) per moshat deri 35 vjec eshte rreth 200 dollare ne muaj, per mosha me te medha rreth 300. Eshte e perballueshme per njerez me paga mesatare. Dhe mbulon cdo gje. Une kam bere operacione qe konsiderohen te medha, dhe s'kam paguar asgje fare. Dhe sa per cilesine e sherbimit, as mos te te shkoje ne mend ta krahasosh me asnje vend tjeter.



------------------------------------------------------------------------------


  www.AlbClub.com
  ____________________________________________________
  Alb-Club mailing list: [email protected]
  To unsubscribe send email to: [email protected]
  http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club

www.AlbClub.com
____________________________________________________
Alb-Club mailing list: [email protected]
To unsubscribe send email to: [email protected]
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.