Re: [AlbClub] Shteti prapë do të na lërë edhe pa ujë
Reli <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Sa shkruhet ne kete artikull mund ta permbledh vetem me nje fjale: SKANDALOZE. Nuk e di nese Bashkimi ka qene nen efktin e ndonje Substance dhe ku i ka marre te dhenat. Por le te marre vetem disa pika. -Shkruan: Teoria e kalimit të ujësjellësve në duart e pushtetit lokal, daton nga fillimi i viteve '90. Tashmë është klasifikuar si dështim i plotë, edhe në vendet me nëpunës shteti më të ndershëm se tanët, e do të jetë një dështim i plotë edhe tek ne. Ne asnje vend Evropian nuk ekzistojne nderrmarrje private te ujit, sepse uji eshte nje e mire primare dhe e te gjitheve, pra si e tille eshte e pakonceptueshme qe te jete ne duart e privatit. -Shkruan: Qenia e ujësjellësit tërësisht privat, pa pjesë shteti në pronësi, siguron që edhe kontrolli i shtetit mbi ta, për cilësinë e furnizimit me ujë, por edhe për çmimin e ujit, të jetë më efikas. Ekspierienca e hidhur e celulareve ka treguar sa i afte eshte shteti per te kontrolluar privatin dhe çmimet, pra do te kemi ujin me te shtrenjte ne Evrope ashtu si celularet. E njejta gje po ndodh edhe me pastrimet e Qyetetit, te cilat ndryshe nga gjithe Evropa ne Shqiperi jane private, e keni pare sa te ndotur jane qytet tane dhe plerat e Sharres?? NE Itali i vetmi qytet ku Mafia kontrollon plerat dhe ka marre ne ankand mbledhjen e tyre ashtu si ne Shqiperi, eshte Napoli, dhe aty besoj se e keni pare qe situatat eshte Skandaloze, ndersa ne te gjithe qytetet e tjere, Mbeturinat, Uji, Sherbimi Urban, jane ne dore te Komunes. Pershendetje "Bashkim Kopliku--->Gmail Home" <[email protected]> ha scritto: *** AlbClub Discussion List *** Shteti prapë do të na lërë edhe pa ujë [Gazeta Shqiptare, 5.9.2007] Po përsëriten lojërat e vjetra të pingpongut me ndërmarrjet komunale-këtë radhë me ato të ujësjellësve. Po kalohen nga "pronësi e qeverisë qendrore", në atë të "qeverisë lokale"-një veprim krejt i kotë! Pra prapë se prapë në dorë të shtetit. Të kujtohen ristrukturimet "15 vjeçare", e pastaj kthimet kot për së koti, nga ndërmarrje shtetërore, në SHA (shoqëri anonime) po shtetërore, e të tjera absurde që përveçse na lënë pa ujë, na zhvatin edhe miliarda lekë nga xhepat tona të shpuara. E pra ajo që duhet bërë, është privatizimi i menjëhershëm i tyre. Zgjatja e privatizimit veçse na zgjat ndenjjen pa ujë. Teoria e kalimit të ujësjellësve në duart e pushtetit lokal, daton nga fillimi i viteve '90. Tashmë është klasifikuar si dështim i plotë, edhe në vendet me nëpunës shteti më të ndershëm se tanët, e do të jetë një dështim i plotë edhe tek ne, me nëpunësit tanë shtetërorë, që dinë veçse të vjedhin e të mos punojnë. Po përse tani, në vitin 2007, qeveria i hyn një rruge të gabuar? Mbase qeverinë e ka kapur frika se thuhet se thatësira e sivjetshme do të influencojë edhe në uljen e ujit të pijshëm; ose e ka kapur frika se nuk është e zonja t'i privatizojë shpejt ndërmarrjet e ujësjellësve. Duke u kaluar ujësjellësit pushteteve lokale, qeveria mbase shpreson që t'ua faturojë atyre edhe pakënaqësinë popullore nga keqësimi i furnizimit me ujë. Aq më tepër tani, kur shumicën e pushteteve lokale ku ujësjellësi ka peshë, e kanë fituar opozita, në zgjedhjet lokale të shkurtit 2007?! Kryeministri mund të dalë i qetë në televizione, dhe t'u japë mend kryetarëve të pushtetit lokal, sesi bëhet furnizimi i popullit me ujë-sikur nuk e kishte ai në dorë, e nuk bëri gjë fare. Sidoqoftë, cilatdo të jenë shkaqet e absurdeve me ujësjellësit, dihet se kjo rrugë e zgjedhur nga qeveria, ka në themel mosprivatizimin e ujësjellësve, gjë që prapë pa ujë se pa ujë do të na lërë. Natyrisht, nuk është e lehtë të privatizosh ndërmarrjet e ujësjellësve, dhe qeverinë do ta ngarkonte me dështime dhe suksese, por në fund, populli do të fitonte: do të zgjidhesh një herë e mirë problemi i furnizimit me ujë, në shtëpitë tona, në plazhet tona, dhe në bizneset tona. Por kjo qeveri nuk e ka lënë fare vrapin tek zgjidhja me rrënjë e problemeve të popullit. Qeveria po punon thjeshtë që t'i rrejë mendjen këtij mileti, që t'i japë votën në 2009, edhe për nja katër vjet të tjera. Nuk ecën fare as shpresa e shitjes së një pjese të aksioneve tek privatët, qoftë dhe nga pushteti lokal. Privatizimi duhet bërë tërësor, me 100% pronar privatin. Nuk funksionojnë fare eksperimentet me "bashkëpronësi me shtetin", që gjoja të sigurohet kontrolli i shtetit mbi privatin. Nuk funksionojnë as ato privatizimet "me aksionin e artë" (veto e shtetit në ujësjellësit privatë), as edhe ato me "pjesëmarrje të punonjësve në pronësi" etj. Tek ne, duhet privatizim i pastër në duar të privatit, ku shteti ndërhyn vetëm nëpërmjet ERRU (Entit Rregullator të Ujit)-dhe kjo për sa kohë ujësjellësit janë në kushte të monopolit fizik (nuk mund të ketë disa ujësjellës që furnizojnë me ujë në një rrjet qytet apo zonë të dhënë). Qenia e ujësjellësit tërësisht privat, pa pjesë shteti në pronësi, siguron që edhe kontrolli i shtetit mbi ta, për cilësinë e furnizimit me ujë, por edhe për çmimin e ujit, të jetë më efikas. Kontrolli i shtetit mbi veten, siç është rasti kur ujësjellësi është shtetëror (ose në bashkëpronësi me shtetin), është i zorshëm, bile edhe i pamundur: i bie të kontrollosh veten. Prandaj këmbëngulim që privatizimi të jetë pastër në duar të privatit. Kjo qeveri nuk duhet lënë të tallet me kalimet e kota të ujësjellësve në duar të pushtetit lokal: janë paratë tona, është pasuria jonë, është ekonomia jonë, që po i keqpërdor. Bashkim Kopliku 3.9.2007 Bashkim Kopliku Phone: +355 (0)52 23663 Mobile: +355 0682200590 Email: optional: www.AlbClub.com ____________________________________________________ Alb-Club mailing list: [email protected] To unsubscribe send email to: [email protected] http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club www.vlora.it --------------------------------- --------------------------------- L'email della prossima generazione? Puoi averla con la nuova Yahoo! Mail www.AlbClub.com ____________________________________________________ Alb-Club mailing list: [email protected] To unsubscribe send email to: [email protected] http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club