Re: [AlbClub] Shteti prapë do të na lërë edhe pa ujë

Reli <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***

Qofte burimet por edhe interpretimi i tyre eshte i gabuar.
Kuptohet qe uji eshte nje biznes i frutshem dhe shume shoqeri po kerkojne te privatizojne nje te mire primare dhe jetesore, por le te shohim ç'fare ka ndodhur ku eshte privatizuar (pjeserisht) uji.

NE Itali nuk eshte e vertete shifra, nuk jane private por shoqeri aksionere ku shumica eshte e Komunes, pra nuk mund ti quajme private.

Ne Itali eshte nje qytet i cili vuan per uje, Palermo, 
Pse?
Shperndarja e ujit eshte ne duart e Privateve.

Ne France gjithashtu, vetem ne pak zona u eshte dhene ne konçesion shperndarja, dhe ne ato zona ke nje rritje 30% te çmimit dhe cilesia e ulet e ujit ka shkaktur shume semundje, shume nga keto shoqeri jane denuar dhe po paguajne demet, 
e njejta gje edhe ne Gjermani.

"AMAN IMAN” thone Tuareg e Saharase, "Uji eshte Jete"

dhe si tille nuk mund te jete ne duart e multinacionaleve.
Kjo tendence po vihet re ne shume shtete dhe sidomos ato me te varfrat siç jane vendet e Amerikes se Jugut ku kohet e fundit shprethyen edhe shume demostrata "War Water".
Multinacionale si Nestlè e quajne Ujin ushqim dhe si te tille Biznes, por uji nuk eshte ushqim dhe nuk duhet te jete ne duart e kompanive private.

Edhe Firma si Vivendi dhe Suez po kerkojne te futen ne vendet e Evropes lindore, por kjo nuk eshte nje shenje e mire per te ardhmen tone.





"Bashkim Kopliku--->Gmail  Home" <[email protected]> ha scritto:                   *** AlbClub Discussion List ***



       Të nderuar të Alb-Club,
 Nuk ia vlen t’i përgjigjesh një ustai të “efekteve të ndonje Substance”,  këtij zotërisë me pseudonimin Reli, jo vetëm për mungesën e tij të etikës, por  edhe për mosdijen totale që është e dyta herë që e derdh në faqet e  Alb-Club.  
 Megjithatë, në respekt te Alb-Club, po jap mendimet e mia për problemet  që ngrihen.  Me që materiali ka edhe  një hartë, e keni bashkëngjitur në PDF (attached).  Kush ka probleme me PDF, të më drejtohet  personalisht, se ia dërgoj edhe në word.
 Nderime.
 Bashkimi

  
 Bashkim Kopliku
Phone: +355 (0)52 23663
Mobile: +355  0682200590
Email: <[email protected]>
optional: <[email protected]>
    ----- Original Message ----- 
   From:    Reli 
   To: [email protected] 
   Sent: Wednesday, September 05, 2007 4:40    PM
   Subject: Re: [AlbClub] Shteti prapë do të    na lërë edhe pa ujë
   

                     *** AlbClub Discussion List ***



      

---------------------------------
    
Sa shkruhet ne kete artikull mund ta permbledh vetem me nje    fjale:
SKANDALOZE.
Nuk e di nese Bashkimi ka qene nen efktin e ndonje    Substance dhe ku i ka marre te dhenat.

Por le te marre vetem disa    pika.

-Shkruan:

Teoria e kalimit të ujësjellësve në duart e pushtetit lokal, daton nga 
fillimi i viteve '90.  Tashmë është klasifikuar si dështim i plotë,
 edhe në 
vendet me nëpunës shteti më të ndershëm se tanët, e do të jetë një
 dështim i 
plotë edhe tek
 ne.

Ne asnje vend Evropian nuk ekzistojne nderrmarrje private te ujit, sepse uji 
eshte nje e mire primare dhe e te gjitheve, pra si e tille eshte e pakonceptueshme
qe te jete ne duart e privatit.


-Shkruan:
Qenia e ujësjellësit tërësisht privat, pa pjesë shteti në pronësi,
 siguron 
që edhe kontrolli i shtetit mbi ta, për cilësinë e furnizimit me ujë,
 por 
edhe për çmimin e ujit, të jetë më efikas.

Ekspierienca e hidhur e celulareve ka treguar sa i afte eshte shteti
per te kontrolluar privatin dhe çmimet,
pra do te kemi ujin me te shtrenjte ne Evrope ashtu si celularet.

E njejta gje po ndodh edhe me pastrimet e Qyetetit, te cilat ndryshe nga gjithe Evropa
ne Shqiperi jane private, e keni pare sa te ndotur jane qytet tane dhe plerat e Sharres??

NE Itali i vetmi qytet ku Mafia kontrollon plerat dhe ka marre 
ne ankand
 mbledhjen e tyre ashtu si ne Shqiperi, eshte Napoli, dhe aty besoj se e keni pare 
qe situatat eshte Skandaloze, ndersa ne te gjithe qytetet e tjere,
Mbeturinat, Uji, Sherbimi Urban, jane ne dore te Komunes.

Pershendetje





"Bashkim    Kopliku--->Gmail Home" <[email protected]> ha scritto:   ***      AlbClub Discussion List ***





Shteti prapë do të na      lërë edhe pa ujë
[Gazeta Shqiptare, 5.9.2007]

Po përsëriten      lojërat e vjetra të pingpongut me ndërmarrjet komunale-këtë 
radhë me ato      të ujësjellësve. Po kalohen nga "pronësi e qeverisë qendrore", 
në atë të      "qeverisë lokale"-një veprim krejt i kotë! Pra prapë se prapë në 
dorë të      shtetit. Të kujtohen ristrukturimet "15 vjeçare", e pastaj kthimet 
kot      për së koti, nga ndërmarrje shtetërore, në SHA (shoqëri anonime) po      
shtetërore, e të tjera absurde që përveçse na lënë pa ujë, na zhvatin      edhe 
miliarda lekë nga xhepat tona të shpuara. E pra ajo që duhet bërë,      është 
privatizimi i menjëhershëm i tyre. Zgjatja e privatizimit veçse na      zgjat 
ndenjjen pa ujë.

Teoria e kalimit të ujësjellësve në duart      e pushtetit lokal, daton nga 
fillimi i viteve '90. Tashmë është      klasifikuar si dështim i plotë, edhe në 
vendet me nëpunës shteti më të      ndershëm se tanët, e do të jetë një dështim i 
plotë edhe tek ne, me      nëpunësit tanë shtetërorë, që dinë veçse të vjedhin e 
të mos punojnë. Po      përse tani, në vitin 2007, qeveria i hyn një rruge të      
gabuar?

Mbase qeverinë e ka kapur frika se thuhet se thatësira e      sivjetshme do të 
influencojë edhe në uljen e ujit të pijshëm; ose e ka      kapur frika se nuk 
është e zonja t'i privatizojë shpejt ndërmarrjet e      ujësjellësve. Duke u 
kaluar ujësjellësit pushteteve lokale, qeveria      mbase shpreson që t'ua 
faturojë atyre edhe pakënaqësinë popullore nga      keqësimi i furnizimit me ujë. 
Aq më tepër tani, kur shumicën e      pushteteve lokale ku ujësjellësi ka peshë, 
e kanë fituar opozita, në      zgjedhjet lokale të shkurtit 2007?! Kryeministri 
mund të dalë i qetë në      televizione, dhe t'u japë mend kryetarëve të 
pushtetit lokal, sesi bëhet      furnizimi i popullit me ujë-sikur nuk e kishte 
ai në dorë, e nuk bëri      gjë fare.

Sidoqoftë, cilatdo të jenë shkaqet e absurdeve me      ujësjellësit, dihet se kjo 
rrugë e zgjedhur nga qeveria, ka në themel      mosprivatizimin e ujësjellësve, 
gjë që prapë pa ujë se pa ujë do të na      lërë.

Natyrisht, nuk është e lehtë të privatizosh ndërmarrjet e      ujësjellësve, dhe 
qeverinë do ta ngarkonte me dështime dhe suksese, por      në fund, populli do të 
fitonte: do të zgjidhesh një herë e mirë problemi      i furnizimit me ujë, në 
shtëpitë tona, në plazhet tona, dhe në bizneset      tona. Por kjo qeveri nuk e 
ka lënë fare vrapin tek zgjidhja me rrënjë e      problemeve të popullit. 
Qeveria po punon thjeshtë që t'i rrejë mendjen      këtij mileti, që t'i japë 
votën në 2009, edhe për nja katër vjet të      tjera.

Nuk ecën fare as shpresa e shitjes së një pjese të aksioneve      tek privatët, 
qoftë dhe nga pushteti lokal. Privatizimi duhet bërë      tërësor, me 100% 
pronar privatin. Nuk funksionojnë fare eksperimentet me      "bashkëpronësi me 
shtetin", që gjoja të sigurohet kontrolli i shtetit      mbi privatin. Nuk 
funksionojnë as ato privatizimet "me aksionin e artë"      (veto e shtetit në 
ujësjellësit privatë), as edhe ato me "pjesëmarrje të      punonjësve në pronësi" 
etj. Tek ne, duhet privatizim i pastër në duar të      privatit, ku shteti 
ndërhyn vetëm nëpërmjet ERRU (Entit Rregullator të      Ujit)-dhe kjo për sa kohë 
ujësjellësit janë në kushte të monopolit fizik      (nuk mund të ketë disa 
ujësjellës që furnizojnë me ujë në një rrjet      qytet apo zonë të dhënë).

Qenia e ujësjellësit tërësisht privat, pa      pjesë shteti në pronësi, siguron 
që edhe kontrolli i shtetit mbi ta, për      cilësinë e furnizimit me ujë, por 
edhe për çmimin e ujit, të jetë më      efikas. Kontrolli i shtetit mbi veten, 
siç është rasti kur ujësjellësi      është shtetëror (ose në bashkëpronësi me 
shtetin), është i zorshëm, bile      edhe i pamundur: i bie të kontrollosh veten. 
Prandaj këmbëngulim që      privatizimi të jetë pastër në duar të privatit.

Kjo qeveri nuk duhet      lënë të tallet me kalimet e kota të ujësjellësve në 
duar të pushtetit      lokal: janë paratë tona, është pasuria jonë, është 
ekonomia jonë, që po      i keqpërdor.

Bashkim Kopliku
3.9.2007

Bashkim      Kopliku
Phone: +355 (0)52 23663
Mobile: +355 0682200590
Email:      
optional:      

www.AlbClub.com
____________________________________________________
Alb-Club      mailing list: [email protected]
To unsubscribe send email to:      [email protected]
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club



   
www.vlora.it      

---------------------------------
      
---------------------------------
   L'email della prossima generazione? Puoi averla con la    nuova    Yahoo! Mail      

---------------------------------
    
www.AlbClub.com
____________________________________________________
Alb-Club    mailing list: [email protected]
To unsubscribe send email to:    [email protected]
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-clubwww.AlbClub.com
____________________________________________________
Alb-Club mailing list: [email protected]
To unsubscribe send email to: [email protected]
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club



www.vlora.it
       
---------------------------------

---------------------------------
L'email della prossima generazione? Puoi averla con la nuova Yahoo! Mail

www.AlbClub.com
____________________________________________________
Alb-Club mailing list: [email protected]
To unsubscribe send email to: [email protected]
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.