[AlbClub] Fw: Shteti prapë do të na lër ë edhe pa ujë
"Bashkim Kopliku--->Gmail Home" <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <3adf01c7f07e$bc378850$0501a8c0@pc> |
*** AlbClub Discussion List ***
Ju z. Reli keni shkruar:(shihni emailin tuaj!), sa vijon:
"Ne asnje vend Evropian nuk ekzistojne nderrmarrje private te ujit",
A mos duhet të thoni fjalët magjike: "Më falni se e kisha gabim, nuk e dija, e tani e di se u interesova".
Pa thënë ato fjalët magjike, nuk mund të keni të drejtën të flisni, sepse njerëzit, me të drejtë, do të mendojnë se ju ç'thoni tani nuk thoni pastaj!
Nuk ka ndonjë të keqe të pranosh gabimet, bile pranimi të zbukuron.
Shëndet.
Bashkimi
Bashkim Kopliku
Phone: +355 (0)52 23663
Mobile: +355 0682200590
Email: <[email protected]>
optional: <[email protected]>
----- Original Message -----
From: Reli
To: Bashkim Kopliku--->Gmail Home
Sent: Thursday, September 06, 2007 11:17 AM
Subject: Re: [AlbClub] Shteti prapë do të na lërë edhe pa ujë
Qofte burimet por edhe interpretimi i tyre eshte i gabuar.
Kuptohet qe uji eshte nje biznes i frutshem dhe shume shoqeri po kerkojne te privatizojne nje te mire primare dhe jetesore, por le te shohim ç'fare ka ndodhur ku eshte privatizuar (pjeserisht) uji.
NE Itali nuk eshte e vertete shifra, nuk jane private por shoqeri aksionere ku shumica eshte e Komunes, pra nuk mund ti quajme private.
Ne Itali eshte nje qytet i cili vuan per uje, Palermo,
Pse?
Shperndarja e ujit eshte ne duart e Privateve.
Ne France gjithashtu, vetem ne pak zona u eshte dhene ne konçesion shperndarja, dhe ne ato zona ke nje rritje 30% te çmimit dhe cilesia e ulet e ujit ka shkaktur shume semundje, shume nga keto shoqeri jane denuar dhe po paguajne demet,
e njejta gje edhe ne Gjermani.
"AMAN IMAN" thone Tuareg e Saharase, "Uji eshte Jete"
dhe si tille nuk mund te jete ne duart e multinacionaleve.
Kjo tendence po vihet re ne shume shtete dhe sidomos ato me te varfrat siç jane vendet e Amerikes se Jugut ku kohet e fundit shprethyen edhe shume demostrata "War Water".
Multinacionale si Nestlè e quajne Ujin ushqim dhe si te tille Biznes, por uji nuk eshte ushqim dhe nuk duhet te jete ne duart e kompanive private.
Edhe Firma si Vivendi dhe Suez po kerkojne te futen ne vendet e Evropes lindore, por kjo nuk eshte nje shenje e mire per te ardhmen tone.
"Bashkim Kopliku--->Gmail Home" <[email protected]> ha scritto:
*** AlbClub Discussion List ***
Të nderuar të Alb-Club,
Nuk ia vlen t'i përgjigjesh një ustai të "efekteve të ndonje Substance", këtij zotërisë me pseudonimin Reli, jo vetëm për mungesën e tij të etikës, por edhe për mosdijen totale që është e dyta herë që e derdh në faqet e Alb-Club.
Megjithatë, në respekt te Alb-Club, po jap mendimet e mia për problemet që ngrihen. Me që materiali ka edhe një hartë, e keni bashkëngjitur në PDF (attached). Kush ka probleme me PDF, të më drejtohet personalisht, se ia dërgoj edhe në word.
Nderime.
Bashkimi
Bashkim Kopliku
Phone: +355 (0)52 23663
Mobile: +355 0682200590
Email: <[email protected]>
optional: <[email protected]>
----- Original Message -----
From: Reli
To: [email protected]
Sent: Wednesday, September 05, 2007 4:40 PM
Subject: Re: [AlbClub] Shteti prapë do të na lërë edhe pa ujë
*** AlbClub Discussion List ***
--------------------------------------------------------------------------
Sa shkruhet ne kete artikull mund ta permbledh vetem me nje fjale:
SKANDALOZE.
Nuk e di nese Bashkimi ka qene nen efktin e ndonje Substance dhe ku i ka marre te dhenat.
Por le te marre vetem disa pika.
-Shkruan:
Teoria e kalimit të ujësjellësve në duart e pushtetit lokal, daton nga fillimi i viteve '90. Tashmë është klasifikuar si dështim i plotë, edhe në vendet me nëpunës shteti më të ndershëm se tanët, e do të jetë
një dështim i plotë edhe tek ne.Ne asnje vend Evropian nuk ekzistojne nderrmarrje private te ujit, sepse uji eshte nje e mire primare dhe e te gjitheve, pra si e tille eshte e pakonceptueshmeqe te jete ne duart e privatit.-Shkruan:Qenia e ujësjellësit tërësisht privat, pa pjesë shteti në pronësi, siguron që edhe kontrolli i shtetit mbi ta, për cilësinë e furnizimit me ujë, por edhe për çmimin e ujit, të jetë më efikas.Ekspierienca e hidhur e celulareve ka treguar sa i afte eshte shtetiper te kontrolluar privatin dhe çmimet,pra do te kemi ujin me te shtrenjte ne Evrope ashtu si celularet.E njejta gje po ndodh edhe me pastrimet e Qyetetit, te cilat
ndryshe nga gjithe Evropane Shqiperi jane private, e keni pare sa te ndotur jane qytet tane dhe plerat e Sharres??NE Itali i vetmi qytet ku Mafia kontrollon plerat dhe ka marre ne ankand mbledhjen e tyre ashtu si ne Shqiperi, eshte Napoli, dhe aty besoj se e keni pare qe situatat eshte Skandaloze, ndersa ne te gjithe qytetet e tjere,Mbeturinat, Uji, Sherbimi Urban, jane ne dore te Komunes.Pershendetje
"Bashkim Kopliku--->Gmail Home" <[email protected]> ha scritto:
*** AlbClub Discussion List ***
Shteti prapë do të na lërë edhe pa ujë
[Gazeta Shqiptare, 5.9.2007]
Po përsëriten lojërat e vjetra të pingpongut me ndërmarrjet komunale-këtë
radhë me ato të ujësjellësve. Po kalohen nga "pronësi e qeverisë qendrore",
në atë të "qeverisë lokale"-një veprim krejt i kotë! Pra prapë se prapë në
dorë të shtetit. Të kujtohen ristrukturimet "15 vjeçare", e pastaj kthimet
kot për së koti, nga ndërmarrje shtetërore, në SHA (shoqëri anonime) po
shtetërore, e të tjera absurde që përveçse na lënë pa ujë, na zhvatin edhe
miliarda lekë nga xhepat tona të shpuara. E pra ajo që duhet bërë, është
privatizimi i menjëhershëm i tyre. Zgjatja e privatizimit veçse na zgjat
ndenjjen pa ujë.
Teoria e kalimit të ujësjellësve në duart e pushtetit lokal, daton nga
fillimi i viteve '90. Tashmë është klasifikuar si dështim i plotë, edhe në
vendet me nëpunës shteti më të ndershëm se tanët, e do të jetë një dështim i
plotë edhe tek ne, me nëpunësit tanë shtetërorë, që dinë veçse të vjedhin e
të mos punojnë. Po përse tani, në vitin 2007, qeveria i hyn një rruge të
gabuar?
Mbase qeverinë e ka kapur frika se thuhet se thatësira e sivjetshme do të
influencojë edhe në uljen e ujit të pijshëm; ose e ka kapur frika se nuk
është e zonja t'i privatizojë shpejt ndërmarrjet e ujësjellësve. Duke u
kaluar ujësjellësit pushteteve lokale, qeveria mbase shpreson që t'ua
faturojë atyre edhe pakënaqësinë popullore nga keqësimi i furnizimit me ujë.
Aq më tepër tani, kur shumicën e pushteteve lokale ku ujësjellësi ka peshë,
e kanë fituar opozita, në zgjedhjet lokale të shkurtit 2007?! Kryeministri
mund të dalë i qetë në televizione, dhe t'u japë mend kryetarëve të
pushtetit lokal, sesi bëhet furnizimi i popullit me ujë-sikur nuk e kishte
ai në dorë, e nuk bëri gjë fare.
Sidoqoftë, cilatdo të jenë shkaqet e absurdeve me ujësjellësit, dihet se kjo
rrugë e zgjedhur nga qeveria, ka në themel mosprivatizimin e ujësjellësve,
gjë që prapë pa ujë se pa ujë do të na lërë.
Natyrisht, nuk është e lehtë të privatizosh ndërmarrjet e ujësjellësve, dhe
qeverinë do ta ngarkonte me dështime dhe suksese, por në fund, populli do të
fitonte: do të zgjidhesh një herë e mirë problemi i furnizimit me ujë, në
shtëpitë tona, në plazhet tona, dhe në bizneset tona. Por kjo qeveri nuk e
ka lënë fare vrapin tek zgjidhja me rrënjë e problemeve të popullit.
Qeveria po punon thjeshtë që t'i rrejë mendjen këtij mileti, që t'i japë
votën në 2009, edhe për nja katër vjet të tjera.
Nuk ecën fare as shpresa e shitjes së një pjese të aksioneve tek privatët,
qoftë dhe nga pushteti lokal. Privatizimi duhet bërë tërësor, me 100%
pronar privatin. Nuk funksionojnë fare eksperimentet me "bashkëpronësi me
shtetin", që gjoja të sigurohet kontrolli i shtetit mbi privatin. Nuk
funksionojnë as ato privatizimet "me aksionin e artë" (veto e shtetit në
ujësjellësit privatë), as edhe ato me "pjesëmarrje të punonjësve në pronësi"
etj. Tek ne, duhet privatizim i pastër në duar të privatit, ku shteti
ndërhyn vetëm nëpërmjet ERRU (Entit Rregullator të Ujit)-dhe kjo për sa kohë
ujësjellësit janë në kushte të monopolit fizik (nuk mund të ketë disa
ujësjellës që furnizojnë me ujë në një rrjet qytet apo zonë të dhënë).
Qenia e ujësjellësit tërësisht privat, pa pjesë shteti në pronësi, siguron
që edhe kontrolli i shtetit mbi ta, për cilësinë e furnizimit me ujë, por
edhe për çmimin e ujit, të jetë më efikas. Kontrolli i shtetit mbi veten,
siç është rasti kur ujësjellësi është shtetëror (ose në bashkëpronësi me
shtetin), është i zorshëm, bile edhe i pamundur: i bie të kontrollosh veten.
Prandaj këmbëngulim që privatizimi të jetë pastër në duar të privatit.
Kjo qeveri nuk duhet lënë të tallet me kalimet e kota të ujësjellësve në
duar të pushtetit lokal: janë paratë tona, është pasuria jonë, është
ekonomia jonë, që po i keqpërdor.
Bashkim Kopliku
3.9.2007
Bashkim Kopliku
Phone: +355 (0)52 23663
Mobile: +355 0682200590
Email:
optional:
www.AlbClub.com
____________________________________________________
Alb-Club mailing list: [email protected]
To unsubscribe send email to: [email protected]
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
www.vlora.it
--------------------------------------------------------------------------
--------------------------------------------------------------------------
L'email della prossima generazione? Puoi averla con la nuova Yahoo! Mail
--------------------------------------------------------------------------
www.AlbClub.com
____________________________________________________
Alb-Club mailing list: [email protected]
To unsubscribe send email to: [email protected]
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
www.AlbClub.com
____________________________________________________
Alb-Club mailing list: [email protected]
To unsubscribe send email to: [email protected]
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
www.vlora.it
------------------------------------------------------------------------------
------------------------------------------------------------------------------
L'email della prossima generazione? Puoi averla con la nuova Yahoo! Mail
____________________________________________________
Alb-Club mailing list: [email protected]
To unsubscribe send email to: [email protected]
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club