[AlbClub] Te pathenat e Bechtel.
Reli <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List ***
Te pathenat e Bechtel.
Aurel Muçaj
Burimi;http://www.qeveria.eu/
Ne vitin 2003, fill pasi trupat amerikane pushtuan Bagdatin, kompania Bechtel fitoi një kontrate të majme të USAID-it për rindertimin e Irakut.
Në vitin 2004, kjo kompani fitoi një kontrate të dyte rreth 2,85 miliardë dollareshe për ndertimin e spitaleve, shkollave, urave, ujësjellësve, etj. Por një kontroll i ushtruar nga institucioni i drejtuar prej z.Bowen, rezultatet e të cilit u bene publike para 6 javesh, konstatoi së një pjese e mire e punes që Bechtel-i ishte presupozuar të kryente sipas kontrates, në fakt, nuk ishte kryer.
Inspektoret analizun 24 projekte që kishte marre persiper kompania, dhe konkluduan së 10 prej tyre nuk ishin kompletuar sipas objektivave origjinale, ndersa për 3 të tjere, nuk ishin në gjendje të percaktonin se cilat kishin pas qene objektivat.
Sipas raportit të bërë publik nga Inspektorati i Pergjithshem për Rindertimin e Irakut, kostoja e moskryerjes së punimeve sipas kontrates ishte e larte për taksapaguesit amerikane: Qeveria amerikane i kishte paguar 180 milione dollare firmes Bechtel
Mekatet e Bechtel nuk mbarojne e as fillojne ketu.
Pyesni Bechtel pse duhen Luftrat
Bechtel dhe U.S. Agency for International Development's (USAID) kane vjedhur parate taksapaguesve amerikane dhe kane fshehur ecurine e projekteve edhe para Kongresit Amerikane.
Bechtel i kishte marre kontratat per rindertimin e Irakut mbi 1 muaj me pare se te pushtohej Iraku.
Ne 17 Prill 2003 Bechtel kishte fituar nje kontrate 680 Milionshe, ku ne Shtator i shtohen 350 milion dhe ne 2004 pjesa tjeter derisa arrijme ne shifren e mesiperme 2.8 Miliard Dollare.
Por problemi me i madhe eshte se keto para nuk u perdoren per energjine, ujin e spitalet ose me mire nje pjese e tyre u perdor dhe keq, pjesa tjeter u zhduk gje qe e detyroi USAID te bllokonte nje pjese te parave, por tashme skandali kishte shperthyer.
Kontrata e Bechtel mbaron ne Tetor dhe David Snider i U.S. Agency for International Development (USAID i famshem edhe ne Shqiperi) tha se "Bechtel duhet te largohet nga Iraku, por duhet te mbaroje punet qe ka lene ne mes dhe eshte paguar"
Por askush ne Bechtel kundershton faktin qe projektet nuk kane mbaruar sepse kjo eshte evidente, por gjejne justifikime duke fajsuar "Terrorristet" edhe pse punetoret Iraken i kane pare shume pak here inxjenieret e Bechtel.
Pse Bechtel ?
Bechtel eshte nje nder firmat me te medha Amerikane
http://en.wikipedia.org/wiki/Bechtel
eshte perfituesja me madhe ndertimeve te bombave atomike dhe mke nder perfitueset kryesore te luftes ne Irak (mbi 70mije civile te vrare)-
Bechtel ka nje lidhje te heret me politiken amerikane qe nga Nixon, Reagan, George H. W. Bush, Clinton, dhe George W. Bush.
Mjafton te themi qe thuajse te gjitha platformat e bombave atomike ne USA madje edhe ato qe u hodhen ne Hiroshima dhe Nagasaki jane nderuar nga Bechtel
-Bechtel ndihmoi edhe Sadamin duke ndertuar plataformat kimike gjate luftes me Iranin gjate kohes se presidentit Regan, ku Sekretari i shtetit George Shultz ishte edhe Presidenti i Bechtel
-Gjate kohes se Presidentit Jimmy Carter Bechtel kontraktonte me regjimin e Shahut te Iranit per ndertimin e plataformes atomike, per ate gje qe tani Irani rrezikon pushtimin.
-Lufta e Ujit ne Cochabamba, Bolivi.
Pas privatizmit te ujit me ane te nje Koncesioni i kontrolluar nga Bechtel ju dha fund furnizimit me uje nga shteti.
Ne nje qytet ku rroga eshte 100 dollare fatura e ujit vinte 20 dollare, kjo situate e paperballueshme beri qe ne janar e shkurt te 2000 miliona Boloviane te dalin ne rruge dhe protestojne per nje te drejte themelore "Ujin".
Protesta shtypet me dhune, por me ne fund populli fitoi dhe me 10 Prill Bechtel largohen nga Bolivia.
-Big Dig megaprojekti i deshtuar ne Boston ndertuar nga Bechtel.
Projekti duhej te kushtonte 2.8 Miliard dollare por taksapaguesit amerikane e paguan mbi 14.6 Miliard.
Tyneli fut uje, nje pjese ra, 1 njeri vdiq, pra nje katastrofe e vertete.
-Ne 2004 Bechtel "fitoi" fitoi te drejten te ndertoje autostraden A3 ne Rumani, edhe pse Komuniteti Evropian e kritikoi ashper kete kontrate sepse u me negociata e jo me ankande.
Qeveria Rumune e pezulloi kontraten per ta ripare ate.
I kthehemi pyetjes
Pse Bechtel ?
sepse shume prej pronarve te Bechtel kane qene pjese e qeverise e Amerikane e deri tek Shefi i CIA-s si
-Sekretari i shtetit George Shultz ishte edhe Presidenti i Bechtel dhe koinçidenca eshte edhe Kryetar i Keshillit te Komitetit per Lirine e Irakut(merret me rindertimin e Irakut)
-Komandanti Suprem NATO Jack Sheehan ne Bordin drejtues i Bechtel
-Caspar Weinberger, sekretar i mbrojtjes dhe Zv/president i Bechtel
-Chuck Redman president i Bechtel dhe ambasador i USA ne Suedi e Gjermani
- Riley Bechtel Shef Ekzekutin i firmes eshte edhe anetare i Adminstrates Bush
-"Jack Sheehan, senior Zv/President i Bechtel eshte edhe administrator i USAID dhe anetar i Defense Policy Board.
Por lidhjet me njerez te larte te politikes dhe me sponsorizimet e fushatave elektorale nuk mbarojne pa njohur njeriun e momentit Bin Laden.
Familja e te cilit eshte aksione me me shume se 10 Milion dollare ne Bechtel, pra Bin Laden fitoi edhe nga lufta ne Irak, madje Bechtel nuk ka pranuar te punoje ne Izrael sepse Lega Arabe siç dihet i ka bere bojkot Izraelit.
Kthehemi ne Shqiperi.
"Te gjitha me forcat tona", thoshte Xhaxhi, edhe pasardhesit e tij qe nga Majko e deri tek Sala vazhdojne me kokfortesi te mbrojne kete projekt (madje edhe duke vene taksen Majko qe mblodhi 45 milion leke), por qe refuzohet ketegorikisht nga te gjitha organizmat nderkombetare, duke filluar qe nga Banka Boterore e cila e quan skandaloze shifren 2 deri ne 8 Milion dollare per KM.
Kostoje e deklaruar 418 Milion Euro, jane ndertuar deri tani jo më shumë se 5% , por tashme jane paguar 100 Milion Euro papasur asnje projekt perfundimtar.
Skandalet
-Çmimi 418 mln euro është një çmim i synuar dhe jo përfundimtar.
-Mjedisi po dëmtohet pa u marrë leja mjedisore.
-Nuk është marrë leja minerare.
-Katër vendime qeverie nuk janë bazuar në Kushtetutë.
-Sipërmarrësi është përjashtuar nga disa taksa dhe tatime.
-Nëse kontrata do të realizohej me çmimet e tregut shqiptar, ajo do të ishte 191 milionë euro më e lire.
-Kompania ENKA nuk ka marrë pjesë në tender dhe shpallet fituese
-Caktimi i kompanisë konsulente "Ecorys Group" pa tender janë këto detajet e dosjes Durrës-Kukës për të cilat Prokuroria e Përgjithshme po kërkon sqarimin e ministrit Lulëzim Basha.
Ai thjesht refuzon te shkoje te deshmoje, duke bere demagogji neper kolltuqet e gazetarve "PushtetLepires".
www.vlora.it
---------------------------------
---------------------------------
L'email della prossima generazione? Puoi averla con la nuova Yahoo! Mail
____________________________________________________
Alb-Club mailing list: [email protected]
To unsubscribe send email to: [email protected]
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club