Oferta fantastike p?r student?t e rinj
"Universiteti "M. Barleti"" <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Vitet e fundit jemi të gjithë dëshmitarë që kërkesat në tregun e dijeve gjithmonë e më shumë po orientohen për specialistë me formime, kualifikime dhe specializime jo tradicionale. Kjo kërkesë e tregut dhe e zhvillimit ekonomik e shoqëror shtron përpara universiteteve detyrën të formulojnë strategji të reja, të cilat të përfshijnë, nga njëra anë përpunimin e programeve dhe kurrikulave që ofrojnë formime dhe kualifikime të larmishme dhe nga ana tjetër ngritjen dhe funksionimin pranë universiteteve të shërbimeve të reja ndaj studentëve, në mënyrë që ata të mund të këshillohen dhe të ndihmohen për të ndërtuar plane individuale studimesh që të jenë njëherësh në përputhje me dëshirat e tyre dhe me kërkesat e tregut. Universiteti jopublik, si një sipërmarrje e llojit privat, është e kuptueshme se i takon të njihet i pari me mungesat në tregun e dijeve dhe t'u përshtatet me shpejtësi atyre kërkesave. Nisur pikërisht nga ky objektiv dhe i orientuar në strategjinë e tij nga parimet dhe kërkesat e Deklaratës së Bolonjës, Universiteti "Marin Barleti" ofron për studentët jo vetëm një larmi diplomash dhe profilizimesh shumë të kërkuara por edhe një sërë shërbimesh të panjohura deri sot në universitetet tona, duke filluar që nga financimi i studimeve dhe këshillimi i karrierës dhe deri tek nxitja, mbështetja dhe organizimi i një jete studentore aktive... dhe të gjitha këto të sanksionuara në Statutin dhe Rregulloren e universitetit!! Universiteti "Marin Barleti" ju ofron një bord me personalitete shquar. Kurrikula të provuara në Perëndim. Mësimdhënie me grupe të vegjël. Kombinim i përsosur i stafit akademik me përvojë, lectorëve të huaj dhe profesoratit të ri të shkolluar në Perëndim. Formim dytësor që rrit shanset për punësim dhe studime pasuniversitare. Bordi i Universitetit orienton politikat e përgjithshme të organizimit, administrimit e zhvillimit të UMB-së duke baraspeshuar politikën e ditës me planëzimin strategjik. Ai ndërmerr politika që i krijojnë mundësi universitetit të formulojë dhe kryejë misionin e vet në mënyrë të tillë që të jetë në përputhje me interesat e komunitetit dhe të vetë UMB-së. Vizioni i UMB është të ofrojë një edukim cilësor e ndërdisiplinor, të hedhë bazat e përgatitjes për jetën, të projektojë karrierën e ardhshme, të përgatisë individë me integritet dhe të arsimojë në një mjedis shoqëror aktiv. Përse duhet të studioni në UMB?.... I konceptuar në objektiva dhe në përmbajtje sipas Deklaratës së Bolonjës dhe i orientuar në strategjinë e tij nga një Bord i përbërë nga figura të shquara dhe shumë të respektuara të vendit, universiteti "Marin Barleti" synon që brenda vitit 2010 të bëhet përfaqësuesi i arsimit modern shqiptar në hapësirën europiane të arsimit të lartë. Garanci për këtë janë: - një statut dhe rregullore moderne... përmes të cilave garantohen njëherësh vendimmarrja kolegjiale, autonomia e ekzekutivit, liritë akademike dhe partneriteti me studentin - diplomat e kombinuara... 12 diplomat Bachelor dhe 15 minorët që universiteti aktualisht ofron, krijojnë një mjedis shumë stimulues për studentin, në cilin ai gjen të gjitha mundësitë për të ndërtuar një "plan individual studimesh" në përputhje jo vetëm me dëshirat e tij por edhe me kërkesat e tregut - cilësia akademike... është arritur tashmë kombinimi i dëshiruar: trupë akademike me përvojë shumëvjeçare në mësimdhënie - lektorëve të huaj të ftuar - të rinj të shkolluar dhe të specializuar në universitetet perëndimore - infrastruktura... vendndodhja e kompleksit universitar në parkun kombëtar të kryeqytetit, larg trafikut dhe zhurmave dhe njëkohësisht vetëm 10 minuta larg qendrës - auditorë dhe salla konferencash, bibliotekë bashkëkohore, laborator i gjuhëve të huaja, laborator informatike, 24 orë internet dhe intranet, kafeteri për studentët... - financimi i studimeve... asistencë për të marrë kredi për studime - bursa studimi - bursa jetese, tarifa regjistrimi konkurruese, mundësi për pagesë me këste të studimeve, punësim me kohë të pjesëshme në bizneset e investitorëve dhe të partnerëve të tyre, angazhim i studentëve të shkëlqyer si tutor në vitet e ulta... - këshillimi i karrierës... ndihmë dhe këshillim në ndërtimin e karrierës - praktika profesionale në fushën e diplomimit dhe në atë të formimit plotësues - shërbim i veçantë ndihme për punësim pas diplomimit... - jeta studentore aktive... unioni studentor - takime dhe debate të lira në kampus - forume on line - argëtim dhe aktivitete sportive ... dhe të gjitha këto të nxitura dhe të mbështetura nga "zyra për çështjet studentore" - një shërbim i veçantë që ofrohet për herë të parë në universitetet tona. Për me tepër vizitoni faqen tonë zyrtare të webit: www.umb.edu.al ____________________________ Ky eshte nje mesazh promocional. Shperndarja e tij u mundesua nga Postieri juaj . Ju ose dikush tjeter ka vendosur adresen tuaj ne listen tone. Lutemi dergoni nje email bosh ketu nese nuk deshironi me emaile. ____________________________________________________ Alb-Club mailing list: [email protected] To unsubscribe send email to: [email protected] http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club