[AlbClub] Shakespeare apo....

yd <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <C3100010.214F%[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***



"Sipas tradites popullore, Shekspiri do te kete lindur me 23 prill 1564,
diten e Shen Gjergjit.

(...) Nese nuk jemi te sakte per dite e lindjes se Shekspirit, data e
pagezimit te tij njihet me saktesi ; Shekspiri u pagezua ne kishen e Shen
Triadhes ne Stratford, te merkuren me 26 prill 1564. Ne regjistrin e
famullise, kleriku ka shkruar Guilelmus filius Johannes Shakespere.
Latinishtja e ka lene pak ne balte sepse ai do te duhej te shkruante
Johannis.

(...) Ne dekaden kur lindi Shekspiri, ne Stratford numeroshin mesatarisht
62,8 % pagezime dhe 42,8 % varrime femijesh. Duhej qe te ishe i shendetshem
dhe te vije nga nje familje e pasur per te mujt me rezistu. Shekspiri duhet
t'i kete pasur keto dy avantazhe."

Keto jane disa fraza nga faqja e pare e librit "Shakespeare, The Biography"
te shkruar nga Peter Ackroyd.
Nje nga librat me te mire qe kam lexuar deri tani mbi Shekspirin. Nuk
njihemi vetem me Shekspirin, por dhe me Angline e asaj epoke. Do t'ju a
rekomandoja.
YD
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.