[AlbClub] MJAFT!, drejtuesit lene stafeten/MJAFT!, passing the torch to a new team

[email protected]
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***

Të dashur miq,

Muaji shtator ka qenë një muaj i vecantë për Lëvizjen MJAFT!. Katër themeluesit e Lëvizjes, Marinela Lika, Arbjan Mazniku, Endri Fuga dhe Erion Veliaj kanë vendosur t’ia lenë stafetën e drejtimit një ekipi të ri.

Për të festuar dhe për të ndarë me ju disa nga arritjet e deritanishme si dhe për t’ju prezantuar skuadrën që do të drejtojë Lëvizjen MJAFT!, dëshirojmë t’ju ftojmë ditën e mërkurë, 26 shtator, në një ceremoni në Amfiteatrin e Akademisë së Arteve, në orën 18.00.

MJAFT! do të vazhdojë të adresojë shqetësime për një Shqipëri ku qytetari të ndjejë se ka një rol të pazëvendësueshëm në vendimarrje, për një Shqipëri ku vlera e debatit dhe e argumentave të shëndetshëm është shumë më e rëndësishme se retorika boshe e politikës. Ne kemi mundësi të kontribuojmë për ta bërë këtë vend më të mirë, për këdo, për të detyruar politikanët të mendojnë se janë shërbëtorë dhe jo padronë të qytetarëve, për të përmirësuar imazhin e vendit tonë kudo përmes shembujve dhe nismave origjinale dhe pozitive.

Vlerësojmë maksimalisht dëshirën tuaj për t’u informuar rreth Lëvizjes MJAFT!, ndaj do t’ju ishim mirënjohës nëse do të ishit të pranishëm ditën e mërkurë.

LEVIZJA MJAFT!

******************************

Dear Friends,

September has been a special month for Mjaft! Movement. The Movement’s four founders, Marinela Lika, Arbjan Mazniku, Endri Fuga, and Erion Veliaj, have decided to pass the torch onto a new team.

We would like to invite you to a ceremony at the Academy of Arts’ amphitheater on Wednesday, September 26th at 18:00. At this event we look forward to celebrating some of our achievements by sharing them with you and to officially introduce the new team.

Mjaft! will continue to fight for an Albania where every citizen feels that he plays a crucial role in the decision-making process and where debate is more important than empty political rhetoric. We have been afforded the opportunity to make this country a better place, to urge politicians to understand that they are our servants rather than our patrons, and to improve our country’s image abroad through setting good examples with concrete initiatives.

We highly appreciate your wish to be informed about Mjaft! Movement’s activities. Thus, we would be honored by your presence at this event on Wednesday.

Mjaft! Movement


____________________________________________________
Alb-Club mailing list: [email protected]
To unsubscribe send email to: [email protected]
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.