[AlbClub] Falimentuesit e HEC-eve, të procedo hen
"Bashkim Kopliku--->Gmail Home" <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <027b01c80193$8161cdf0$7301a8c0@pc> |
*** AlbClub Discussion List *** Falimentuesit e HEC-eve, të procedohen [Gazeta Shqiptare, 28.9.2007] Nëpunësit e shtetit paskan falimentuar HEC-et e vogla private. Kjo doli e qartë nga deklaratat publike të ministrit Genc Ruli, në një emision televiziv natën e datës 19.9.2007. Nuk u paskan paguar energjinë që iu kanë marrë këtyre HEC-eve private. "E pohojnë me gojën e tyre", "sabotatorët e ekonomisë", "fajtorët në litar", thoshin në komunizëm-shyqyr që iku ajo kohë, dhe ne e kemi hequr dënimin me vdekje. Por ama, në çdo shtet demokratik normal, nëpunësit e shtetit që janë fajtorë, duhet të dënohen për fajet që kanë kryer. Kjo duhet të bëhet edhe nga shteti ynë-përndryshe, po dënuam vetëm "ata të tenderave të rrugëve", sepse ata qenkan "të PDK-së, dhe jo të partisë sonë", kurrë nuk do të bëhemi shtet evropian. Ministri foli atë natë, pa i luajtur qerpiku, sikur të fliste për probleme të Bangladeshit, dhe jo për neglizhenca të tijat personalisht, me pasoja katastrofike për vendin e vet: na la pa elektrik, i shkaktoi ekonomisë humbje prej miliona dollarësh, dhe edhe falimentoi bizneset e HEC-eve. Etatizmi i këtij ministri, pak dallon me atë të një ministri të kohës së komunizmit, kur çdo gjë do ta zgjidhte shteti dhe vetëm shteti. Bile ky ministri aktual i elektrikut, paskësh qenë aq injorant, saqë "nuk dallonte dot kilovatët nga kilovatorët", siç e "pohoi me gojën e tij", po atë natë, po në atë emision. Edhe atë natë, na e kishte lënë pa elektrik edhe lagjen tonë, por ne arritëm ta shihnim spektaklin e tij televiziv, në sajë të një invertitori dhe të baterive, që shumicës së shqiptarëve nuk ua kërcet dot t'i blejnë. Po le të përqendrohemi për sa u tha atë natë, për HEC-et private. Ja dëshmia e ministrit: "Veprimtaria më intensive e ministrisë këto 6 muajt e fundit, ka qenë marrja me HEC-et e vogla. Ato mund të jepnin një energji sa gjysma e TEC-it që do të ndërtohet në Vlorë. Jemi marrë jo që në fillim të qeverisjes, pra jo që para dy vjetësh, sepse në fillim u bë ndryshimi i ligjit të koncensioneve, sepse e gjithë praktika me koncensionet nuk ka ecur, e prandaj duhej bërë një ligj normal. HEC-et kishin shumë probleme me KESH-in [Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare-sh.y.] . Kështu KESH nuk u paguante energjinë që u merrte HEC-ve private Pra as që mund të flitej "për stimulime" të HEC-eve. Për ndryshimin e ligjit, kemi marrë shembullin e Maqedonisë, Austrisë etj. Ligji do të krijojë një kuadër rregullator që do të lejojë shpejtësi në dhënien e koncesioneve për HEC-et., por edhe realizimin e investimeve të qëndrueshme. Këto 6 muajt e fundit, në ministri ka pasur rreth 100 kërkesa për privatizim të HEC-eve, qoftë nga vendas, qoftë dhe nga të huaj. Nga këto, 20 kanë përfunduar procedurat, dhe janë në fazën e lidhjes së kontratës. Ndër kohë ministria po eksploron burimet ujore. Tashmë praktika e dhënies së koncesioneve është konsoliduar më së miri. Së shpejti do të garantohet me ligj që energjia do t'u blihet HEC-ve me çmim të fiksuar, e që do të jetë sa mesatarja e çmimit të importit." Tmerr! Ky ministër paska dy vjet që nuk u paguan pronarëve të HEC-eve paratë për energjinë që u merr; le pastaj zvarritjet me vite për një palo amendament ligji; apo sorollatjet që u bën investitorëve, me muaj të tëra, për t'u dhënë aprovimet nga ministria; apo u marrkan prapë me "rezervat ujore" për të cilat mund të ketë mijëra faqe studime, që në kohën e mbretit Zog! Po le të mbetemi tek HEC-et: si mund të mbijetojnë ato biznese të HEC-eve, po nuk u dhanë paratë për mallin që u marrin?! Del e qartë se ministri me të vetët i paska falimentuar, se çdo biznes në Botë falimenton, nëse nuk paguhet për mallin që shet. Vetëm kjo që dëgjuam atë natë, do të mjaftonte që ky ministër të hiqet urgjentisht nga detyra, dhe të procedohet (të ndiqet penalisht), t'i lihet drejtësisë që të përcaktojë se përse nuk ka bërë rregullimin e gjendjes brenda "dite", por e ka lënë për dy vjet zvarrë-zvarrë, pikërisht ministri në krye të politikave të elektrikut. Me të duhet të hiqen edhe nëpunësit e tjerë fajtorë, duke përfshirë edhe zëvendësministrin e tij, që na mbushte një faqe gazete, para ca ditësh, me sofizma se "nuk ecka privatizimi i HEC-ve në Shqipëri, e se do të bëka ky zëvendësi, ca shpikje botërore, tip "ecje në shtigje të pashkelura", kur ndërkohë na fshihte kryesoren, se ai vetë paska qenë bashkëfajtor për mosecjen e HEC-ve. Këta nëpunës duhet të procedohen njësoj, pavarësisht "se janë të Berishës", dhe nuk janë ata "të Nard Ndokës"-bile dëmi që i kanë shkaktuar këta vendit, me mossigurimin e energjisë elektrike, është disa here më i madh se ryshfetet e përfolura për ata tenderave të ca rrugëve! "Po edhe në kohën e Fatos Nanos kështu ishte!", do të hidhen disa. Do t'u themi: "Faji i ministrit "të Berishës", nuk zvogëlohet nga fakti se ka edhe ministra "të Nanos" që janë fajtorë; le të gjykohen njësoj të gjithë". Nuk do të kemi kurrë nëpunës shtetërorë eficientë, nëse nuk dënojmë paraardhësit për fajet e kryera. Atyre që do të vijnë, ministrit të ri dhe stafit të tij, do t'i rekomandonim: "Mos u hallakatni, menjëherë jepuni privatëve të gjithë HEC-et e TEC-et, të mëdhenj e të vegjël, duke u garantuar një ambient biznesi normal, një çmim shitje normal, të rregulluar nga ERRE (Enti Rregullator i Energjisë elektrike). Hiqeni shtetin nga biznesi i elektrikut (nga mikroekonomia e tij). Vetëm privati mund të jetë një administrator eficient, e kurrë nëpunësi ynë shtetëror." Bashkim Kopliku 23.9.2007 Bashkim Kopliku Phone: +355 52 23663 Mob: +355 0682200590 Email: <[email protected]> optional: [email protected]