[AlbClub] Shfaqja duhet te vazhdoje/The Show Must Go On

[email protected]
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***

(Please find the english version below and a picture from the ceremony attached - Bashkangjitur dhe nje fotografi nga ceremonia)

Mjaft! ne Ceremonine e Lamtumires: Shfaqja duhet te Vazhdoje!

26 shtator 2007

Katër themeluesit e Lëvizjes MJAFT! u larguan zyrtarisht nga kjo lëvizje duke ia lënë stafetën e drejtimit një skuadre të re, e cila u prezantua dje në mbrëmje në një ceremoni në Akademinë e Arteve.

Miq të Lëvizjes MJAFT!, aktivistë, mbështetës së saj, përfaqësues të medias, donatorë, të rinj të klubeve të MJAFT-it në Kukës, Korcë, Shkodër, Gjirokastër, Lezhë, Elbasan, Vlorë, etj., përshëndetën sot në ditën e fundit të qëndrimit në MJAFT!, ish drejtuesit e saj: Marinela Lika, Arbjan Mazniku, Endri Fuga dhe Erion Veliaj.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin dhe miq të MJAFT-it qysh në momentin e krijimit të tyre. Njëri prej tyre, Mustafa Nano përshëndeti ish drejtuesit dhe inkurajoi skuadrën e re që të jetë deri në fund edhe më aktive dhe të ketë një përqasje edhe më efikase ndaj problemeve të panumërta që ka ky vend.

Lika, e cila ka menaxhuar në këto katër vjet administratën dhe burimet njerëzore të Lëvizjes, u shpreh e emocionuar se “ajo me të cilën sot të gjithë krenohemi është fakti që Lëvizja MJAFT! ka qenë dhe do të jetë një lajm i mirë për Shqipërinë”.

Arbjan Mazniku, i cili drejtoi në këto vjet Departamentin e Politikave tha se: “MJAFT-i i ka të gjitha mundësitë për të qenë i suksesshëm si deri më sot, sepse ndryshimi është i mundur!”. Nga ana tjetër, Endri Fuga, i cili ka drejtuar të gjithë komunikimin dhe marrëdhënien me median, theksoi se, “gjithcka që ne kemi bërë deri më sot ka qenë ajo që ne e kemi menduar si të drejtë”.

Erion Veliaj falenderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe i kanë dhënë një dorë Lëvizjes MJAFT! ashtu sic falenderoi edhe ata që e kanë kritikuar. “Për ta pasuar këtë falenderim, dua t’ju kërkoj të gjithëve atë që Freddie Mercury e këndoi në fund: Ju lutem jepni një dorë, sepse ‘Shfaqja duhet të vazhdoj뒔, tha ai.

“Ka një mijë e një arsye pse kjo shfaqje, që quhet Lëvizja MJAFT!, duhet të vazhdojë”, shtoi më tej Veliaj, “Kemi arritur të rrisim me presion buxhetin e arsimit, por jemi shumë larg mesatares europiane. Kemi arritur të ndalim importin e plehrave, por ky është ende vendi më i ndotur në Europë. Kemi bërë që zyrtarë të mbrapshtë të dorëhiqen apo të humbasin zgjedhjet, por provincializmi ka zaptuar cdo strukturë shtetërore. Kemi negociuar shërbime më të mira publike, por energjia elektrike, uji i pijshëm dhe shërbimi shëndetësor janë në nivelet e pas Luftes së Dytë Botërore. Kemi shtyrë fort pjesëmarrjen e të rinjve në politikë – me pak sukses disa aktiviste tanët ja arritën në 2005-en – por kapaciteti intelektual qeverisës sot është inferior edhe ndaj atij të Lidhjes së Prizrenit apo qeverisë se Ismail Qemalit. Apatia qytetare është mbytëse, po kaq mbytës është populizmi, perversiteti dhe gargara e anti-korrupsionit e politikanëve të skaduar”, përfundoi Veliaj.

Në mënyrë simbolike ish drejtuesit e MJAFT-it i dhuruan drejtuesve të rinj një pergamen ku ishin të gdhendur vlerat dhe parimet te të cilat MJAFT! beson: të inkurajojë pjesëmarrjen qytetare në komunitet, të shtojë përgjegjësinë e politikanëve shqiptarë, të përmirësojë imazhin e Shqipërisë në botë.

Leart Kola, Elisa Spiropali, Boiken Abazi, Antuen Skënderi, Ervin Qafmolla dhe Kristi Pinderi do të drejtojnë që sot departamentet e Lëvizjes MJAFT! ku punon një staf me mbi 30 aktivistë dhe profesionistë të përkushtuar për të sjellë në këtë vend ndryshim.

ZYRA E SHTYPIT E LEVIZJES MJAFT!

***********************************************

Mjaft! at the Farewell Party: The Show must Go On!

September 26, 2007

The four Mjaft! founders officially departed from Majft! Movement and passed the torch to the new team which was introduced last night during a ceremony at the Academy of Arts.

Mjaft! Movement’s supporters, activists, media representatives, donors, Mjaft! Civil Club activists from Kukes, Korca, Shkoder, Gjirokaster, Lezha, Elbsan, Vlore etc. said goodbye to the Mjaft! ex-leaders, Marinela Lika, Arbian Mazniku, Endri Fuga and Erion Veliaj.

Present in this ceremony were people who helped Mjaft! at the beginning of its creation. One of them, Mr. Mustafa Nano thanked the ex-leaders and encouraged the newly established team to be more active and have a more effective approach to the problems that this country is facing.

Marinela Lika who was the Mjaft! human recourses and administration director said: “What we are proud of today is the fact that Mjaft! Movement has always been good news for Albania”.

Arbian Mazniku who ran the Policy Department said: Mjaft! has the potential to be successful in the future like it has always been because the change is possible”. Endri Fuga, ex-director of the Media Department stressed that: “We have been guided by the principle of doing the right thing in any action we have taken”.

Erion Veliaj thanked all those who supported Mjaft! Movement as well as those who criticized it. “I would like to ask you all what Freddie Mercuri sang in the end of his life. Please give us a hand because the ‘Show Must Go On’”, he said.

“There are thousands of reasons why this show, which is called Mjaft!, must go on. We managed to convince the government to increase the education budget. However, this budget is not sufficient compared to other European countries. We managed to prevent the government from importing the garbage but Albania still ranks among the most polluted countries in Europe. We have lobbied for the best public services. However, drinking water, electricity as well as the health care system are not provided to the Albanian citisens. We have encouraged the youth in the political decision making process”.

Mjaft! ex-leader symbolically handed in to the new team a parchment in which the principles and values that Majft! believes in were written: to encourage community’s activism and participation, to make the politicians more responsible, to improve the Albania’s image in the world.

The new team - Leart Kola, Elisa Spiropali, Boiken Abazi, Antuen Skënderi, Ervin Qafmolla and Kristi Pinderi - will be in charge of directing the departments where the well qualified staff of more than 30 persons works.

MJAFT! MOVEMENT’S PRESS OFFICE


____________________________________________________
Alb-Club mailing list: [email protected]
To unsubscribe send email to: [email protected]
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
ceremonia6.JPG (image/jpeg, 100.7 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.