[AlbClub] FW: Dioguardi : Shqiptarët kurr nu k mund të flenë gjumë...

<[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***

----------

From: Ajet Nuro <[email protected]>
To: <Undisclosed-Recipient:;>
Subject: Dioguardi : Shqiptarët kurr nuk mund të flenë gjumë...
Date: Fri, 28 Sep 2007 11:43:09 -0400

Intervistë e zotit Joseph DioGuardi dhënë albemigrant.com

Albemigrant : Presidenti Bush premtoi pavarësi për Kosovën. A mund shqiptarët të “flejnë” tani, apo ndoshta rruga gjerë tek pavarësia e plotë nuk është përmbyllur ende?

Z. Dioguardi : Kur vije në pyetje liria, demokracia e vërtetë, dhe mbrojtja e identitetit kombëtar të dikujt që kërcënohet nga fqinjët e vet të cilët kanë treguar vetën si të rrezikshëm, shqiptarët kurrë nuk mund të “flejnë”. Njëri nga themeluesit e shtetit tonë, Thomas Jefferson, njëherë kishte thenë se “cmimi i lirisë është vigjilenca e përjetëshme.” Mendoj se është shumë kuptimplotë dhe e qëlluar që simboli kombëtar i s
hqiptarëve është shqiponja dykrenare—e kthyer në dy anët, duke shiquar në cdo drejtim—në veri e jug,
në lindje e perëndim. Që nga era romake, kur ilirët, paraardhësit tonë shqiptarë, përfundimisht (pas 200 viteve) hynë në forcën marramendëse të legjioneve ushtarake të Romës në shekullin e pare para erës sonë, dhe si të tillë u bënë një pjesë e rendësishme e Mbretërisë Romake (pa lënë anash asnjëherë gjuhën dhe identitetin e tyre kombëtar), shqiptarët gjithëherë me përkushim I kanë rezistuar pushtuesit e tyre. Kush mund t’i harrojë sukseset e Gjergj Kastriotit në shekullin e pesëmbëdhjetë kundër turqëve otomanë? Edhepse pas vdekjes së tij më 1468, pas së cilës turqit morrëm hov dhe pushtuan Shqipërinë më 1488, mbrojtja e mencur e Kastriotit për 27 vjet kundër ushtrive të sulltanit kishe dobësuar thellësisht Mbretërinë Otomane dhe si pasojë I kishe pamundësuar asaj pushimin e Evropës
Perëndimore. Dhe, kush mund të harrojë Ded Gjo Lulin, Azem Galicën, Ismail Qemalin, Ipeshkv
Fan Nolin, Faik Konicën, Sami dhe Naim Frashërin, Nënën Terezë, Adem Jasharin, apo Ramush Haradinajn dhe UCK-në? Këta dhe shumë patriotë tjerë kanë dhënë shembullin që duhet ndjekur nga të gjithë shqiptarët—të involvohen disi për të kompletuar lirinë e popullit shqiptar—vecanërisht tani kur SHBA-te në mënyrë active po përkrahin pavarësinë e Kosovës edhe përkundër makinacioneve gjeopolitike të Rusisë, Serbisë, Greqisë, dhe disa vendeve evropiane. Ne nuk duam të shohim një shtet të Kosovës të kompremituar nga Evropa që do të ishte një shtet i dështuar, i ndarë në vija etnike sikur Bosnja, që do të arrinte askund, përveq në degradim të mëtutjeshëm ekonomik dhe politik.

Të plotë intervistën mund ta lexoni në këtë adresë ku do të gjeni dhe disa video interesante:

http://www.albemigrant.com/intervista/

Intervistën në anglisht mund ta lexoni në gazetën Illyria që botohet në New York

Për çdo koment më kontaktoni në e-mail [email protected]

Ajet Nuro

http://albemigrant.com/
albemigrant.com ... faqja e emigratëve shqiptarë në NET

Ajet Nuro
5850 Papineau, 102Montreal QCH2G 3G7 C A N A D A

[email protected]

Want to always have my latest info?
Want a signature like this?


____________________________________________________
Alb-Club mailing list: [email protected]
To unsubscribe send email to: [email protected]
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
logo_alb14_2.gif (image/gif, 16.8 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.