| Newsgroups |
gmane.recreation.alb-club |
| Message-ID |
<[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List ***
Une rri e rri e kujtohem nganjehere ne henze, te hedh dy llafe per
Albclubin. Arsyeja eshte se me shkrime te tilla, si ai i firmosur nga Oriku, te lind
deshira e thua: Albclubin nuk po e hap me!
Eshte e cuditeshme se si nje njeri mund te shkruaje pese rreshta kunder nje
shkrimi te plote e te argumentuar si ai i zotit Kopliku, i cili jo vetem me
kete shkrim, por edhe shume te tjere tregon nje seriozitet ne kapjen, ne
sqarimin e temes dhe sidomos ne zberthimin popullor te ceshtjeve si ceshtjet
urbane, imuniteti i parlamentareve, mbi politikat rrenuese bujqesore e deri tek
probleme te perditeshme te cmimeve a nevojes per afishimin e tyre. Te them te
drejten informacioni i tij eshte i plote dhe i besueshem e une e falenderoj
zotin Kopliku per kete. Aq me teper duhet cmuar ai per kete aktivitet te
palodhur, te fyer e te sulmuar cektesisht e pabesisht nga shkrime 5 rreshtash, te
cilat pavaresisht nga torolistjet dhe demostrimet kulturore, duhen lexuar me
kuptimin e vertete, i cili eshte: PUSHO, NA LERE REHAT! KE SHUME TE DREJTE
PRANDAJ DHE DUHET TE PUSHOSH!
Ta marrim me rradhe: C’hyn Adhamudhi ketu? Dhe a e di ti Orik se c’
perfaqeson Adhamudhi? A mos te ka shpetuar dhe padashur i ke ardhur ne ndiheme ati qe
deshe t’i mbyllje gojen? Tastieren e ke, ulu e shkruaj (po ta mbajti!) perse
nuk ka te drejte Kopliku? Nese nuk do qe ta shtjellosh temen seriozisht, si
beri ai, e do te mjaftohesh duke hedhur nje gur me llastik, mire. Por qe te
na ndihmosh te mos kemi kete mendim kaq te mire per autorin e “Pompave Funebre”
ulu dhe na meso ti! Po qe se e ke veshtire, perpiqu te na shpjegosh vetem
njeren nga rastet qe ngre ai dhe qe per takt e per delikatese nuk permend te
vdekurit. E ne fakt ai nuk e ka gernjen me te vdekurit, por me te gjallet, qe
po e shpien lopen e urritur te kullote ne luadhet e perzhitura te komunizmes.
Thuaj pak per nderimin me pompe te gjeneraleve; perse duhen nderuar? Cfare
bene? Edhe ajo cerek lufte qe u be me 1949 i ka tere gjenerale asaj kohe te
pushkatuar te varrur e rrejedhimisht te varrosur. Te tjeret c’lufte bene? Cilen
terheqje taktike apo mesymje triumfale t’u vleresojme? Cilin shembull f
isnikerie a burrerie t’u kendojme? Nuk ka dite qe te mos lexojme deri ne merzi per
pensionet e ushtarakeve, protestat e tyre, per perkrahjet qe u vine per
rregullimin e shtimin e pensioneve te tyre… Perse ky merak per ta?! Perse kaq
preokupim duhet shoqeria shqiptare te shfaqe per kategorine me parazitare te
kohes se merhumit? Dhjamosja e tyre e ben me te dhimbshme situaten e
pensionisteve te ndertimeve, te bonifikimeve, te asfaltimeve, te minierave… Ke pare
ndonje shkrim ne gazeta per rritjen e pensionit te minatoreve? A ka ndonje rast
qe ata te jene organizuar ne demostrata para qeverise e kuvendit? Kuptohet se
perse jo. Lidhjet e tyre me qarqet e konvertuara komuniste ne maje te
politikes nuk kane ekzistuar kurre,. As atehere as tani. Se po te ekzistonin ata
nuk do ishin bere minatore, por ushatarake. Keto jane turpet e shoqerise
pasdiktatoriale. Dhe ty nuk te vjen zorr te bashkohesh ne ate turp duke
kundershtuar me 5 rreshta te shpifura nje problem te shtruar me delikatese, por
sidoqofte me guxim.
Ne do te ta lehtesoj akoma me shume punen, me qe i hyre ketij debate, na
shpjego, se perse duhet qe trupi i te ndjerit Alfons Gurashi duhet vendosur ne
hollin e Televizionit Shqiptar ne keto kohera jo enveriane e te shkoje te beje
aty roje nderi Presidenti i Vendit, Krueministri e Shefat e partive politike?
I ndjeri Gurashi meriton nderimin e familjes dhe shokeve edhe keqardhjen
tone se ishte nje natyre e kendeshme – e une e marr vetem per ta illustruar, gje
qe nuk e beri zoti Kopliku pikerisht ngaqe nuk do qe t’i ngaterrohet
problemi me individin konkret – por perse Shqiperia publikisht duhet ta percjelle
me aq honore ate? Per cfare gjeje? Per cilin reportazh? Per cilin emision? Per
cilat merita ne dem te diktatures, te cilen ne e urrejme (dhe natyrisht edhe
ti z. Orik, se ndryshe nuk kemi c’e zgjatim kete debat qe na hape).
Po keshtu kete replike mund ta zgjeroja dhe me te tjere, por mendoj se
mjafton. Me kete hap njerezit kane frike se edhe trupin e Nexhmie Hoxhes do ta
ekspozojne e do bejne roje nderi partite e qeverite. A thua qe nuk po piqen
kushtet? Dashte Zoti jo!
Ky do te ishte mjerimi yne i plote kombetar.
Viktor
************************************** See what's new at http://www.aol.com
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club