[AlbClub] Turisti eshte shume larg realitetit te vertete

"Bashkim Kopliku--->Gmail Home" <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <056001c80ccf$c25a71d0$7301a8c0@pc>
                  *** AlbClub Discussion List ***


Më falni z. Ram, por nuk po e lidh dot thënien tuaj: "Me duket se ju z. Kopliku hiqeni sikur nuk e dini se cdo te thote ...".  

Nejse, po jap ndonjë saktësim të informacionit tuaj:

Në bazë të të dhënave të vitit 2006, të Bankës Botërore, në "2006-World Development Indicators", rezulton se PPP GNI për banor (PPP gross national income per capita, gjatë vitit 2004) dhe GNI për banor (Gross national income per capita), janë përkatësisht si vijon:

Shqipëria: $ 5 070 dhe $ 2 120

Shtetet e Bashkuara të Amerikës: $ 39 820 dhe $ 41 440




SHBA rreshtohet e treta në Botë, kurse Shqipëria në vendin 124-t.

Po pastaj?

Ju lutem shpjegohuni më qartë.

Nderime.

Bashkimi


Bashkim Kopliku
Phone: +355 52 23663
Mob: +355 0682200590
Email: <[email protected]>
optional: <[email protected]>
  ----- Original Message ----- 
  From: [email protected] 
  To: [email protected] 
  Cc: [email protected] ; [email protected] 
  Sent: Friday, October 12, 2007 6:34 AM
  Subject: Turisti eshte shume larg realitetit te vertete


  Me duket se ju z. Kopliku hiqeni sikur nuk e dini se cdo te thote: "purchasing power parity" ose PPP. Te punesuarit ketu ne SHBA paguhen mbi $1000 ne jave dhe amerikanet e kane GDP per capita me te larten ne bote. GDP per capita on PPP e amerikaneve eshte me e vogel se real GDP per capita, dhe eshte e kunderta per Shqiperine. Sidoqofte, GDP per capita on PPP eshte nja dhjete here me e madhe per amerikanet se sa per shqiptaret. Raporti eshte diku $34,000 per amerikanet dhe nja 3,300 per shqiptaret. Por, nuk duhet harruar se shumica e amerikaneve paguajne qera marramendese mujore apo taksa per shtepite (me se pakti $1500 per muaj), drita dhe gaz mbi $200 per muaj, telefona dhe internet mbi $300 per muaj (familjarisht), sigurim shendetsor mbi $500 per muaj, siguracion per makinen $200 per muaj. Shqiptaret qe banojne ne Shqiperi nuk bejne asnje pagese te tille. Sic e sheh, nje familje me te ardhura mesatare ($5,000-7,000 per muaj) i tepron shume pak. Mos harro se nje darke ne nje restorant te nivelit mesatar per person ne NYC kushton $134, nga $87 qe kushtonte dy vite me pare. Ndersa nje bilete shfaqje ne Broadway kushton $119 per person. Shkollimi i nje femije ne college mbi $160,000 (4 vite). Kusurin e llogarive beje vete. Po te punonin shqiptaret ne Shqiperi, sic punojne shqiptaret ketu ne SHBA, Shqiperia do te behej Zvicer brenda 20 vjetesh. Prandaj shqiptaret ketu edhe respektohen shume.
  Te fala,
  Ram





------------------------------------------------------------------------------
  See what's new at AOL.com and Make AOL Your Homepage.

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.