Re: [AlbClub] Regjistrat e Sigurimit dhe "dosjet e gjalla"

"Faruk Myrtaj" <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***





Behet ende gallate e madhe me keto Dosjet!
Aq sa njerezit qe s'i kane, po heqin te zite e ullirit per t'i pasur.  
Vajtojne fatin e keq qe nuk e paten dot kete shans.
Duket sikur te paturit Dosje eshte nje gezim i madh, sikur ata qe kane  
hyre ne dosje kane bere qejf ate kohe: a thua sikur sigurimi i shtetit  
ishte vene ne pune per te shkruar jetet e tyre, ne baze te te cileve do te  
shkruhej dhjete a njezete a tridhjete vjte me vone Historia. Tere  
burokratet e 1967-es, duket se u punesuan ne zyrat e sigurimit dhe e  
ushtruan zellin e tyre per shkresa me Dosjet.
Sigurimsat e djeshem sot nuk i ze ne goje askush, shefat e tyre jo e jo.  
Sepse ata kane bere detyren. Ata ishin ne krye te punes!
Fajin e kane vetem te dosjuarit! Ata qe u bene me dosje se nuk ishin  
komuniste, pra qe nuk kishin mundesi te raportonin (spiunonin) ne  
organizaten baze.
Ata qe u rrahen dhe u ndeshkuan, ata e kane fajin. Dje dhe sot dhe neser!
Po te duan te shpetojne prej fajit, duhet te vazhdojne te spiunojne! Here  
per PD e here per PS-ne, here deputet me te majten e here minister me te  
djathten e se majtes.
Ata qe jane detyruar me pahir, me rrahje e kercenime familje, por qe nuk  
kercejne progonishten e pluralizmit, atyre do t'u hapet dosja menjehere!

Kush do tua hape? Ata qe kane qene pa Dosje, pra komunistet! Komunistet  
nuk i bente njeri me dosje, sepse e ndalonin 10 virtytet!

Bashkimi dhe Era e vizatonin mire situaten: asgje nuk ka per te ndodhur  
nga tere ç'flitet!

Ka per te ndodhur vetem nese kesaj radhe populli do te shkoje pas Mustafa  
Nanos, te zere me gure tere ata qe i kane trastat me gure, pra ata qe kane  
ne dore Dosjet. Por, kam frike se do te dale ndonjeri e do zere me gure  
vete Mustafa Nanon: duke u shfajesuar se ai mendon se edhe Mustafai edhe  
Nano (thuhet qe) kane dosje!

S'e merr vesh Dosja te zot'ne atje!

Faruk Myrtaj








On Thu, 18 Oct 2007 17:41:18 -0400, Era Makoci <[email protected]> wrote:

>                   *** AlbClub Discussion List ***
>
>
>
>
>
> Dosjet e Sigurimit do te vazhdojne te gjenerojne polemike persa kohe
> qe ato ende egistojne, e persa kohe disa njerez kane akses apo
> kontroll mbi to e te tjere jo.
> E falenderoj zotin Kopliku per ngacmimin qe me dha me artikullin e
> fundit, dhe do te doja te beja nja dy pyetje dhe te ofroj nja dy
> komente te shpejta ne lidhje me problemin e deklasifikimit te
> dosjeve (te cilin e kam ndjekur nga afer, por nga nje kendveshtrim
> kurioziteti edukativ).
>
> Sa here kjo teme fillon e plluskon ne media, trajtohet shpesh shkel
> e shko, pa nje baze konceptuale e cila te lejon pastaj te shprehesh
> bindshem pro apo kundra hapjes se dosjeve. Ose me keq akoma, me kete
> teme abuzohet  per te diskredituar kundershtare politike, ose per te
> kenaqur orekset meskine te publikut per thashetheme. Prandaj me vjen
> mire qe artikulli i z. Kopliku te pakten cek ne disa nga dilemat me
> kryesore qe e bejne kaq te veshtire zgjidhjen perfundimtare te
> problemit te dosjeve.
>
> Gjithsesi, artikulli ne fjale le disa pyetje pa pergjigje.  E para
> gje qe duhet sqaruar eshte se cfare do te thote "hapje e dosjeve"?
> Behet fjale per akses nga ana e publikut ne dosjet personale-- pra
> gjithsekush te kete te drejte te shohe dosjen e vet dhe vetem
> dosjen e vet? Behet fjale per akses vetem te ndonje komisioni te
> posacem apo te gjykates ne dosjet e atyre qe pretendojne te
> kandidojne per nje post publik (sic ishte rasti i Ligjit nr. 8043
> te Lustracionit qe skadoi ne 2001-shin) ? Behet fjale per nje hapje
> dosjesh vetem per historiane e akademike te tjere te shkencave
> sociale me qellim qe te kete nje te kuptuar me te themelte mbi
> institucionet e metodat e diktatures? (yeah, right!)  Apo behet
> fjale per nje hapje pa kushte,  ku gjithsekush mund te shohe dosjen
> e gjithsekujt, e pastaj ta perdore ate informacion si t'i doje
> qejfi? Pra dua te them se ka "hapje" dhe 'HAPJE' dosjesh,  dhe
> nderkohe qe njeri version deklasifikimi ka potencial qe ta coje
> gjithe vendin ne krize te thelle, versioni tjeter mundet
> perkundrazi te sjelle stabilitet.  Do te doja shume te dija se per
> cfare lloj "hapje dosjesh" behet fjale kete rradhe.
>
> Se dyti, a nuk eshte koha qe vertet t'i kushtohet pakez vemendje
> origjines se thirrjeve te herepashershme per hapje dosjesh? Nga
> cilat pale vijne keto thirrje?  A vijne prej viktimave te
> komunizmit dhe te afermve te tyre, prej atyre qe padrejtesisht u
> burgosen, torturuan e persekutuan,  e iu mohua e drejta e
> shkollimit apo e ushtrimit te profesionit? Apo mos vijne ndoshta
> nga ndjenja e thelle e detyres qe qeverite post-komuniste shqiptare
> ndjejne per te denuar bashkepunetoret e nje regjimi kriminel? Apo
> vijne nga grupe te ndryshme politike, sa here qe afrohen zgjedhjet,
> me qellimin qe te skualifikojne disa nga kundershtaret politike?
> Apo jane te gjitha marre se bashku? Po a mund te jene?
>
> Me duket se thirrjet nga viktimat e komunizmit qe te hapen dosjet
> dhe te ekspozohen ish-spiunet, te intensifkuara ndoshta nga frika
> per rivendosje te regjimit diktatorial apo nga ndjenja hakmarrese,
> mund te vijne ne menyre te natyrshme vetem ne momentet (vitet) e
> para te tranzicionit. Vetem se ne Shqiperi, po t'i referohem nje
> raporti te Kathleen Imholz dhe Elsa Ballaurit, ne kapacitetiten e
> tyre si vezhguese per llogari te Qendres për Demokraci dhe Pajtim e
> Evropës Juglindore,  [(2004) “Disclosing Hidden History: Lustration
> in the Western Balkans”],  me rezulton qe kerkesa nga viktimat te
> kete qene minimale. Dhe dy tre zera te shperndare aty-ketu, s'u
> bene dot kurre bashke, dhe nuk i dhane thirrjeve te tyre nje
> shprehje formale, ndoshta per shkak te mungeses se kultures te
> organizimit te shoqerise civile ne pergjithesi. Per me teper,  ne
> nje artikull ne Balkan Insight (14 Dhjetor, 2006), thuhej se gjate
> periudhes se hereshme te tranzicionit, ne vitet 1991-1995,
> organizata e te persekutuareve politike shqiptare (pra viktimat e
> komunizmit te njohura zyrtarisht si te tilla)  ishte shprehur
> kunder hapjes se dosjeve. Si pasoje, nuk jam shume e predispozuar
> te besoj se ka ne kete moment, krejt papritur pas 16 vjetesh, nje
> kerkese nga publiku shqiptar per hapje dosjesh. Kete dyshim duket
> se e shpreh dhe z. Kopliku ne artikullin e meposhtem.
>
> Hipoteza e dyte e imja,  pra qe thirrjet per hapje dosjesh vijne
> direkt nga qeveria, si pasoje e ndonje ndjenje besnikerie ndaj te
> drejtes dhe te moralshmes,  nuk ka fare baze te qendroje ne rastin
> e Shqiperise, pavaresisht se sa jo-cinikisht e detyroj veten qe ta
> shoh kete problem ne kete moment.  Teorikisht kjo mund te ndodhe
> mbase me nje qeveri *te re* qe vjen ne fuqi dhe qe ndergjegjesohet
> se nje standard drejtesie per te kompensuar padrejtesi te te
> kaluares se afert ia ka borxh qytetareve te vet.  Por ama vetem nje
> qeveri E RE, qe s'i ka patur frenat e udheheqjes asnjehere me pare
> gjate viteve te tranzicionit, mund te jete e justifikuar te hape
> prape ceshtjen e dosjeve ne menyre qe te vere ne vend "drejtesine"
> qe s'e vune asnjehere ne vend ato te meparshmet.  Por JO nje qeveri
> si ajo e Berishes, qe i humbi nje nga nje ato dhjetra shanse per
> transparence e per 'pastrim te figures publike' qe iu dhane ne
> dhjetevjecarin e fundit; JO nje qeveri qe e ndohti koke e kembe te
> gjithe problemin e dosjeve, procesin e 'lustracionit', e gjithcka
> tjeter qe ka te beje me padrejtesite e diktatures. Qeveria Berisha
> la menjane cdo konsiderate normative dhe etike, dhe u tall e
> procesin e 'pastrimit te figures' duke e lene veten te udhehiqet
> nga ererat politike te momentit. Ne 1993 fuqizoi nje ligj per
> 'pastertine' e juristeve, i cili u deklarua si jokushtetues (dhe me
> te drejte.)  Ne 1995 fuqizoi ligjin nr. 8043 per pastertine e
> figures publike me ane te te cilit skualifikoi rreth 140 kandidate
> te partise socialiste per zgjedhjet e 1996-tes. Nje na provizionet
> e ligjit nr.8043, i deklaronte dosjet e Sigurimit te vulosura
> (mbyllura)  per publikun e gjere deri ne vitin 2025. 8043-shi u la
> te skadoje sepse e kreu detyren qe kishte  (ia fitoi zgjedhjet
> Berishes ne 1996-ten.)  Pastaj socialistet erdhen ne fuqi per tete
> vjet, dhe meqenese ata do te prekeshin disproporcionalisht nga cdo
> lloj ligji per "pastrimin e figures", kjo teme u la ne harrese, nga
> pozita, nga opozita, nga media dhe nga viktimat vete. Ne 2006-ten
> parlamenti votoi nje rezolute tjeter per deklasifikimin e dosjeve
> (76 vota pro nga 140).  Avokati me i zjarrte i per kete rezolute
> ishte dora vete zoti Berisha.   Kete ndryshim kaq drastik nga
> pozicioni i atij qe ne 1995 kembengul qe dosjet te jene te mbyllura
> deri me 2025-en, ne pozicionin e atij qe i do te hapura urgjentisht,
> ne nje interviste vjet e justifikoi me bindjen e tij te patundur se
> "shume bashkepuntore te Sigurimit gelojne ende ne rradhet e
> Socialisteve."  Dhe natyrisht, ne menyren me te parashikueshme te
> mundeshme, kjo iniciative e fundit per t'iu leshuar fantazmat e
> arkivave te ish-Sigurimit kundershtareve politike ishte vec dy muaj
> larg zgjedhjeve te Janarit 2007.
>
> Interesantja e perpjekjes se fundit (te tetorit 2006) ishte se kete
> rradhe u moren ne konsiderate tre projekt-ligje,  sejcili propozim
> i tre partive te ndryshme. Te tre projekt-ligjet ishin krejt te
> ndryshme persa i perket diapazonit te posteve publike qe do te
> duhet te "spastroheshin", dhe sanksioneve qe parashikonin per
> personat qe do te provoheshin si ish-bashkepuntore te sigurimit. Ai
> i socialisteve, cuditerisht, ishte me i "gjere;  bente subjekt te
> procesit te   dhe postet me te larta te qeverise, perfshi ketu dhe
> postin e kryeministrit, te presidentit, dhe te anetareve te
> gjykates se lart.-- por me i "bute", ne sensin qe nuk parashikonte
> publikim emrash te atyre qe pranonin vete bashkepunimin me
> Sigurimin perpara nje komisioni specia per shembull.  Propozimi i
> Partise Demokratike ishte me i kufizuar -- p.sh. linte jashte
> postet me te larta te qeverise-- dhe me i ashper sepse parashikonte
> jo vetem pushimin nga posti te atyre qe do te "lustroheshin
> pozitivisht" por dhe ekspozimin e tyre publik. Nje cinik mund te
> mendoje se te dy partite e famshme ia dine shkelqyeshem thembren e
> Akilit njera tjetres. Socialistet mbase propozuan nje ligj me
> perfshires ngaqe e dinin qe PD-istet s'do te kandiseshin dot te
> votonin po t'u rrezikohej udheheqja e larte. Po natyrisht, ky i
> fundit eshte vec nje spekullim per te ilustruar algjebren politike
> te ciles ka shume mundesi t'i jete nenshtruar problemi i dosjeve.
> Jam teper kureshtare te di se c'aresye jepen ne kete moment per
> ri-celjen e diskutimit te dosjeve. (Pranoj qe nuk kam lexuar fare
> gazetat e diteve te fundit, dhe kerkoj falje nese pergjigjet per
> pyetjet e mia gjenden aty.)
>
> Dilemat e ndryshme qe zoti Kopliku ngre ne lidhje me veshtiresine qe
> paraqet problemi i arkivave te Sigurimit jane ne pjesen derrmuese te
> drejta. Une mund te shtoja dhe nja dy te tjera. Per shembull, zoti
> Kopliku, pasi e ka bere te qarte pozicionit e tij kunder hapjes se
> dosjeve, shton se, nese spiunlleqet e komunizmit do te duhet
> patjeter te dilnin ne drite, atehere le te hapeshin vetem
> regjistrat e spiuneve qe kishin firmosur vete si bashkepuntore, dhe
> qe gjenden tashme te kompjuterizuara. Zoti Kopliku packa se ka
> rezerva per saktesine e ketyre te fundit, thote se nese ka gabime
> "dimë njerëz që kanë bërë gjyqe, dhe e kanë vërtetuar "gabimin e
> kompjuterit"". Une shoh dy probleme parimore me kete qasje. Se
> pari, cdo veprim/akt/vendim qe perdor si prove ato materiale qe
> gjenden ne arkivat e sigurimit, regjistrat, apo dosjet, legjitimon
> keshtu nje organ famezi te diktatures. Legjitimitetin ia jep nje
> institucioni ne momentin kur i dhuron kredence, kur e llogarit se
> informacioni qe vjen prej andej mund te perdoret per te provuar
> fajesine apo pafajesine e dikujt. Kjo eshte problematike per mua.
> Akoma dhe me problematike do te ishte seria e proceseve gjyqesore
> qe do te duhej te ndiqnin ata qe mund te jene implikuar
> padrejtesisht ne saje te informacionit te pasakte apo te
> falsifikuar,  sepse maksima "je i pafajshem deri sa te jesh provuar
> fajtor" kthehet me kokeposhte. Te prekurit nga nje proces i tille
> jane fajtore deri sa te provohen te pafajshem. Mbi ta bie barra e
> proves se pafajesise se tyre dhe kjo eshte e padrejte.
>
> Kam pershtypjen se sa me shume kalon koha, aq me teper problemi i
> dosjeve ka dale nga sfera e debatit ne parim dhe ka kaluar ne
> sferen e politikave te dites. Kete mund ta marrin si te mireqene
> zoti Kopliku dhe te tjere qe i ndjekin zhvillimet me nga afer, por
> une besoj se ata qe propozojne hapjen e dosjes duhet ta
> argumentojne patjeter pozicionin e tyre EDHE ne parim. Diskreditimi
> i kundershtareve politike dhe eliminimi i tyre nga gara per ofiqe
> eshte nje aresye e turpshme per te hapur dosjet.
> Zgjidhja e problemit behet tmerresisht e veshtire, per te mos thene
> e pamundur, nese nuk pyetet me pare se per cfare lloj hapje dosjesh
> behet fjale, kush e kerkon kete dhe pse, cilat jane pasojat e
> mundeshme dhe si peshohen ne balance te mirat e ketij procesi me te
> keqijat. Nga pervojat e vendeve te tjera, sidomos ne kete faze ne
> tranzicionin shqiptar, nuk mund te mesohet dhe aq shume.
> Pavaresisht se bota ka qene deshmitare e dhjetra tranzicioneve nga
> regjime diktatoriale ne demokraci, dhe pavaresisht se mund te
> mendohet se e ashtuquajtura "drejtesi tranzicionale" (me te cilen
> nenkuptoj bashkesine e vendimeve politike qe marrin qeverite
> post-diktatoriale ne lidhje me individet qe bashkepunuan ose qe
> vuajten ne regjimin e meparshem) do te duhej te kishte arritur
> tashme te kete institucionet e saj me rrenje dhe nje seri
> praktikash standarte qe mund te ndiqen si model ne tranzicione te
> mevoneshme, prape dilemat jane te shumta dhe problemet behen edhe
> me delikate sa me teper i largohemi castit te ndryshimit te
> regjimit, pra sa me shume i largohemi 1990-tes ne rastin e
> Shqiperise. Por, sado klishe te tingelloje, mendoj se zgjidhjet e
> problemeve as mund te fillojne te ravijezohen nese problemet nuk
> shtrohen ne menyre te tille qe te kuptohen. Analistet politike ne
> Shqiperi do te ishin nje ndihme e jashtezakonshme sikur perpara se
> te propozonin cfaredolloj zgjidhje, te benin me pare pyetjet e
> duhura.
>
> Era
> ______________________________________________________________
> If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
> [email protected] , or visit Alb-Club's page at:
> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club


______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.