Re: [AlbClub] Regjistrat e Sigurimit dhe "dosjet e gjalla"

"Bashkim Kopliku--->Gmail Home" <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <002501c8122b$48197220$7301a8c0@pc>
                  *** AlbClub Discussion List ***

E nderuara znj. Era,

Ju keni bërë një analizë të zgjeruar të problemit të dosjeve.  Bie dakord me shumicën e gjërave që ngrini në e-mailin tuaj.  

Unë kam shkruar disa herë të tjera për dosjet, prandaj nuk dua të bëhem i bezdisshëm duke shkruar prapë po unë.  Mendoj "t'u le radhë" të tjerëve.  

Sidoqoftë, kushdo që ka ndonjë pyetje direkt për mua, të ma bëjë në Alb-club, dhe do t'i përgjigjem.  Gjithashtu, kush do të lexojë shkrimet e botuara nga unë për dosjet, të më drejtohet direkt, dhe ia dërgoj-mos të ngarkojmë Alb-club me gjëra që nuk iu interesojnë shumë vetëve.

Përshëndetje.

Bashkimi


Bashkim Kopliku
Phone: +355 52 23663
Mob: +355 0682200590
Email: <[email protected]>
optional: <[email protected]>

Please, send important e-mails 
on both addresses.

  ----- Original Message ----- 
  From: Era Makoci 
  To: [email protected] 
  Sent: Thursday, October 18, 2007 11:41 PM
  Subject: Re: [AlbClub] Regjistrat e Sigurimit dhe "dosjet e gjalla"


                    *** AlbClub Discussion List ***





  Dosjet e Sigurimit do te vazhdojne te gjenerojne polemike persa kohe
  qe ato ende egistojne, e persa kohe disa njerez kane akses apo
  kontroll mbi to e te tjere jo.
  E falenderoj zotin Kopliku per ngacmimin qe me dha me artikullin e
  fundit, dhe do te doja te beja nja dy pyetje dhe te ofroj nja dy
  komente te shpejta ne lidhje me problemin e deklasifikimit te
  dosjeve (te cilin e kam ndjekur nga afer, por nga nje kendveshtrim
  kurioziteti edukativ).

  Sa here kjo teme fillon e plluskon ne media, trajtohet shpesh shkel
  e shko, pa nje baze konceptuale e cila te lejon pastaj te shprehesh
  bindshem pro apo kundra hapjes se dosjeve. Ose me keq akoma, me kete
  teme abuzohet  per te diskredituar kundershtare politike, ose per te
  kenaqur orekset meskine te publikut per thashetheme. Prandaj me vjen
  mire qe artikulli i z. Kopliku te pakten cek ne disa nga dilemat me
  kryesore qe e bejne kaq te veshtire zgjidhjen perfundimtare te
  problemit te dosjeve.

  Gjithsesi, artikulli ne fjale le disa pyetje pa pergjigje.  E para
  gje qe duhet sqaruar eshte se cfare do te thote "hapje e dosjeve"? 
  Behet fjale per akses nga ana e publikut ne dosjet personale-- pra
  gjithsekush te kete te drejte te shohe dosjen e vet dhe vetem
  dosjen e vet? Behet fjale per akses vetem te ndonje komisioni te
  posacem apo te gjykates ne dosjet e atyre qe pretendojne te
  kandidojne per nje post publik (sic ishte rasti i Ligjit nr. 8043
  te Lustracionit qe skadoi ne 2001-shin) ? Behet fjale per nje hapje
  dosjesh vetem per historiane e akademike te tjere te shkencave
  sociale me qellim qe te kete nje te kuptuar me te themelte mbi
  institucionet e metodat e diktatures? (yeah, right!)  Apo behet
  fjale per nje hapje pa kushte,  ku gjithsekush mund te shohe dosjen
  e gjithsekujt, e pastaj ta perdore ate informacion si t'i doje
  qejfi? Pra dua te them se ka "hapje" dhe 'HAPJE' dosjesh,  dhe
  nderkohe qe njeri version deklasifikimi ka potencial qe ta coje
  gjithe vendin ne krize te thelle, versioni tjeter mundet
  perkundrazi te sjelle stabilitet.  Do te doja shume te dija se per
  cfare lloj "hapje dosjesh" behet fjale kete rradhe.

  Se dyti, a nuk eshte koha qe vertet t'i kushtohet pakez vemendje
  origjines se thirrjeve te herepashershme per hapje dosjesh? Nga
  cilat pale vijne keto thirrje?  A vijne prej viktimave te
  komunizmit dhe te afermve te tyre, prej atyre qe padrejtesisht u
  burgosen, torturuan e persekutuan,  e iu mohua e drejta e
  shkollimit apo e ushtrimit te profesionit? Apo mos vijne ndoshta
  nga ndjenja e thelle e detyres qe qeverite post-komuniste shqiptare
  ndjejne per te denuar bashkepunetoret e nje regjimi kriminel? Apo
  vijne nga grupe te ndryshme politike, sa here qe afrohen zgjedhjet,
  me qellimin qe te skualifikojne disa nga kundershtaret politike? 
  Apo jane te gjitha marre se bashku? Po a mund te jene?

  Me duket se thirrjet nga viktimat e komunizmit qe te hapen dosjet
  dhe te ekspozohen ish-spiunet, te intensifkuara ndoshta nga frika
  per rivendosje te regjimit diktatorial apo nga ndjenja hakmarrese,
  mund te vijne ne menyre te natyrshme vetem ne momentet (vitet) e
  para te tranzicionit. Vetem se ne Shqiperi, po t'i referohem nje
  raporti te Kathleen Imholz dhe Elsa Ballaurit, ne kapacitetiten e
  tyre si vezhguese per llogari te Qendres për Demokraci dhe Pajtim e
  Evropës Juglindore,  [(2004) "Disclosing Hidden History: Lustration
  in the Western Balkans"],  me rezulton qe kerkesa nga viktimat te
  kete qene minimale. Dhe dy tre zera te shperndare aty-ketu, s'u
  bene dot kurre bashke, dhe nuk i dhane thirrjeve te tyre nje
  shprehje formale, ndoshta per shkak te mungeses se kultures te
  organizimit te shoqerise civile ne pergjithesi. Per me teper,  ne
  nje artikull ne Balkan Insight (14 Dhjetor, 2006), thuhej se gjate
  periudhes se hereshme te tranzicionit, ne vitet 1991-1995,
  organizata e te persekutuareve politike shqiptare (pra viktimat e
  komunizmit te njohura zyrtarisht si te tilla)  ishte shprehur
  kunder hapjes se dosjeve. Si pasoje, nuk jam shume e predispozuar
  te besoj se ka ne kete moment, krejt papritur pas 16 vjetesh, nje
  kerkese nga publiku shqiptar per hapje dosjesh. Kete dyshim duket
  se e shpreh dhe z. Kopliku ne artikullin e meposhtem.

  Hipoteza e dyte e imja,  pra qe thirrjet per hapje dosjesh vijne
  direkt nga qeveria, si pasoje e ndonje ndjenje besnikerie ndaj te
  drejtes dhe te moralshmes,  nuk ka fare baze te qendroje ne rastin
  e Shqiperise, pavaresisht se sa jo-cinikisht e detyroj veten qe ta
  shoh kete problem ne kete moment.  Teorikisht kjo mund te ndodhe
  mbase me nje qeveri *te re* qe vjen ne fuqi dhe qe ndergjegjesohet
  se nje standard drejtesie per te kompensuar padrejtesi te te
  kaluares se afert ia ka borxh qytetareve te vet.  Por ama vetem nje
  qeveri E RE, qe s'i ka patur frenat e udheheqjes asnjehere me pare
  gjate viteve te tranzicionit, mund te jete e justifikuar te hape
  prape ceshtjen e dosjeve ne menyre qe te vere ne vend "drejtesine"
  qe s'e vune asnjehere ne vend ato te meparshmet.  Por JO nje qeveri
  si ajo e Berishes, qe i humbi nje nga nje ato dhjetra shanse per
  transparence e per 'pastrim te figures publike' qe iu dhane ne
  dhjetevjecarin e fundit; JO nje qeveri qe e ndohti koke e kembe te
  gjithe problemin e dosjeve, procesin e 'lustracionit', e gjithcka
  tjeter qe ka te beje me padrejtesite e diktatures. Qeveria Berisha
  la menjane cdo konsiderate normative dhe etike, dhe u tall e
  procesin e 'pastrimit te figures' duke e lene veten te udhehiqet
  nga ererat politike te momentit. Ne 1993 fuqizoi nje ligj per
  'pastertine' e juristeve, i cili u deklarua si jokushtetues (dhe me
  te drejte.)  Ne 1995 fuqizoi ligjin nr. 8043 per pastertine e
  figures publike me ane te te cilit skualifikoi rreth 140 kandidate
  te partise socialiste per zgjedhjet e 1996-tes. Nje na provizionet
  e ligjit nr.8043, i deklaronte dosjet e Sigurimit te vulosura
  (mbyllura)  per publikun e gjere deri ne vitin 2025. 8043-shi u la
  te skadoje sepse e kreu detyren qe kishte  (ia fitoi zgjedhjet
  Berishes ne 1996-ten.)  Pastaj socialistet erdhen ne fuqi per tete
  vjet, dhe meqenese ata do te prekeshin disproporcionalisht nga cdo
  lloj ligji per "pastrimin e figures", kjo teme u la ne harrese, nga
  pozita, nga opozita, nga media dhe nga viktimat vete. Ne 2006-ten
  parlamenti votoi nje rezolute tjeter per deklasifikimin e dosjeve
  (76 vota pro nga 140).  Avokati me i zjarrte i per kete rezolute
  ishte dora vete zoti Berisha.   Kete ndryshim kaq drastik nga
  pozicioni i atij qe ne 1995 kembengul qe dosjet te jene te mbyllura
  deri me 2025-en, ne pozicionin e atij qe i do te hapura urgjentisht,
  ne nje interviste vjet e justifikoi me bindjen e tij te patundur se
  "shume bashkepuntore te Sigurimit gelojne ende ne rradhet e
  Socialisteve."  Dhe natyrisht, ne menyren me te parashikueshme te
  mundeshme, kjo iniciative e fundit per t'iu leshuar fantazmat e
  arkivave te ish-Sigurimit kundershtareve politike ishte vec dy muaj
  larg zgjedhjeve te Janarit 2007.

  Interesantja e perpjekjes se fundit (te tetorit 2006) ishte se kete
  rradhe u moren ne konsiderate tre projekt-ligje,  sejcili propozim
  i tre partive te ndryshme. Te tre projekt-ligjet ishin krejt te
  ndryshme persa i perket diapazonit te posteve publike qe do te
  duhet te "spastroheshin", dhe sanksioneve qe parashikonin per
  personat qe do te provoheshin si ish-bashkepuntore te sigurimit. Ai
  i socialisteve, cuditerisht, ishte me i "gjere;  bente subjekt te
  procesit te   dhe postet me te larta te qeverise, perfshi ketu dhe
  postin e kryeministrit, te presidentit, dhe te anetareve te
  gjykates se lart.-- por me i "bute", ne sensin qe nuk parashikonte
  publikim emrash te atyre qe pranonin vete bashkepunimin me
  Sigurimin perpara nje komisioni specia per shembull.  Propozimi i
  Partise Demokratike ishte me i kufizuar -- p.sh. linte jashte
  postet me te larta te qeverise-- dhe me i ashper sepse parashikonte
  jo vetem pushimin nga posti te atyre qe do te "lustroheshin
  pozitivisht" por dhe ekspozimin e tyre publik. Nje cinik mund te
  mendoje se te dy partite e famshme ia dine shkelqyeshem thembren e
  Akilit njera tjetres. Socialistet mbase propozuan nje ligj me
  perfshires ngaqe e dinin qe PD-istet s'do te kandiseshin dot te
  votonin po t'u rrezikohej udheheqja e larte. Po natyrisht, ky i
  fundit eshte vec nje spekullim per te ilustruar algjebren politike
  te ciles ka shume mundesi t'i jete nenshtruar problemi i dosjeve.
  Jam teper kureshtare te di se c'aresye jepen ne kete moment per
  ri-celjen e diskutimit te dosjeve. (Pranoj qe nuk kam lexuar fare
  gazetat e diteve te fundit, dhe kerkoj falje nese pergjigjet per
  pyetjet e mia gjenden aty.)

  Dilemat e ndryshme qe zoti Kopliku ngre ne lidhje me veshtiresine qe
  paraqet problemi i arkivave te Sigurimit jane ne pjesen derrmuese te
  drejta. Une mund te shtoja dhe nja dy te tjera. Per shembull, zoti
  Kopliku, pasi e ka bere te qarte pozicionit e tij kunder hapjes se
  dosjeve, shton se, nese spiunlleqet e komunizmit do te duhet
  patjeter te dilnin ne drite, atehere le te hapeshin vetem
  regjistrat e spiuneve qe kishin firmosur vete si bashkepuntore, dhe
  qe gjenden tashme te kompjuterizuara. Zoti Kopliku packa se ka
  rezerva per saktesine e ketyre te fundit, thote se nese ka gabime 
  "dimë njerëz që kanë bërë gjyqe, dhe e kanë vërtetuar "gabimin e
  kompjuterit"". Une shoh dy probleme parimore me kete qasje. Se
  pari, cdo veprim/akt/vendim qe perdor si prove ato materiale qe
  gjenden ne arkivat e sigurimit, regjistrat, apo dosjet, legjitimon
  keshtu nje organ famezi te diktatures. Legjitimitetin ia jep nje
  institucioni ne momentin kur i dhuron kredence, kur e llogarit se
  informacioni qe vjen prej andej mund te perdoret per te provuar
  fajesine apo pafajesine e dikujt. Kjo eshte problematike per mua.
  Akoma dhe me problematike do te ishte seria e proceseve gjyqesore
  qe do te duhej te ndiqnin ata qe mund te jene implikuar
  padrejtesisht ne saje te informacionit te pasakte apo te
  falsifikuar,  sepse maksima "je i pafajshem deri sa te jesh provuar
  fajtor" kthehet me kokeposhte. Te prekurit nga nje proces i tille
  jane fajtore deri sa te provohen te pafajshem. Mbi ta bie barra e
  proves se pafajesise se tyre dhe kjo eshte e padrejte.

  Kam pershtypjen se sa me shume kalon koha, aq me teper problemi i
  dosjeve ka dale nga sfera e debatit ne parim dhe ka kaluar ne
  sferen e politikave te dites. Kete mund ta marrin si te mireqene
  zoti Kopliku dhe te tjere qe i ndjekin zhvillimet me nga afer, por
  une besoj se ata qe propozojne hapjen e dosjes duhet ta
  argumentojne patjeter pozicionin e tyre EDHE ne parim. Diskreditimi
  i kundershtareve politike dhe eliminimi i tyre nga gara per ofiqe
  eshte nje aresye e turpshme per te hapur dosjet.
  Zgjidhja e problemit behet tmerresisht e veshtire, per te mos thene
  e pamundur, nese nuk pyetet me pare se per cfare lloj hapje dosjesh
  behet fjale, kush e kerkon kete dhe pse, cilat jane pasojat e
  mundeshme dhe si peshohen ne balance te mirat e ketij procesi me te
  keqijat. Nga pervojat e vendeve te tjera, sidomos ne kete faze ne
  tranzicionin shqiptar, nuk mund te mesohet dhe aq shume.
  Pavaresisht se bota ka qene deshmitare e dhjetra tranzicioneve nga
  regjime diktatoriale ne demokraci, dhe pavaresisht se mund te
  mendohet se e ashtuquajtura "drejtesi tranzicionale" (me te cilen
  nenkuptoj bashkesine e vendimeve politike qe marrin qeverite
  post-diktatoriale ne lidhje me individet qe bashkepunuan ose qe
  vuajten ne regjimin e meparshem) do te duhej te kishte arritur
  tashme te kete institucionet e saj me rrenje dhe nje seri
  praktikash standarte qe mund te ndiqen si model ne tranzicione te
  mevoneshme, prape dilemat jane te shumta dhe problemet behen edhe
  me delikate sa me teper i largohemi castit te ndryshimit te
  regjimit, pra sa me shume i largohemi 1990-tes ne rastin e
  Shqiperise. Por, sado klishe te tingelloje, mendoj se zgjidhjet e
  problemeve as mund te fillojne te ravijezohen nese problemet nuk
  shtrohen ne menyre te tille qe te kuptohen. Analistet politike ne
  Shqiperi do te ishin nje ndihme e jashtezakonshme sikur perpara se
  te propozonin cfaredolloj zgjidhje, te benin me pare pyetjet e
  duhura.

  Era
  ______________________________________________________________
  If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
  [email protected] , or visit Alb-Club's page at:
  http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.