Re: [AlbClub] Regjistrat e Sigurimit dhe "dosjet e gjalla"
"Bashkim Kopliku--->Gmail Home" <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <017301c81253$3069e150$7301a8c0@pc> |
*** AlbClub Discussion List *** Të nderuar Çun Tirone, Era, Faruk e të tjerë të Alb-club, Siç kam shkruar, po qe se do të merremi me të kaluarën komuniste, duhet të botohet regjistri, mundësisht në internet, dhe të flasin edhe njerëzit që dinë gjëra. Sot po lexoja librin “Për Mëmëdhenë”, me autor Niko Kirka, botuar në Arbëria, në vitin 2005, në Tiranë, me ISBN 99943-688-6-9. Në faqen 126 të këtij libri, ka një shkrim, të botuar për herë të parë në prill 1994, me titull “Të shporren Bashkim Koplikët nga Skena Politike”. Shkrimi bazohet nga një deklaratë që autori pretendon ta ketë “lexuar në shtyp”, sipas të cilës, unë paskam deklaruar se “do të jetë tragjedi kombëtare po t’u jepen objektet në pronësi ish-të përndjekurve politikë”. Ai shpjegon sesi është vënë në krye të një grupi ish-të përndjekurish, për të më luftuar mua personalisht, me që edhe paskam qenë edhe “i përkëdhelur i regjimit komunist”! Kjo deklaratë që gjoja e kam bërë unë,, si edhe “përkëdhelja ime nga regjimi komunist”, janë shpifje. Ah sa do të doja që të ishin botuar ato regjistrat e sigurimit, ato për të cilët bëj fjalë në shkrimin tim “Regjistrat e sigurimit dhe dosjet e gjalla”. Do të shkoja menjëherë për të parë se mos autori, Niko Kristo Androniqi Kirka, ka qenë hafije e komunizmit. Përse më lindin këto dyshime? Ja sepse. Shkrimi është botuar diku nga mesi i 1994. Por, kundër shpifjes mbi të cilën bazohet shkrimi, unë personalisht kam dërguar përgënjeshtrimet në gazetat "Liria", “Rilindja” dhe në “RD”. Përveç përgënjeshtrimeve të mia, një grup ish-të përndjekurish politikë, kanë botuar një shkrim, në gazetën “Dita Informacion”, më datë 27.8.1994. Është interesante një hollësi: shkrimi nuk u botua nga “Rilindja Demokratike”, duke u justifikuar “kush ua varë atyre shpifësve, dhe prandaj u botua tek “Dita Informacion”! Nejse, gjithsesi, ka fare pak mundësi, që Kirka, të mos jetë në dijeni të përgënjeshtrimit të plotë të bërë në atë kohë, aq më tepër që “shkrimi tij është nënshkruar nga shumë bashkëvuajtës”, pra një prej tyre do t’i thoshte Kirkës, se “ia ke futë kot, plako”. Nuk i vë faj dikujt që botoi në prill të 1994, një shkrim me një shpifje. Ai mund ta dinte për fakt, atë shpifje. Por ribotimi i shkrimit “tani”, në 2005, mua personalisht më bën të dyshoj se ky Kirka është një hafije sigurimi. Po ju të nderuar të Alb-club, a nuk ju futet ky dyshim? A nuk do të na bënte punë në këto raste, një faqe interneti me emrat e spiunëve,? Menjëherë do ta hiqnim merakun, është apo jo Niko Kristo Androniqi Kirka, një spiun sigurimi, thjeshtë duke klikuar në regjistrat në internet. Ja shkrimi i botuar i botuar më 27.8.1994, nga grupi i ish-të përndjekurve politikë, ku merr përgjigje Kirka e të gjithë të tjerët: "NUK DO TË LEJOJMË NJOLLOSJEN E INTELEKTUALËVE DEMOKRATË Letër publike e pesë ish-të përndjekurve politikë [Gazeta “Dita Informacion”, 27.8.1994] Që intelektualët demokratë të goditen, të kritikohen dhe të përfliten e të shpifet nga ana e opozitës, është e pritshme dhe nuk çudit njeri. Por që të sulmohen nga ish-të-përndjekurit politikë, kjo nuk është e mundur! Ata që këto ditë po godasin edhe z. Kopliku, a thua se janë të pasqaruar?! Jo! Edhe në gazetën "Liria", edhe në “Rilindja” dhe në “RD”, ai ka botuar sqarimin, ku hedh poshtë shpifjet për sa gjoja paska thënë "një herë, diku”. Pas këtij sulmi fshihen forca diabolike të ish-Sigurimit të shtetit dhe të shërbimit sekret serb, që veprojnë kundër të gjithë atyre personave, që nuk i korruptojnë dhe blejnë dot. Në rastin e Bashkim Koplikut është fjala për atë person që si Ministër i Rendit Publik, gjate viteve1992-1993, "mbushi policinë me ish-te përndjekur", siç e akuzojnë rëndom zërat e opozitës. Këto dite, nga ndonjë gjoja ish-i-përndjekur, dëgjohen zëra që përpiqen të errësojnë punën vetëmohuese të z. Kopliku për ngritjen e shtetit demokratik. Asnjë akuzë konkrete s'janë në gjendje të bëjnë kundër tij, veçse thirrje, zhurmë, mbjellje opinioni mbi bazë shpifjesh. Tamam loja e njohur e sigurimsave të shtetit dhe e udbashve. Dikush e quan atë të përkëdhelurin e komunizmit. Më poshtë po rendisim disa momente biografike të tij U lind e u rrit në një familje qytetare shkodrane. Më 1961 Kopliku filloi Universitetin e Tiranës, pasi mbaroi gjimnazin shkëlqyeshëm dhe me dy gjuhë të huaja. Më 1969 nuk e lejojnë të fillojë punën si pedagog në Universitetin e Tiranës si njeri me biografi "të tmerrshme" (shprehje kjo e përdorur nga sekretarja e partisë e rajonit). A është kjo përkëdhelje e komunizmit?! Më "1973 nuk i japin të drejtën të mbrojë temë për kandidat shkencash (prapë biografi e keqe). Më 1974 babai i së dashurës së tij të ndjerë, përpiqet, por pa sukses, të pengojë martesën e çiftit të dashuruar, sepse ekstremistët komunistë nga Shkodra e nga Durrësi e kërcënonin me biografinë e keqe të dhëndrit. Më 1975, gjashtë muaj pas martesës, deshën e bënë çmos që ta detyronin të ndante gruan me që babain, nënën e motrën e saj, komunistët i internuan. Z. Kopliku i përballoi të gjitha, madje edhe një mbledhje tetë-orëshe të kolektivit, me moton "kur e mora për grua, nuk e mora për hir të të jatit, e tani nuk do ta le për të atin". A është kjo, përkëdhelje e komunistëve?! Më 1975 e kthyen punëtor, për t’u riedukuar në “gjirin e klasës punëtore”, dhe ndërkohë, Sigurimi i shtetit i bën presion për muaj me radhë për ta kthyer në agjent e spiun. Po, as kërcënimet e as premtimet joshëse, nuk e thyen z. Kopliku. E ai as për oportunitet nuk firmosi. A është kjo, përkëdhelje e komunistëve?! Më 1976 e dëbuan si qen nga Kampi i Punëtorëve, ku kishte filluar pushimet me gjithë gruan dhe fëmijën e vogël, sepse një njeri me biografinë e tij, sipas ideve maoisto-enveriste. nuk duhet të pushonte në një kamp punëtorësh. I organizuan edhe një mbledhje demaskuese në ndërmarrje. A është kjo përkëdhelje e komunistëve?! Më 1985, megjithëse ishte kryetar i grupet të studimit për prodhimin ne vend të televizorit me ngjyra (ai vetë kishte bërë edhe studimin ekonomik veç atij teknik) e përjashtuan nga grupi që shkoi jashtë shtetit për këtë problem. Z. Kopliku pati guximin, nën rrezikun e burgut, të reagojë "me grevë", u tërhoq publikisht e në mënyrë protestuese nga puna e më tejshme e tij për prodhimin e televizorit me ngjyra. A është kjo, përkëdhelje e komunisteve?! Më 1990, kolektivi i ndërmarrjes e zgjedh kryeinxhinier për surprizë e kundër rekomandimeve të Komitetit të Partisë së Durrësit. Më 1991. si kandidat për deputet i PD-së, megjithëse kishte konkurrentë kryetarët respektivë të PS-së, PR-së, PSD-së e PDNJ-së, fitoi duke marrë trefishin e votave të atyre të katërtëve së bashku. Edhe shumë komunistë të ndershëm ia dhanë zotit Kopliku votën duke respektuar aftësitë e tij intelektuale, burrërinë dhe ndershmërinë e tij. A është kjo, përkëdhelje e komunistëve?! Po e mbyllim këtë shkrim duke qenë të bindur se, duke shkruar për Bashkim Koplikun, kemi shkruar për të gjithë ata intelektualë shqiptarë, që jetuan periudhën komuniste në Shqipëri e që mundën t'u bëjnë ballë goditjeve duke ruajtur dinjitetin e tyre njerëzor e duke rritur vazhdimisht aftësitë e tyre intelektuale. Janë këta intelektualë që përkrahën të parët lëvizjen demokratike e u bënë figurat e para të ndritura të demokracisë se re shqiptare. Të gjithë intelektualët tanë demokratë duhet të punojnë të qetë, sepse sot janë të nderuar dhe të përkrahur nga ish-të përndjekurit e nga gjithë shqiptarët e ndershëm. Nuk do t'i lëmë vetëm para sulmeve të sigurimsave, udbashëve e vagabondëve ordinerë të kamufluar si ish-të-përndjekur. lsh-të përndjekurit politikë: Vedat Sazani, Lindita Prifti, Nevruz Çela, Dhimitër Miho dhe Dr.Koçi Moisiu Durrës" Të nderuar Alb-clubas, ja ku e vura në praktikë një “doje të gjallë”. Nuk është një punë që të sjell kënaqësi, por ama i tregon vendin horrave. Respekte. Bashkimi Bashkim Kopliku Phone: +355 52 23663 Mob: +355 0682200590 Email: <[email protected]> optional: <[email protected]> Please, send important e-mails on both addresses. ----- Original Message ----- From: Cun Tirone To: [email protected] Sent: Friday, October 19, 2007 7:59 AM Subject: [AlbClub] Regjistrat e Sigurimit dhe "dosjet e gjalla" *** AlbClub Discussion List *** Mesa duket, Sala duhet te vere me mire ne rresht dosjexhnjte e vet. Sic duken bathet, parlamenti do te beje disa votime te rendesishme, keshtu qe duke ndjekur eksperiencen e Babes se Modh, tmerroi qe te rrine urte. Apo sic thoshte Nano ... Kjo puna e dosjeve eshte nje hipokrizi e madhe me shume shtresa. Si fillim, dosjeve, paveresisht nga gjendja, u kane nga nje kopje te paret e katuneve perkatese. Keshtu, nuk eshte rastesi qe Sale, dosje-gjemim-madhi e ka mbushur PD-ne, parlamentin e me lart me rob me dosje. Arsyeja s'do koment. Me tej, sic tha Faruku, nese keta me dojse kishin detyre spiunimin, ishin shefat e sigurimit, hetuesit, gjykatesit e co. qe i qendisnin gjemat, te cilat, nga ana e tyre, kerkonin bekimin e sekretareve kuqalashe. Thuhet se po te hapen dosjet do ndodhe qameti. A u hyri ndonje gjemb xhelateve? Perkundrazi, ata po trajtohen si VIP-a, e bile po mburren me krimet e tyre. Mesa duket, mocali moral i shoqerise shqiptare e ka fillimin pikerisht ne mos denimin e te keqes 50-vjecare; e si rrjedhoje nuk ben pershtypje nje e keqe tjeter, gjer tani, 17-vjecare. Çun Tirone _________________________________________________________________ Windows Live Hotmail and Microsoft Office Outlook – together at last. Get it now. http://office.microsoft.com/en-us/outlook/HA102225181033.aspx?pid=CL100626971033 ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club