[AlbClub] Fw: Ekonomia, ekstrem i majtë
Cun Tirone <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Z. Kopliku, Ju i lartesoni shume mjeshtrat ne fjale, kur thoni se eshte ceshtje ideollogjie, e majte, e djathte, me apo ekstrem. Mua me duket se puna eshte shume me pak ideollogjike. Keshtu, duke lidhur cdo vendim tek kemba e tavolines perkatese, nuk eshte se centralizohet administrimi, por rryshfetet. Ja le te marrim punen e Albtelekomit. Sa ishte ne opozite Sala shkumezonte kunder asaj marreveshje, qe po e shiste nje pjese te rendesishme te pasurise kombetare shume here me poshte se vlera, pa folur per vleren strategjike te telekomunikacioneve. Kur hypen ne fik, vune nje kompani te huaj ta shqyrtonte kete pazar. Rezultati, sic dhe pritej, konfirmoi se kjo shitje nuk duhej bere. Megjithate, shitja u be, pra dy vjet me vone, me te njejtat kushte. E njejta gje ndodhi me kazinon tek Taivani. "Ishin burra shume te mire!" - shpjegoi Sala, kthimin e menjes. Ka pas qarkulluar nje barcalete qe mbaronte "me tha nje fjale qe me keputi shpirtin." Mbase s'ka qene fjale, por ndonje numer me shume zero ... Pra, keta nuk jane politikane qe vjedhin, por jane hajdute qe veprojne nepermjet "politikes." Fatkeqesia eshte se ata jane shume; per delikatese le te mos themi te gjithe. Dhe prokurori yne trim, leviz vetem kur i rrezikohet prapanica. Por honi i vertete eshte se mileti eshte mesuar me ta, bile do te cuditej po te ishin ndryshe. Çun Tirone _________________________________________________________________ Boo! Scare away worms, viruses and so much more! Try Windows Live OneCare! http://onecare.live.com/standard/en-us/purchase/trial.aspx?s_cid=wl_hotmailnews ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club