[AlbClub] humor nga Shqip
"Ruze Bajo" <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Humbim kohen shpesh here duke zapuar televizorin per te gjetur dicka qe sjell humorin ne vend, po harrojme se kete detyre mund ta beje edhe shtypi shqiptar, hartimet e tij plot gjenialitet... etj... Sot, psh. gjeta dicka nga Gazeta Shqip... ANDREA STEFANI Vite më parë, ish-kreu i socialistëve, Fatos Nano, u akuzua nga prokurorët e ish-Presidentit Berisha për vjedhjen e ndihmave ushqimore italiane. Në një nga seancat gjyqësore, lideri i atëhershëm i socialistëve u pa të mbante në duar, bashkë me prangat, edhe një çokollatë të markës "Dove". Përseja nuk qe e vështirë të zbulohej. Mesazhi i çokollatës pranë hekurit të prangave bëhej i qartë nga vetë reklama televizive e saj: "Kush fal një 'Dove', fal një dashuri", propagandonte përditë spoti i çokollatës. Dhe njerëzit kuptuan se i prangosuri Nano zgjidhte alternativën e ëmbël të dashurisë, përballë alternativës së urrejtjes, të ftohtë si çeliku i prangave, të zgjedhur nga Sali Berisha..... etj, etje ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club