[AlbClub] Aplikimet për skemën e bursave: Ox ford Hospitality
"Programi i Bursave - Fondacioni Soros" <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Janë hapur aplikimet për skemën e bursave: Oxford Hospitality Prill 2008 Mars 2009 Universiteti i Oxfordit, se bashku me Institutin e Shoqërisë së Hapur mirëpresin aplikime nga studiues, të cilët dëshirojnë të punojnë në bibliotekat e Universitetit ose të kontaktojnë me akademikë specialistë të fushës së tyre. Programi ofron vizita njëmujore në një prej kolegjeve të Oxford-it, zakonisht gjatë muajve të verës. Aplikantët zakonisht duhet të jenë në një fazë post-doktorature ose fazë tjetër ekuivalente, mbi 26 vjeç, e të jenë pedagogë në universitete ose anëtarë të instituteve kërkimore. Studiuesit do të përfitojnë qëndrim dhe ushqim falas plus shuma të vogla për fotokopje, libra dhe shpenzime personale. Ekziston edhe mundësia e mbulimit të shpenzimeve të udhëtimit. Aplikantët duhet të kenë njohuri të mira të anglishtes së folur. Do të shihen me prioritet aplikimet e atyre që po përfundojnë punën për një gradë të avancuar ose që po punojnë në një projekt specifik si libër apo kurs i ri, dhe aplikimet e atyre të cilëve nuk u është dhënë mundësia të studiojnë jashtë Evropës Qendore e Lindore ose shteteve të ish-Bashkimit Sovjetik. Ata që kanë shpenzuar dy muaj ose më shumë kohë akademike në Perëndim që nga 1 Prilli 2006 deri në fillimin e vizitës, nuk mund të përzgjidhen. klikoni <http://www.soros.al/oxfordhospitality_Notes%20and%20Application%20form.doc> këtu për të shkarkuar për informacion më të zgjeruar dhe një kopje të formularit të aplikimit. Për më shumë detaje kontaktoni: Llazar Jorganxhi, koordinator i bursave Fondacioni Soros Rr. Pjetër Bogdani, nr. 23/1 Tel: +355-4-235856, 248-213 Fax: +355-4-235-855 E-mail: [email protected] Aplikimet e plotësuara duhen dorëzuar në zyrën e mësipërme brenda datës 9 Nëntor 2007 në dy kopje (një origjinale dhe një fotokopje e gjithë dosjes). ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club