[AlbClub] Shqiperia dhe ... boshti i se keqes.
Cun Tirone <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Pavaresisht nga tituli i librit, Bad Lands, pershkrimi i Shqiperise nuk eshte dhe aq i keq. Bile me shume eshte nje rreklame pak a shume e mire turistike. Autori, Tony Wheeler e shpjegon qe ne hyrje, se Shqiperia e sotme nuk eshte me bad land, por ai e ka futur ne liber si rrjedhoje e kushteve qe sodhi diktatura 50 vjecare e Hoxhes. Mbase kjo kujtese e cmendurise se regjimit hoxhist vlen me shume per shqiptaret se sa te huajt. Cuditerisht ka njerez, qe mileti i dinte me tru ne koke, qe po na sheqerosin figuren e kryevampirit. Wheeler ka shetitur ne disa qytete dhe flet dhe per probleme, si rruget e keqija, moskujdes ndaj monumenteve, ndertimet pa leje qe tashme kane shkaterruar qytete e sidomos bregdetin. Thuaj shyqyr qe autori nuk di me shume detaje qe dime ne shqiptaret. Psh jo vetem bregdeti po betonohet egersisht dhe abuzivisht, por ujrat e zeza hidhen ne po ate det ku robt do te duhet te shijonin, e shume qamete te tjera. Nga ana tjeter, ky shkrim per Shqiperine, ne nje fare menyre pergenjeshtron nje liber tjeter sterre fare, The Accursed Mountains, nga Robert Carver. Ky i fundit duket se do kete kaluar ndonje gjendje depresioni ne Shqiperi, kur i dukej se cdokush do ta vriste grabiste apo perdhunonte. Po ilacet bejne cudira, dhe mbase i kane bere derman dhe ketij qyqari. Perkundrazi, Wheeler duket se ka shijuar mikpritjen e vendasve, dhe sic thashe, jep nje tablo pozitive mbi Shqiperine. E vetmja gje negative eshte shoqeria e keqe e vendeve te tjera qe pershkruan libri. Por, mbase eshte me mire te permendesh, qofte dhe ne shoqeri te keqe, sesa te ndahesh persegjalli nga bota, sic na katandisi E. Hoxha. Çun Tirone _________________________________________________________________ Climb to the top of the charts! Play Star Shuffle: the word scramble challenge with star power. http://club.live.com/star_shuffle.aspx?icid=starshuffle_wlmailtextlink_oct ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club