[AlbClub] Nostalgji per Ariun
Cun Tirone <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Thone se dashuria e pare nuk harrohet. Ky mbase eshte shpjegimi i prushit qe vazhdon tu digjet kuqalasheve shqiptare per Ariu, dmth pasardhesit e baba Stalinit. Dhe cudia eshte se Ariu tashme s'ka lidhje as me ideallin fillestar, perkundrazi i eshte kthyer carizmit per shtate pale qejfe. Para ca ditesh Mapo sidhte ca pjese nga kujtimet e nje ish-diplomati, kuptohet i cilit stan. Ish-diplomati na pashkesh krijuar goxha miqesi personale me ministrin e sotem te jashtem rus, dhe ky i fundit e paskerka ndihmuar ishin ne kariere. Dihet tashme qe Ariu, per interesat e tij, eshte bere pengesa me e madhe ndaj pavaresise se Kosoves. Dhe ministri i Ariut, sic ja do karrikja, eshte bere prej kohesh flamurtar kunder interesave te shqiptareve. Megjithate ish-diplomati, sic ja ka hije kelysheve te sojit te tij, nuk rri dot pa e fshehur adhurimin e miqesine ndaj bamiresit te tij arush. Duke u ngjitur ne lartesite e isheve, xha Moisiu na keputi shpirtin kur na tha tek Opinioni se Ariu s'kishte gje me shqiptaret, kete ja kishte thene bile rusisht ish-shefi i KGB-se, sot Car i ri i Kremlinit. Ah sikur ta kishim sqaruar me mire ujkun, me fal Ariun, se duke pire uje mbas tij nuk ka se si ta benim pis ujin e burimit! Po ashtu, ambasadori i Ariut ne nje interviste thoshte se problemi i Kosoves nuk ndikonte ne mardheniet tone. Dmth ne po ju bejme gropen, po s'do ju mbajme inat per kete. Sic dhe pritej, askush s'pipetiu, perkundrazi, kryeministri yne teper patriot, e ngriti me lart steken ... traplikut, kur deklarone se Kosova nuk ndikonte as ne mardheniet me Serbine. A do sherohen ndonjehere kuqsit tane nga adhurimi per Ariun? S'ka shans e? Si puna e bishtit te qenit - tha. Çun Tirone _________________________________________________________________ Peek-a-boo FREE Tricks & Treats for You! http://www.reallivemoms.com?ocid=TXT_TAGHM&loc=us ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club